Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare



    Ditari i një rrethimi


    Nga Ajnishahe Shala – Halimi

    Ditar i mbajtur më 5,6,7 mars 1998, me rastin e sulmit mbi Jasharët

    E enjte, 5 mars 1998

    Sot u zgjova edhe më herët se herave të tjera, sepse kisha një parandjenjë se diçka do të ndodhë. Ka kohë që po vjen era barut…Prej 26 nëntorit, kur ndodhi përleshja e parë e drejtpërdrejtë ndërmjet forcave tona të UÇK-së dhe policisë serbe, në Llaushë, gati përnatë kemi fjetur veshur me rroba të ditës. Në orën gjashtë dola në ballkon….


    shkrimin e plotë lexojeni këtu
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Adem !

    Ky ditar besoj nuk eshte "fltruar" nga qoso-envero-demaqo-mutavistet lpk-isto klosistet..


    --

    Ditari i një rrethimi

    Nga Ajnishahe Shala – Halimi

    Ditar i mbajtur më 5,6,7 mars 1998, me rastin e sulmit mbi Jasharët

    E enjte, 5 mars 1998

    Sot u zgjova edhe më herët se herave të tjera, sepse kisha një parandjenjë se diçka do të ndodhë. Ka kohë që po vjen era barut…Prej 26 nëntorit, kur ndodhi përleshja e parë e drejtpërdrejtë ndërmjet forcave tona të UÇK-së dhe policisë serbe, në Llaushë, gati përnatë kemi fjetur veshur me rroba të ditës. Në orën gjashtë dola në ballkon. Kisha për ta pjekur bukën dhe planifikoja që pak më vonë të dal në zyre. Sa isha në ballkon, u hap edhe dera e fqinjit tonë, Shabanit, me të cilin jemi në një oborr. Doli Ramadani, i biri, dhe drejtoi shikimin drejt Llaushës. M’u drejtua : Çka ka të re? I rrudha krahët. Pse, ti di diçka ? – e pyeta. Po, tha. Djali i Miftarit (një fqinj pak më i largët) më thirri në telefon dhe më tha se jemi të rrethuar nga policia dhe ushtria e Serbisë dhe janë dëgjuar disa krisma pak më heret. Hyra dhe e thirra Eminin, i cili po flinte ende. Papritmas u dëgjuan krisma. Dolëm. Çka me pa ! Kodrina që ndan Skenderajn me Llaushën u mbush plot policë, të cilët po ngjiteshin në majen më të lartë të saj. Prapë krisma. Më vonë morëm vesh se ishte vrarë Miftar Rreci, i cili nga ana e kundërt e kodrinës kishte provuar të dalë, edhe ai, në maje të saj për të parë çfarë po ndodhte këndej nga Prekazi. Të gjithë fqinjët dolën nëpër oborre, dritare e ballkone për të parë çka po ndodhte. U zgjata pak për të parë rrugën kryesore. Pashë se në rrugë u ndalën shtatë autobusë nga të cilët po zbrisnin me nxitim policë serbë dhe po zinin pozicionet. O Zot ! Asnjë nuk do të shpëtojmë, mendova. Fillova të dridhem. Ethe… Bashkë me Eminin zbritëm të fqinjët. Shtëpia ku banonim ishte me shkallë në rrugë. As gardh, as portë të oborrit nuk kishte. Rreziku i bashkon njerëzit. Kështu kishin vepruar shumica e familjeve në lagje. Ishin grumbulluar nga disa familje në një shtëpi… Pamë tek po ngjiteshin arave karshi shtëpive të Shaban Jasharit disa tanke, të cilat i drejtuan grykat e topave drejt tyre. Prej këtu ku jemi, ky pozicion nuk është më larg se 500 metra, në vijë të drejtë. Tashmë u bë e qartë gjithçka. Shema, nusja e kësaj shtëpie, e cila Shaban Jasharin e ka dajë të babës, tha: O, shtëpinë e Adem Jasharit kanë për ta sulmuar dhe kësaj radhe asnjë nuk do të shpëtojë! I biri, Endriti i vogël, gjashtë vjeç, fillojë të qajë dhe të ankohet: “Po na këtu…Jemi ngat…”.

    Në orë 6:45 filloi sulmi – drejt me top! O Zot, nuk ka të ndalë artileria e rëndë !

    Të gjithë u mbyllëm brenda. Në një dhomë jemi tetë veta, gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, Fidani e Endriti.

    Gjëmim topash, krisma automatike, cingërrima telefoni dhe heshtja jonë karakterizonte këto orë të para të një tragjedie që kishte filluar të shfaqej. Meqë Jasharët i kishim afër, njerëzit telefononin për të marrë vesh se çka po ndodh. Ku të dinim ne që s’guxonim të dilnim as në derë?!

    Bashkë me Kadën, të zonjën e shtëpisë, u ngjitëm në katin e sipërm. E ndezim nga një cigare. Topat vjellin zjarr. Përpiqem t’i numëroj granatat që hedhin: një, dy, tre… tetëdhjetë, derisa e kisha pirë vetëm një cigare ! Zbresim poshtë dhe i shohim të gjithë të heshtur. Frika e shqetësimi kishin ndikuar në intensifikimin e proceseve fiziologjike…Telefoni nuk pushon. Ndezim radion dhe përpiqemi të zëmë ndonjë radiostacion, për të marrë vesh diçka. Asnjë lajm më detaj përveç se po sulmohen Jasharët dhe e gjithë Drenica është e rrethuar. Këtë po e dinim edhe vetë…

    Të tre burrat, Emini, Ramadani e Shabani rrinë ulur në divan. I kuptoj. Janë burra. Mendojnë… Shumë herë dal deri jashtë, por nuk shoh njeri nëpër oborre. Askund. Të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi. Edhepse bën ftoftë, oxhaqet nuk tymojnë. Drutë janë n’oborr, njerëzit brenda. Po dole mund të të marrë ndonjë plumb. Është një rrethim i plotë! Tërë ditën as hëngrëm as pimë, përvç cigare. Edhe këto po na mbarojnë. E veçanta e këtij grumbulli njerëzish të pashpresë, më e padisiplinuara, jam unë. Asnjë minutë nuk mund të qëndroj në një vend! Ngjitem lartë, zbres poshtë, dal deri në derë… Në momente situata acarohet edhe midis nesh. Mendime, gjykime, parashikime, paragjykime të ndryshme…Në një moment, Shabani, njeriu më i moshuar këtu, tha: Sa të kryejnë atje, vijnë te ne… Endriti hapi sytë. Gjysh, fol mirë ! – i tha.

    Ora 15. E lëshojmë Radio Tiranën. Emision i drejtpërdrejtë për Kosovën. Provojnë të lidhen më dikë nga vendi i ngjarjes. E japin numrin e telefonit, ku mund të thirret. Befasi!: Nga Skenderaj,madje nga qendra e qytetit, lajmërohet Adem Meta, gazetar i Kohës Ditore. Rrëfen se çfarë po dëgjon. Në këto momente dëgjoheshin detonime të fuqishme. Këto informacione ishin për ata që ishin jashtë Skenderajt. Për ne nuk kishin ndonjë vlerë. Po i dëgjonim që të gjitha.

    Po errësohet. Oshëtima e topave nuk ndërpritet. I them Endritit të vogël të shkojë e të luajë në kompjuter, por ai nuk lëviz nga vendi, ku rri strukur. Po e ndien rrezikun sa edhe ne. Mendoj: Çfarë zien në kokën e këtij fëmije ?

    Kur ra terri, askush nga fqinjët nuk e ndezi dritën. As ne. Dikur e ndezëm një llambë të vogël në një qoshe dhe e mbuluam me një letër të trashë. Tashmë detonimet kanë pushuar, por nuk dimë gjë nëse forcat serbe janë larguar apo jo.

    Ora 18. Nuk guxojmë ta ndezim televizorin, se shihet drita. Dikush troket në derë. Të gjithë brofim në këmë, si me sustë, duke menduar të njëjtën gjë, por asnjëri nuk e shprehu. E hapëm derën. Qe Halili, një komshi yni. Burrë në moshë, i tmerruar! U ul. “Asnjë nuk do të shpëtojmë” – tha. E shikoj me habi, por nuk i them gjë. Mundohem ta kuptoj. Burra janë, them me vete, u kushton zemra të ndihmojnë, por janë krejt duarthatë… Telefoni vazhdon të cingërrojë. Kërkojnë informacione, por nuk dimë çfarë t’u themi. I përsërisim për të kushedi satën herë të njëjtat fjalë. Në orën 22 dalim në korridor, jo për ta pëcjellë fqinjin, se ai kish shkuar, por për të parë se çfarë po ndodh. Në vendin ku ishin pozicionur tanket që herët në mëngjes, po dukeshin do drita… Shtrihemi kush si mundet, por asnjë pikë gjumi !

    E premte, 6 mars 1998

    Ngrihem e para. Dal në oborr dhe ngjitem deri në shtëpin tonë. Jam shumë e frikësuar, sepse mbretëron një qetësi varri. Asgjë nuk pipëtin. Nuk dëgjohet asnjë zë, asnjë krismë, nuk shihet asnjë njeri. Them me vete: A thua u mposht rezistenca e Jasharëve apo jo? Për këtë jam e shqetësuar. Por, papritmas, në orën 6:10 filloi gjëmimi i topave. Kjo, sa më trembi, aq më dha një fije shprese, sepse më bëri të kuptoj se qëndresa nuk është thyer dhe Kështjella heroike e Adem Jasharit nuk është marrë ende. Zbres te fqinjët, të cilët tanimë ishin zgjuar të gjithë. Në fakt zgjuar kishim ndenjur gjithë natën. Flasim shumë pak mes vete. Të gjithë e mendojmë të njëjtën gjë, por nuk e shpreh asnjëri…Vërej se sot të gjithë jemi të zbehtë. Sytë më shkuan tek Endriti i vogël, i cili po na shikonte të gjithëve me radhë. Sigurisht, nga reagimet tona donte ta krijonte idenë për seriozitetin e situatës…

    Derisa gjemimet e topave nuk kanë të ndalë, mendja më rri tek ata fëmijë, gra e burra drejt të cilëve janë drejtuar ato gryka topash e armësh të tjera. I njoh të gjithë, prandaj e përjetoj ndryshe nga ata që nuk i njohin. Më ka rënë të shkoj shpesh në atë familje. Kam qenë edhe pas dy sulmeve të mëhershme, më 30.12.’91 dhe më 22. 1. ’98, të cilave, megjithatë u kishin mbijetuar. Por, ky sulm ndryshon nga ato të mëparmet, prandaj është e qartë se pasojat do të jenë katastrofike. Gjithë ata fëmijë, të bukur e të hareshëm, a do të mund t’i shpëtojnë këtij sulmi barbar?! Kur ne, që tash për tash nuk jemi objekt sulmi të drejtpërdrejtë, jemi kaq të frikësuar e të trishtuar, po ata, drejt të cilëve po hidhen gjithë këto xhyle topash e plumbash, si ndihen, çka bëjnë ?! Sa prej tyre janë gjallë në këto momnete. Se ka të gjallë jemi të sigurt, për faktin se atje po luftohet.

    As sot telefoni s’ka të ndalë. Kërkojnë informacione. Ne s’mund t’u themi asgjë më shumë se sa po shohim e po dëgjojmë. Ato janë pak, sepse po shohim vetëm që jemi të rrethuar dhe po dëgjojmë krismën e armëve, të cilat dominohen nga topat. Në ndërkohë Emini më tha se pak më parë paska folur në telefon me Lulin (të birin e Adem Jasharit) dhe se ai qenka interesuar të dijë a mos kanë arritur të hyjnë brenda në shtëpi (serbët) dhe se ky i paska thënë se është i sigurt se nuk kanë hyrë, për shkak se atje po luftohet ende…

    Kështu po kalon edhe kjo ditë shumë e ftohtë; ne të rrethuar në të gjitha anët, të terrorizuar nga krismat e shpërthimet dhe nga e panjohura që po na pret. Konfiguracioni i terrenit ku ndodhemi, një lugshtajë, nuk na lejon të shohim asgjë më shumë se disa tanke të vendosura përballë Jasharëve, të cilat po ‘punojnë’ me krejt kapacitetin…

    Tezja ime, Xhyla, e cila jeton në Klinë të Poshtme, buzë asfaltit, në këto momente (ora 15) na njofton se sa mjete të motorizuara lufte, si tanke, autoblinda, kamionë, po vijnë nga Mitrovica drejt Skenderajt. Dmth po sjellin përforcime ende! E pyes nëse po shkon ndonjë, apo vetëm po vijnë. Përgjigjja është negative ! Edhe nga Mitrovica na ‘qetësojnë’ me të njëjtat informata dhe na tregojnë se një pjesë e popullatës nga Drenica ka arritur në Mitrovicë për t’u strehuar dhe të tjerë po vazhdojnë të vijnë. Unë, e habitur, i pyes se si paskan mundësi të dalin nga rrethimi? Nëpër male, më thonë. O Zot, kemi mbetur të ngujuar në këtë vorbë, pa ditur ç’po ndodh !

    Jasharët po rezistojnë ende.Nga një kënd nën kulm të shtëpisë mund të shihet sesi nga Fabrika e Municionit ku janë të pozicionuara, po dalin shumë forca dhe po provojnë të ngjitën në atë arën në shpat, ku janë të pozicionuara tanket, por po kthehen me vrap, të shoqëruara nga autoblindat e tanket. Nuk po mund të ngjitën…

    Në gjithë atë bisedë, ndonëse të paktë, që e bëjmë, asnjëherë nuk zëmë në gojë fatin tonë, por vetëm të Jasharëve, duke dëshiruar kështu, ndoshta, ta përjashtojmë vetën nga fati i tyre. Para mbrëmjes u duk një tym i madh, i cil po vinte nga lagjja Jashari. Kada tha: I kanë vra të gjithë dhe tash po i djegin bashkë me shtëpitë! Endriti, i cili po rrinte strukur, lëvizi nga vendi duke iu afruar të ëmës dhe buza iu drodh në vaj. Jo more, tha dikush, po e djegin ndonjë lëmë… Prashikimit të Kadës nuk i besoja për faktin se këmbimi i zjarrit nuk kishte pushuar ende. Të gjithë u ngjitëm në katin e sipërm për të parë se ku po del gjithë ai tym. E shohim se tymi po del nga shtëpitë e Hamit e Sadik Jasharit, të cilat ishin në fillim të lagjes, diku nja treqind metra larg shtëpive të Shaban Jasharit. Ora ka kaluar 16. Edhe pak e erret. Papritmas, nga dritarja pamë një kokë njeriu, e cila përftoi me shpejtësi. Ishte Zenë Jashari. Nuk patëm mundësi ta ndalim e ta pyesim gjë. Ky fakt na dha pak zemër dhe shpresë se, megjithatë, paska njerëz të gjallë atje. Por u ngrit edhe dyshimi se ai ndoshta nuk ka qenë në shtëpi. Ndryshe si ka pasur mundësi të dalë i gjallë?… Cigaret kanë filluar të na mbarojnë… Në drekë, veç sa jemi ulur dhe jemi ngritur, pa ngrënë gjë. Televizioni i Beogradit, asnjë lajm për sulmin. Ra zilja ! Të gjithë dolëm në korridor. Shaqir Jashari, fqinji i parë yni, nga ana tjetër e shtëpisë, i cili bashkë me të vëllanë, Ilmiun, kishin dalë nga lagja para sa vitesh dhe kishin ndërtuar shtëpitë këtu, në arat e veta. I zverdhur dyll, i lodhur… I themi të hyjë. Jo, tha, duhet të ikim të gjithë nga këtu, se atje i kanë vrarë të gjithë dhe, me që edhe ne jemi jasharë, ata patjetër do të vijnë edhe këtu, për ne…Ishte afërmendsh se kështu mund të ndodhë. Me ta na ndante vetëm rruga. Hymë brenda dhe filluam të debatojmë se si t’ia bëjmë. Të dalim, po ku të shkojmë? Mund të lëvizim jo më larg se njëqind metra, madje vetëm nëpër terr, se mëtej hasim në rrethimin policor.

    Të rrimë, si të rrimë kur mendimi i Shaqës së mund të sulmohen për shkak se janë jasharë, po bëhej edhe mendim yni…Në ndërkohë Emini flet në telefon më dikë. E pyes kush është. Më thotë se thërret Ademi (Meta) dhe na propozon që ne të mos rrimë këtu ku jemi, se sidoqoftë jemi në sy. Po të aplikojnë ‘metodën e krehërit’, do të thotë të hyjnë e të zgjedhin dikë-dikë, ai ‘krehër’ do të na kapë edhe ne patjetër. Shqetësimi rritet… Të zotët e shtëpisë, Shabani e Kada janë të vendosur të mos dalin “për shkak të djemve të cilët janë në Gjermani e thërrasin. Do të bëhen merak nëse nuk përgjigjet askush në telefon”- thonë. Endriti qan. Të ikim prej këtu – thotë, duke menduar se mund të ikim nga rreziku. Ramadani mendon se edhe ai me gruan, Shemën, dhe të dy fëmijët duhet të qëndrojnë këtu. Shema filloi të qajë. Emini iu drejtua: Shemë, deri tash ishe e fortë, e tash ? “Ah bre, tha, fëmija…”

    Eshtë errur. Krsmat kanë pushuar. Unë e Emini, përshëndetemi, duke ua kërkuar ‘hallallin’ dhe dalim. U ngjitëm deri në shtëpi për të marrë pak tesha më të trasha. Hymë në shtëpi pa ndezur dritë as, madje, një fije shkrepëse. U nisëm për te Hakiu, një fqinj yni, i cili kishte shtëpinë nja njëqind metra prej këtu dhe ishte fare pranë rrugës ku ishte vendosur rrethimi (!).

    Erdhëm te Hakiu. Na presin jashtëzakonisht mirë. Aty është edhe një familje tjetër, familja e Idrizit, e cila përbëhet prej pesë anëtarësh: Idrizi, Fatmirja dhe fëmijët: Adelina, Abelardi dhe Hyka, gjashtëvjeçe. Jemi bërë gjithsej gjashtëmbëdhjetë anëtarë. Sa hymë, pashë një situatë të ndryshme nga atje ku ishim: Këtu kishin arritur që fëmijët t’i lënë disi jashtë kësaj atmosfere paniku. Ata nuk po bisedojnë me ne për çfarë po ndodh rreth nesh. Ata po luajnë me lodra të ndryshme. Kjo është meritë e të rriturve dhe me qetëson shumë, sepse këtu ka tanimë shumë fëmijë. Vetëm të Hakiut ishin gjashtë. Fëmija më problematik është Hyka! Ajo, herë pas herë bërtet: “Unë jam UÇK !” E ëma, Fatmirja, ia mbyll gojën duke e mallkuar: ”T’u thaftë ajo guhë ! Po a e di që policinë e kemi te dera ?!” Përpiqemi të marrim vesh diçka nga radio e televizioni. Në lajmet e orës 19:30, televiozioni i Beogradit, në lajmin e parë thotë se “janë vrarë terrorsitët Adem e Hamzë Jashari dhe të tjerët”… Të gjithë heshtëm. Nuk dëshironim të besonim se një gjë e tillë ka ndodhur. Telefonues nga jashtë, thirrjet e të cilëve jepeshin ne Televizionin Shqiptar, thonë se kjo nuk është e vërtetë dhe është vetëm propagandë serbe…Sado që nuk dëshironim të besonim, shfaqja në ekran e Ademit të vrarë e bëri të qartë gjithçka. Emini, i cili Adem Jasharin e kishte takuar para katër-pesë ditësh, në rastin e masakrës në Likoshan e Qirezit, tha me një siguri gati të plotë se ky është pikërisht Ademi !

    “Terroristë” !! Të vrasin në shtëpinë tënde, prej së cilës s’ke ku të shkosh dhe të fyejnë duke të quajtur edhe terrorist! Është më se e qartë kush është terrorist këtu, por kështu ndodh kur nga forca mundet drejtësia. Pale sa të merret vesh se sa janë vrarë e kush është vrarë. Me siguri do të ketë të vrarë edhe gra e fëmijë. Po këtyre çka do t’u thonë?!

    Fatmirja po frikohet shumë. Në një moment ajo tha: “Nëse shpëtojmë edhe kësaj herë, kurrë më nuk do të jetoj në Skenderaj”.

    E shtunë, 7 mars 1988

    Edhe kjo ditë gëdhiu e pothuajse u err si dy ditët e mëparme: Me detonime, krisama armësh automatike… deri pasditje, kur ato u ndërprenë. Pushoi gjithçka. Ky ishte një ogur i keq. Qendresa ishte mposhtur. Me që rrethimi po vazhdon ne nuk jemi në gjendje të dimë asgjë për epilogun e kësaj lufte triditëshe. Në bisedat e kursyera mes nesh ka vetëm hamendësime, parashikime dhe, sigurisht, frikë. Po presim…

    ***

    Deri këtu është mabajtur ditar. Ngjarjet e mëvonshme, deri në varrimin përfundimtar të Jasharëve do të paraqiten shkurtimisht sipas kujtesës, e cila falë prezencës së vazhdueshme në të gjithërrjedhën, do të mbetën të freskëta gjithë jetën.

    Të dielën, më 8 mars, rrethimi vazhdoi të mbetet i pahequr, por diçka tanimë ishte e qartë: Jasharët ishin mposhtur, sepse luftime nuk kishte më. Nga pasditja filluan të qarkullojnë disa informacione, përmes telefonash, se të gjitha kufomat i kanë sjellë para Stacionit të Policisë…

    Të hënën, unë e Emini, me që ishim të angazhuar në jetën “plitike” e aktivitete të tjera shoqërore, u nisëm të dilnim në qytet. Në rrugë u takuam me dy fqinjtë tanë, jasharë, Shaqirin e Ilmiun. Këta kishin informacione se janë vrarë shumë nga lagjja Jashari, ndër të cilët edhe i vëllai i tyre, Sherifi. Rruga, e zbrazët siç ishte, dukej tmerrësisht e gjerë dhe e shkretë. Në krye të saj pamë disa policë. Ne po ecnim drejt tyre. Kur u afruam nja pesëdhjetë hapa nga ta, njëri prej tyre ngriti armën dhe na e drejtoi. Ne u ndalëm dhe po pritnim cili prej nesh po rrëxohet, apo po biem të katër nga një rafal. Kjo nuk zgjati më shumë se disa sekonda, që na u dukën pafundësisht të gjatë. Polici uli armën dhe ne vazhduam drejt tyre. Na ndalën, na kontrolluan dhe na pyetën se ku po shkonim. U thamë se na kanë ftuar t’i identifikojmë kufomat…U mblodhën ‘subjektet politike e jopolitike’ siç i quanim organizimet në atë kohë. U formua një këshill varrimi, i cili i mori kufomat në dorëzim. Ato u vendosën në një depo të materialit ndërtimor. Ishin pesëdhjetedy kufoma. Ndër to vetëm nga familja e ngushtë e Shaban Jasharit, njëzet, me në krye Shaban, Hamzë e Adem Jasharin. Atë natë kufomat u rauajtën nga disa vullnetarë.

    Të nesërmën, më 9 mars, që nga mëngjesi, mijëra njerëz parakaluan para kufomave, duke përjetuar dhimbje e tmerr të paprovuar në atë përmasë deri atë ditë. Kishte edhe shumë reporterë e veprimtarë për të drejtat e njeriut. Pamjet tronditëse u shfaqën para botës…

    Midis kufomash kishte shumë fëmijë e gra. Disa të karbonizuara plotësisht a pjesërisht, të tjera të gjymtuara nga predhat e kalibrave të ndryshëm. Kufoma e Ademit kishte vetëm dy vrima plumbi, njërin në brinjë e tjetrën afër fytit. Gjoksi i Hamzës kishte një zgavër të madhe, të shkaktuar sigurisht prej një predhe të madhe… Disa fëmijë, dukej sikur flinin. Po, ata po flinin – përjetësiht.

    Tërë dita kaloi duke u përpjekur që të bëhej identifikimi i tyre, me që disa nga dëmtimet, disa të tjera për shkak se nuk ishin të afërmit e tyre aty, nuk mund të njiheshin.

    Të nesërmen, më 10 mars, vazhdoi e njëjta procedurë, derisa na u dha ultimatum nga policia serbe që ose të varroseshin, ose do t’i varrosnin ata vetë. Kur mbërrini ky ultimatum, pranë kufomave kishte mbetur një numër fare i vogël njerëzish, gjithsej 10-12 veta. Ndër ta unë, e vetmja femër. Pa na pritur që të vepronim, policë të shumtë, të armatosur e të shoqëruar me autoblinda, na rrethuan. Me vete kishn marrë edhe disa civilë serbë, me gjasë të burgosur dhe dy kamiona. Unë, prof. Zekeria Cana dhe Mulla Hajdini, plak (i vrarë më vonë) nuk po punonim, ndërsa të tjerët i përgatisnin kufomat, i vendosnin në arkivole, brenda të cilave, bashkë me kufomen e futnin edhe një letër me emrin e të vrarit, nëse ky ishte i identifikuar. Kamionat i dërgonin në varreza. Filloi të erret. Me kamionin e fundit, i morën edhe disa nga veta nga ne, ndoshta për siguri të vetën…

    Kur u kthyen, këta që kishin shkuar me kamionat, treguan se kufomat nuk janë varrosur si duhet, madje radha e dytë dhe e tretë e varreve (varret ishin në tri radhë) kanë mbetur të pambuluara fare. Atë natë fjetëm në banesën e një miku në Skenderaj. Me ne ishin, prof. Cana, Fetah Bekolli nga Suhareka, i cili kishte kryer ndaj kufomave shërbimet e hoxhës (kryesisht prerjen e pelhures për ‘çefin’) dhe Cen Desku. Këta kishin mbetur te kufomat bashkë me ne të Skenderajt në atë grupin e fundit.

    Më 11 mars u tubuam që të vendosnim çfarë të bënim. Prof Cana nuk na u nda për asnjë çast. Vendosëm të shkonim në polici e t’u tregonim se ne do ta kryejmë varrimin si duhet. Një delegacion 4-5 vetash shkuam dhe ua treguam qëllimin. Ata na lejuan, me një kusht: Që vetëm të rregullohen varret dhe të mos u nërrohen vendet të varrosurve. Ne pranuam. Një numër i kufizuar, rreth 50-60 njerëz, duke kaluar mes për mes forcash të shumta serbe shkuam te varreza.

    Emini gjeti, pranë një gardhi, një copë kartoni të formatuit afërsisht A3 dhe bëri skicën e varrezës ku shënonte kush ku po varroset. E ceka këtë detaj për faktin se, vite pas lufte, ky karton ështëzhdukur në mënyrë misterioze…

    Bacën Shaban e vumë në krye të varrezës, pastaj Hamzën dhe Ademin. Të tjerët u lanë ashtu si kishin qenë, por të gjithë u varrosën sipas traditës muslimane dhe varret u rregulluan si duhet. Ndëkohë e sollën kufomën e Nënës Salë, të cilën e kishin gjetur atë ditë. Pak më tutje, thanë se e kishin gjetur edhe një polic të vrarë…

    Me një minutë heshtje dhe një fjalë rasti, thënë nga prof. Cana, u ndamë duke lënë prapa pesëdhje e tri varre. Ndërkohë që nga familja e gjerë Jashari mungonin edhe disa veta, të cilët nuk janëgjetur ende as sot…



    Ajnishahe Shala – Halimi


    --

  3. #3

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Adem !

    Ky ditar besoj nuk eshte "fltruar" nga qoso-envero-demaqo-mutavistet lpk-isto klosistet..

    --

    Përshëndetje Brari dhe të faleminderit që e solle shkrimin të plotë ( E kisha ndërmend ta sillja edhe unë, por më kishte kaluar koha e korrigjimit )
    Prandaj Brari e kam zgjedhur këtë ditar, ku nuk ka stërmadhime, ku nuk ka autobiografi gazetarucësh e "trima" të tjerë, të cilët duke shkruar e folur për heroin i thurin më shumë lavde vetes. Ky është ditar i një femre drenicake, e cila bashkë me fqinjtë ka parë gjithë atë tmerr dhe ua kanë bërë adetet sipas zakonit të vrarëve.

    Më ka bërë përshtypje, sepse pak personalitete të "shquara" paskan marrë pjesë në varrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-03-2013 më 23:25
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    besoj se ndihmon ky artikull per kte ceshtjen ne teme..

    ---

    Ditari i luftës në Kosovë, Campbell zbulon bisedimet që vendosën bombardimet



    Nëntitull: Konflikti i Kosovës pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III në ditarn e zëdhënësit të kryeministrit britanik. Këtu, Alastair Campbell zbulon takime dhe biseda mes liderëve botërorë, kryesisht Clinton-Blair, që vendosën të bombardonin Millosheviçin për të çliruar Kosovën



    Si ishte të punojë me Tony Blair? Çfarë diskutohej dhe flitej në zyrën e kryeministrit britanik? Kush ishte njeriu dhe kryeministri Blair? Alastair Campbell (Alister Kampbell), njeriu që ka qëndruar 10 vjet me radhë në krah të kryeministrit britanik, ka botuar katër volume ditarësh të tij gjatë kohës që ka qëndruar pranë Tony Blair (Toni Bler). “Vitet me Tony Blair” (The Blair Years) është një përmbledhje e asaj çfarë ka ndodhur gjatë periudhës 1994-2003. Për lexuesin shqiptar, konflikti i Kosovës që pasqyrohet i zgjeruar në volumet II dhe III do të ngjallë vërtet interes. Këtu ai zbulon takime e biseda mes atyre liderëve që në njëfarë mënyre ishin arkitektët e luftës në Kosovë. Por më së shumti, Vitet e Tony Blair është dëshmia më bindëse dhe e hapur e politikës bashkëkohore që do të lexoni ndonjëherë. Këtu gjenden ngjarjet përkufizuese të kohës sonë, që nga rishpikja e Laburistes, e deri te lufta kundër terrorit; nga vdekja e princeshës Diana te paqja në Irlandën e Veriut; nga Kosova, Afganistani dhe Iraku e deri te Komisioni Hetimor Hutton i 2003-it, vit kur Campbell dha dorëheqjen. Alastair Campbell kishte postin e zëdhënësit dhe drejtorit të Komunikimit dhe Strategjisë, por që për të shpesh thuhej se ishte pikërisht ai që lëvizte fije të shumta brenda qeverisë që drejtohej nga kryeministri Tony Blair. Campbell punoi për një dekadë në këtë pozicion, dhe vinte në këtë post pas një karriere si gazetar. Sot njeriu i cilësuar si mbreti i spin-it ftohet shpesh në auditorë të ndryshëm në mbarë botën për të dhënë leksione mbi artin e marrëdhënieve publike dhe menaxhimin e krizave.

    Kujdes: Ky nuk është ditar, është kronikë e historisë

    Ilva Tare

    Për herë të parë e kam takuar Alastair-in në dëshirat e mia. Isha në fillimet e gazetarisë kur më gërryente kurioziteti për të kuptuar sesi një zëdhënës mund të konsiderohej numri dy i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. E intervistoja shpesh në imagjinatën time. Kisha një listë pyetjesh për rolin e këshilltarit të medias, duke ditur që në Shqipëri ky pozicion nënkupton mbajtësin e çantës së Kryeministrit.

    Siç ndodh shpesh në jetë, koha na vë në provë. Në tetor të vitit 2011 unë e intervistova Alastair-in prej vërteti në Tiranë. Ai i kishte të gjitha karakteristikat që kisha imagjinuar pas leximit të artikujve të shumtë në shtypin britanik për betejat e Campbell me individë, institucione, ministra, dhe njerëz që ai i urrente dhe pëlqente. Campbell kishte një të ecur prej luftëtari. Ishte i sjellshëm, arrogant, sharmant, miqësor, i gjatë, i mprehtë, i ndershëm dhe i papërpunuar. Mbi të gjitha, ishte një ndër bashkëbiseduesit më interesantë që kisha intervistuar. Kurrë më parë nuk kisha takuar dikë që fliste aq hapur për dobësitë e tij. Alastair-i e bënte këtë me një lehtësi mbresëlënëse.

    Intervista e programuar vetëm për njëzet minuta zgjati më shumë se një orë. Nuk e fsheh ankthin e përgatitjes për të biseduar me njeriun që media britanike e përshkruante shpesh si një personalitet të vështirë, gati të çmendur. I duhej të merrte avionin atë mëngjes. Unë kisha një milion pyetje për të. Për të njëmiliontën herë u përgjigj me durim dhe mirësjellje për çështje që ndoshta i kishin ardhur në majë të hundës – problemi me alkoolin, puna me orë të gjata pranë Tony Blair-it, depresioni, betejat me median, deklarata e tij se “Laburistët nuk janë Zoti”, pasioni për vrapin, urrejtja për injorancën dhe, duhet ta pranoj, që më pëlqeu pa masë për këtë të fundit.

    “Vitet e Blair-it” është një paraqitje ndjellëse e lidershipit të Tony Blair, e shkruar nga këshilltari i medias, strategu, drejtori i komunikimit, miku i ngushtë, që nuk kursen askënd kur mendon se është duke bërë gjënë e duhur. Libri është i mrekullueshëm, i shkruar një nga mjeshtër i fjalës, me fjali të shkurtra, por me shumë kuptim. Sjell dëshmi për periudhën 1994-2003, që ishte vendimtare, jo vetëm për Britaninë e Madhe por edhe për rolin e saj në krizat botërore. Të punoje me Tony Blair-in ishte një krizë 24-karatëshe, kujton Alastair. Ritmi me të cilin lexohet libri është po aq marramendës sa edhe ndodhitë e rrëfyera, që janë sa të shumta aq edhe intriguese në të njëjtën kohë. Ky që do të lexoni nuk është një ditar, por kronologjia e bërjes së historisë – e rrëfyer nga njeriu që me mprehtësinë e tij arriti të kontribuonte, ta jetonte dhe ta mundësonte.

    Për lexuesit shqiptarë, ky është një libër që nuk mund t’i mungojë bibliotekës. Për historianët, është një dokument i çmuar ku zbardhen mënyrat sesi udhëheqësit e botës marrin vendimet pas dyerve të mbyllura. Nuk është një shfaqje e orkestruar. Zbulohen ngjarjet që politikanët përpiqen t’i mbajnë sekret. Të shkruara me sinqeritet, shpesh edhe humor. Për studentët është një manual i domosdoshëm për të njohur udhëheqësit botërorë dhe kryetarët e shteteve, presionin që ndiejnë dhe vendosmërinë e treguar në momentet kur bëjnë zgjedhje që prekin fatet e miliona njerëzve. Shqiptarëve, sidomos atyre që jetojnë në Kosovë dhe anekënd globit, u jepet mundësia të shohin nga afër se si çifti Clinton-Blair u shpëtoi jetën duke vendosur t’i jepnin fund masakrave të Millosheviçit. Për këtë arsye shqiptarët i janë mirënjohës Toni Blair-it. Për shqiptarët ai është prurësi i lirisë.

    Alastair Campbell është dëshmitari kyç i një lufte që nuk kishte miratimin e të gjitha vendeve europiane. Ai zbulon sesi e përdori pushtetin e medias për të fituar miratimin e publikut për fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi. Disa e quajnë manipulim. Të tjerë trillim. Vetë Campbell është i bindur se aleatët perëndimorë morën vendimin e duhur për t’i dhënë fund vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Ai përshkruan edhe zellin për të urdhëruar bombardimet teksa bashkëbisedonte me refugjatët kosovarë në kampet e improvizuara në ditët kur situata dukej e vështirë për t’u zgjidhur, madje gati e pamundur.

    Campbell hedh dritë edhe për qëndrimin e disa udhëheqësve të Bashkimit Europian kur duhej vendosur ndërhyrja ushtarake. Ai sjell në vëmendje një telefonatë të inatosur të kancelarit gjerman Shroeder me Blair-in, që e bëri Kryeministrin britanik të kujtonte se kolegu i tij gjerman ishte gati ta qëllonte. Kontributi i Blair-it në çlirimin e Kosovës vlerësohet nga të gjithë shqiptarët si i pazëvendësueshëm. Blair-i është një politikan i rrallë. Politikanët shqiptarë dhe ata ballkanikë mund të frymëzohen dhe influencohen nga modeli i tij. Ditari i Campbell është një libër i çmuar për gazetarët dhe studentët e komunikimit si dhe të marrëdhënieve me publikun dhe strategjisë politike.

    Nuk është një libër shkolle. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë që kemi fatin ta shijojmë falë penës së Alastair-it. Është një libër për politikën dhe politikanët. Për vështirësitë dhe dilemat. Është një margaritar në lëmin e komunikimit strategjik dhe mënyrës sesi mund të arrihen përfitime prej tij. Është një rrëfim i paredaktuar i momenteve kur kryetarët e qeverive debatojnë për vendimmarrjen dhe impaktin që qeverisja e një kryeministri apo një tjetri ka në mënyrën sesi i zgjidh çështjet kur është në presion, qoftë edhe kur i anashkalon ato. Campbell-it iu kërkua nga Clinton dhe Blair të vendosej në Bruksel gjatë bombardimeve të NATO-s, për të ‘rregulluar’ problemet që kishin raportimet mediatike gjatë luftës së Kosovës. Lavdi Zotit, edhe pse Campbell pohon se nuk “është Zoti”, u gjend pranë Blair-it në ato ditë kritike. Shqiptarët përfituan nga pasioni i tij për jetën dhe këmbëngulja për të luftuar të keqen.

    Për të gjitha këto, por edhe për natyrën gjaknxehtë të Campbell, që ngjason me atë të shqiptarëve, ky libër nuk duhet humbur. Shumë prej jush mund ta quajnë me vlerë të mbajnë shënime, siç bëra unë. Faqet e këtij libri janë të mbushura me mësime të paharrueshme që duhet t’i kemi në arkivin tonë të kujtesës. Përfshi edhe gabimet. Alastair-i nuk u trembet përballjeve me demonët e tij. Është një filozofi e mirë edhe për ne.





    Kanë thënë për librin
    Ky është një libër që të mbërthen, imponues dhe që me gjithë mend ua heq kapakun gjërave

    (Rod Liddle, Sunday Times )

    Një rrëfim brilant, përthithës….që të mban të ngërthyer, mbi të cilin mund të bazohet për dekadat që vijnë. Blijini këto rrëfime, do t’ju thithin…

    (MattheW Parris, The Times )

    Vibrant, me humor dhe shpalosës…Ka mjaftueshëm në këtë ditar për të më bindur se do të bëhen dokumente klasike të kohës sonë.

    (Steve Richards, Independent )



    Ditari i bombardimeve në Kosovë

    E mërkurë, 24 mars

    Berlin. Kosova vazhdonte të ishte lajmi kryesor. E kalova një pjesë të pasdites duke punuar për daljen televizive të Tony Blair (T.B) për Kosovën. John Sawers më mori mënjanë dhe tha se Kosova do bëhej patjetër dhe aksioni fillonte në 7 të darkës. SACEUR (Komandanti Suprem i Aleancës për Europën, Gjenerali Wes Clark) kishte çelësin. U kthyem në hotel dhe T.B punoi mbi 99. Me këmbënguljen e Chirac-ut, Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, (si mbajtës i Presidencës së BE-së) po shtynte që të hiqte rabatën 2 miliardë paund të BE-së për Britaninë, duke argumentuar se modeli i shpenzimeve të BE-së kishte ndryshuar shumë që nga koha e negocimit të rabatës në 1984-ën nga Margaret Thatcher-i.

    E premte, 26 mars

    Reagimi për sulmet në Kosovë nuk ishte shumë i mirë. Përveçse Harriers-at nuk kishin gjuajtur objektivat e tyre, TLAM-ët tanë (predhat për sulm tokësor Tomahawk) nga Splendid-it gjithashtu kishin dështuar. Yank-ët që na i shitën nuk ishin fare të kënaqur për këtë. Unë sugjerova që të thoshim se ishte një operacion i përbashkët dhe të mos hynim në detajet se kush bëri dhe kë pjesë të operacionit. Pasqyrimi i samitit po shkonte mirë, por sigurisht i shkurtuar pak nga Kosova. Rrugës së kthimit bëmë shakatë e zakonshme për udhëheqësit e tjerë.

    E hënë, 17 maj

    T.B ishte i bindur se të paktën duhet të kërcënonim me përdorimin e forcave tokësore dhe të bënim përgatitje, përndryshe Millosheviçi do të mendonte se ai mund të rrinte aty derisa vullneti ynë të dobësohej. I thashë se ai sot duhej të fliste me Schoeder-in, sepse nesër ai duhej të ishte te NATO dhe do të ishte fokusi kryesor i mediave për atë ditë, dhe ne duhej ta bënim të ndryshonte qëndrim. Në Tiranë ne vizituam kampin e refugjatëve dhe një çift pleqsh që ishin shumë të prerë dhe të drejtpërdrejtë, por gjithashtu edhe shumë prekës për mënyrën sesi po jetonin. Fëmijët ishin nxirë nga dielli dhe ishin të gëzuar, dukej se kishin mjaftueshëm për të ngrënë, megjithëse brenda tendave ishte vapë dhe zagushi. Nënat dukej se e kishin më të vështirë. Një grua na ndali dhe tha se burri i saj ishte kthyer me 4 brinjë të thyera. Ua kishin marrë të gjitha paratë dhe ata kishin lënë pas të afërm që ata e dinin se ishin vrarë apo përdhunuar. T.B përçoi pak nga ai mesazhi: “Ju do të ktheheni në shtëpi” dhe foli për nevojën thelbësore për fitoren e njerëzores. T.B kishte menduar ta provonte prapë me B.C, t’i thoshte se tani ishte me të vërtetë i shqetësuar se po mbeteshim pa strategji përveç sulmit ajror dhe Millosheviçi thjesht do priste derisa neve të na mbaroheshin mundësitë. Ai e dinte se sa më shumë të bombardonim, aq më shumë civilë do të vrisnim dhe me kalimin e kohës vullneti i partnerëve tanë do të thyhej. Refugjatët nuk do të ktheheshin nëse ai vazhdonte të qëndronte aty, dhe ne nuk kishim për ta hequr prej aty pa të paktën kërcënimin realist të trupave tokësorë. Pak para mesnate, John Sawers më zgjoi për të më informuar mbi një telefonatë “shumë të vështirë” mes B.C dhe T.B. Ata kishin folur për më shumë se një orë dhe 5-10 minutat e para ishin zënë me Bill-in, të cilit i kishte kërcyer damari. Ai i kishte parë raportimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjërat në Shtetet e Bashkuara dhe ai “e dinte se çfarë po ndodhte, se ishte e qëllimshme dhe duhej të ndalej”. Ai tha se mund të shkonte me median britanike dhe me publikun, por “kishte një çmim për të paguar dhe ti do ta paguash”. John-i tha se ai qartësisht po sugjeronte se unë me qëllim kisha folur me median kundra tij për të ngritur lart T.B. T.B protestoi aq sa mundi. Ai tha se ishte i tmerruar nga ideja se ata mund ta shkonin ndërmend që ne mund t’i vinim atij pengesa kur ai e drejtonte këtë gjë, së cilës B.C iu përgjigj se “në këtë rast po ndodh pa dijeninë tënde”- që nënkuptonte se ishte edhe më keq. John-i tha se ai nuk kishte thënë emra, por ishte e qartë se për kë e kishte fjalën. Ai tha se kurrë nuk e kishte dëgjuar kaq të inatosur dhe T.B ishte pak i habitur. Në thelb, megjithatë, B.C dukej se po lëvizte. Ai ndante mendimin e T.B se opsioni i d’Alema-s mund të ishte një mënyrë për të hequr opsionin e trupave tokësorë. T.B e tha shkoqur: “Kishim një pushim 48 orësh, ndërsa binim dakord për një UNSCR të re, pastaj nëse Millosheviçi nuk bindej, bazuar në 5 kërkesat e NATO-s, ne do të bombardonim sërish dhe planifikonim për trupa tokësore”. Bill-i e pëlqeu si ide.

    E shtunë, 5 qershor

    Julian (Braithwaite) telefonoi herët, pasi kishte udhëtuar drejt Maqedonisë me një ekip nga SHAPE, për bisedimet në Bllac. Kishte një problem. Serbët nuk donin të vinin te vendi që ne kishim zgjedhur. Bisedimet duhej të fillonin në orën 9. Serbët nxorën një tjetër vend takimi dhe shumë jap-e-marr. NATO ra dakord që ata mund të lëviznin. Ky mund të ishte fillimi i talljes së tij të zakonshme. Millosheviçi po kërkonte të nxirrte jashtë familjen. Reagimi im i menjëhershëm ishte të rrinim të qetë, por e ndërrova mendjen gjatë natës. Tani kishim të bënim me Millosheviçin klasik. Kishte bërë marrëveshjen në parim, pastaj na humbiste kohën në detaje në një mënyrë të atillë që e bënte të dukej sikur ai po fitonte në ato pika që po përcaktonte.

    E diel, 6 qershor

    Kishim një problem serioz. Serbët nuk tërhiqeshin pa një UNSCR. Rusët nuk negocionin për një UNSCR pa ndalur bombardimi. Dhe ne nuk e ndalnim bombardimin pa u tërhequr ata. Mike Jackson i tha T.B se ai nuk besonte që ata e kishin seriozisht dhe tha se “duhet t’u themi të pirdhen”. Ahtisaari sugjeroi që ai të shkonte atje dhe në analizën finale tha se ai do t’i telefononte Millosheviçit, t’i thoshte se KFOR-i duhej të futej në territor dhe më pas ne do të merrnim një UNSCR. T.B tha se ai druante se Jackson-i ishte një ushtar shumë i mirë, por një negociator i dobët. Mua më pëlqente dhe është një karakter i fortë, por sedërmadh dhe i paduruar, dhe jo domosdoshmërisht i vetëdijshëm për ndryshimin midis asaj që ndodhte në realitet dhe çfarë kishte kuptim që t’i thuhej medias. Ajo që duhej të ishte e qartë ishte se të gjitha problemet vinin nga ana e serbëve dhe ndërkohë ne duhet të vazhdonim me bombardimin.

    mapo

    .

  5. #5

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Në adresën e redaksisë sonë ka ardhur një koment nga njëri nga personazhet që përmendet në këtë shkrim:

    Fetah Bekolli

    Parashtruar më 07/03/2013 në 23:16

    E nderuara Ajnishahe,at natë te veshtire ju patet treguar nje trimeri te rralle,apo me mire te them figuren e heroines shqipetare,si dhe dashurine shume te sinqert per bashkeshortin tuaj te nderuarin Emin Halimi.Ju falenderoj per kete paraqitje shume te saakt,dhe bete mire qe me dhat emrin e hoxhes Mulla Hajdinit,Zoti e meshiroft.Une nuk jame nga Suhareka por isha nga Malisheva tani jetoj ne Prizren. Po ashtu ketyre Deshmoreve te kombit at dite ua kame falur dhe namazin e xhenazes.Kete e dhash per hire te realitetit si plotesim shkrimit tuaj.Me rrespekt Fetah Bekolli
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Per bes se paskna dite qe ne ate koh paska pasur kompjuter ne DRENIC.

  7. #7

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    Per bes se paskna dite qe ne ate koh paska pasur kompjuter ne DRENIC.


    Mirë që e paske bërë një konto të re vetëm të postosh në këtë temë. Nuk e kam të qartë ku dhe pse të dogji ty. E po realiteti është i hidhur por c't'i bësh!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    duhen nxjerre mesime nga qo..

    mesimi i pare..

    mo bej "atdhetari"..me femijen e tjatrit..
    dmth..mo dergo faksa o kopuk.. neper bote me tekstin.. kem uck o kem uck.. e vet ne stokolm tall ko.qet e arkanin ja con nazmijes ne drenic me 7 femij te vogjel..

    mesimi i dyte..

    mos lejoni kerkend ne kosove te vetquhet krah i luftes apo qlirimtar.. sepse ka vetem nji krah lufte e nji clirimtar.. e ai asht krahi i klintonit i klarkut e i bler d'alemes..

    pejk..

  9. #9

    Vetëm këto dardhë të NATO-s...

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    . .
    ... i sollën lirinë Kosovës
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    O ademgashi mua nuke me dogji askund por kur i qitni do rrena qitni per toke se hine neper kanalizime e mose rreni per hava se qkepen neper krejt BOTEN. Se qitashe me he neper drenic gjysa nuke kane Kompjutera e lere ate koh.Se po te garantoj qe ma shume e respektoj une DRENICEN se ti . E sa i perket per fyerje hajde kqyre ajame kali apo pel.FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

  11. #11

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    O ademgashi mua nuke me dogji askund por kur i qitni do rrena qitni per toke se hine neper kanalizime e mose rreni per hava se qkepen neper krejt BOTEN. Se qitashe me he neper drenic gjysa nuke kane Kompjutera e lere ate koh.Se po te garantoj qe ma shume e respektoj une DRENICEN se ti . E sa i perket per fyerje hajde kqyre ajame kali apo pel.FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    Pershëndetje dhe respekt kalja.
    Kërkoj të falur për atë që thashë më lart për kalja, por për dreq m'u kujtua një rast. Po tregon një shok, tha po e pyet njërin si quhet burri i ndrikullës ( nrikllës), ai pasi u mendua pak tha: nrikullan ( ndaj unë që e kam qejf humorin thashë: nuk thuhet "kalja", por "pela"). Më fal pra.
    Nejse, po dalim te tema.
    Qenke rrokur për shkume, për kompjuteri. Kompjuterë ka pasur edhe para luftës në Drenicë, ndoshta jo sa sot. Sot nuk kanë të gjithë sepse, po ua vjedhin edhe kafshatën e gojës miletit, ata që fatkeqësisht nuk i ke gjetur në këtë shkrim për t'i dalën ndihmë familjes jashari në ato caste të vështira e që kanë daklaruar disa se kanë qenë. Po nejse disa nuk po i vizitojnë as sot, lëre më aso kohe.
    Sa për Drenicë, sa e dua dhe sa kam kontribuar për të jam në gjendje të ballafaqohem me secilin prej jush në këtë forum ( edhe më gjerë biles). Kur të doni i hapim letrat!
    Mua më bëri përshtypje që ke bërë një konto të re vetëm të përgjigjesh në këtë temë. Kjo është dobësi.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Per momentin po e la kompjuterin anashe. Edhe te falurat po ti pranoj . POR po gabone kur po thue qe kame qel konto te re vetem per kete tem me tu kundervye se une kam qen edhe ma heret ne ket forum pore jame larguer nji koh . E sa i perket kontributit per DRENIC kure te duashe i qelim letrate pore pa fyerje vetem me fakte. Jame i burgosur POLITIKE dhe VETERANE iluftes e nuke jam nji rrugaq qe bane hajgare me tema serioze. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

  13. #13

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    Per momentin po e la kompjuterin anashe. Edhe te falurat po ti pranoj . POR po gabone kur po thue qe kame qel konto te re vetem per kete tem me tu kundervye se une kam qen edhe ma heret ne ket forum pore jame larguer nji koh . E sa i perket kontributit per DRENIC kure te duashe i qelim letrate pore pa fyerje vetem me fakte. Jame i burgosur POLITIKE dhe VETERANE iluftes e nuke jam nji rrugaq qe bane hajgare me tema serioze. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    Përshëndetje dhe respekt kalja
    ( është dytësore kjo puna e kontos, sepse po e sheh edhe vetë tri postime i ke dhe të trijat në këtë temë)
    Që të mund të vazhdoj dialogun me ty, në mënyrë të kulturuar e në mënyrë paqësore, pasi po deklarohesh se je i burgosur politik dhe luftëtar, së pari kam dëshirë të di pozicionin tënd. Tashmë edhe ai miltianti më fanatik e ka kuptuar se se kemi dy krahë lufte:
    1. krahu i luftës ( njerëz që e kanë kryer me nder misionin e tyre dhe tash tash bëjnë një jetë modeste duke fituar kafshatën e gojën me djersën e vet, apo edhe të tillë që vuajnë edhe për kafshatën e gojës, pse jo janë edhe pa kulm mbi kokë ) dhe
    2. "Krahu i luftës" - njerëz që as vetë nuk dinë sa pasuri kanë e të tërën e ka fituar në mënyrën më të poshtër duke ia marrë nga goja kafshatën e bukës fëmijës së luftëtarit, me të cilin dje kanë qenë bashkë në vijën e frontit ( faktikisht këta kështu po deklarohen se unë për "krahun e luftës" jam i bindur se as armën nuk dinë ta përdorin) dhe pa fije turpi mbajnë dy tri banesa, shtëpi , vetura luksoze shkurt kanë një standard që ekonomia e kosovës nuk e përballon dot, një standard më të lartë se të shteteve më të zhvilluara të botës, ndërkaq Kosova renditet ndër shtetet më të varfra të botës, me mbi 40% të popullsisë që jetojnë në varfëri të skajshme.

    Nëse je krahu i mirfilltë i luftës, ju i keni shumë borxh këtij populli. Ka ardhur koha ta thoni të vërtetën, sepse askush nuk është duke i vrarë më shumë vlerat e luftës çlirimtaree sesa vetë "krahu i luftës".

    P.S. Seriozitetin e temës je i pari që e prishe vetë. Ky është një ditar i mbajtur nga një person që e ka përjetuar ngjarjen. Ti po të kishe kundërfakte thuaji, pse po heziton. Personi që ka mbajtur ditarin s'ka mundur të shkruaj se aty ishin Hashimi, Bilalli, Kurteshi, Mahmuti. Ajo ka shkruar ata që ka parë e që i kanë ndihmuar për t'ua bërë adetet të vrarëve. Ndoshta ty kjo po të pengon ( se aty duhej të ishte edhe një Hashim edhe një Mahmut.....)!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 25-03-2013 më 08:34
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Pershendetje Adem se pari po te tregoj qe ma pare kame pase shkrue si QELI 3 e nuke jane keto postimet e para te mijat . 1. Seriozitetin e keti postimi se kame prishe une pore AI<AJO qe e ka shkrue se kaqen dashte me korigjue pakez se na bari nuke hame e dime sa ka pasure KOMPJUTERA ate koh a sa jo po nejse . E sa i perkete fakteve une asgje skame mohue se gjdo respekte per FAMILJEN JASHARI pore ma vrajti syrin ai KOMPJUTER e sa i perket EMRAVE te hashimit e bilallit etj sume INTERESOJN.2 Sa i perkete per veten time po te tregoj qe une e kame krye ni misione te JETES SIME jetoj nga nji page 250e nuke jame prej SAHANLEPIRSVE pore e jetoj jeten time me familje e mendoj qe jame nga krahu i MIRFILLTE i LUFTES ne qoftese done diqka nga une tregom (se edhe trenine e kanpase zbulue REZALLA) e per qata mi vrajti syte KOMPJUTERI. FEJA E SHQIPTARITE ESHTE SHQIPTARIA.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar kalja për postimin:

    projekti21_dk (10-07-2020)

  16. #15

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga kalja Lexo Postimin
    Pershendetje Adem se pari po te tregoj qe ma pare kame pase shkrue si QELI 3 e nuke jane keto postimet e para te mijat . 1. Seriozitetin e keti postimi se kame prishe une pore AI<AJO qe e ka shkrue se kaqen dashte me korigjue pakez se na bari nuke hame e dime sa ka pasure KOMPJUTERA ate koh a sa jo po nejse . E sa i perkete fakteve une asgje skame mohue se gjdo respekte per FAMILJEN JASHARI pore ma vrajti syrin ai KOMPJUTER e sa i perket EMRAVE te hashimit e bilallit etj sume INTERESOJN.2 Sa i perkete per veten time po te tregoj qe une e kame krye ni misione te JETES SIME jetoj nga nji page 250e nuke jame prej SAHANLEPIRSVE pore e jetoj jeten time me familje e mendoj qe jame nga krahu i MIRFILLTE i LUFTES ne qoftese done diqka nga une tregom (se edhe trenine e kanpase zbulue REZALLA) e per qata mi vrajti syte KOMPJUTERI. FEJA E SHQIPTARITE ESHTE SHQIPTARIA.
    Unë përulem përpara teje ( dhe njerëzve sikur ti) me respektin më të madh.

    P.S. Megjithatë ka pasur kompjuter në atë kohë. Natyrisht që numëroheshin në gishta, por për të pasur ka pasur. Unë që në vitin 1993 kam shkruar me kompjuter ( ishte i markës "Komodore" dhe vihej në funksion me një kasetë magnetofoni ), bile ndoshta të kujtohet te Dulli ( Abdullah Tahiri ) i kemi bërë shkrimet për revistën "Trojet tona", që e nxirrte PNDSH-ja në Drenas. me inciale po t'i përmend edhe nja 2 a 3 të asaj kohe: A. Krasniqi, Këshilli për Financim ( kam shkruar edhe me kompjuter të tyre ), D. Gashi, Z. Miftari, B. Zogaj ( Komoran), etj. Besoj se në fundvitet e 90-ta do të ketë pasur shumë më shumë kompjuterë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 25-03-2013 më 22:13
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2013
    Postime
    16

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    ME respekt me keto te dhena te mijat desha vetem te tregoj qe se kame pasur me qellim te keq. Se na mundemi te bisedojm edhe per tema tjera sa te duash. FEJA E SHQIPTARITE ESHTE SHQIPTARIA.

  18. #17

    Për: Marsi i tmerrit dhe lemerisë – Marsi i heroizmit dhe krenarisë kombëtare

    Këtu e 21 vjet më parë...

    Citim Postuar më parë nga Gi de Masha Lexo Postimin


    Familja Jashari është shembulli më tipik, në gjithë rruzullin tokësor, rasti i veçantë i sakrificës së pashembullt dhe vetëflijimit heroik për lirinë e Atdheut.

    Plot 21 vite pas...

    Çuditërisht sot më doli gjumi me ëndrra të këqija ... Isha i detyruar të shkoja herët në shkollë. Gjatë përgatitjes dhe gjatë rrugës mendja më rrinte në atë ditë. Kujtoj atë ditë kur erdhi nëna e tha: More Adem a fëmija po luajnë me top ( futboll) se po nihen do "zhurma" sikur topi i futbollit bie me forcë në tokë... dhe kishte të drejtë nëna, sepse largësia e bënte që shpërthimeve të topave të vërtetë të gjasonte me "zhurmën" e topave të futbollit.

    Dola pastaj në qytet. U takova me ish mësuesin tim të çmuar, Adem Mulajn, i cili pas një kohe do të ishte komandanti im. E them për herë të parë se major Adem Mulaj ishte ai që më urdhëroi të mbetesha në Drenas ( seps do të ketë lëvizje të popullatës, ikja nga vatrat e luftës nga dhuna ), për t'u dalë ndihmë këtyre njerëzve duke u dhënë bukë, gjetur strehim e nevoja të tjera. Unë pastaj me gjithë shtabin e Shoqatës Humanitare Bëmirëse "Nënë Tereza", deri në bombardimet e NATO-s kemi qenë në krye të detyrës duke e kryer me përkushtim.

    Zakonisht nëpër ditë të mëdha thuhet "urime", por në këtë 21 vjetor, nuk po më vjen të them "urime", sic po shoh shumë veta ta thonë,... faktikisht e di, sepse po më duket sikur po them "urime tragjedia", por di të them:

    Lavdi, respekt deri në përkulje për familjen Jasharidhe të gjithë ata që ranë në këtë ditë fillimmarsi, të cilët për mua që të gjithë janë heronj!

    Lavdi dhe respekt për gjithë ata që i dolën zot Atdheut, që vunë nga një gur në murin e kalasë, të kalasë që quhet kosovë, e që bënë që sot ta gëzojmë këtë LIRI e cila na erdhi fal gjakut të derdhur të të rënëve!

    Por, në këtë ditë të shënuar, më vie edhe të mallkoj: Mallkuar qofshin gjithë ata që shkelin mbi gjakun e dëshmorëve!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar projekti21_dk për postimin:

    SERAFIM DILO (06-03-2019)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •