Fëmijët bëhen agresivë dhe shenjat u mbeten gjatë
23 Shkurt 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
Për dhjetë vjet me radhë, një ekip nga Zelanda e Re ka vëzhguar mijëra fëmijë, për të identifikuar evolucionin e efekteve mbi abuzimin me televizionin. Studimi ka verifikuar që rreziku për zhvillimin e sjelljeve antisociale rritet jashtëzakonisht shumë
Televizori
Ekspertët: “Fëmijë, maksimumi shihni dy orë në ditë televizor dhe bëni kujdes me ngjyrat e filmave vizatimorë”
IRMA D’ARIA
femijet perpara televizionit (1)
femijet perpara televizionit (2)
femijet perpara televizionit (3)
femijet perpara televizionit (4)
Të parit shumë televizor i bën fëmijët dhe adoleshentët josocialë dhe agresivë. Konfirmimi i rolit potencial negativ mbi zhvillimin e sjelljeve të fëmijëve tanë vjen nga një studim i kohëve të fundit të botuar në revistën “Pediatrics”. Studiuesit e universitetit “Ortago”, në Zelandën e Re, kanë marrë nën vëzhgim mijëra fëmijë të lindur më 1972-1973, që nga mosha 5 vjeç deri në 15 vjeç. Në çdo dy vjet ata u pyetën se sa televizion shihnin përgjatë gjithë ditës. U konstatua se tendenca e sjelljeve antisociale dhe agresive ishte mjaft e madhe, rreth 30 për qind më e lartë tek ata që kishin shpenzuar më shumë orë përpara televizorit.
Këto tipare të personalitetit karakterizojnë më pas edhe jetën e tyre kur janë të rritur, duke manifestuar me një tendencë më të madhe përjetimet e emocioneve negative dhe një rritje të rrezikut të zhvillimit të çrregullimit të personalitetit antishoqëror, një çrregullim vërtet psikiatrik ky, i cili karakterizohet nga sjellje të vazhdueshme agresive.
“Nuk është hera e parë që arrihet në konkluzione të tilla, por sinjali është gjithnjë edhe më i rrezikshëm, pasi nga pikëpamja neurologjike, mendja e fëmijës deri në 10 vjeç nuk ka një autonomi të plotë dhe imazhet televizive krijojnë një mësim pasiv”, shpjegon Maria Malucelli, specialistja e psikoterapisë konjuktive dhe autorja e studimeve të shumta.
“Kjo do të thotë se fëmija nuk është në gjendje të zgjedhë dhe të vlerësojë imazhet dhe mendimet e informacioneve që i ofrohen nëpërmjet televizionit”.
Edhe pse studime të tjera kanë hetuar tashmë ndikimin e mundshëm negativ që televizioni mund të ketë mbi fëmijët, ky është studimi i parë në “jetën reale”, përmes të cilit, është hetuar mbi marrëdhëniet e televizionit gjatë gjithë periudhës së fëmijërisë dhe adoleshencës, duke u lejuar hulumtuesve të gjenin të gjitha zhvillimet ose moszhvillimet e sjelljeve. Por cila është “doza” e duhur e të parit televizor që u këshillohet fëmijëve?
“Nga mosha 5 deri në 10 vjeç jo më shumë se dy orë në ditë, prej të cilave njëra prej orëve të jetë e shoqëruar nga një i rritur, i cili përmes një kodi psiko-moral bën të mundur zgjedhjen se çfarë do të shohin”, rekomandon ekspertja. Por përveç sasisë ajo që ka rëndësi është cilësia e përmbajtjes, sepse fëmijët, ashtu si edhe adoleshentët, kanë një nevojë natyrale për t’u identifikuar me personazhet që shohin në televizor dhe që i tërheqin ata më shumë.
Si të zgjidhni?
Duhet t’u kushtoni vëmendje jo vetëm personazheve dhe historive të filmave vizatimorë, por edhe ngjyrave të tyre. “Në bazë të përditësimeve të fundit të testit psikologjik të ngjyrave tregohet se veçanërisht tonet orientale, duke filluar nga ato gri në të zezë në të errët të kuqe, përcaktojnë një forcim të vështirësive emocionale”, pohon Malucelli.
Praktikisht, fëmija i identifikon me një nevojë të së keqes dhe të agresivitetit që i pengon ata të jetojnë dhe të eksperimentojnë emocione të tjera. Prandaj, më mirë të zgjidhni filma vizatimorë në të cilët ka hapësirë për të gjitha ngjyrat që janë më të buta dhe favorizojnë relaksim.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...-mbeten-gjate/
Krijoni Kontakt