-
Kristo Kono
Kristo Kono
Shko te: navigacion, kėrko
Kristo Kono
Lindi mė:
22 janar 1907
Lindi nė:
Korēė
Vdiq mė:
22 janar 1991
Vdiq nė:
Korēė
Kombėsia:
shqiptar
Profesioni:
kompozitor
Kristo Kono u lind nė Korēė mė 22 janar 1907. Qė i vogėl bie nė kontakt me muzikėn dhe me shoqėritė kulturore tė qytetit. Ishin pikėrisht kėto shoqėri ku Kristo Kono mori njohuritė e para muzikore dhe i pėrforcuan dėshirėn dhe pasionin pėr muzikėn. Fare i ri mori pjesė nė bandėn muzikore tė qytetit, ku mėsoi ti binte klarinetės.
Krijimtarinė e tij muzikore e filloi qysh nė vitet 20 me kėngė e pjesė tė vogla instrumentale. Nė vitin 1927 Kono shkon pėr studime nė Itali, ku studioi pėr drejtues orkestre. Gjatė kohės sė studimeve nė Itali 1927-1932, u pajis me elementet thelbėsorė tė kompozicionit, si edhe shkruan kėngėt e para, mbėshtetur nė frymėn popullore tė kėngės qytetare korēare. Me t'u kthyer nė atdhe Kristoja, qė nė kontaktin e parė me publikun korēar, ku ai u paraqit si kompozitor, nė njė koncert tė shoqėrisė kulturore Skėnderbeu, nė shtator 1932, fitoi admirimin e publikut dhe shumė shpejt u bė i njohur me krijimtarinė e tij. Emėrohet mėsues muzike nė liceun e Korēės, ku pėrveē anės pedagogjike, Kristo Kono pėrgatiti edhe grupin artistik tė liceut. Nė tė njėjtėn kohė nisi punėn me korin e mirėnjohur artistik Lira, si edhe mori nė dorė bandėn e qytetit. Njė aspekt tjetėr i punės sė Konos ishte mbledhja dhe pėrpunimi pėr kor i shumė kėngėve popullore, duke iu dhėnė atyre cilėsi dhe vlera tė reja kombėtare. Fryt i studimeve dhe hulumtimit mbi motivet popullore ka qenė edhe kompozimi prej tij i dy rapsodive korale.
Pushtimi fashist solli shkatėrrimin e vlerave kulturore dhe shpėrbėrjen e shumė shoqėrive kulturore korēare, pėr rrjedhojė edhe krijimtaria e Konos ėshtė mė e pakėt. Gjatė kėsaj kohe vlen tė pėrmendet kompozimi i Rapsodisė shqiptare nr.1, qė u ekzekutua me sukses tė madh nė Tiranė mė 28 Nėntor 1942. Pas ēlirimit tė vendit veprimtaria krijuese artistike e Konos njohu pėrmasa tė reja, muzika e tij u ekzekutua nga orkestra e ansamble profesioniste, u transmetua nga radio, u inēizua nėpėr pllaka e u botua nėpėr libra. I frytshėm ka qenė bashkėpunimi i Konos me kėngėtaren e mirėnjohur Tefta Tashko Koēo e cila nga krijimtaria e Konos interpretoi me shumė sukses kėngėt; Kur mė vjen burri nga stani, Fol e qesh moj sylarushe, Fryn veriu nė Mal tė Thatė etj.
Nė 20 vjet krijimtari 1945-1965, pėrfshihen njė numėr i madh krijimesh, me njė llojshmėri tė madhe gjinish. Ajo qė e bėri tė njohur ishte kompozimi i veprave tė mėdha vokale-instrumentale, tė pėrmasave tė mėdha; poemat, kantatat. Ato ishin nga tė parat nė llojin e tyre, nga mė tė njohurat pėrmendim: poemat vokale-instrumetale Borova, Labėria, kantata Malli pėr atdhe. Nė veprat koncertale-instrumentale pėrmendim Fantazi shqiptare, Valle shqiptare, fantazia Mezhgorani, poema pėr orkestėr Bredhat e Drenovės etj. Kristo Kono shkroi shumė pjesė instrumentale tė formacioneve tė ndryshme, qė nga suita pėr orkestėr, pjesė pėr ansambėl, flaut, oboe, violinė, piano, klarinetė, etj. Ka meritėn se kompozoi operetėn Agimi nė vitin 1954, e cila i hapi rrugėn zhvillimit tė operas nė vendin tonė. Pas kėsaj kompozoi edhe dy opereta tė tjera Sė bashku jeta ėshtė e bukur mė 1957 dhe Brigadierja mė 1968. Kryevepra e Kristo Konos ishte opera Lulja e kujtimit" nė nėntor 1961, e cila u dha disa herė edhe nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit.
Nė vitin 1961 Kristo Konos iu dha titulli Artist i popullit. Kono mbylli sytė nė Korēė mė 22 janar 1991.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt