Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Psikologji: Çfarë të bën një mik të vërtetë?

    Psikologji: Çfarë të bën një mik të vërtetë?

    6 Mars 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Bota është bërë një fshat i vogël. Njerëzit përshkruajnë distanca të gjata brenda pak orësh, ndryshojnë vendbanim bashkë me vendin e punës dhe shumë shpesh, ndryshojnë edhe atdhe në kërkim të një jete më të mirë. Familjet po bëhen më të vogla. Por pavarësisht se sa shpejt mund të përshkojmë mijëra kilometra, sërish kemi nevojë për diçka të vjetër, miqësinë

    Keshillimi-psikologjik-ne-shkolleMiqësia është një gjë shumë e rëndësishme. Ajo është edhe një prej arsyeve pse njerëzit ndihen të vetmuar ose në rrënim emocional kur lëvizin nga një vend në tjetrin. Ne kemi nevojë për familje dhe jo terapi. Ne kemi nevojë për familje dhe miq. Ne nuk jetojmë mirë në vetmi. Çdo herë kur dëgjoni rreth një “të çmenduri”, i cili u ka bërë ndonjë gjë të keqe njerëzve, gjithmonë do të mësoni që ai ka qenë “i vetmuar”. Kjo është simptoma dhe problemi i tij është zhvilluar në këtë tragjedi. Edhe Zoti ka thënë që nuk është mirë për njeriun të jetojë në vetmi. Ne jemi qenie shoqërore dhe kemi nevojë për njerëzit që të kujdesen për ne, që të na kuptojnë, që të ndajnë të njëjtin mentalitet me ne dhe (më mirë, por jo domosdoshmërisht) të jenë pak a shumë në moshën tonë. Fjala “miqësi” është shumë e veçantë dhe mendoj që njerëzit nganjëherë e përdorin atë kot, duke përshkruar si “mik” dikë që e njohin dhe me të cilin kalojnë kohë së bashku. Një mik i vërtetë është dikush në të cilin mund të mbështetësh, dikush që është besnik. Len Wein ka thënë shumë bukur: “miku është ai që është pranë teje edhe kur ai do të parapëlqente të jetë diku tjetër”. Gjithashtu, një mik i vërtetë nuk do të përpiqet të na ndryshojë, të na urdhërojë dhe/ose të manipulojë me ne. Nëse ke një mik të mirë, ai i di huqet e tua dhe ti i di huqet e tij, por kjo nuk dobëson marrëdhëniet e mira që keni, sepse ju pëlqen dhe e pranoni atë ashtu siç është. Siç thotë, Elbert Hubard, miku është ai person që di gjithçka rreth teje dhe akoma të pëlqen ty. Në fakt, një prej gjërave më të vështira në univers është të gjejmë një mik të vërtetë, i cili do të na mbështesë me besnikëri. Dhe nuk ka një miqësi të vërtetë pa besnikëri. Miqësia tregohet në kohë të vështira. Një tjetër fjalë e urtë thotë që mikun e njeh në udhëtim. Miqtë e mirë janë gjithmonë mbështetës. Kur ke ndonjë problem të vërtetë, miqtë e vërtetë do të jenë pranë teje. Miqtë janë ata që janë besnikë dhe mbajnë sekret gjëra që keni diskutuar privatisht. Nëse dikush ka përhapur thashetheme rreth gjërave që ke thënë ose bërë, ai nuk është mik i vërtetë dhe i besueshëm. Është një gjë e mrekullueshme nëse mund të mbani miqësi përjetë, sepse kjo gjë jo gjithmonë është e mundur. Por kushti i parë për të pasur miqësi të vërtetë, është të jesh një mik i vërtetë.

    Por a ekziston akoma miqësia e vërtetë?!

    Ndryshojmë vendndodhje, punë e detyrohemi të largohemi nga miqtë e vjetër. Premtojmë se nuk do harrohemi, do mbetemi në kontakt, do rishihemi së shpejti, e shumë rrallëherë ndodh. Teknologjia që nuk resht së zhvilluari, na servir dembelizmin e harresën, indiferencën e mendjemadhësinë. Një sms për të uruar ndërrimin e viteve, një e-mail për të kujtuar se nuk ta kam harruar ditëlindjen, një “like” për t’u shfajësuar, një kompliment “alla franga” nën foto për t’u paqësuar dhe “për fat” miqësia shpëtoi. Luhet “kush është fshehur?” për të stimuluar veten e ngjitet mbi buzë “jam miku i filanit” për të renduar peshën. Miqësi, ose armiqësi e fshehur? Disa studime sociale e klasifikojnë në një raport drejt rrugës së zhdukjes, i ekzistueshëm pastërtisht veç në adoleshencë e pleqëri, disa të tjerë fajësojnë globalizmin dhe rreshtojnë rrugët e shpëtimit. Miqësia është një raport social i bazuar te respekti, stima e dispozicioni reciprok që shoqëria moderne argëtohet duke e transformuar në simpati, shkëmbim rolesh, stimuj e solidaritet, por jo pak edhe me hijen e negativizmit, privilegjit e përfitimit. Në gjuhën e përditshme është mjeti për të përmbysur normat e rregullat, për mbijetesën e imponuar, për të ndihmuar të arrish i pari. Sa më e fortë është miqësia aq më i pari je mes të parëve. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, – shkruante Orwell, -por disa janë më të barabarta se të tjerat”. “Miku im, pranë teje nuk kam asgjë për të të kërkuar falje, asgjë nga duhet të ruhem, asgjë për të të demonstruar: gjej veç paqen”. “Përtej fjalëve të mia ti sheh tek unë thjesht njeriun”, shkruante një shekull më parë francezi Antoine de Saint-Exupery. Kjo fjalë që ka në rrënjën e saj foljen latine – amo (-as, -avi, -tum, -are) – të dua është një lidhje sociale e ndjenjë e fortë që pesë shekuj para epokës sonë filozofi Konfucio e rendiste bashkë me 5 tipologjitë kryesore të marrëdhënieve ndërpersonale: imperator e skllav, babë e bir, burrë e grua, vëlla i madh e vëlla i vogël, e midis dy personave të barabartë. Katër tipologjitë e para janë në marrëdhënie hierarkike mes tyre: superiori-inferiori, e të ndryshueshme nga një epokë në tjetrën, veç miqësia ka ruajtur esencën e strukturës së saj. Qysh në antikitet, miqësia polemizohej në kuptim, lidhej nga ndjenja e ndahej nga interesi, gjykoheshin kriteret e saj matëse shumë pranë elementeve të sotme e aspak të ndryshme. Po nuk duhet të çuditemi e as të mendojmë se fjala miqësi e pastër e puro, siç e kërkon etimologjia e saj, ka qenë e tillë veç në të shkuarën. 2000 vite më parë, Aristoteli kishte kuptuar se miqësia nuk ka veç një kuptim, por disa e të ndryshme. Aristoteli e kishte përballuar këtë mendim në dy libra: “Etica” “Nicomachea” VIII e IX, të cilët ndërtojnë traktatin më të gjerë që një filozof i ka dedikuar deri më sot miqësisë. Ai e konsideron miqësinë një pasion, një mënyrë të ngjashme me frikën, guximin, dashurinë, dëshirën, zemërimin, lakminë, urrejtjen, mëshirën, gjithçka që pasohet nga kënaqësia e dhimbja.

    Ja, gjashtë mënyra sesi mund të jesh një mik i/e mirë.

    1. Puno për të mbajtur kontakt – mere në telefon, shkruaj dhe/ose vizito.

    2. Harroni zilinë dhe gëzohuni për suksesin e njëri-tjetrit. Miqësia nuk është një ndeshje.

    3. Mos u mburr me gjëra dhe cilësitë që të bëjnë të ndihesh superior.

    4. Mos harro të jesh pranë mikut në ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. Fto atë edhe në ngjarjet tuaja.

    5. Ji i/e kuptueshëm dhe elastik.

    6. Dhe më në fund, mbaji sekret gjërat konfidenciale.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...ik-te-vertete/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304

    Për: Psikologji: Çfarë të bën një mik të vërtetë?

    thene shkurt fare ... Besnikeria

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Psikologji: Çfarë të bën një mik të vërtetë?

    ...thene shkurt fare miqesia rron deri ne momentin kur nuk preken interesat personale

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •