Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Ismail Strazimiri

    DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtės i paepur i pavarėsisė shqiptare.

    Nga
    Dr. Laurant BICA



    Hyrje

    Tė thuash Dibėr nuk mund ta pėrmėndėsh pa apelativin e Madhe, jo me kuptimin e qytetit tė Dibrės sė Madhe, tė Sheherit por pėr ndihmesėn qė ka dhėnė nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė shekuj.
    Tė thuash Dibėr = Shqipėri
    Tė thuash Dibėr = Komb Shqipėtar
    Tė thuash Dibėr = Shqipėtari
    Tė thuash Dibėr = Maqedoni, ėshtė zemra, nukli i saj.
    Ndihmesa e Dibrės ėshtė e madhe pėr Ballkanin , Perandorinė Osmane e pėr mbarė Botėn. Dibra ėshtė nga ato krahina qė flasin e shkruajnė pak por bėjnė shumė. Vepra e tyre ėshtė e madhe. Tė thuash Dibėr do tė thotė Histori. Dibra bėri histori, shkroi histori dhe mbeti nė histori. Me tė drejtė patrioti Ismail Strazimiri qė ėshtė nė thelb sinonim i shqiptarizmit shkruan se “Historia ėshtė baraz : Dje, Sot dhe Nesėr”. Dibra pėr shembull ka nxjerre njė figurė tė madhe tė rangut botėror si Riza Tefik Bylykbashi, i njohur ndryshe si Riza Tefik Dibrani, shok dhe mik i Ismail Qemalit, deputet nė parlamentin turk nė vitet 1909 – 1912, i njohur edhe si Filozofi Riza Tefik apo “Volteri” i Turqisė. Emrin e tij e kam gjetur nė njė histori tė filozofisė botėrore me pesė vėllime.Dibra ėshtė jo vetėm trevė e menēurisė po edhe e trimėrisė. “Djemtė e Dibrės djemtė e malit, tė luajnė kapakun e ballit!” Sa keq qė brenda kufijve tė Shqipėrisė shtetėrore mbeti 1/3 e tokave shqiptare dhe 2/3 mbetėn jashtė saj ; qytetet mė tė mira e qėndrat mė tė mėdha si Shkupi , Manastiri, Selaniku e Janina etj. u lanė jashtė shtetit amė nė pėrbėrje tė shteteve shoviniste fqinje. Krimi mė i madh u bė nė Kosovė me mbetjen e Gjakovės ,nė Mal tė Zi tė Ulqinit dhe ne Maqedoni me lėnien e Dibrės sė Madhe jashtė kufijve tė shtetit shqiptar tė 1913. Dibra nga ish kryeqendėr sanxhaku nė shekujt osmanė mbeti njė zonė periferike e Maqedonisė sė sotme dhe deri nė ditėt e tona erdhi e rrudhur, e zhvilluar ekonomikisht dobėt dhe si njė qytet i lėnė pasdore me qėllim, i mbetur prapa, i margjinalizuar.
    Por Dibra mbetet Dibėr, Dibėr e Madhe me tėrė kuptimin e plotė tė kėsaj fjale, njė Dibėr fisnike e papėrkulur nga sfidat e kohėrave dhe njė qėndėr shpirtėrore e atdhetarizmit te pamort.
    1- Kur nisa tė shkruaja kėtė kumtesė pata disa frikėra :
    Sė pari kohėn e shkurtėr qė pata nė dispozicion.
    Sė dyti Ismail Strazimirin si figurė e njihja fare pak, tė mos them aspak.
    Sė treti a do t`i justifikoja ato fjalė qė m’i tha njė miku im pasi fola pėr “Fisnikėrinė dibrane” nė njė sesion shkencor pėr Dibrėn, si “stėrnip Dibre”;
    Sė katėrti a do tė arrija ta jepja nė nivelin e figurave tė tjera si Iljaz Pashė Dibra, Vehbi Dibra, Dom Nikoll Kaēorri, Elez Isufi etj. pėr tė cilat nė tė kaluarėn po edhe sot ėshtė shkruar gjėrė e gjatė.
    Pėr Ismail Strazimirin diēka kisha dėgjuar nga dibranė tė moēėm si njė figurė e shquar e Dibrės. Nė njė botim tė muzeut tė Dibrės 3 – 4 dekada mė parė mė dilte emri i kėtij atdhetari, veēanėrisht citoheshin “kujtimet” e tij. Nė kėrkimet e mija nė Arkivin e Institutit tė Historisė prapė nėpėr skedat e tij mė dilte ky njeri. Kėto ditėt e fundit mė ra nė ne dorė njė Histori e Dibrės, e Prof. Dr. Kristo Frashėrit. Nga mbi 600 faqe qė ka libri rreth ¼, sidomos kapitujt pėr fundin e Rilindjes dhe periudhėn e Pavarėsisė i referohen vazhdimisht personalitetit tė Ismail Strazimirit. Nga 34 kapituj qė ka libri nė 12 prej tyre, duke filluar prej kapitullit tė XXIII e deri nė fund, historiani ynė mė i madh i sotėm, i referohet Ismail Strazimirit. Nė mbyllje duke folur pėr njė sėrė figurash tė ndritura tė kėsaj treve, ai bėn njė pėrcaktim lakonik tė kėsaj figure. Ai shkruan : “Tjetėr figurė e respektuar dibrane qė jetonte nė vitet e monarkisė ishte Ismail Strazimiri(1868 - 1943). Ai ishte veprimtar i lėvizjes kombėtare dhe demokratike. Mori pjesė nė mėnyrė aktive nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare nė vitet e fundit tė sundimit osman. Mori pjesė gjithashtu nė Lėvizjen Kombėtare pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha turke dhe mė pas kundėr synimeve tė shovinistėve serbė. Pėrkrahės i Revolucionit tė Qershorit. Mė 1931 botoi librin e tij “ Kujtime Historike mbi Lėvizjen Kombėtare nė Qarkun e Dibrės”. Qėllimi i botimit ishte tė shpaloste kontributin qė dha populli dibran nė luftėn pėr pavarėsi, demokraci e pėrparim. Ėshtė dėshmor i Luftės Nacional Ēlirimtare”. Ai vendoset nga historiani ynė krahas figurave tė mėdha tė Fuat Dibrės, Ramiz Dibrės (Ēoku), Haki Stėrmillit, Ramiz Varvaricės, Urfi Agollit etj. Nga kjo periudhė e gjatė e kontakteve edhe me literaturėn pėr Dibrėn, emri i Ismail Strazimirit mė dilte kudo i pranishėm.Nė mėnyrė spontane pėr tė kisha njė pėrfytyrim tė mjegulluar. Duhej tė mė vinte ky rast qė unė tė ulesha dhe me librin e kujtimeve tė tij nė dorė, botuar nė 2010, tė kthjellohesha se kush ishte atdhetari Ismail Strazimiri apo tė them mė mirė fisniku patriot Ismail Strazimiri. Pėrpara se tė flas pėr tė mė duhet tė them dy fjalė pėr trevėn e Dibrės qė e nxorri kėtė burrė tė fisėm. Si jehonė nga shekujt osmanė na vjen thėnia pėr Dibrėn qė ka marrė gati – gati vlerėn e njė proverbi: “Tė prishej Stambolli e bėnte Dibra por tė prishej Dibra nuk e bėnte Stambolli”. Dikur sheheri i Dibrės ka qenė shumė mė i madh se ē’ėshtė sot dhe me njė zhvillim shumė tė lartė ekonomik, tregtar, kulturor e politik. Ka qenė njė qendėr e madhe jo vetėm nė kuadrin e tokave shqiptare por edhe nė Ballkan dhe nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Ka qenė e famshme Dibra edhe pėr mjeshtrit e mėdhenj tė ndėrtimeve qė punonin an’e kėnd perandorisė e jashtė saj.
    Kishte aq shumė prej tyre sa ata mund tė ribėnin nga e para edhe kryeqytetin e Perandorisė Osmane po tė prishej. Por e kundėrta nuk mund tė ndodhte kurrėsesi. Pra pėr nga rėndėsia, e tillė qe Dibra e Madhe nė periudhėn e Osmanllinjve. Dibra ka edhe njė dimension tjetėr qė s’e ka pasur asnjė krahinė tjetėr nė luftėrat pėr liri e pavarėsi. Dibra ka luftuar dhe ka dhėnė ndihmesėn e saj dhe ka paguar haraēe gjaku pėr ēlirimin e tė gjitha krahinave shqiptare. Ajo ka luftuar edhe pėr Nishin edhe pėr Selanikun edhe pėr Thesalinė edhe pėr Janinėn edhe pėr Shkupin, Kosovėn, pėr Podgoricėn e Shkodrėn si dhe pėr Sanxhakun e Tregut tė Ri. Vetė Ismail Strazimiri e vė nė dukje nė kujtimet e tij, kontributin e jashtėzakonshėm tė dibranėve pėr krejt kombin shqiptar. Ishte Iljaz Pashe Dibra ai qė me Halit Frashėrin e djalin e tij, Abdylin, luftuan me forcat vullnetare shqiptare edhe pėr Selanikun, pėr Thesalinė e pėr Ēamėrinė. Varre tė dibranėve ka nė tėrė krahinat e Shqipėrisė por varre tė tė tjerėvė pėr ēlirimin e Dibrės nė trevėn e saj nuk gjen. Kulti i armėvė qė ndizej dhe zhvillohej te fėmijėt qė nė moshė tė vogėl, nuk ishte shprehje e instiktit tė luftės, por pjesė e edukatės dhe e vetėdijes etnike pėr tė mbrojtur trojet, jetėn dhe lirinė. Duke vėnė nė dukje heroizmin e dibranėvė nė luftime, pėrfaqėsuesi francez nė Janinė shkruante , mė 14 dhjetor 1844 “Ėshtė luftuar pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe me njė vendosmėri tė tillė, sa qė edhe gratė e fėmijėt qenė rreshtuar me luftėtarėt”.
    Ja ē’thotė njė kėngė e vjetėr dibrane pėr ngjarjet e 1877 – 1878 me titull “ Lufta e Nishit”
    Dervejsh Pasha ku ka mbetė?
    Nė Manasterj (Manastir LB) nė vilajet
    Hipi pamporit pėr Mitrovejcė (Mitrovicė LB),
    Ximca (gjysma LB) e asqerit mbet nė Nejsh (Nish LB),
    Dervejsh Pasha ēel tefterin ,
    Shtat takame e xhet (gjeti LB)asqerin
    Nji takam qi ishin dibranė
    Ata hajshin ēelik me dhamė (dhėmbė)
    Kishe poushk (pushkė) en Tetova,
    gjem ( djem LB) tė mejr (mirė )kishte Gjakova ,
    bajshin irish (sulm LB), hipshin mbi topa.
    N’ato kodra, n’ato gropa
    n’ato kodra, n’ato grika (gryka LB)
    bajshin shiqir (shyqyr LB) ēi (qė) erdhi Dibra.
    Kjo ishte Dibra qė nxorri burra si Ismail Strazimiri. Vetė atdhetarėt nė fjalė e kishin merak kontributin e dhėnė prej Dibrės nė lėvizjen tonė kombėtare. Bile kujtimet e veta ai i fillon me ndihmesėn e Dibrės e tė dibranėve nė Rilindje.
    “Si frut tė atij shėrbimi qė dėshirova por nuk munda me i ba Atdheut e Kombit aq sa desha, po e la kėtė vepėr ,ku kam provue se dibranėt i kanė shėrbyer ēėshtjes shqiptare prej kohėsh duke bashkėpunue me kėta qė vinin themelet e indipendencės sonė. Dihet se gati gjashtėdhjetė e sa vjet mė parė, Fuqitė e Mėdha, sipas vendimeve tė Traktatit tė Berlinit patėn pjestue tokėn shqiptare ndėr shtetet e Ballkanit. N’atė kohė nė Dibėr pikė sė pari u bėnė bisedimet paraprake dhe u morėn vendimet themelore tė Lidhjes sė Prizerenit; t’atij kongresi tė famshėm qė i bėri Fuqitė e Mėdha tė mendohen dhe i shtrėngoi me i ndėrrue vendimet e dhanuna mė parė pėr copėzimin e Shqipėrisė sė Rumelisė. Vetė Abdyl Frashėri i pat shkrue Iljaz Pashė Dibrės, tue thanė se vendimet e marra nė Dibėr u pritėn me gėzim e kėnaqėsi tė madhe prej parisė sė Jugut;porse Mustafa Pashė Vlora, delegatėt e Prevezės, tė Gjirokastrės dhe viseve tė tjera deklarojshin se nuk mund tė shkojshin nė Stamboll, po tė mos shkonte edhe Iljaz Pasha. Prandaj kėrkonte qė dhe ai tė nisej me shkue nė Stamboll”.
    Tė flasėsh nė njė kumtesė pėr figurėn e Ismail Strazimirit pasi je njohur me kujtimet e tij tė duket sikur ke veshur njė kostum qė tė rri tepėr i ngushtė. Ne do tė pėrpiqemi tė flasim shkurt, shumė shkurt pėr tre momente qė e nxjerrin nė pah figurėn e shquar tė kėtij mendimtari e veprimtari tė madh, sa tė Rilindjes sonė Kombėtare, aq tė shpalljes, tė ruajtjes e tė konsolidimit tė Pavarėsisė e tė mėkėmbjes sė shtetit tė ri shqiptar, aq edhe tė Luftės Nacional Ēlirimtare.
    Sė pari Origjina fisnike e tij dhe vendi i tij nė rilindjen shqiptare, duke parė dhe inkuadrimin e tij nė lėvizjet pėrparimtare nė rang perandorie.
    Sė dyti Shpallja e pavarėsisė dhe raportet e tij me figurat si Ismail Qemali, delegatėt e Dibrės, Ohrit e tė ndonjė krahine tjetėr me origjinė dibrane si Nikoll Kaēorri apo jo dibrane si Hajdar Blloshmi nga Starova e Pogradecit etj.
    Sė treti Ndihmesa e tij nė krye tė dibranėve qoftė nė kryengritjen e 1910, 1912, tė 1913, gjatė luftrave ballkanike, mė 1915, kur ushtria serbe kaloi nėpėr territorin shqiptar e mundur nga austrohungarezėt, tė lėvizjeve kryengritėse dibrane tė 1920 e tė 1922 qė ēuan nė dėbimin e okupatorėve serbė nga Dibra (territore qė u pėrfshinė nė shtetin shqiptar, Dibra e Vogėl) si dhe kontributi i tij i jashtėzakonshėm pėr ruajtjen e tėrėsisė sė tokave tė Shqipėrisė bashkė me mikun e tij tė pandarė, Elez Isufin. Pushkėn Ismail Strazimiri si njė roje besnike e atdheut tė vet, ai nuk do ta hiqte nga supet e veta deri sa ra me armė nė krah pėr liri nė vitin 1943, gati shtatėdhjetė vjet mė parė nga dita qė po flasim sot. Ai ishte njeriu qė e deshi shumė Shqipėrinė, e deshi deri nė dhimbje dhe nuk arriti “ta shihte zonjė” si shumė e shumė idealistė tė tjerė..
    Le t`i marrim me radhė.
    Nga materialet e paraqitura nė librin “Ismail Strazimiri Kujtime historike Lufta kundėr Pavarėsimit tė Shqipėrisė ” Tiranė 2010 tė shtėpisė botuese “Naim” del se Ismaili e te parėt e tij Strazimirė i kishin rrėnjėt nga dinastia princore shqiptare e mesjetės, nga Balshajt. Mbiemri i tyre lidhet me emrin e djalit tė madh tė princit shqiptar Balsha I, Strazimir ose siē thuhet nė njė vend lidhet me emrin e njė gjenerali tė Skėndėrbeut, Pjetėr Strazimiri, i cili rridhte nga Balshajt. Me djalin e Balshės I, Strazimirin ,principata balshiane siē na bėn me dijeni Fan Noli, arriti kulmin e kufijve tė saj, tė zotėrimeve tė tyre.
    E theksojmė kėtė moment tė origjinės sė tyre sepse kalohet lehtazi. Fisnikėt shqiptarė, familjet e mėdha, ishin ato qė e bėnė Shqipėrinė, duke pasur popullin pėrkrah qė i ka ndjekur pas e i ka respektuar nė shekuj. Iljaz Pashė Dibra (Ēoku) ėshtė nga dinastia princore Gropaj. Nė krye tė Lidhjes sė Prizrenit, si kryetar i saj ka qenė njė pinjoll, i kėsaj dinastie fisnike, me njė fjalė tė tij ngriheshin nė kėmbė deri nė 15000 veta. Ose tė marrim kush qe nė krye tė Pavarėsisė Shqiptare, Ismail Qemali, njė pinjoll i myslimanizuar i princėrve Aranitas. Pra nė Lidhjen e Prizrenit nė krye kemi njė Gropaj, nė Pavarėsi nė krye kemi njė Arianitas, Ismail Strazimiri ishte njė burrė i menēur ,pasardhės Balshaj dhe nuk ka rastėsi, qoftė nė personalitetin e tij, qoftė nė rolin qė ka luajtur si me mėndjen e tij dhe veprimtarinė e tij. Ai ka qenė “truri” i lėvizjes kombėtare nė trevėn e Dibrės, siē ka qenė dhe me detyra tė nėnprefektit pas shpalljes sė Pavarėsisė pėr Dibrėn si dhe gjatė pushtimit austro–bullgar i cili pėrballė okupacionit e barbarisė sėrbe u pėrjetua si njė lloj “ēlirimi” nė vitet e rėnda tė Luftės sė Parė Botėrore. Duhet ta kishe nė gen “fisnikėrinė”, ta kishe “instikt” mbrojtjen e interesave tė Atdheut qė tė ambientoheshe me “imbroglio-n” (rrėmujėn)qė krijoi Lufta e Parė Botėrore, siē u orientua Ismail Strazimiri. Fisniku pati nė krahė fisnikėt.
    Nuk ėshtė e rastit qė ai flet me respekt pėr Iljaz Pashė Dibrėn apo qė bashkėpunoi me pasardhėsit e tij si Shyqyri Dibra (Ēoku), Ramiz Dibra (Ēoku), Irfan Ohri (Ēoku) po dhe Hamdi Ohri (Ēoku) pėr tė cilin shkruan nė kujtimet e tij shprehimisht: “Iljaz Pasha asht gjyshi i Hamdi Bej Ohrit; ky i dyti i vuajtun e i pėrbluejtun nėpėr burgje tė Anadollit pse e kėrkonte Shqipnin e i akuzuem me tradhėti politike nga disa t’ashtuqujtur besnikė tė qeverisė, kundėr tė cillve ra grushti drejtėsisė”. Me Hamdi Bej Ohrin kanė jetuar pėr dy dekada e mė tepėr nė Tiranė dhe njiheshim shumė mirė me njėri tjetrin. Kurse me familjen tjetėr fisnike tė Elez Isufit Ismail Strazimiri pėrbėnte njė binom tė pandarė gjatė tėrė jetės sė vet. Edhe kjo familje kishte rrėnjė tė thella qė nga mesjeta. Mbiemri i saj Ndreu tė kujton njė emėr shenjtori. Personalisht me djalin e Hamdi Ohrit, Mentor Ēokun, jam njohur dhe kam pasur njė miqėsi tepėr tė ngushtė, me Remzi Ndreun, djalin e Isuf Elezit qė erdhi nga Australia e largėt, kam bashkėpunuar kur nxirrte gazetėn “Patrioti” nė Tiranė nė fillim tė viteve 90. Kurse Strazimirėt pasaardhės ,nuk kam pasur rastin t`i njoh personalisht. Shpresoj t`i njoh sot nė kėtė sallė siē i takova p.sh. njė prej tyre Xhetan Strazimiri. Pra nėn kėtė kėndvėshtrim na rezulton se Ismail Strazimiri (Balshaj) ka qenė nė bashkėpunim si nė Rilindje e nė Pavarėsi me Hamdi Ohrin (Gropaj) dhe me fisnikėt Elez Isufi, Suf Xhelili e pasardhėsit e tyre qė regjimi komunist u pėrpoq t`i zhbėjė nga faqja e dheut. Por fisniku sado baltė te hedhėsh mbi tė, ai prapė mbetet fisnik. Floriri edhe po tė zhytet nė baltė prapė flori mbetet...
    Ismail Strazimiri mori pjesė nė lėvizjet pėrparimtare qė ndodhėn nė Perandori, siē ishte lėvizja “Bashkim e Pėrparim” (Itihat ve Terakki). Nė kėto lėvizje nė krye ka qenė edhe plaku Ismail Qemali dhe dibrani tjetėr, filozofi me emėr nė Perandori, Riza Tefiku. Kjo lėvizje synonte reformat pėrparimtare borgjeze. Nė tė nė degėt pėr Dibrėn e Madhe u bė anėtar edhe Ismail Strazimiri por gjithmonė duke i parė nė funksion tė lėvizjes shqiptare. Nė kėtė lėvizje ishte themeluesi dhe drejtuesi faktik i saj matjani Ibrahim Temo Struga dhe shoku i tij i pandarė Ibrahim Naxhiu (Dervish Hima) nga Ohri. Njė pjestar tjetėr ka qenė pas shpalljes sė kushtetutės osmane nė 1908 ,“Hyrrietit”,miku i Strazimirit, Hasan Basri Beg Dukagjini, qė ndonėse s’ishte dibran, po me punė nė Dibėr, drejtor i postės nė Shehėr. Kėta kur xhonturqit i shkelėn premtimet e bėra popujve tė perandorisė, pėrfshi dhe shqiptarėt mė 1911 nėn udhėheqjen e Ismail Qemalit krijuan partine e re “Hyrriet e Itilaf” (Liri e Marrėveshje) qė synonte decentralizimin e perandorisė. Edhe kėtu Ismail Strazimiri mori pjese krahas Riza Tefik Dibranit, Hasan Basriut, etj. Kur edhe kjo parti ju shmang kursit tė lėvizjes kombėtare shqiptare, Ismail Strazimiri me atė nuhatjen e tij tė hollė politike i ktheu shpinėn. Si njė hallkė tjetėr lidhėse midis tij dhe Ismail Qemalit po pėrmend Said Islam Najdenin (Hoxhė Voka). Ja ē’thotė pėr tė miku i tij Ismail Strazimiri: Hoxhė Vokri, emnin e vėrtetė e ka Said Efendi Najdeni, ka qėnė njė dijetar i famshėm, me kulturė tė mjaftė fetare, shkencore, filozofike e politike, i pajuem me nje karakter tė fortė e moral tė naltė idealist i vėrtetė, shok e bashkėpunėtor i pandamun i Ismail Qemalit e i Rexhep Pashė Matit qė ka qėnė sundimtar i Tarabolosit (Libia) dhe mbrojtės i idealistėve tė internuem nė Fizan. Me kėto cilėsi Hoxhė Vokri e ndoq qėllimin e naltė tė Lirisė Kombėtare, tue ba ēdo sakrificė dhe tue i dhanė shqelmin ēdo interesi tė vet e tė familjes. Ēeli shkollėn e parė nė Dibėr…
    Dihet qė Said Najdeni vdiq mė 1903 por shokėt e miqtė e tij si Ismail Strazimiri e Hamdi Ohri etj, punuan me mish e me shpirt pėr ēeljen e shkollave shqipe nė trevėn e Dibrės e mė gjerė pa reshtur. Hoxha Said Najdeni ose i quajturi ndryshe dhe Said Efendi Dibrani, qysh nė fillim tė vitit 1901 zhvilloi nė Dibrėn e Madhe njė propagandė tė dendur pėr njė Shqipėri autonome. Nė krah ai pati edhe Hamdi Ohrin, bashkėkohės e mik i ngushtė i tij, atdhetar tjetėr i shquar, qė gjithashtu ka zhvilluar njė veprimtari tė gjėrė patriotike nė favor tė ēėshtjes kombėtare. Ai hapi shkolla shqipe nė Dibėr tė Madhe nė vitet 1895-1899, bile edhe nė burg u mėsonte tė dėnuarve gjuhėn shqipe. Pėr veprimtarinė patriotike siē shprehet Ismail Strazimiri, mik i tė dyve u arrestua dhe u burgos disa herė nga autoritetet osmane. Nga ato qė cituam mė lart del se nė vitin 1903 Said Najdeni ndėrmori hapa pėr t`u lidhur me patriotėt shqiptarė si Ismail Qemali, mik i afėrt i tij ( i cili qė nė vitin 1900 ishte arratisur nga Turqia dhe ndodhej n’atė kohė nė Itali), me Rexhep Matin etj., pėr tė gjallėruar levizjen pėr pavarėsi nė luftė kundėr Perandorisė Osmane, qė tashti kishte marrė tatpjetėn. Pėr kėtė Saidi, si mandator i vilajeteve tė Kosovės dhe Manastirit niset pėr nė Tripoli tė Libisė, pėr t`u takuar me Ismail Qemalin e Rexhep Matin, patriot shqiptar guvernator i Tripolitanisė. Ky i fundit nė 1908 u helmatis nga sulltani nė Stamboll si person i dyshimtė. Said Najdeni, ky pionier i arsimit kombėtar, mik dhe bashkėpunėtor i respektuar i vėllezėrve Frashėri e Ismail Qemalit, Rexhep Matit, Dervish Himės, Hamdi Ohrit, Sermedi Seit Toptanit, Kristo Luarasit, Shahin Kolonjės, Josif Bagerit, P.N Luarasit, Nikolla Naēos, Ismail Strazimirit e shumė atdhetarėve tė tjerė shqiptarė, mbeti njė figurė e shquar e dashur dhe e nderuar pėr tė gjithė kombin shqiptar. Jo mė kot nė Kongresin e Dibrės 1909 gjithė delegatėt, grumbull nė shenjė nderimi vizituan varrin e kėtij shqiptari “ tė vleftė”…
    Epope mė vete ėshtė pjesėmarrja e Strazimirit nė Kongresin e Dibrės mė 1909, gjė qė flet pėr atdhetarinė e qėruar tė tij. Prania e pak njerėzve si Ismail Strazimiri nė kėtė kongres, qė ndonėse pakicė nė opozitė, u shpėtoi erzin organizatorėve tė tij dhe historisė sė kulturės shqiptare qė u ndodh shumė afėr hapit tė kthimit prapa. Aty Ismaili bashkė me atdhetarė tė tjerė u shpreh kundėr rikthimit nė pėrdorim tė alfabeteve tė gjuhėve orientale dhe pro alfabetit latin pėr shqipen. Nė kėtė kongres morėn pjesė delegatė nga tė 5 vilajetet, i Shkodrės, Shkupit (Kosovės), Manastirit, Janinės dhe i Selenikut. Ismail Strazimiri nga ato qė thotė nė kujtimet e tij, kuptojmė qė ėshtė nė tė njėjtėn rrjedhė me Naim e Sami Frashėrin, Abedin Dinon, Mitat Frashėrin, Kristo Luarasin e njė takėm rilindasish tė tjerė, qė ndonėse zyrtarisht pranuan si vijė tė lėvizjes kombėtare shqiptare, Shqipėrinė me katėr vilajete, nė fakt ishin partizanė, i pėrmbaheshin Shqipėrisė me pesė vilajete, duke pėrfshirė dhe vilajetin e Selenikut brenda.
    2. A ishte Ismail Strazimiri nė Shpalljen e Pavarėsisė Shqiptare nė Vlorė? Edhe jo edhe po! Fizikisht ai nuk qe, por mendėrisht e shpirtėrisht ai ishte aty. Ai ishte aty nėpėrmjet shokėve e miqve tė tij qė pėrfaqėsuan Dibrėn, Strugėn e Ohrin, po dhe disa delegatė tė tjerė qė ishin me origjinė dibrane apo kishin punuar ne treven e Dibrės dhe pėr Dibrėn. Le t‘i shohim njė nga njė delegatėt dibranė qė morėn pjesė nė tubimin atdhetar tė Pavarėsisė nė Vlorė me 28 Nėntor 1912 dhe lidhjet e tyre me Ismail Strazimirin. Nė radhė tė parė me plakun e Vlorės; ndofta direkt nuk njihej por rruga e tij nė jetė qe po e njėjtė me atė tė Qemal Vlorės. Familje apo prejardhje fisnike, pjesėmarrje nė lėvizjet e mėdha kombėtare shqiptare si Lidhja e Pejės “Besa – Besėn” e 1899 me nė krye Haxhi Zekėn; pjesėmarrje nė lėvizjen xhonturke “Bashkim e Pėrparim”, pjesėmarrje nė kryengritjet e mėdha shqiptare tė 1910, 1912, po ashtu dhe ne organizatėn “Liri dhe Marrėveshje” tė krijuar nga Ismail Qemali dhe Riza Tefik Dibrani apo dhe Hasan Basri Beg Dukagjini etj. Sigurisht pjesėmarrja nė kėto dy organizata politike pėrparimtare pėr kohėn nė rang perandorie, qoftė edhe nė trevėn e Dibrės, i bėn nder Ismail Strazimirit dhe ėshtė njė sinjal pozitiv pėr pėrsonalitetin e tij me njė frymemarje tė gjerė dhe meriton kėrkime tė posaēme pėr aktivitetin e tij nė to, krahas shokėve dhe miqve tė tij. Ajo ėshtė dhe njė tregues pėr nuhatjen e tij tė hollė politike. Kur pa se ato filluan ta humbnin karakterin e tyre pėrparimtar, ai u largua menjėherė prej tyre. Pėr tė nė ēdo kohė “nordi” orientues kanė qėnė interesat e Shqipėrisė, tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Konstatojmė qė ėshtė nė njė hap me plakun e Vlorės si dhe me njė veprimtar tjetėr qė peshoi rėndė nė pavarėsinė shqiptare, Aqif Pashė Elbasanin, i cili e emėroi me inisiativėn e vet, nėnprefekt tė Dibrės, Dibrės sė Poshtme apo e thėnė ndryshe Dibrės sė vogėl, Peshkopisė me nėntė malet e saj.
    Ecim mė tej. Njė figurė madhore e pavarėsisė ėshtė Vehbi Agolli (Dibra) qė ishte zėvėndės i Ismail Qemalit dhe kryetar i Senatit. Vehbiu ishte pėrfaqėsuesi kryesor i Dibrės nė Kuvendin e Vlorės, figura e dytė madhore e Kuvendit famėmadh tė shpalljes sė Pavarėsisė. Me Vehbi Dibrėn ka pasur njohje tė afėrt, kanė qėnė gati moshatarė. Nė kujtimet e tij ai e pėrmend qoftė pėr Lidhjen e Pejės, si njeri qė e njihte nga brenda kėtė Lidhje dhe kryetarin e saj Haxhi Zekėn, e pėrmend nė Kongresin e Dibrės mė 1909, tė cilin e kryesoi nė punimet e tij ,e pėrmend nė krye tė Parisė sė Dibrės sė Madhe nė kryengritjen e vitit 1912 pėr marrjen e vendimit pėr shpėrthimin e saj. I referohet nė njė rast nė kohėn e princ Vidit qė i ishte drejtuar ai vetė (d.m.th Ismail Strazimiri) kryemyftiut Vehbi Dibra, mė 1915 nė kohėn e serbėve me njėfarė rezerve e nė ndonjė rast tjetėr. Opinioni i Ismail Strazimirit pėr kėtė burrė tė Dibrės qė qe figurė e dytė pas Ismail Qemalit nė Vlorė qe pėrgjithėsisht pozitiv. Kuptohet qė midis tyre kanė ekzistuar marėdhėnie tė ngushta nė emėr tė ēėshtjes kombėtare, militantė tė sė cilės ishin qė tė dy.
    Delegati i dytė i Dibrės nė Vlorė ishte Hafiz Sherif Langu. Ka pasur aktivitet tė gjerė patriotik. me Ismail Strazimirin ata kanė pasur lidhje tė ngushta . Ai ishte nip i Selim Rusit, njė nga figurat qėndrore tė lėvizjes kombėtare nė Dibėr, krahas Iljaz Pashė Ēokut. Bile nėn hijen e gjyshit tė vet tė famshėm, zėmadh, u rrit e u burrėrua. Ai ėshtė njė nga figurat qėndrore tė Dibrės dhe tė lėvizjes mbarėkombėtare shqiptare, mik me atdhetarėt e njohur si Hamdi Ohri, Zyhdi Bej Ohri, Hajdar Blloshmi, shok me Ibrahim Temon e Dervish Himėn nė Stamboll, nė kontakte dhe me Hasan Prishtinėn, Nexhip Dragėn e Mehmet Pashė Dėrrallėn qė lanė gjurmė nė jetėn e tij. Ai mori pjesė nė Kongresin e Dibrės tė 1909. Kongresin e Dytė tė Manastirit mė 1910, nė kryengritjen e 1910. Disa kohė me kėrkesėn e banorėve tė Dibrės shėrbeu si mėsues i gjuhės shqipe. U pėrfshi dhe nė kryengritjen antiosmane tė vitit 1912, si luftėtar dhe organizator nė rrethinat e kėsaj krahine. Ismail Strazimiri shkruan: “Aso kohe bashkė me ne qenė Sadullah Strazimiri, Hafiz Sherif Langu, Shyqyri Bej – nip i Iljaz Pashės, Eqerem Cami…. e tė tjerė nga qyteti i Dibrės sė Madhe. Nė peripecitė e ngjarjeve tė luftės sė parė botėrore dhe mė pas, tė dy kanė qenė shpesh nė krah tė njėri tjetrit. Natyrisht Ismail Strazimiri sipas mendimit tonė dhe siē del nga faktet, pėrfshi kujtimet e tij, ka qenė dhe nė lidhje e raporte tė caktuara edhe me delegatėt e tjerė tė Strugės e tė Ohrit si Zyhdi Bej Ohri qė kish mbaruar “Robert Kolezhin” nė Stamboll, me Dr. H. Myrteza, Nuri Sojliu, Mustafa Barutin e Dervish Himėn. Po ashtu dhe me dibranin nga Lura, Dom Nikoll Kaēorri qė qe delegat i Durrėsit nė Kuvendin e Madh tė Vlorės. Po ashtu ai ka qenė nė relata tė caktuara me delegatin e Pogradecit, Starovės, Hajdar Blloshmin apo me Shefqet Daiun qė nė vitet 1911-1912 punoi si mėsues nė Dibėr. Nė Vlorė Shefqeti qe delegat i Elbasanit. Ai ka qenė nė lidhje edhe me Hamdi Ohrin. Nė njė letėr dėrguar kėtij nė tetor 1911 i thotė se “Sė bashku me Vehbi Efendinė po bėjmė pėrēapje pėr tė marrrė fshehtas librat qė na ka dėrgue Josif Bageri i Rjekės prej Sofje por xhonėt (xhonturqit L.B.) kanė ushtrue kontrolle tė rrepta”. Nė kujtimet e tija Ismail Strazimiri jep dhe caktimin e atdhetarit Shefqet Daiu si mėsues i gjuhės shqipe nė qytetin e Dibrės sė Madhe.
    Unė nga kjo mori delegatėsh do tė veēoja pėr t’u ndalur Hamdi Ohrin , me tė cilin Ismail Strazimiri, ka pasur relata shumė tė mira dhe nė kujtimet e veta e pėrmend disa herė, jo vetėm nė vitet e nxehta, tė para, gjatė e tė pas pavarėsisė por dhe mė vonė. Ai ka ushqyer njė respekt tė madh dhe njė nderim tė veēantė pėr Hamdi Ohrin dhe aktivitetin e tij si djali i Allamanit dhe nip i Iljaz Pashė Dibrės (Qoku). Ismail Strazimiri i ka nderuar dhe respektuar dhe ka bashkėpunuar me tė gjithė pasardhėsit e Iljaz Pashė Dibrės si Shyqyri Ēoku, Ramiz Ēoku (Dibra), Hamdi Ohri (Ēoku), etj. etj. Lidhjet e tij me fisin e Ēokėve (apo Qokėve,njėlloj ėshtė LB) kanė qenė tepėr tė ngushta; nė kėtė suazė pėrfshi Hamdi Ohrin. Ai ka qenė organizatori kryesor i kryengritjes sė Shtatorit tė 1913 tė Dibrės, apo siē quhet ndryshe tė Petrinės, ku mori pjesė aktive dhe Ismail Strazimiri. Pas 1920, kur dhe Strazimiri u vendos nė Tiranė, pėr dy dekada ata tė dy kanė qenė krahas njėri tjetrit dhe i ka bashkuar njė miqėsi e vjetėr, qė gjithmonė mbeti e pastėr si kristali nė tėrė peripecitė e kohėrave. Hamdi Ohri siē tregon dhe mbesa e tij Valbona, e bija e Mentor Ēokut, ka qenė nė Vlorė ditėn e dytė pas shpalljes sė pavarėsisė dhe firmosi aktin e saj. Ismail Qemali e pyeti se “Ēfarė ministrie pranon tė marrėsh? Kėtė punė t’jau lamė tė rinjve, Ismail Bej. Gishti ynė ėshtė trashur nga pėrdorimi i pushkės, nuk bėn pėr punė intelektuale”. Kėshtu patrioti i shquar shqiptar nuk pranoi asnjė nga portofolet ministeriale. Pyetja e Ismail Qemalit tregon sa e ēmonte dhe ē’personalitet kish e ē’reputacion gėzonte Hamdi Ohri si atdhetar e si intelektual, si nip i Iljaz Pashė Dibrės midis atyre qė shpallėn Pavarėsinė. Ai ish njė rilindas i brezit tė tretė , bashkėmoshatar me Ismail Strazimirin. Fakti qė Ismail Strazimiri e ka njohur, ka bashkėpunuar me tė, ka pasur miqėsi deri sa mbylli sytė ky patriot me 24 nėntor 1938 nė Tiranė etj. flet shumėēka dhe pėr lartėsinė e vetė Strazimirit dhe aktivitetin e gjithanshėm atdhetar tė tij.
    3. Ismail Strazimiri ka qenė njė punėtor i palodhur i Rilindjes Kombėtare. Nė Kryengritjen e 1910 ai qe njė nga organizatorėt e saj nė zonėn e Dibrės. Pas dėshtimit tė saj ai thotė plot mėnēuri: Vėrtet Kryengritja dėshtoi por lėvizja kombėtare shqiptare eci pėrpara.Dėshmi pėr kėtė qenė kryengritjet shqiptare tė 1911 dhe tė 1912. Kėtė tė dytėn Dibra ishte ajo qė e filloi e para dhe e fundit qė u tėrhoq. Ismail Strazimiri si njė nga burrat veprimtarė mė nė dukė tė kėsaj lėvizjeje luajti njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė mbarėvajtjen e saj. Ai qe njė nga organizatorėt e saj nė Sheher nė Dibrėn e Madhe. Pas ngritjes sė flamurit nė Shkup nė fillim tė gushtit 1912 dhe kur Hasan Prishtina i njoftoi pėr plotėsimin e kėrkesave tė kryengritėsve, atėherė dibranėt e ulėn flamurin e kryengritjes. Pra Dibra e filloi e para dhe e mbylli kryengritjen e fundit. Pas vendimit barbar tė Konferencės sė Londrės tė 1913, kur 2/3 e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve tė shtetit tė sotėm shqiptar, dibranėt prapė nė shtator tė 1913 ngritėn flamurin e kryengritjes qė u quajt e Petrinės dhe qė pėrfshiu Dibrėn, Strugėn e Ohrin. Ismail Strazimiri qe njė nga pėrkrahėsit mė aktivė tė saj. Pas disfatave tė para pushtuesit serbė sollėn trupa tė mėdha dhe e shtypėn me zjarr e me hekur kryengritjen e shtatorit tė 1913 tė Dibrės. E kush mė tepėr se Gjakova nė Kosovė Ulqini nė Mal tė Zi dhe Dibra e Madhe nė Maqedoni kish tė drejtė tė bashkohej me shtetin amė. Ajo qė u bė sidomos ndaj kėtyre tre qyteteve shqiptare e vatra tė shqiptarisė ishte njė krim i pashembulltė. Nė kėto kushte Ismail Strazimiri dhe familjet e mėdha dibrane dhe dibranėt nė pėrgjithėsi, pėrpara mizorisė serbe dhe shtėpive qė u dilte flaka e tymi pasi u grabitėn nė mėnyrė tė paskrupullt, e mbajtėn frymėn si muhaxhirė nė Tiranė e Elbasan.
    Ismail Strazimiri prapė nuk ndenji rehat. Nė kohėn e pavarėsisė ai u emėrua nėnprefekt i Dibrės sė Vogėl nga Aqif Pashė Elbasani.Mė pas ai punoi nė shėrbim tė Princ Vidit. Nė kohėn e pushtimit bullgar e austriak tė Dibrės prapė qe Nėnprefekt e gėzonte njė emėr tė mirė nė popull si krahinar. Populli e donte, e respektonte dhe e nderonte. Ndaj dhe tė huajt qė shkelėn nė Dibėr u pėrpoqėn ta shfrytėzonin influencėn e tij. Por me pushtuesin serb ai nuk pati asnjė relatė. Edhe kur i detyruar nga rrethanat hyri nė lidhje me autoritetet pushtuese serbe, manovroi me zgjuarsi dhe u theksoi se “Dibra e dibranėt nuk pranojnė tė hyjnė nė zgjedhėn e kurrkujt” .Mė 1915 e mundur nga austrohungarezėt hordhia serbe kaloi nėpėr tokat shqiptare. Dibranėt tė prirė nga dyshja Elez Isufi dhe Ismail Strazimiri e shumė tė tjerė, bashkė me lumjanėt nė brigjet e Drinit tė Zi, duke shfrytėzuar terrenin dhe kohėn e keqe u bėnė varrin 12000 ushtarėvė serbė, duke u shpaguar pėr masakrat qė kishin bėrė mė parė mbi popullin shqiptar tė pambrojtur tė atyre anėve serbomėdhenjtė. Nė vitet mė pas Ismail Strazimirin e shohim me mėndje e me zemėr nė krah tė mikut e shokut tė vet tė pandarė Elez Isufit e nipit tė tij Suf Xhelilit pėrballė ushtrisė serbe. Nė kujtimet e tij s’ kanė tė mbaruar ngjarjet qė pėrshkruhen dhe bėmat e luftėrat e pėrpjekjet me okupatorėt barbarė serbė. Vetėm ai popull i Dibrės e di se ē’vuajtje hoqi e ē’barbari pėrballoi mbi shpatullat e tij. Dibra me luftėn e saj jo vetėm u vuri pushkėn pushtonjėsve serbė, po sensibilizoi dhe opinionin e vendit e tė huaj, qarqet diplomatike, derisa serbėt pas kryengritjeve dibrane mė 1920 e 1922 me hir apo me pahir u shporrėn nė kufijtė e 1913. Ishte heroizmi i pashoq dibran me nė krye burra si Elez Isufi, “gjenerali me tirqe pa spaleta” dhe Ismail Strazimiri, i menēuri i padukshėm dhe i dukshėm dhe burrė i Dibrės me karakter tė fortė qė i shporri serbėt. Dibra e Madhe megjithatė mbeti nė atė pjesė qė nga burrat e kombit tė kohės u quajt Shqipėria e robėruar. Ismail Strazimiri mori pjesė gjallėrisht dhe nė Revolucionin e Qershorit 1924 me armė nė dorė nė krah tė Bajram Currit e tė Elez Isufit; pėrjetoi dhimbshėm vrasjen e kėtij tė fundit, mikut tė tij mė tė mirė e kurrė s’u pajtua me regjimin zogist. Kur vendin e tij e zunė pushtuesit Italo – Gjermane nė vitin 1943, Ismail Strazimiri, roje vigjėlente e pavarėsisė dha jetėn me armė nė dorė nė moshėn 75 vjeēare, gjė e rrallė kjo dhe nė historinė e botės. “Kujtimet” e tij janė njė thesar pėr Dibrėn dhe dibranėt, janė njė hymn qė i kėndohet Dibrės. Ai diku nė to vlerėson Luftėn e Vlorės qė bėri populli shqiptar mė 1920. Njėkohėsisht thekson dhe tė vėrtetėn e madhe se pati prapa qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjes me nė krye Sulejman Delvinėn, pati mbėshtetjen materiale e morale tė saj me njerėz, armatime dhe nga krahinat e tjera tė vendit. Kurse dibrani me luftėrat e tij kundėr serbėve qe pothuajse i vetėm dhe u “tiganis me dhjamin e vet “. Kjo e bėn luftėn e dibranėve mė heroike dhe mė madhėshtore. Pikėrisht kur fatet e Atdheut ishin “nė teh tė briskut” dhe nė kurriz tė popullit luheshin lloj - lloj intrigash, kėsaj gjėndjeje sidomos pėr Dibrėn, Ismail Strazimiri nė librin e tij historik i referohet kėshtu:
    “Drin, o lumi gjanė, plaku i malėsisė
    A ke me ia lėnė Dibrėn Serbisė?
    Dibra do shpėtohet dera e Kastriotit,
    Dibrani i nderue si ka qenė qėmoti?
    Kurrė nuk durohet kjo robėri,
    Dibra e Moisiut asht Shqipni!
    Ēohi burra ēohi, gjithė me besė – besė,
    Pėr Dibrėn luftoni, pėr tė madhen shpresė!,,

    Ismail Strazimiri erdhi nga legjenda si pasardhės, si pinjoll i princėrve Balshaj, u bė me tėrė veprimtarinė e tij njė legjendė e gjallė, dhe me vdekjen e tij heroike me armė nė dorė nė moshė tė kaluar e lartėsoi emrin e vet dhe tė vatanit tė vet, Dibrės, u bė njė hero legjendar, hyri nė legjendė dhe mbeti nė legjendė…
    Historia jo vetėm ka shkruar por shkruan e do tė shkruajė mė shumė nė tė ardhmen pėr BURRA tė tillė me emėr qė ka nxjerrė krahina e lavdishme e Dibrės!




    Referencat
    1- Ismail STRAZIMIRI “Lufta kundėr pavarėsimit tė Shqipėrisė”. Shtėpia botuese “Naim” Tiranė 2010, 353 faqe.
    2- Kristo FRASHĖRI “Historia e Dibrės ” Tiranė 2012, 621 faqe.
    3- Bardhosh GAĒE “Ata qė shpallėn pavarėsinė kombėtare” Botimet Toena Tiranė 2012, 344 faqe.
    4- Agron TUFA “Dibra me sytė e tė huajve ” Tiranė 2008, 324 faqe.
    5- Arjan KADIU “Dibra e Madhe ” Tiranė 1996, 344 faqe.
    6- Sotir TEMO, Lulzim BILBILI, Petrit NAJDENI “Seit NAJDENI (Hoxhė Voka),, Shtėpia botuese “8 Nėntori” Tiranė 1980, 88 faqe.
    7- Giuseppe Gelcich “ Zeta dhe Dinastia e Balshajve” Shtėpia botuese “55”, 367 faqe.
    8- “Dibra dhe etnokultura e saj” Volumi I, 365 faqe, Volumi II,306 faqe Tetovė 1995 etj




    Abstrakt (Pėrmbledhje)
    Nė kėtė kumtesė jepet figura e mendimtarit dhe veprimtarit Ismail Strazimiri dhe sqarohet prejardhja e tij fisnike nga princėrit Balshaj. Nėnvizohet fakti se tė tillė burra i nxjerr Dheu, Treva atdhetare e Dibrės. Hap pas hapi sqarohen nė kumtesė tre momente:
    Pjesmarrja e tij nė lėvizjet atdhetare nė Shqipėri e ato pėrparimtare nė Perandorinė Osmane. Sqarohet mė tej raporti i tij me figurat atdhetare tė Dibrės e tė mbarė kombit si Ismail Qemali e mbasandej tė tillė si Vehbi Dibra, Dom Nikoll Kaēorri, Hamdi Ohri, Sherif Langu e tė tjerė fisnikė tė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė nga Dibra e Madhe , Struga e Ohri etj. Sė fundi bėhet fjalė pėr luftėn e tij tė pandėrprerė e tė paepur nė mbrojtje tė pavarėsisė sė fituar dhe pėr konsolidimin e saj deri sa dha jetėn me armė nė dorė nė moshėn 75 vjeēare. Ai ishte dhe mbeti njė pishtar i luftrave pėr liri tė popullit tonė dhe njė shembull frymėzues pėr brezat qė do tė vinė.
    Biografi
    Laurant BICA ka lindur nė qytetin e Korēės mė 18 mars 1951. Shkollėn e mesme e pėrfundoi nė gjimnazin “ Themistokli Gėrmenji ” ndėrsa atė tė lartėn e kreu nė Degėn e Filozofisė tė Fakultetit tė Shkencave Politike Juridike nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Nga 1973 – 1993 shėrbeu si pedagog nė po atė fakultet . Nga 1994 – 2005 jetoi e punoi nė Stamboll nė Republikėn e Turqisė. Nga 2006 – 2012 ėshtė pedagog pranė Universitetit “Kristal”.
    Ka njė veprimtari tė pasur botuese . Ėshtė autor i librave “ Prof. Hasan Tahsini” Tiranė 2009 3 vėllime 1750 faqe; “Naimi nė Kostandinopojė” Tiranė 2009 nė 2 vėllime , 750 faqe; dhe “Niko Stillo - Njeriu akademi” Tiranė 2008 ,220 faqe. Ka nė proces libra tė tjerė. Ėshtė autor i dhjetra e qindra artikujve publicistikė e studimorė nė shtypin e pėrditshėm dhe atė periodik, brenda dhe jashtė vėndit. Ka marrė pjesė nė konferenca , simpoziume e sesione shkencore nė Shqipėri, Kosovė , Maqedoni , Turqi etj. Qysh prej vitit 1987 ka gradėn shkencore” Doktor i Shkencave Filozofike”. Ėshtė baba i tre fėmijėve, dy djem dhe njė vajze…








    REĒENSĖ
    Pėr artikullin shkencor tė Dr. Laurant BICA me temė: Integrimi mbarėevropian dhe populli shqiptar
    Nė kėtė artikull tė ndarė nė dy pjesė trajtohet roli dhėnės i popullit shqiptar nė lidhje me integrimin evropian, pra vlerat material e shpirtėrore qė sjell populli ynė duke u integruar nė Bashkimin Evropian. Populli shqiptar ėshtė njė popull i lashtė, e njėkohėsisht evropian dhe ėshtė e natyrshme qė nė shekuj, ai ka ndihmesėn e vet tė ēmuar brenda kontinentit, sikurse popujt e tjerė. Me tė drejtė studiuesi Laurant BICA e titullon pjesėn e parė “Ndihmesa historikisht e kombit shqiptar nė qytetėrimin evropian” Aty ai tregon se shekull pas shekulli ky popull ka sjellė me njerėzit e vet tė shqruar contribute me vlerė evropiane e botėrore. Nė pjesėn e dytė me titull “Vlerat material dhe shpirtėrore qė sjell populli shqiptar sot nė familjen evropiane” nėnvizohen vlerat materiale si trashėgimia e kulturės sė shekujve psh arkitektonike nė fushėn e pikturės muralesidomos nė objektet e kultit, gjuha shqipe si njė gjuhė lashtė, isopolifonia etj. Gjithashtu populli ynė vjen dhe me vlera tė tilla shpirtėrore si disa nga virtutet e tij qė janė besa, trimėria, burrėria, fisnikėria, mikpritja – bujaria.
    Autori i artikullit i ka trajtuar rrjedhshėm e me kompetencė, duke u munduar tė sjellė diēka tė re. Artikulli tė bind se pėr tė ėshtė ēfrytėzuar njė literaturė e gjerė dhe ėshtė trajtuar me nivel e me skrupulozitet shkencor. Ndofta do tė ishte mirė tė trajtoheshin mė gjėrė por jemi tė vetėdijshėm qė nė suazat e njė artikulli tė tillė ėshtė e vėshtirė. Artikulli do tė zgjatej shumė. Jam i mendimit qė artikulli e meriton tė botohet, pėr gjėrat e reja qė sjell e standartet cilėsore qė bart nė vetvehte.


    Prof. Dr. Luan KARĒANAJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2013 mė 00:19

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtės i paepur i pavarėsisė shqipta

    Emri:  Lufta-kundër-pavarësimit-të-Shqipërisë-1-.jpg

Shikime: 3744

Madhėsia:  49.2 KBEmri:  220px-IsmailStrazimiri.jpg

Shikime: 2518

Madhėsia:  17.6 KB

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •