Media spanjolle: Spitalet shqiptare janë horror, si në Luftën e Dytë Botërore.
Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Tema.
Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.
Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave.
Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante.
Në shkrim thuhet se mungojnë qendrat shëndetësore në vend, ndërsa shumë banorë duhet të ecin kilometra të tërë për të marrë shërbimin parësor.
Ndryshe ndodhte në komunizëm, thuhet në shkrim, ku edhe zonat më të thella kishin shërbim mjekësor dhe ai ishte falas.
Krijoni Kontakt