Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    2 Mars, 2013 | Kategoria: Aktualitet | U postua nga: T.O


    Inspektorët: Kemi kontrolluar 178 furra, ka probleme me higjienën

    Pas alarmit për qumështin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një kontroll të imtësishëm edhe ndaj furrave të bukës, pasi dyshohet se bukës së zezë i hidhet ngjyrues. Nga 570 furrat e bukës që ndodhen aktualisht në kryeqytet, kontrollet e deritanishme janë shtrirë në 170 prej tyre, dhe deri më tani nuk kanë rezultuar raste të bukës me ngjyrues. Probleme ka pasur thonë inspektorët e AKU-së, por kanë qenë probleme që lidhen me mungesën e higjienës dhe të ambalazhit, ndërsa për rastet e përdorimit të ngjyruesit te buka e zezë, inspektorët nuk e pohojnë, por as e mohojnë faktin që mund të ketë raste të tilla. Në mbyllje të kontrolleve pritet të ketë një raport më të detajuar të situatës.
    Kontrollet
    Aty ku janë konstatuar probleme, AKU ka marrë masa duke vendosur gjoba që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë, por krahas gjobave ka pasur edhe paralajmërime për mbyllje të subjekteve. “Ka pasur probleme dhe vazhdojnë të jenë. Nga higjiena në përgjithësi, nga ambientet e kufizuara, ambalazhi që përdoret për bukën etj. Janë një listë me probleme por këto janë kryesoret. Ka pasur më shumë pezullime në rastin e higjienës. Kemi aplikuar mënyrën e të shkatërruarit të ambalazhit dhe vendosje gjobash”, tha dje për mediat inspektorja e AKU-së, Flutura Nuredini.
    Shoqata
    Inspektorët sigurojnë konsumatorin se mielli që përdoret aktualisht nga furrat e bukës është pa ngjyrues, megjithatë kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha njësitë e prodhimit dhe tregtimit. Pak kohë më parë Shoqata e Prodhuesve të Bukës ngriti shqetësimin se ka shumë subjekte që tregtojnë bukë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në periferi, të cilat nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.
    Ankesat
    Në vitin 2012, Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit mori në shqyrtim 4 mijë ankesa nga e gjithë Shqipëria. Vetëm në muajin janar u regjistruan 137 ankesa. Natyra e ankesave është kryesisht për cilësinë e lëndës së parë të drithërave, kushtet e magazinimit apo ruajtjes, kushtet higjeno-sanitare, rreziqet mikrobiologjike, ambalazhimi, tepricë ngjyruesish apo pesticidesh si dhe përdorimi i ujit të papastër (ujë pusi) që përdoret për të prodhuar brumin e bukës.
    Ngjyruesit
    Shqetësimi për ngjyruesit te buka e zezë është ngritur në media nga specialistë të ndryshëm të cilët janë marrë me studimin e bukës. “Ngjyrues që vijnë në rrugë të panjohura bëjnë pjesë në atë që quhet bukë e zezë. Këta pigmente i shtojnë bukës jo vetëm ngjyrën, por dhe volumin. Realisht këta ngjyrues nuk janë të dëmshëm në rast se përdoren me kriter. Teprimi i saj ndikon negativisht në shëndet duke çuar në dhimbje dhe fryrje barku, temperaturë dhe ndërlikime të tjera,” ka thënë në media Islam Cani, kryetar i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas tij e gjithë kjo situatë vjen për shkak të konkurrencës së egër që kanë prodhuesit e bukës midis tyre
    Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    http://www.tiranaobserver.al/2013/03...rat-e-tiranes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    Furrat e bukes(dyqanet e shitjes se bukes) nuk e bejne buken vete por e shesin ashtu si u vjen.
    Problemi eshte te prodhusi,kush nga fabrikat e prodhon dhe e shperndan buken neper dyqane.
    Te keto fabrika buke dhe fabrika te tjera ushqimesh duhet te behet kontroll cdo dite dhe inspektohen
    kushtet sanitare brenda ne fabrike.Ambjenti brenda duhet te jete ekstremisht i paster,
    njelloj si ne salla operacioni ne spital,te sterilizuara cep e ne cep
    dhe me aparate ku te kontrollohet dhe korigjohet lageshtia ajrore automatikisht.Lendet e para qe hyjne ne fabrike
    duhet te jene te shoqeruara me certifikate cilesie si produkt dhe certifikate sanitare
    qe jane te pastra dhe te sigurta per perdorim.Certifikatat do leshohen vetem nga laboratori i shendetsise
    te bashkise te atij qyteti nga e ka origjinen nje material ose produkt ushqimor.
    Kjo eshte shume kritike pasi popullata e perdor buken cdo dite.E njejta gje per fabrika te tjera ushqimore.
    Kontrollohen lendet,materialet qe perdoren per prodhim,cilesia e ujit qe perdoret ne prodhim,cilesia e produktit te prodhuar dhe amballazhi.
    Te vihen gjoba te renda per fabrika qe perdorin materiale te infektuara me ngarkese mikrobike,materiale te skaduara,me kushte higjenike shume te dobeta
    dhe neglizhence ne amballazhim dhe ndjekjen strikt te proceseve teknologjike.
    Eshte faji dhe pergjegjsia e agjensise se kontrollit te ushqimit(AKU) qe nuk ka kontroll ne situaten
    Detyra e tyre eshte te parandalojne skandale te tilla qe te mos ndodhin,pasi infeksione te bukes me uje te dyshimte,ngjyrusa ne doza te larta mund te
    coje ne epidemi ne mase,ne semundje me pasoja per mijra banore....
    AKU duhet te vendose standardet per prodhusat shitesat dhe ushtroje kontroll CDO DITE me inspektoret e vet se si zbatohen procedurat e prodhimit.Vetem kontrolli i forte parandalon skandale te tilla.
    Me llafe nuk behet asgje,nuk ka ndergjegje dhe bota e biznesit eshte e mbushur me kruks,batakcinj te paskrupull,Inspektori duhet te shkoje cdo dite ne fabrike dhe kontrolloje evrithing.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-03-2013 më 20:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    jo vetem kaq, por shume furra buke te lagja ime, i ambalazhojne me qese plastike buken, gje e cila eshte e ndaluar me ligj ketu e 1 vit.
    mire qe ka edhe ndonje furre tek tuk te ndergjegjshem qe shesin buke me standarte dhe e paketojne ne qese ekologjike. se popullata nuk reagon fare.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    Edhe ketu ne USA ne qese plastike i amballazhojne buket.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Edhe ketu ne USA ne qese plastike i amballazhojne buket.
    ne shqiperi ka nje vit qe eshte ndaluar qesja plastike.

    Emri:  00-plastic-bags.jpg

Shikime: 1039

Madhësia:  36.7 KB


    vetem keto lejohen:

    Emri:  brown paper bread bag.jpg

Shikime: 845

Madhësia:  48.8 KB
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Buka me ngjyrues, AKU nis kontrollet në furrat e Tiranës

    Qeskat plastike nuk garantojne ne mbrojtjen e bukes nga myku.
    Buka mund te infektohet me myk nqs qeska me buke lihet ne tavoline
    dhe qeska kapet ,goditet direkt nga rrezet e diellit.
    Ajo qe ndodh eshte qe brenda qeskes rritet temperatura dhe formohet avull
    krijohet lageshti qe i kalon tulit te bukes dhe krijohet myku,ku pjesa me e madhe e tij eshte e padukshme me sy te lire.
    Me kalimin e 1 ,2 diteve myku si koloni intensifikohet merr ngjyre gri te erret dhe duket me sy te lire ne buke.
    Ai myk eshte shume i rrezikshem dhe buka menjehere duhet te hidhet ne plera komplet.
    Buka ne qeske plastike duhet mbajtur jo e ekspozuar ndaj rrezeve te diellit as afer sobave furrave elektrike.
    Buka mire eshte te mbahet ne kanistra buke me thurje.
    Buka kur del nga fabrika dhe shkon ne dyqan ka ne perberjen e vet elemente prezervative si acid askorbik dhe sodium benzoat
    qe e mbrojne buken nga myku dhe prishja dhe i ruajne aromen dhe freskine bukes,por nuk garantojne qe do e mbrojne buken gjithe kohen.
    Ja perse ato vejne edhe date skadence qe tregon edhe nje afat se sa do rezistoje freskia dhe cilesite ushqyse te bukes.
    Nqs konsumatori nuk tregon kujdes,buka mund te prishet edhe per dy dite.
    Po te ruhet mire ne ambjente te erreta pa lageshti dhe te fresketa buka zgjat 10 dite.
    Amballazhi ne leter eshte me i mire se sa ai plastik pasi nuk ka shance te krijohet avull brenda
    qeskes se letres,ambjenti brenda eshte i thate,por buka mund te thahet nje cike,humb lageshtine e vet
    dhe rreziku per infeksion myku eshte zero.
    Ne buket ne qeska plastike qeska e ruan buken te bute por ekziston rreziku i larte i krijimit te mykut brenda qeskes
    si pasoje e krijimit te avullit ne pjesen e brendshme te qeskes qe eshte ne kontakt me buken.
    Kurre nuk duhen futur feta buke ne frigorifer per ruajtje pasi rreziku per infeksion te bukes me myk te padukshem eshte i larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 03-03-2013 më 21:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •