Ja si do ndjeheshin para meje Berisha dhe Rama

Njė mėngjes herėt teksa ndiqja njė emision para ekranit tė TVSH, nė moment mė erdhi nė kujtesė intervista live nė studion e TVSH-sė qė na ka bėrė mikut tim, mjeshtrit tė serenatave Mihallaq Andreas dhe mua, njė gazetare e bukur, e zgjuar dhe plot sharm, por…se nga kishte humbur. Kishte emrin e personazhes sė mrekullueshme tė romanit tim mė tė dashur, “Diplomati” – Ketit dhe i pėrngjiste shumė pėrfytyrimit tim pėr atė krijesė tė shkrimtarit – pilot Xhejms Olldrixh. Kur…Mėsova se ajo e kishte lėnė – mbase pėr ca kohė – qiellnajėn e ekraneve pėr tė medituar dhe shkrirė artin e saj buzė detit ku ka lindur; buzė Adriatikut nė Durrės dhe duke mbajtur nė duar njė violenēel. Vallė, ē’bėnte atje ku agimin duke zbardhur mbi valė kushdo e shikon nga dritarja? Ē’bėnte gazetarja sharmante qė aq na kishte lėnė mbresa me pyetjet e saja naive, me zhbirilimet e saja zemėrbardha? Dhe…makinės dhe buze detit tė shkurtit, qė ishte me njė bukuri krejt tjetėr nga koha e plazhit dhe e zhaurimave tė pareshtura. Si e dalė nga dallgėt e pastra dhe shkumbė– shkumbė, me njė violonēel nė dorė ja ku po priste me sytė herė nga deti dhe herė nga makinat qė vinin, gazetarja e bukur qė ishim parė vetėm njė herė – duke folur live para kamerės. E la violonēelin nė njė stol rrethuar me gjelbėrim dhe mė ftoi pėr njė kafe. Kishte ndryshuar fare pak nė krahasim me gjashtė vjet mė parė…ishte bėrė ca mė e menduar.

Emri:  Keti_photo-300x214.jpg

Shikime: 274

Madhėsia:  13.2 KB

Keti, ēfarė ndjesie do tė kishe nėse do tė luaje me violonēel kėtu, duke parė me adhurim me sytė e tretur nga deti?
Ndjesi tė mrekullueshme dhe tė dyfishta, emocioni qė mė jep violonēeli dhe panorama e detit qė mė mrekullon. Shtohet kjo ndjesi nė ditė tė bukura mė diell, siē ėshtė kjo e sotmja. Madje, do tė dilte njė duo, melodia e valėve tė detit dhe melodia e ēellos (violonēelit)

Sa mirė! Punonke nė shkollėn qė mban emrin “Jan Kukuzeli”. A e njohim pak lexuesin me kėtė muzikant?
Shėn Jan Kukuzeli ose Joan ishte njė murg ortodoks nga Durrėsi. Shenjtor, himnograf, mjeshtėr dhe teoricien i muzikės kishtare bizantine. Ka lindur rreth viteve 1270, ėshtė rritur nga nėna e tij, pasi i ati ka vdekur kur ka qenė shumė i vogėl. Qė nė rini tė tij ėshtė shquar pėr njė “zė engjėllor”. Pėr shkak tė kėsaj dhuntie, e dėrguan nė Konstandinopojė, nė kryeqytetin e perandorisė, pėr tė studiuar dhe kėnduar nė oborrin perandorak. Duke parė talentin e tij tė madh dhe pėrparimin e habitshėm nė muzikė, e emėruan drejtues tė veprimtarive muzikore tė kryeqytetit, duke i dhėnė titullin Mjeshtėr.
Kukuzeli sistemoi dhe riformoi melodi mė tė vjetra, kompozoi tėrėsi veprash origjinale tė famshme, kryesisht “mėsime tė ngadalta pėr zėra tė bukur” (kalifonik), nė mėnyrėn tradicionale. Pothuajse tė gjitha u pėrkthyen nga shkrimi i vjetėr muzikor nė shkrimin muzikor tė kohės sė tij. Shkrim muzikor, i cili do tė qėndrojė nė pėrdorim pėr disa shekuj deri nė shkrimin e ri muzikor tė Krisanthit (mitropolit i Durrėsit) dhe Hurmuzit, nė fillim tė shek. XIX. Mund tė pėrmendim: SHTĖPITĖ E HIMNIT AKATHIST (GJATĖ PASHKĖS): “Pėrlufteshės gjenerale…”, “Fuqia e tė Lartit…”, “Engjėlli u dėrgua…” etj.

Ēfarė gjėje pėrthithėse ka ky instrument, violenēeli, qė ti u dashurove me tė? Pse jo violinėn, pianon…etj, etj? Unė vetė s’do kisha zgjedhur ndonjėherė violonēelin!
Mėsimi i instrumentave me hark nisė zakonisht qė nė moshėn 6 – 7 vjeēare. Nė fakt nuk ka qenė zgjedhja imė, qė unė tė bėhesha muzikante, madje gjashtė muajt e parė tė mėsimit, unė kam studiuar piano. Rastėsisht ish – pedagogia ime pėr 12 vjet rradhazi Znj. Lida Radoja, mė pa duart dhe vendosi me insistim qė unė tė ndryshoja instrument. Si fėmijė nuk e kuptoja magjinė e kėtij instrumenti, por me kalimin e viteve vėrtet qė u dashurova me tė, veēanėrisht me tingullin aq njerėzor qė ai ka. Nė fakt, instrumentet si piano, violina, janė mė popullor, violonēeli ėshtė mė elitar…!

A ju pėlqen poezia? Nėse po, a ju ka rėnė rasti ndonjėherė tė keni dashuruar ndonjė poet?
Jo vetėm qė mė pėlqen, por unė e dashuroj poezinė. Herė pas here, kur nuk mė lexohen romane lexoj poezi, poezia ėshtė si muzikė. Kohėt e fundit jam e dashuruar pas poezive tė Charles Baudelaire, ėshtė i mrekullueshėm.

Ju keni dashuruar poezinė shumė, kurse…asnjė poet?
Po, tė thashė emrin e tij – Charles Baudelaire!

Gjatė kohės nė TVSH, a ju kujtohet ndonjė nga pikat kulminante tė emisioneve tuaja?
Ēdo intervistė, me tė ftuar nga fushat e ndryshme ka qenė pikė kulminante e emisioneve tė mia, kam qenė selektive nė tė ftuarit e mi, zgjidhja mė tė mirėt, por mė duhet ta pranoj qė nė kujtesė mė kanė mbetur tė ftuarit artistė, meqė i pėrkas kėsaj fushe.

Keti, vėrtetė tė tėrheq kaq deti, sa e le Tiranėn?
Oh…Sigurisht qė Tirana ka bukuritė e veta…. hahahah…si kėta poetėt qė dinė tė reklamojnė veten e tyre. Unė kam punuar 5 vjet nė Tiranė…E…deti ėshtė diēka tjetėr…Unė jam 100 % durrsake, kam “lindur” nė det, jam rritur me detin, deti ėshtė pjesė e imja dhe unė pjesė e tij. E njohim mirė njėri – tjetrin, flasim, qeshim, ngacmohemi, pėrkėdhelemi… pėrplasemi, por duhemi shumė.

Na thoni diēka pėr fatin e nxėnėsve tė shkollės suaj kur mbarojnė tė mesmen?
Unė nuk i besoj fatit, kėshtu qė edhe pėr nxėnėsit them me bindje, se e kanė vetė nė dorė ecurinė e tyre, nėse punojnė fort dhe me dashuri, finalizohet gjithēka me sukses dhe nėse jo, qėndrojnė aty ku janė dhe mė keq akoma, kthehen mbrapa, gjė qė nuk ia uroj asnjėrit prej tyre, qė i dua shumė.

Gjatė periudhės qė jepni mėsim, si e zhvilloni talentin te nxėnėsit?
Talenti ėshtė i lindur, qė konsiston mė sė shumti nė veshin muzikor dhe ritmik, por theksoj gjithmonė qė kryesore ėshtė puna, pėrkushtimi. Unė dhe tė gjithė kolegėt e mi, jo vetėm bėjmė detyrėn nė punėn tonė, por japim edhe shpirtin vetėm e vetėm qė tė zhvillohet talenti dhe teknika tek instrumentistėt e vegjėl dhe tė rinj. Gjithsesi nevojitet njė punė e dyanshme.

A do ju pėlqente tė luanit me violonēel nė njė lėndinė malore dhe krejt e vetme, apo po e vetme nė njė muzg buzė detit?
Meqė deti ėshtė i imi, do tė zgjidhja lėndinėn malorė, do t’i hyja nė pjesė dikujt tjetėr…!!

Si e pėrfytyroni gjendjen shpirtėrore tė Berishės, Ramės, Metės, Kreshnik Spahiut dhe avokat Ngjelės, nėse do t’u interpretonit nė ēello secilit vetėm pėr vetėm nė njė sallė, pranė njė tavoline me mish, fruta dhe verė?
Berisha do mrekullohej, pėr Ramėn kam rezerva, Metės do t’i pėlqente, Spahiu do tė ishte mė i kėnaqur nėse unė do tė interpretoja njė pjesė patriotike, ndėrsa avokat Ngjela, ē’rėndėsi ka nėse do t’i pėlqeja apo jo, por pasi tė mė dėgjonte, do tė mė puthte dorėn.

I ke ndjekur serialet e Sulltan Sulejmanit? Unė do tė dhuroj njė vėllim , ku ka katėr poezi tė shkruara nga ai. …E parashikoni qė do tė propozonte pėr t’u bėrė pjesė e haremit tė tij, kur ka kaq magji violonēeli yt?
Serialet e Sulltan Sulejmanit, i ndjek herė pas here se mė pėlqen historia e asaj epoke. Pse mos tė mė propozonte pėr t’u bėrė pjesė e haremit tė tij? Nga magjia qė ka violonēeli dhe kam idenė se ai do t’i pėlqente femrat si tipi im… pres me padurim qė tė ma dhurosh sa mė shpejt vėllimin me poezi sulltanėsh.

Nėse do tė ishit nė kopshtin zoologjik tė Tiranės dhe do tė luanit me ēello tė amplifikuar me altoparlant. Cila nga kafshėt do tė prekej mė shumė nga muzika?
Nė kėtė kopsht zoologjik, mė pak do tė prekeshin njerėzit, ndėrsa nga kafshėt, nuk pėrjashtoj asnjė, i dua shumė dhe mendoj se nė momente tė caktuara janė mė tė ndjeshme se njerėzit.

Nėse do tė tė shprehnin dashurinė me fjalė dhe me gjithēka tė tyren: njė sheik Kuvajti plot me dollarė, njė malėsor nga Tropoja plot me bagėti, apo njė djalosh nga Durrėsi i papunė, qė tė tre me sinqeritetin mė tė madh. Cilin do tė kishe zgjedhur?
Nėse do tė isha e sigurtė pėr sinqeritetin, sigurisht qė do kisha zgjedhur sheikun e Kuvajtit…nuk e di pse mė pėlqejnė kėta sheikėt…!

Parafytyroni: ju duke bėrė muzikė para Leninit, Stalinit, Enverit, Maocedunit, Klintonit, Titos, Sllobadanit, Ramiz Alisė dhe Alfred Moisiut. Cili prej tyre, do tė ishte treguar mė bujar nė plotėsimin e ēdo kėrkese tuajėn dhe cila do tė ishte kėrkesa juaj pėr secilin?
Stalinit, Enverit dhe Sllobadanit do t’i kisha kėrkuar me mirėsi qė tė largoheshin menjėherė nga salla. Leninit do t’i kisha kėrkuar qė shprehjes sė tij “kinematografia ėshtė artileria e rėndė e artit”, ndryshoje “ēdo art, ėshtė artileri e rėndė”, sepse arti ėshtė fytyra e njė kombi. Maocedunit, duke iu referuar “lulėzimit tė 100 shkollave” nė Kinė, tė mė mėsonte gjuhėn kineze. Titos, meqė i dhe i autonominė Kosovės, tė lutem ndihmo pėr ta pėrshpejtuar dhe pranoje Kosovėn si Republikė. Klintonit, tė kishte nė stafin e tij femra qė dinė ta ruajnė sekretin. Dy tė tjerėve do t’i kėrkoja ta shijonin vėrtet muzikėn time…

Po nėse ata do tė kėrkonin ty njė shpėrblim nga ty. Cilat mund tė kishin qenė dėshirat e tyre respektive para Ketit si violonēeliste dhe si femėr?
Tė gjithė do tė kishin njė dėshirė, unė tė luaja me violonēel dhe tė qėndroja pėrballė tyre edhe njė orė mė shumė.

Nė marrėdhėniet ndėrpersonale, ēfarė ju shqetėson te njerėzit?
Sė pari, injoranca dhe paaftėsia, e veshur kjo nga njė kompetencė e pakuptimtė, mos korrektėsia dhe dėshira pėr tė bėrė keq, sepse unė kam njė parim: “…nėse nuk ke mundėsi tė bėsh mirė, tė paktėn mos bėj keq..”!

Po te vetja, ka diēka qė nuk ju pėlqen?
Oh…ka njė mori gjėrash qė nuk mė pėlqejnė te vetja, por unė pėrbėhem nga njė harmoni defektesh….

Ndonjė projekt tani sė shpejti?
Jam duke u pėrgatitur pėr njė koncert timin nga autorė tė huaj dhe vendas, si Bookerini, Sen sand, Tonin Harapi, Ymer Skėnder, etj. Tė shoqėruar edhe nga dy – tre artistė tė tjerė, ta realizoj sė shpejti nė skenėn e teatrit “Aleksandėr Moisiu”, por…pjesėn tjetėr tė pėrgjigjes, t’ia lėmė surprizave.

Nėse me 14 shkurt, ditėn e “Shėn Valentinit”, ti do tė ishe buzė liqenit artificial tė Tiranės, e vetme dhe vetėm me violenēelin tėnd, ndėrsa ngado pėrqark – ēifte tė dashuruar. Ēdo tė bėje?
Do t’i bija pjesės “Love Story”

Intervistoi: Riza Lahi

Tirana Observer