Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 177
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kosove: Lëvizja islamike "Bashkohu" kthehet në parti politike

    Disa ekspertë dhe shtetas thanë se një lëvizje radikale islamike, partia e re politike e Kosovës, Bashkohu, nuk duhet të lejohet të regjistrohet si një njësi politike, por të tjerë thanë se ligji nuk mund të ndalojë një parti për ideologjinë e saj.

    Lëvizja ka organizuar protesta në Prishtinë në përkrahje të ngritjes së një xhamie të re dhe kundër shkollave që ndalojnë vajzat me shami koke të ndjekin mësimet. Një nga themeluesit e Bashkohu, Fuad Ramiqi, qe arrestuar në maj 2010 nga forcat e sigurisë të Izraelit gjatë bastisjes së flotiljes së Gazës në anijen Mavi Marmara.

    “Më qoftë se kjo lëvizje është e regjistruar si një parti politike kjo do të ishte jo-kushtetuese dhe e paligjshme,” i tha gazetës Jeta në Kosovë avokati i popullit i Kosovës Sami Kurteshi.

    Aktualisht ligji i Kosovës ndalon vetëm anëtarët e partisë që janë paditur apo dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë apo anëtarët që shkelin ligjin.

    “Në një demokraci, një parti nuk mund të ndalohet për shkak të ideologjisë,” i tha SETimesSeb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikës së Ballkanit.

    “Unë nuk mendoj se është mirë t’i ndalosh ata,” i tha SETimesPetrit Krasniqi nga Prishtina. “Sepse ndalimi i njerëzve apo partive për arsye politike nuk na jep ne një imazh të mirë dhe at mund të ktheheshin lehtë në veprimtari mafioze.”

    Kreu i Bashkphu, Afrim Krasniqi i tha SETimes se lëvizja do të arrijë objektivat e veta dhe do ta bëjë zërin e shoqërisë civile të dëgjohet.

    “Krerët e Bashkohu, në konsultime të gjera me aktivistët, erdhën në përfundimin se lëvizja duhej të regjistrohej si një njësi politike me emrin Lëvizja Islamike Bashkohu,” tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se ata kanë përfshirë emrin “Islamike” nga që partia do t’u shërbejë shtetasve bazuar në parimet islamike të lirisë, drejtësisë dhe barazisë dhe për të qenë kundër çdo dukurie negative në Kosovë.

    “[Ne] nuk përbëjmë rrezik ndaj tolerancës fetare, përkundrazi, ne jemi më shumë për këtë tolerancë me të cilët ne, myslimanët jemi krenarë,” tha ai.

    Megjithatë, disa ekspertë thanë se ndikimi politik i Bashkohu do të jetë minimal.

    “Për votuesit, ajo nuk do të jetë një parti serioze,” i thaSETimesstudiuesi Fatlum Sadiku në Institutin për Studime Ndërkombëtare të Prishtinës. “Sepse përvoja thotë se një parti, për të gjetur mbështetje të madhe duhet të ketë drejtues karizmatikë dhe agjendë të mirë politike.”

    Anesa Dauti, një studente e ligjit nga Prishtina i thaSETimes se Bashkohu kishte një imazh të keq në shoqëri dhe ata duhet të qëndronin jashtë politikës.

    “Janë disa incidente që për mua, personalisht, nuk e bëjnë këtë grup të besueshëm dhe është më mirë në qoftë se ai nuk do të ishte regjistruar. Unë nuk besoj në sinqeritetin e tyre dhe feja me politikën nuk mund të zgjidhë problemet tona,” tha Dauti.

    Gazeta Tema

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    I kemi dy parti demokristiane ne Kosove, 3 a 4-tra ne Shqiperi dhe askujt s'i han palla se pse jan parti fetare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Partit me parime ISLAME jane e vetemja zgjedhje per qytetaret e Kosoves .
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Kush i ka friken ksaj partie ?
    Edhe pse duhet ti ken friken, per deri sa te gjithe akuzojn partite qe jan ne pushtet

    Ku i dihet Partia e sotme e Erdoganit ka qen parti shume e vogel por beri befasi fitoj zgjedhjet dhe ja ku eshte sot

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    “[Ne] nuk përbëjmë rrezik ndaj tolerancës fetare, përkundrazi, ne jemi më shumë për këtë tolerancë me të cilët ne, myslimanët jemi krenarë,” tha ai.
    Fjale me mend qe burojne nga liria.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga peshkatari2011 Lexo Postimin
    Fjale me mend qe burojne nga liria.
    toleranca e tyre buron nga prezenca e Nato-s ne kosove.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    59

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Friken nga kjo parti e kane vetem komunsitet dhe hajdutet,sepse ua demaskon pislleqet,pastaj te jemi pak te sinqert ,nese mund te kete parti kristiane perse te mos kete edhe islamike .nese dikujt nuk i shkon per shtati qe ne nje shtet ku 95 % jane musliman perse te mos kete nje ligj ku hajdutit di pritet dora ,vrasesi te varet dhe kurvat te kamshikohen ,me siguri do kishim nje shoqeri me me pak krim te organizuar ,kurse krimi i organizuar burimin e ka nga qeveria .

  8. #8
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Aq shume do i demaskoje e denoje krimet dhe korrupsionin kjo levizje, sa i demaskuan dhe denuan partite islamike ne vendet arabe. Apo nuk i perkasin islamit te vertete keto parti? Ne fakt kjo ''vertetesia'' eshte utopi; edhe komuniste te vertete kurre nuk pati. Per denimet ekstreme dhe barbare ndaj nje grupi te caktuar popullate, te papergjegjshem e larg cdo etike qytetare, personalisht do e mbeshtesja, por fatkeqesisht sado cnjerezor te jene disa frymore, fizikisht klasifikohen si qenie njerezore dhe individi duhet te ndrydhe disa deshira te cilat jane ne sherbim te se mires se perbashket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 06-03-2013 më 06:43
    relata refero

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Aq shume do i demaskoje e denoje krimet dhe korrupsionin kjo levizje, sa i demaskuan dhe denuan partite islamike ne vendet arabe. Apo nuk i perkasin islamit te vertete keto parti? Ne fakt kjo ''vertetesia'' eshte utopi; edhe komuniste te vertete kurre nuk pati. Per denimet ekstreme dhe barbare ndaj nje grupi te caktuar popullate, te papergjegjshem e larg cdo etike qytetare, personalisht do e mbeshtesja, por fatkeqesisht sado cnjerezor te jene disa frymore, fizikisht klasifikohen si qenie njerezore dhe individi duhet te ndrydhe disa deshira te cilat jane ne sherbim te se mires se perbashket.

    Cdo paragjykim eshte i gabuar dhe nuk mund te krahasosh vendet me disa vende te tjera. Ja psh e kemi ne turki partine qe eshte tani ne pushtet ishte parti shume e vogel.

    Tashi me kqyr holl e holl per deri sa egziston partia demokristiane perse te mos egzistoj edhe nje parti tjeter islame ? Pse dridheni kaq shume nga kjo parti kur ende as nuk eshte e sigurt nqs do e lejojn te marri pjese ne zgjedhje.

  10. #10
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Une nuk jam kunder kesaj partie apo cfaredolloj partie te kesaj familjeje. Mjafton te jete ne rregull me kushtetuten e vendit. Por zgjidhja e problemeve socilale dhe ekonomike te shqiptarve nuk do te vije nga partite fetare dhe nga fuqia e librave te shenjte. Ne fillim duhet kultura, qytetaria dhe me tej mund te enderrohet per te zbarkuar edhe ne Venus.
    relata refero

  11. #11
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga jram Lexo Postimin
    Friken nga kjo parti e kane vetem komunsitet dhe hajdutet,sepse ua demaskon pislleqet,pastaj te jemi pak te sinqert ,nese mund te kete parti kristiane perse te mos kete edhe islamike .nese dikujt nuk i shkon per shtati qe ne nje shtet ku 95 % jane musliman perse te mos kete nje ligj ku hajdutit di pritet dora ,vrasesi te varet dhe kurvat te kamshikohen ,me siguri do kishim nje shoqeri me me pak krim te organizuar ,kurse krimi i organizuar burimin e ka nga qeveria .
    Siç predikon ti, do te thote qe qeveria te ishte vete kriminele!! Epo te mbeshtesh krimin e istitucionalizuar, vetem ide islamike mund te jete.....
    Jarigas

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Partit me parime ISLAME jane e vetemja zgjedhje per qytetaret e Kosoves .
    Besimi ne Zotin nuk eshte ceshtje politike...
    Perndryshe, eshte absolutisht e papritshme dhe parmisht e pamundur qe partite me parime ekskluzivisht religjioze, zakonisht fundamentaliste, radikale dhe ekstreme, te respektojne ligjet e nje shteti sadopak demokratik, i cili do te duhej te ishte plotesisht neutral ndaj parmive dhe traditave te te gjithe qytetareve, pavaresisht perkatesise religjioze, etnike, racore, rajonale etj.
    Nje shtet kushtetues dhe ligjor, i cili nder tjerash do ti respektonte minimalisht te drejtat themelore te njeriut (individuale dhe grupore) eshte pothuajse i pamundur me "parime islame". Fjala eshte per "parime islame" sipas interpretimeve fundamentaliste, radikale dhe ekstreme, te cilat ne dekadat dhe vitet e fundit jane me te zeshme ose pothuajse te vetmet qe preferohen nga shumica e islamisteve dhe "muslimaneve te vertete" qe diskutojne ne forume te internetit etj.

  13. #13
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Per qudi cdo president amerikan qe duhet te marr detyren e ka per obligim te betohet para Bibles.

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    59

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Siç predikon ti, do te thote qe qeveria te ishte vete kriminele!! Epo te mbeshtesh krimin e istitucionalizuar, vetem ide islamike mund te jete.....
    Nuk ka nevoje te me komentosh mua me ngjyra te kuqe ,kete e shohim qe 15 /20 vjete ,nese ti nuk je ne gjendje te kuptosh kete dukuri atehete ti nuk je ketu,si te duket ti ballkani ,Serbi,Kosove,Maedoni,Bullgari,Shqiperi ,krimi ,vrasjet likuideimet ,krimi urban ,droga ,trafikimi me qenje njezore,me organe ,ti si duket nuk te shohin syte e aq me pak te punon truri,prandaj e ureni ligjin islamik sepse eshte penicilin per keto gjera

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    59

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Une nuk jam kunder kesaj partie apo cfaredolloj partie te kesaj familjeje. Mjafton te jete ne rregull me kushtetuten e vendit. Por zgjidhja e problemeve socilale dhe ekonomike te shqiptarve nuk do te vije nga partite fetare dhe nga fuqia e librave te shenjte. Ne fillim duhet kultura, qytetaria dhe me tej mund te enderrohet per te zbarkuar edhe ne Venus.
    Na knaqet me kete kulture ,qyteterim,demokraci ...krejt problemet na i pastruat ,tani jetojme ne parajse pa gajle ,pa probleme ,pa krize ekonomike ,me nje fjale tani punet i kemi top ,keshtu e ka kur flet nga inati e jo nga realiteti ,keshtu e ka kur islamin e shihni si fe qe manipulojne keta te demokracise ,kur per cdo dite manipulohi nga mediat ,tv .Kur te flisni per islamin ,flsini per islamin e jo partite komuniste diktatoriale enveriste / mubarakiste/gadafiste

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Per qudi cdo president amerikan qe duhet te marr detyren e ka per obligim te betohet para Bibles.
    Ritual formale tradicional, pa asnje obligim konkret per punen dhe veprimet e metutjeshme te Presidentit...
    Askush s'do te kishte dicka kunder betimit para Kuranit, nese nga kjo nuk rrjedhin obligime tjera cfare kerkojne dhe dershirojne shumica e predikuesve online dhe offline te "parmeve islamike".
    Presideni i SHBA-ve nuk e udheheq shtetin ne baze te parimeve te Bibles, por ekskluzivisht ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve mjaft liberale.

    Nese keta qe kerkojne shtet dhe shoqeri te bazuar ne "parime islame" do te mjaftoheshin me rituale te tilla formale dhe respektimin e nevojshem te ritualeve dhe traditave tjera fetare, askush nuk do ti kundershtonte. Por, nuk jam i bindur se do te mjaftoheshin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-03-2013 më 08:53

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    59

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Nuk e di perse kaq zhurme per nje parti ,nese dikush nuk e don lirisht mund mos te votoje ,por nuk ka askush te drejte te cohet dhe te thote se nuk keni te drejte te formoni parti islamike,ky reagim nga disa hardhuca vjen si rezultat i frikes se mos ua rezoje kullen nga letrat qe ka ndertua dikush para,thjeshte nese nuk ju pelqen mos votoni,por mos na shitni mend ketu,se paku shqiptaret e shqiperise nuk kane te drejte te perzihen ne punet e mbrendshme te Kosoves ,sepse nuk ka asnje te drejte as morale e as njerzore ,sepse asnjehere nuk i ka ndihmuar popullit te Kosoves por perkundrazi kur ka patur raste te ketilla per ceshtjet fetare perhere e ka penguar ,jo vetem Kosoven ,por e ka perkrahur edhe sllavo maqedonin ne raste kur eshte dash ti shtypin muslimanet

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    59

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ritual formale tradicional, pa asnje obligim konkret per punen dhe veprimet e metutjeshme te Presidentit...
    Askush s'do te kishte dicka kunder betimit para Kuranit, nese nga kjo nuk rrjedhin obligime tjera cfare kerkojne dhe dershirojne shumica e predikuesve online dhe offline te "parmeve islamike".
    Presideni i SHBA-ve nuk e udheheq shtetin ne baze te parimeve te Bibles, por ekskluzivisht ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve mjaft liberale.

    Nese keta qe kerkojne shtet dhe shoqeri te bazuar ne "parime islame" do te mjaftoheshin me rituale te tilla formale dhe respektimin e nevojshem te ritualeve dhe traditave tjera fetare, askush nuk do ti kundershtonte. Por, nuk jam i bindur se do te mjaftoheshin...
    JA formaliteti dhe dyftyrsia ,vete na e deshmoni ,cdo gje tek ju eshte formale edhe ligjet edhe gjithcka

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga jram Lexo Postimin
    Nuk ka nevoje te me komentosh mua me ngjyra te kuqe ,kete e shohim qe 15 /20 vjete ,nese ti nuk je ne gjendje te kuptosh kete dukuri atehete ti nuk je ketu,si te duket ti ballkani ,Serbi,Kosove,Maedoni,Bullgari,Shqiperi ,krimi ,vrasjet likuideimet ,krimi urban ,droga ,trafikimi me qenje njezore,me organe ,ti si duket nuk te shohin syte e aq me pak te punon truri,prandaj e ureni ligjin islamik sepse eshte penicilin per keto gjera
    Po po penicilin per krim, paracetamol per Shendetsi, Viagra per rritje ekonomike etj etj

  20. #20
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kosove-Lëvizja islamike kthehet në parti politike

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Besimi ne Zotin nuk eshte ceshtje politike...
    Perndryshe, eshte absolutisht e papritshme dhe parmisht e pamundur qe partite me parime ekskluzivisht religjioze, zakonisht fundamentaliste, radikale dhe ekstreme, te respektojne ligjet e nje shteti sadopak demokratik, i cili do te duhej te ishte plotesisht neutral ndaj parmive dhe traditave te te gjithe qytetareve, pavaresisht perkatesise religjioze, etnike, racore, rajonale etj.
    Nje shtet kushtetues dhe ligjor, i cili nder tjerash do ti respektonte minimalisht te drejtat themelore te njeriut (individuale dhe grupore) eshte pothuajse i pamundur me "parime islame". Fjala eshte per "parime islame" sipas interpretimeve fundamentaliste, radikale dhe ekstreme, te cilat ne dekadat dhe vitet e fundit jane me te zeshme ose pothuajse te vetmet qe preferohen nga shumica e islamisteve dhe "muslimaneve te vertete" qe diskutojne ne forume te internetit etj.
    E ke lexuar ndonjehere programin e partis demokristiane ? E din se ne c'parime bazohen ata ?!

    Nese deshira e popullit, eshte per nje qeveri me vlera parimore Islamike, kush je ti i cili i'kundervihesh demokracis direkte ?!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •