Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Spango me fiq

    Spango me fiq

    Edison Ypi

    Listat pėr deputetė Edi Rama vet’ i harton, vet’ i firmos, vet’ i vulos. Shumė mirė bėn. Se Edi Rama pėr tė bėrė listat nuk do pyesi ata qė mbanedison ypi rrotull. Ata qė mban rrotull Edi Ramės i duhen pėr tjetėr gjė, jo pėr tė bėrė lista. Por kjo nuk do tė thotė se ndonjė si unė nuk mund t’i japė Edi Ramės ndonjė kėshillė. Me tė vetmin qėllim tė lartė; Qė rrotacioni tė ndodhė, pluralizmi tė funksionojė, Partia Socialiste tė vijė nė pushtet, Edi Rama tė mbetet nė politikė.

    Nė zbatim tė sistemit zgjedhor proporcional, dihet kė do vėrė Edi Rama nė krye tė listave; Ata qė nė legjislaturėn e ardhėshme i duhen patjetėr deputetė. Qė janė tė vjetėrit, parellinjtė, nomenklaturistėt, ēunat e oficerave, nostalgjikėt, komsomolasit etj. Dhe nė fund tė listave emrat qė edhe po s’u bėnė deputetė Ramės s’i prishet ndonjė punė, qė janė, tė rinjtė, fukarenjtė, femrat etj.

    Njė princip i tillė i tė bėrit listė deputetėsh ky, qė duket qartaz se ėshtė i gabuar pėr tė arritur fitore.

    Sepse, emrat nė krye tė listės, duke e pasur tė sigurtė fitoren, po nisėn tė japin gjatė fushatės ndonjė kontribut elektoral do tu duket vetja si hyzmeqarė tė atyre tė parėndėsishmėve tė fundit tė listės, dhe tė ndodhur nė kėto pozita deri ditėn e zgjedhjeve vetvetiu do j’a kėrrcasin gjumit mbi dafina.

    Me zero shpresė pėr tu bėrė deputetė edhe si emra edhe si renditje liste, po ashtu gjumit do t’ja fusin edhe emrat nė fund tė listės, mbetur tė pamotivuar nė mėshirė tė Allahut nė mes tė shkretėtirės pasi i kanė pirė tė gjitha rezervat e ujit.

    E ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, me vetėm pak emra plotėsisht tė sigurtė dhe tė gjithė tė tjerėt aspak tė sigurtė, lista e Ramės do jetė njė listė tė pamotivuarish qė presin duarlidhur me sytė nga qielli t’i votojė populli pa asnjė hapėsirė pėr iniciativė, pa pėrveshje llėrėsh, pa asnjė hov, asnjė inspirim, pra njė listė humbėse.

    Por me pak guxim, fantazi, dhe pak aventurė, mjete kėto qė pėr Edi Ramėn nuk ėshtė se janė tė panjohura, ky rrezik mund tė evitohet. Kjo mund tė arrihet duke vėnė nė zbatim sugjerimin t’im prej tė cilit Edi Ramės dhe Partisė Socialiste do t’i vinin tė mira tė mėdha.

    Ideja ėshtė e thjeshtė.

    Pėrfytyro Ramėn si njė nga ata djemtė e fshatrave qė dalin anės udhės duke mbajtur nė njėrėn dorė njė spango me fiq tė thatė qė varet teposhtė, me dorėn tjetėr duke ftuar blerėsit. Ēfarė duhet tė bėjė Rama ėshtė t’i ndėrrojė duart. Me dorėn qė grishte blerėsit tė kapi spangon e vargut tė fiqve tė thatė nga poshtė dhe ta ngrerė lart. Me dorėn qė mbante spangon tė ftojė kalimtarėt t’ja blejnė fiqtė e thatė. Nė kėtė mėnyrė, spangoja bashkė me fiqtė e thatė do pėrmbysen. Fiku i fundit do bėhet fik i parė, fiku i parė do bėhet fik i fundit. I vetmi fik i thatė qė nuk do ēvendoset por vetėm do rrotullohet do jetė fiku i mesit.

    Konkretisht,

    Majko tė vihet nė fund tė listės sė Korēės. Aty ku Edi Ramės j’a merr mendja se ėshtė kufiri nėn tė cilin Partia Socialiste nuk bie. Nė kėto rrethana paksa tė sikletshme pėr Majkon tė cilit do t’i bjerė tė jetė i 10-i nė listė, do t’i vijė pakėz thartė. Por kur ta mbledhi veten dhe tė kuptojė se kjo ndėrkallje emrash tė listės sė Korēės nuk ėshtė llomotitje nga ato qė Majkua bėn rėndom para kamerave por urdhėr i Kryetarit, do ta mbledhi veten dhe do t’i futet menjėherė punės. Me pamje prej babaxhani populist, shpinėn pakėz tė kėrrusur nga pesha e halleve tė popullit pėr tė cilin popull jep dhe jetėn po tė jetė nevoja, pallto gub si pallto byroisti qė po vete mendueshėm nė mbledhjen ku do vendoset pėr pushkatimin e shokėve, do niset Majkua nėpėr fshatrat e Mokrės ku ka goxha reputacion. Atje, duke ua ngritur gorarėve mishin kokėrr me retorikė bullgare do t’i bindi banorėt e Lozhanit dhe tė Strelcės tė votojnė pėr Partinė Socialiste. Kjo punė do ta mbushi Majkon me krenari se do t’i heqė mallin e leximit tė librave tė kurvit pėr udhėheqsin qė duhet tė jetė i pari nė sakrifica dhe i fundit nė pretendime etj. etj.

    Nga ana tjetėr, pasi lista tė jetė blinduar nga poshtė me shule Majkon, betonimi i kreut tė listės nga lart me njė emėr sa dinjitoz dhe energjik tė bėhet me Olta Xhaēkėn. Olta, e gjendur befas nė krye tė listės, do lumturohet aq tepėr nga kjo e papritur qė i erdhi si rrufe nė qiell tė kaltėr, sa edhe ajo njėsoj si Majkua do t’i futet menjėherė punės sqaruese dhe bindėse me elektoratin fshat-mė-fshat duke nisur nga Belortaja, Plasa, Pojani, Kreshpanji i fasuleve kokėrrmėdhaja, Zvezda, e me rradhė.

    Nė kėtė mėnyrė kjo listė nga e vdekur gjallėrohet menjėherė.

    Po ashtu nė Shkodėr. Ku nė krye tė listės tė vihet urgjent ajo qė e meriton; Keti Bazhdari. Me tė marrė vesh kėtė renditje tė re tė emrave tė listės Keti, kjo kometė qiellore qė tė pėrndjekurve j’u faneps papritur mbi qiellin e tyre tė zi pėr tu ndriēuar udhėn e skėterrshme, me tė gjitha energjitė dhe mundėsitė e veta do t’i futet menjėherė punės nė favor tė njė fitoreje sa mė tė thellė tė Partisė Socialiste nė Shkodėr. Tingėllon pak si paradoks qė njė e pėrndjekur nė shtėpinė e sė cilės kur ishte e vogėl po tė dėgjojė Radio Tiranėn haje shpullė. Po hajt mo, nuk mund tė mos e respektojmė zgjedhjen politike tė njė intelektualeje sa biznesmene dhe bukuroshe si Keti Bazhdari. Pra nė krye tė listės sė Shkodrės Keti Bazhdari. Nė fund tė asaj liste, ai tė cilit fundi i pėrket, Tom Doshi. Kur ta marri vesh kėtė haber, Toma do pėrjetojė njė rrėnqethje tė paprovuar kurrė mė parė, njė shock elektrostatik 220 mijė volt. Qė do vazhdojė vetėm njė ēast pa asnjė rrezik pėr jetėn e Tomės. Me tė marrė veten nga ēudia e ēastit Toma do t’i futet menjėherė hesapeve. Se puna e Tomės hesapet janė. Pasi t’i bėjė hesapet, Toma do bindet pėrfundimisht se emri i tij nė fund tė listės sė Shkodrės nuk ėshtė aspak si i vajti mendja pėr ters nė fillim, nė tė mirė tė Keti Bazhdarit, por nė tė mirė tė vitalizimit tė krejt listės, qė tė vihen tė gjithė nė lėvizje pėr tė dhėnė ndonjė kontribut e tė mos bien nė vetkėnaqėsi mikroborgjeze, por sidomos nė tė mirė tė vet’ Tomės i cili nga njė Parti Socialiste nė opozitė s’ka mė ē’pret.

    Nėqoftėse pėr ata qė thelbet e mesazheve i kapin me vėshtirėsi kėta dy shembuj nuk mjaftojnė, ja dhe njė i tretė.

    Qė Edi Rama ta vėri emrin e vet nė krye tė listės sė Tiranės, ėshtė mė e sigurtė se kakarisja e gjelit nė mėngjez. Ama nė vend tė dytė tė verė patjetėr atė qė e meriton, Milena Hariton. Milena, si shkencėtare dhe denbabaden qytetare qė ėshtė, do kuptojė menjėherė efektin ēudibėrės tė kėsaj lėvizje tė beftė, dhe sakaq do t’i futet punės bindėse me elektoratin kryeqytetas.

    Nė fund tė listės sė Tiranės, e kush tjetėr nėse jo ai qė e ka mė tė sigurtė se kushdo tjetėr bėrjen deputet, Taulant Balla. Me gjithato akuza qė ka bėrė pėr qeverinė dhe gjithatė nam qė ka fituar Balla nė popull, populli kurvist i Tiranės do hajė dhe’ me dhėmbė derisa ta bėjė Taulantin deputet. Dhe po u bė deputet i fundit fik i spangos, vetvetiu do bėhen deputetė gjithė tė tjerėt.

    Ky ishte sugjerimi. Dhe kėta ishin shembujt. Unė t’imen e bėra. Nga Rama nuk pres falenderim tė drejtpėrdrejtė. Dua falenderim tė tėrthortė pėrmes zbatimit tė kėtij sugjerimi shpėtimtar. Tė cilin, po nuk e zbatoi, pak mė vonė, do t’i ngrenė njė kėngė, vargu i fundit i sė cilės do jetė,

    Fiqtė i hėngre, spangon e pėshty

    http://www.mapo.al/2013/03/04/spango-me-fiq/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Spango me fiq

    po ku je mo xhu..

    si thua ti me ate tenden..
    kush fiton kte radhe.. berisha apo edvini..?

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: Spango me fiq

    me intervisten e fundit te Rames ne Opinion, m'u kujtuan ata nxenesit e dobet, gati ngeles.. qe pasi mesuesja u ka bere qefin ne shkrim apo ne ndonje lende tjeter, fillojne te mendojne se jane zheni.. edhe enderrojne te jene te paret e klases qe diten qe vjen...

    Rama kishte bere goxha pergatitje, dukej qe e ka me deshire te madhe te fitoje. po deshira nuk eshte gjithcka.

    per tre ligjet njhere nuk e tha e nuk e tha arsyen se perse nuk i voton..


    Mendoj se Berisha deri tani ka nje distance shume te madhe perpara nga cdo politikan tjeter ne Shq. dhe i ka te gjitha shancet per te fituar edhe nje mandat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 04-03-2013 mė 18:41
    What goes around---comes around

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Spango me fiq

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Edison Ypi thote
    Listat pėr deputetė Edi Rama vet’ i harton, vet’ i firmos, vet’ i vulos. Shumė mirė bėn. Se Edi Rama pėr tė bėrė listat nuk do pyesi ata qė mban Edison Ypi rrotull

    -Ashtu eshte korrekt,ka llogjike,pse do pyesi Rama grupin dhe shoqerine e Edison Ypit qe jane te gjithe anti-socialiste?
    Edison Ypi thote
    Njė listė tė pamotivuarish qė presin duarlidhur me sytė nga qielli t’i votojė populli pa asnjė hapėsirė pėr iniciativė, pa pėrveshje llėrėsh, pa asnjė hov, asnjė inspirim, pra njė listė humbėse.
    -Nje liste te pamotivuarish?
    Se pari,keto individe do financohen ne para
    nga fondet e kontributeve per fushaten elektorale
    dhe paraja e madhe te motivon,stimulon,
    te ben te zgjuar,te ben trim,te ben shenjtor etj.
    Faktori i dyte eshte se duke qene te njohur si persona ato kane shpresa te marrin
    votat ne zonat qe perfaqsojne dhe behen deputete.
    Shpresat per tu bere deputete do i motivojne per tu bere shume aktive dhe agresive ne propagande gjate fushates


    retorikė bullgare= cfar do me thene retorike bullgare?
    ------
    Edison Ypi thote
    Kjo punė do ta mbushi Majkon me krenari se do t’i heqė mallin e leximit tė librave tė kurvit pėr udhėheqsin qė duhet tė jetė i pari nė sakrifica dhe i fundit nė pretendime


    -Duket qe edhe ti Edison Ypi i ke lexuar librat e Hoxhes.Pse hedh kunja per politikanet e tjere kur ato libra i ke lexuar vete?
    ----
    Edison Ypi thote
    Kakarisja e gjelit nė mėngjez

    -Gjeli nuk kakaris,pula kakaris
    Gjeli zgjon robt ne mengjez me
    kikikikiiiikuuuuu.Gjeli ben kikikiku dhe jo kakaka lol
    ===
    Edison Ypi thote:
    Populli kurvist i Tiranės
    -Shpresoj qe qytetaret e revoltuar te Tiranes
    nga ky epitet ta gjujne Ypin me veze,ca grushta dhe shkelma nuk perjashtohen
    Gjithshka varet nga programi i PS-se dhe oratoria e perfaqsusve ne liste
    Varet se si ato do e prezntojne programin ne popull
    Programi se cfare ofron per popullin dhe oratoria e kandidateve ne liste kushtezon humbje apo fitore
    dhe jo budalleqet e vargut te fiqve.
    Nqs programi eshte me shume premtime dhe i pershtatet interesave dhe nevojave jetike te popullit,atehere populli me ate besimin naiv do ja jape voten socialisteve.
    Eksperienca historikisht kete ka treguar qe programi roze dhe oratoria me fjale te bukura dhe te embla merr votat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 04-03-2013 mė 19:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Spango me fiq

    Ky Edison Ypi personalisht alergji me krijon ,nga ajo koha e emisionit Zip


    https://www.youtube.com/watch?featur...v=3zYAer_jkco#!

    Sorkadhja!
    Hidhi nje sy njehere,sepse Marinit s'ia ndien fort per Rame e Sali.
    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Tema,,,,,

    Me kujtohet Station dikur ka thene

    Kesaj i thojne te kesh dy ,,,,,,,,
    Nje ta mbash e nje te cash

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •