Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 41 prej 41
  1. #41
    Hierark i lart Maska e Uriel
    Antarsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Pr: Kardasht turq do t elin s shpejti n Tiran nj filial televizioni Tek Ru

    Citim Postuar m par nga Albo Lexo Postimin
    Jam dakord gati plotesisht me ate qe ke shkruajtur me lart por me nje dallim te vetem: Kreshnik Spahiu dhe ata qe i shkojne pas, e dine shume mire se kush jane. Keta kreret e partive politike te minoritetit osman ne Shqiperi qe shkojne e bejne kerkesa per televizion turk ne Shqiperi, e dine mire se kush jane dhe nga e kane origjinen. Nuk eshte ashtu sic pretendon ti qe keta "nuk e dine se kush jane". Mes tyre mund te kete shqiptare te osmanizuar fetarisht e kulturalisht, por berthama e levizjes neo-osmane ne Shqiperi kryesuar nga Kreshnik Spahiu e Shpetim Idrizi, jane njerez te minoritetit osman mes shqiptareve.

    Kur e pyeten Kreshnik Spahiun ne qershorin e vitit te kaluar ne Prizren ku kish shkruar per te perkujtuar "Lidhjen e Prizrenit" se nga je, ai u pergjigj: "jam nip nga Prizreni". Nuk duhet te te tregoj une ty se kush eshte Lidhja e Prizrenit dhe Meka e Osmanizmit shqiptar, Prizreni.

    Albo
    Prizreni si simbol shtrihet ne rrafsh te dyfishte; historik dhe ate nacionalist. Ne rrafshin e pare une e di shume mire sic e di dhe ti qe Lidhja nuk pati fare qellime kombtare apo vizion largpames per ceshtjen shqiptare, por ishte nje perpjekje e Portes se Larte per te terhequr shqiptaret ne anen e saj kunder fuqive ballkanike. Pse pikerisht ne Prizren? Sepse ishte qendra e vetme dhe e mirefillte urbane e Kosoves, sic pohon me te drejte edhe Schmitt tek libri per Kosoven; fakt qe con ne nje pyetje te dyte - pse pikerisht ne Kosove? Sepse Kosova ishte nder vilajetet shqipfolese me te islamizuara dhe me te indoktrinuara nga kultura otomane, madje sebasku me Bosnjen ishin konservatore te linjes se vjeter otomane duke dalur edhe kundra xhonturqve. Ajo qe ndodhi me tej, levizja kombtare shqiptare, ishte nje "aksident" historik, i lindur ne menyre te paparashikueshme ne raport me realitetin dhe mundesite historike, por e ushqyer dhe e shtyre nga jashte per arsye e interesa te ndryshme. Deri ketu, dimensioni i pare i Lidhjes se Prizrenit eshte i qarte; kur kalojme ne rrafshin e dyte, konceptimin nacionalist te Lidhjes, elementet marrin forme abstrakte, sic marrin kurdohere kur fryma nacionaliste mundohet te marre nen kontroll freret e logjikes dhe arsyes. Nen prizmin nacionalist, interpretimi i Lidhjes ndodhet larg interpretimit objektiv, e veshur nen petkun e surreales, interpretim i njejte me tentativen e Partise per te njehsuar armiqte mesjetare te Kastriotit me armiqte moderne te Partise. Ndaj, nuk mendoj se Spahiu kapercen pertej ketyre dy dimensioneve te Lidhjes, per te prekur e identifikuar me nje dimension te trete, i cili realisht gjer me sot, ende nuk eshte formesuar. Spahiu dhe ideologjia e tij, nuk konceptojne me larg nacionalizimit te levizjes se Lidhjes; a eshte ai i afte ti konceptoje drejte te vertetat historike? Kjo pyetje do marri pergjigje sebashku me pyetjet e tjera kopje te saj, por drejtuar jo vec Spahiut por edhe autoriteteve shkencore shqiptare qe kane shkruar historine shqiptare dekadat e fundit.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Uriel : 05-03-2013 m 08:07
    relata refero

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •