Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Disa elementë radikalë islamë, të mbështetur me miliona dollarë nga shoqata dhe fondacione arabo-islamike tentuan të marrin nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptarë. Kjo tentativë e dështuar në fillimin e vitit 1998, e shpëtoi vendin nga një kërcënim serioz që i kanosej prej fraksioneve fondamentaliste islame.Ish-drejtor i SHIK-ut për Qarkun e Elbasanit gjatë viteve 1997-1999, dhe më pas Drejtor i Policisë Kriminale në Ministrinë e Brendëshme, Shala hedh dritë mbi zhvillimet e vrullshme që trazuan besimin tradicional islam në Shqipërinë e pas viteve ’90.

    Si erdhën në Shqipëri shoqatat dhe fondacionet nga vendet arabe?
    Shëmbja e komunizmit në Shqipëri erdhi pak më vonë se zhvillimet demokratike në vendet e tjera të Lindjes. Komunitetet fetare ishin goditur në pronat e tyre, u ishin shëmbur objektet e kultit dhe klerikët ose ishin vrarë ose ishin burgosur gjatë diktaturës komuniste. Këto zhvillime krijuan një vakum të madh te besimtarët shqiptarë. Kërkohej ndihmë për rimëkëmbjen e objekteve të kultit, por kërkoheshin dhe kuadro fetarë pasi situata në atë kohë ishte mjaft më e keqe se në vendet e tjera. Qindra klerikë myslimanë vdiqën në burgje, pronat e komunitetit u sekuestruan, u tjetërsuan apo dh u transformuan. Hapja e vendit dhe lejimi i besimeve fetare, i gjeti besimtarët myslimanë, ata katolikë, ortodoks dhe bektashi në një terren mjaft të pafavorshëm. Ata kishin nevojë për të financuar ndërtimin e objekteve të kultit, për të paguar pagat e atyre drejtuesve fetarë që i mbijetuan komunizmit, të cilët ishin në një moshë shumë të thyer. Ky ishte ambjenti që nxiti organizata të ndryshme nga bota Arabe, organizata Katolike apo Ortodokse të sulen për të ndihmuar në ringritjen e fesë në Shqipëri. Por me ardhjen e kësaj ndihme, financuesit vunë dhe disa kushtëzime. Veprimtaria e tyre nuk ishte totalisht e dëmshme, por disa nga këto organizata luajtën një rol negativ. Një pjesë e madhe e tyre financuan ndërtimin e objekteve të kultit për komunitetin musliman, atë ortodoks dhe katolik.
    Ky fenomen ndodhi vetëm në Shqipëri?
    Ky fenomen ndodhi afërsisht në të njëjtën kohë edhe në Bosnje. Madje atje hapat e para ishin hedhur qysh në kohën e komunizmit, në vitet 1985-1986. Duke qene se Bosnja kishte një popullsi myslimane dhe ish-Jugosllavia ishte më liberale, ata kishin krijuar disa lidhje me botën arabe dhe një pjesë të kuadrove fetare i përgatisnin atje. Në Bosnjë bashkë me ndihmat nga arabo-myslimanët filluan të futeshin edhe rrymat radikale fetare, si vehabizmi dhe salafizmi. Kjo ndodhi në Maqedoni, në Bullgari, ku kishte afro 2 milionë myslimanë dhe sidomos në ish-republikat Sovjetike në Kau-kaz e Rusi. Fakt ky që dëshmon se nuk ishte vetëm fenomen shqiptar.
    Si penetruan në Shqipëri shoqatat arabe që praktikonin një Islam radikal, ndryshe nga ai që ishte praktikuar prej shekujsh këtu?
    Pati një specifikë të veçantë. Mes mjaft organizatave që erdhën nga vendet e Gjirit Persik, disa ishin të infiltruara dhe përfaqësonin fraksione ekstremiste në Islam. Këto organizata synuan që këtë ideollogji islame ekstremiste, ta përhapnin dhe në Shqipëri. Duhet të kemi parasysh se feja islame në Shqipëri erdhi gjatë pushtimit turk, siç erdhi dhe në disa vende të tjera të Ballkanit, apo disa vende të Lindjes gjatë invazionit të osmanëllinjëve. Duke qenë se kaluan 500 vjetë, Islami në Shqipëri dhe Ballkan mori pamjen dhe fizionominë e një myslimanizmi autokton dhe i ndryshëm nga Islami që praktikohej në vendet Arabe. Ky u përshtat e u bë një Islam i pranueshëm nga evropianët, një Islam tolerant, ndryshe nga tendenca që po përpiqeshin të fusnin disa rryma fraksioniste Islame në botën Arabe. Pra ta radikalizonin besimin Islam. Në këto rrethana dhe duke përfituar nga hapja e kufijëve shumë shoqata arabe hynë në Shqipëri, por jo të gjitha luajtën një rol pozitiv. Problemi ishte se agjensitë ligjzbatuese ishin të papërgatitura dhe shumë pak i njihnin këto fenomene. Komunitetet fetare ishin të mbytura nga varfëria dhe gjithkush që vinte nga jashtë, shihej si perëndia, që mund të sillte një ndihmë, një donacion, apo mund të ndërtonte një objekt kulti. Pra pati një zemërgjerësi në pritjen e tyre pa dallim, gjë të cilën ata e shfrytëzuan për të futur në Shqipëri ato që nuk duheshin futur. Pra për të deportuar në këto shoqata, njerëzit e tyre.
    Cilat ishin problemet që sollën disa prej misionarëve fetarë nga bota Arabe?
    Ata dhanë ndihma ngritën objekte kulti, por një pjesë e ndihmave të tyre ishin të kushtëzuara nga pas. Jepej një ndihmë për ndërtimin e një xhamie, por kërkonin që imam në këtë xhami të caktohej një njeri i tyre, që përfaqësonte të njëjtën rrymë. Ose jepnin pensione për jetimët, që ishin të domosdoshme për fëmijët shqiptarë në atë gjëndje të mjeruar që ndodhej vendi, por kërkonin që këta jetimë të merrnin pjesë në kurset fetare. Në këto kurse nuk predikohej varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte një Islam tolerant, por praktikoheshin pikërisht ato rryma të Islamit që ishin të huaja për besimtarët shqiptarë. Vehabizmi apo vehabo-salafizmi është një rrymë që ndodhet në pushtet në Arabinë Saudite, ka qenë në pushtet prej shekujsh dhe vazhdon të jetë në pushtet edhe sot. Ata kane patur në vazhdimësi synim përhapjen e kesaj rryme në vendet e Ballkanit. Me hapjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ata menjëherë hodhen hapat për ta përhapur pikërisht këtë ideologji dhe këtë rrymë fetare. Nuk është antiligjore të jesh vehabit, por tradita shqiptare ishte ndryshe nga kultura fetare që po sillnin këto shoqata të financuara nga bota Arabe. Në atë kohë në vendet arabe operonin disa organizata, të cilat ishin të identifikuara si organizata terroriste duke filluar që nga Xhihadi Islamik Egjiptian, Grupi Islamik Egjiptian, Fronti i Shpëtimit Islamik Algjerian, Grupi i Armatosur Islamik Algjerian apo krahu politik i tyre, siç ishte Vëllazëria Myslimane, të cilat këtë hapje të vendeve ish-komuniste e shfrytëzuan për të depërtuan dhe nisën masivisht të deportojnë.
    A u rrezikua siguria kombëtare nga futja e këtyre rrymave fetare?
    Të futesh në këto kushte, duke investuar në brezin e ri është një kërcënim i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të çdo vendi, të paktën për vendin tonë, i cili ka shumë specifika krahasuar me vendet e tjera. Kjo për shkak se ndryshe nga grekët, serbët apo malazezët, që kanë si bazë të identitetit kombëtar, besimin fetar, shqiptarët nuk e kanë të ngritur identitetin kombëtar mbi besimin fetar. Baza e identitetit kombëtar të shqiptarëve është gjuha, kultura dhe tradita. Sepse në themel janë katër besime fetare. Nëse identiteti jonë kombëtar do të identifikohej thjeshtë mbi besimin fetar, kjo do të ishte një vetëvrasje për shqiptarët, për shkak se do të kishte një rivalitet të ashpër mes besimeve fetare. Përhapja e vehabizmit që nisi të shtrijë rrënjë në atë kohë në vend, ishte dhe është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Vehabizmi dhe Salafizmi godasin identitetin tonë kombëtar dhe janë të rrezikshme dhe për demokracinë shqiptare, pasi ato janë rryma në Islam që nuk e pranojnë një rend demokratik. Për ta shteti duhet të jetë i bazuar mbi ligjet e shenjta. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me besimtarët myslimanë shqiptarë dhe as me shqiptarët si komb.
    Çfarë veprimesh ndërmorën për tia arritur qëllimit?
    Veprimtaria e tyre ka qenë shumë e ethshme sidmos pas viteve 1997-1998. Ata patën një aktivitet të gjithëanshëm pasi investimet që kishin kryer po jepnin rezultat. Kishin ndërtuar goxha objekte të kultit, dhe në këto objekte vendosën njerëzit e tyre, të cilët kryen studimet jashtë dhe ishin kthyer në vend. Pra ata i kishin përgatitur kuadrot që u nevojiteshin. Në vitin 1998, nuk më kujtohet me saktësi muaji, ata bën një tentativë për ta futur nën kontroll Komunitetin Mysliman Shqiptar. Synuan të mënjanonin nga drejtimi ata që i quanin „garda e vjetër”, por që për mua ishin njerëz patriotë, pavarsisht nga problemet që kishin tejkaluar gjatë rregjimit komunist. Këta drejtues të lartë e mbrojtën me mish e shpirt Komunitetin Mysliman nga depërtimi i rrymave dhe elementëve ekstremistë islamikë. Janë hedhur miliona dollarë që ky grup arabo-islamikësh të fuste në dorë drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nëse do tia arrinin, ky akt do të ishte një fatkeqësi kombëtare. Por ishte sinjalizimi i agjensive ligjzbatuese shqiptare, konkretisht i SHIK-ut në atë kohë, i cili ua bëri të qartë strukturave shtetërore se kush ishte plani i tyre. Në këto kushte ky grup individësh u përpoqen të krijonin një strukturë thuajse paralele me Komunitetin Mysliman. Madje ata deshën ta legalizonin këtë strukturë dhe në gjykatë, si një bashkësi paralele me Komunitetin Mysliman. Synimi i tyre ishte që duke shfrytëzuar suportin nga vendet e Gjirit me ndihma, me donacione, me rroga e me të gjitha të tjerat, të arrinin që ta linin në hije Komunitetin Mysliman Shqiptar.
    Çfarë formash u përdorën për të krijuar mbështetje të këtyre fraksioneve radikale në vend?
    Komunitetet fetare të të treja besimeve filluan të paraqesnin shqetësime për një pjesë të këtyre njerëzve dhe për çfarë përfaqësonin ata. Pasi po e kuptonin se disa prej tyre nuk mbanin kontakte me strukturat zyrtare. U identifikuan arabo-islamikë që organizonin besimtarë të rinj shqiptarë për të krijuar përçarje, madje kalonin deri dhe në stërvitjen ushtarake të tyre. Ata shfrytëzuan faktin që në Shqipëri nuk kishte shkolla fetare për përgatitjen e klerikëve të rinj, ndërsa kuadrot e vjetër që kishin mbetur, ndodheshin në perëndim të moshës së tyre. Studjoheshin të rinjtë shqiptarë që u ofroheshin në kurse dhe pasi i përzgjidhnin më të devotshmit, i çonin për studime jashtë shtetit. Ky shqetësim nuk ishte vetëm për besimin Mysliman, por dhe për atë Ortodoks, apo atë Katolik. Dallim kishte vetëm në qëllimin e tyre. Të rinjtë që i dërguan në vendet Arabe, janë kthyer, por disa elementë prej këtij kontigjenti kanë qenë persona problematikë që u kanë sjellë vetëm shqetësime, komuniteteve tona fetare.
    A pati reagim nga agjensitë ligjzbatuese ndaj këtyre elementëve të rrezikshëm?
    Kur u bë bashkëpunimi me disa agjensi ligjzbatuese partnere dhe nisi identifikimi ndaj këtij grupi personash, rezultoi se një pjesë e tyre ishin të identifikuar dhe nga agjensitë ligjzbatuese shqiptare. Ishin të identifikuar si persona që po ushtronin aktivitet antiligjor në Shqipëri. Ata po nxisnin urrejtjen fetare dhe në Kodin Penal ka një nen që e parashikon ndëshkimin për konsumimin e kësaj vepre penale. Duke nxitur urrejtjen fetare këta elementë u bën objekt i agjensive të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Mendoj se përgjegjësia e agjensive ligjzbatuese shqiptare ka ardhur duke u rritur pasi u sigurua dhe një partneritet mjaft i mirë me agjensitë ligjzbatuese amerikane dhe evropiane, nga bashkëpunimi me to, u identifikuan persona dhe u kryen veprime të tjera ligjore ndaj tyre.
    A pati tentativa nga elementë apo organizata islamike për të hyrë në radhët e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë?
    Në kohën e konfliktit të Kosovës ata bën të gjitha përpjekjet që të futen dhe në radhët e UÇK-së. Synimi i tyre në këtë rast ishte që luftën në Kosovë ta kthëenin në një luftë fetare. Pra në një luftë midis myslimanëve dhe ortodoksëve. Ajo nuk ishte luftë fetare. Shqiptarët luftonin për të drejtat e tyre. Ajo ishte një luftë nacional-çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës. Mospërfshirja e tyre në konfliktin e me ushtrinë Sërbe, ishte një meritë e udhëheqësve politikë të Kosovës, e largpamësisë dhe e konsulencës së tyre. Ata nuk i lejuan që të depërtojnë në radhët e UÇK-së, siç depërtuan në Bosnje, e cila po i vuan këto probleme edhe sot. Para disa vitesh në Bosnje iu hoq shtetësia 2000 personave me origjinë nga vendet arabe, pasi vehabitët dhe muxhahidinët që kishin operuar atje, përfituan shtetësinë boshnjake. Ndërsa para 2-3 muajsh u është hequr shtetësia dhe 400 arabo-islamikëve të tjerë. Fakt është që goditja e cila iu dha asaj celule të Xhihadit në Shqipëri, pati vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm për shtetet partnere me ne, ku pritej të vepronin anëtarët e kësaj organizate terroriste, por dhe për vet Shqipërinë.

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,186

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Genjeshter,

    Ne kete artikull flitet vetem per komunitetin musliman e nuk flitet aspak per komunitetin katolik dhe ortodoks, ku misionaret ateronin edhe me helikopter neper fshatrat shqiptare !

    Politikanet si dhe kjo UDB-a servile ndaj perendimit, lejonin misionaret perendimor dhe debonin misionaret musliman.
    Sot kemi 1200 kisha qe s'dim çfar t'ju bejm ! Kemi kryetarin e bashkesis ortodokse GREK !!!!! Kemi komplet kishen katolike, te nenshtruar ndaj autoritetit te Vatikanit dhe misionareve te mbare botes !... dhe fal UDB-ës, kemi nje komunitet mysliman të dobët, pa ndihma dhe pa xhamia.

  3. #3
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Nuk eshte fare genjeshter jo... Nuk i mban mend mjekerroshet ne ato vite qe vinin e na thonin se te vrasesh nje zhapik eshte mire, e ta shperblen Allahu? . Organizonin kampe kryesisht neper zona rurale, gjasme kampe pushimi gjate veres.
    Me kujtohet qe kishim nje misionar Anglez ne fshat qe na mesonte anglishten falas. Sa here kalonte ai, peshtynin keta mjekerroshet.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Genjeshter,

    Ne kete artikull flitet vetem per komunitetin musliman e nuk flitet aspak per komunitetin katolik dhe ortodoks, ku misionaret ateronin edhe me helikopter neper fshatrat shqiptare !

    Politikanet si dhe kjo UDB-a servile ndaj perendimit, lejonin misionaret perendimor dhe debonin misionaret musliman.
    Sot kemi 1200 kisha qe s'dim çfar t'ju bejm ! Kemi kryetarin e bashkesis ortodokse GREK !!!!! Kemi komplet kishen katolike, te nenshtruar ndaj autoritetit te Vatikanit dhe misionareve te mbare botes !... dhe fal UDB-ës, kemi nje komunitet mysliman të dobët, pa ndihma dhe pa xhamia.
    Si e imagjinon ti nje komunitet mysliman te fuqishem,qe selim muca te jete kryeminister apo te vendosim sheriatin.Pak xhamia keni o nuk u ngopet, apo doni nga 100 xhamia per qytet,pak ndihma ju jep turqia dhe arabia apo nuk ngopeni.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    HHmmmmmmmm,,korca ;ti ne c,do fjale permend myslimanet,,,
    Si e imagjinon ti nje komunitet mysliman te fuqishem,qe selim muca te jete kryeminister apo te vendosim sheriatin.Pak xhamia keni o nuk u ngopet, apo doni nga 100 xhamia per qytet,pak ndihma ju jep turqia dhe arabia apo nuk ngopeni.
    PS nje pyetje nga salla;keto informacione i shpik vete apo ti japin ma E mail ???? nuk eshte puna jote si njeri i fese me ''tolerance'' ortodokse bizantine !!! fale zotit kemi ca si ty qe here pas here na kujtojne se kush jemi e nga c,fare duhet te kemi kujdes,,,,meqe e ke perzemer na thuaj sa eshte numri i xhamive per xxx banore ????pastaj i kishave qe keni ndertuar ju se te shqiptareve i di mire numrin,,,,,,, sa per financimet ,c,fare te them duken,!!!! miliardat e arabeve shkojne ne greqi,,,,HHHmmmmmm talebanet e m****** kur japin para jane te mire hehhhhhh

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Postuar nga peshkatari2011
    HHmmmmmmmm,,korca ;ti ne c,do fjale permend myslimanet,,,
    E ke pare gabim,nuk jam une qe ne cdo shkrim permend myslimanet por ka raste kur debatoj me persona te fese tende dhe me duhet te perdor disa te dhena.Ne rastet kur hap nje teme qe ka te beje me myslimanet,nuk e hap qe tju merzis juve por e hap per te debatuar me ju mbi ceshtje qe jane me te vertete shqetesuese si ekstremizmi qe kerkon te marre frenat e komunitetit fetar me te madh ne vend.

    PS nje pyetje nga salla;keto informacione i shpik vete apo ti japin ma E mail ???? nuk eshte puna jote si njeri i fese me ''tolerance'' ortodokse bizantine !!! fale zotit kemi ca si ty qe here pas here na kujtojne se kush jemi e nga c,fare duhet te kemi kujdes,,,,meqe e ke perzemer na thuaj sa eshte numri i xhamive per xxx banore ????pastaj i kishave qe keni ndertuar ju se te shqiptareve i di mire numrin,,,,,,, sa per financimet ,c,fare te them duken,!!!! miliardat e arabeve shkojne ne greqi,,,,HHHmmmmmm talebanet e m****** kur japin para jane te mire hehhhhhh
    Keto informacione i mar duke naviguar ne internet dhe me dalin shume te tilla dhe une nuk kam sjelle gjithcka por ato me shqetesueset.Dhe ketu nuk ka te beje fare a jam une tolerant si ortodoks apo jo.
    Pastaj keto ne forum une shoh me dhjetra myslimane qe hapin tema per ortodokset,qe debatojne se kush duhet te jete drejtues i ortodokseve,etj,,ti je nje prej tyre,une nuk te kam thene se pse meresh me ortodokset por e kam respektuar mendimin tend.Kritika nuk behet vetem kur dikush te do te keqen por edhe kur deshiron qe dikush te jete me mire dhe te regulloje ato gjera qe nuk shkojne mire.
    Sa per numrin e xhamive per xxx banore nuk kam ndonje informacion por me sa di une ne tirane psh ka mbi 10 xhami,dhe nuk jemi ne si vend qe kemi ndonje fluks te papare besimtaresh qe ti bejme 100.

  7. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,186

    Për: Miliona dollarë për të marrë Komunitetin Mysliman

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Si e imagjinon ti nje komunitet mysliman te fuqishem,qe selim muca te jete kryeminister apo te vendosim sheriatin.Pak xhamia keni o nuk u ngopet, apo doni nga 100 xhamia per qytet,pak ndihma ju jep turqia dhe arabia apo nuk ngopeni.
    Nje komunitet te pavarur, t'i gjen fondet ku te doje per forcimin e struktures se saj. Nuk eshte ne pyetje vetem xhamia, se edhe xhamia nuk ka boll ! Mbi 1700 xhamia i mungojn Shqiperis !

    Ne duhët t'i kemi instuticionët tona, klinikat tona, mediat tona, univerzitetet tona, mishtoret tona dhe te gjitha keto, jan te mundshme sikur Selim Muca te mos ishte i prir ta degjonte qeverin. Ne s'posedojm asgje nga keto.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •