Bota tjetėr e durrsake Viktori Xhakos….alias-Zhorzh Sand

Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako njihet me pseudonimin letrar Zhorzh Sand. Ka lindur nė qytetin e Durrėsit. Prindėrit e saj kanė qenė model nė jetėn e tyre me gjithė varfėrinė e tejskajshme edhe pėr vajzėn e tyre, Viktorinė. Poetesha durrsake nė moshėn 9 vjeēare lexoi romanin e parė “Historia e njeriut tė vėrtetė” qė i la shumė mbresa tė cilat vite mė vonė i hodhi nė vargje. Qė nga ajo kohė Viktori Xhako-alias Zhorzh Sand nuk ka pushuar sė lexuari. Ka filluar tė shkruajė qė nė moshėn 17–18 vjeēe. Krijimet e para letrare tė adoleshencės nuk ia ka treguar njeriu, pėrveē shoqeve, nuk ka patur as ambicie, as inkurajim, dhe ato tė gjitha kanė humbur, “….pėrjashtuar 4 prej tyre, qė m’u kujtuan befas pak kohė mė parė..”-shprehet Viktoria.. Mė pas nisi universitetin, nė fakultetin -Gjuhė dhe Letėrsi shqipe. Nė vitin e dytė tė universitetit lind fėmijėn e parė. Dhe ashtu nėnė me njė fėmijė mbaroi universitetin nė kohėn e rregullt pėr 4 vjet. Pesė vjet pas lindjes sė djalit, lindi vajzėn. Ka qenė mėsuese e letėrsisė nė gjimnaz deri sa emigroi jashtė vendit. Gjatė kohės sė mėsuesisė asnjė varg nuk ka shkruar, pėrveē tri tema pėr sesionet shkencore tė arsimtarėve: -Bota e femrės nė romanin “Bota ime”, -Njė bisedė me personazhet e vėllimit me tregime “Ajo tokė qė s’kish tė ngopur”, -Heroi pozitiv tek romani “Tė gjithė lumenjtė rrjedhin” Mė 9 mars 2010, pas njė heshtjeje 42 vjeēare, rinisi tė shkruajė dhe qė prej asaj dite nuk ka pushuar sė shkruari. Nė prill 2011 botoi nė Tiranė vėllimin e parė poetik “Zemėr e ngrirė”. Nė maj 2012 po nė Tiranė botoi vėllimin me tregime “DORA E JETĖS”, njėkohėsisht edhe vėllimin e dytė poetik “TAKOHEMI NĖ QIELL”. Ka gati pėr botim vėllimin e tretė poetik “TESTAMENTI”. Nė planet e saj krijuese ėshtė edhe njė roman me tė cilin po merret qė nga nėntori i vitit 2010, po pėr shkak tė sėmundjes e ka ndėrprerė punėn nė maj tė vitit 2011, pėr ta rifilluar nė qershor 2012 e nė vazhdim. Prej 14 vjetėsh jeton jashtė Shqipėrisė. Merret me lulet, shkruan dhe lexon. Pata kėnaqėsinė tė bisedoja me kėtė shkrimtare e poeteshe vitale e tejet tė ndjeshme. Ju lutem pėr mė shumė ndiqni bisedėn…

Emri:  Viktori-300x225.jpg

Shikime: 784

Madhėsia:  23.0 KB

Pėrshėndetje kolege e mike e nderuar Viktori! Disi larg, por arti i afron kufijtė, veēanėrisht pėr ne mėrgimtarėt…..-Disa vėllime me poezi, “Zemėr e ngrirė”, “Takohemi nė Qiell”, dhe nė dorėshkrim “Testamenti”, qė dėshmojnė gjithnjė e mė shumė se jeni ndėr poetet e mirėnjohura nė dy dekadat e demokracisė nė atdhe. A ka diēka tė tillė nė fėmijėrinė tuaj qė ju hapi rrugėn pėr t’u bėrė poete?

Fėmijėria ime ėshtė mė e bukura e botės, edhe pse jam lindur e rritur nė njė familje me kushte jo tė mira ekonomike. Prindėrit kanė qenė punėtorė, tė drejtė e tė ndershėm dhe tė pėrkushtuar pėr familjen. Unė jam e sigurtė sot se nėse janė gjallė moshatarė tė tyre dhe i kanė njohur, flasin pėr ta me respekt e admirim. Ata tė dy kanė qenė fėmijė tė vetėm me baba tė vdekur. Nėnat e tyre kanė rrojtur sė bashku me ne gjersa vdiqėn. Unė besoj se kjo bashkėjetesė ėshtė rast shumė i rrallė, nė mos i vetmi, qė ka ndikuar mjaft pozitivisht nė kultivimin e dashurisė pėr njėri – tjetrin tek ne. Nė moshėn 9 vjeēe unė lexova romanin e parė “Historia e njeriut tė vėrtetė”. Kur e mbarova, shkruajta vargjet e para me mbresat qė mė la ai. Qė nga ky ēast unė nuk kam pushuar sė lexuari. Gjithēka qė mė binte nė dorė. Po nė kėto dy – tri vjet, kam ndjekur njė kurs tė shkurtėr pėr piano dhe u regjistrova nė kursin e baletit. Kėto nė shtėpinė e pionierit. Mė kanė pėlqyer shumė filmat. Mblidheshim disa vajza dhe gjyshja ime na shoqėronte nė kinema, nė orėn 14:00, seancė filmi vetėm pėr gra. Mė vonė u klasifikova e para nė atletikė, nė shkollat 7 vjeēare tė qytetit, nė kėrcim sė larti, 1.10 cm. Mė kanė pėlqyer kėngėt e muzikės sė lehtė. Po si duket kėto ishin dėshira kalimtare, sepse u zbehėn pėrballė letėrsisė e cila jo vetėm ishte mė e fortė se to, por ajo mbeti e pėrjetshme tek unė. Shtysėn e parė pėr tė shkruar ma dhanė pėrshtypjet dhe mbresat e forta qė mė linin librat. Nuk e di nėse ishte talent, por di tė them qė nė familjen apo fisin tonė, unė jam e vetmja qė kam shkruar e shkruaj. Me mbarimin e gjimnazit, pushova sė shkruari. Por pushova gjatė, 42 vjet. Rinisa tė shkruaj nė mars tė 2010. Mė saktė nė 9 mars.

Ēfarė ju ka pėlqyer nė adoleshencė pėr tė lexuar? Cilėt nga autorėt tanė pėlqeje mė shumė?

Nuk mund tė flas pėr pėlqime, shije apo pėrzgjedhje nė tė lexuar. Nuk kisha tė tilla. Bile edhe tė holla pėr tė blerė libra nuk kisha. Kam lexuar ato pak libra qė kishim nė familje, si romanin qė e pėrmenda mė lart, “Fill vetėm nė stepė”, “20 mijė lega nėn det”, plot libra pėr fėmijė, “Romeo e Zhuljeta”, “Garda e re”, “Tė fala nga fshati” “Gurnecka” “Ana Karenina”, “Tregime kineze”, “Vetėvrasja e trimit!, “Doni i qetė”, etj, etj, etj…. Siē duket edhe nga titujt, leximet e mia ishin tė paorganizuara dhe nė kokėn time lėvrinin personazhe kaq tė shumtė e tė ndryshėm, sa qė nė kėtė moshė mė filloi njė dhimbje koke, e cila e shqetėsoi mjaft familjen. Po ja, ku jam gjallė edhe sot, por me dhimbjen e kokės dhe ėndrrat e gjumit, mjaft tė shqetėsuara, qė i kam gjithnjė me vete.

Cila ka qenė poezia apo tregimi i parė qė keni shkruar?

Kam shkruar vetėm poezi. E para ėshtė njė poezi me pėrshtypjet qė mė la leximi i romanit “Historia e njeriut tė vėrtetė”. Po ka humbur, ashtu si mė kanė humbur tė gjitha, tė gjitha tė asaj kohe. Tani sė fundi qė rinisa tė shkruaj, po mė vijnė vetvetiu nė kujtesė copėra poezish apo vargje tė veēanta: “Ra njė yll/U shua pėrngaherė/ Po nė shpirt mė ndezi njė ndjenjė /Tė paprovuar tjetėr herė.” Ishte dashuria ime e parė, ajo qė quhet: dashuria pėr tė shkruar.

Cilat janė temat mė tė pėlqyeshme nė krijimtarinė tuaj?Sa janė motivet vetjake?

Krijimtaria ime si nė poezi ashtu edhe nė prozė, me fare pak pėrjashtime, ka njė temė: Bota e gruas, jeta e saj e pajetuar emocionalisht. Gruaja qė nuk ka mundur tė bėhet femėr. Ky motiv ėshtė vetjak.

A mund tė na thoni njė nga poezitė tuaja mė tė dashura? Pėr tė dhėnė njė poezi cila ėshtė pjesa mė e vėshtirė?

Brenda njė periudhe mė pak se tre vjeēare unė kam shkruar mbi 300 poezi. Me to kam ndėrtuar tri vėllimet e mia poetike, dy tė botuara, tė tretin gati pėr botim dhe njė pjesė tė poezive i kam tė arkivuara. Nuk e di akoma nėse do tė bėj edhe njė vėllim tė katėrt. Poezitė i dua pothuaj tė gjitha. Copėza shpirti kam hedhur nė secilėn prej tyre. Veēoj si poezinė time atė me titull “VALSI YNĖ”, tė cilėn e kam bėrė edhe video. Kjo poezi, e botuar nė vėllimin tim tė dytė “TAKOHEMI NĖ QIELL”, merr shkas nga njė ftesė e vėrtetė pėr tė veshur fustanin mė tė bukur e pėr tė valsuar. M’u kujtua kjo ftesė dhe shkrova poezinė. Pėrveē ftesės, aty ėshtė edhe valsi, edhe ndarja. Poezia mė pėlqen, po aq sa mė dhemb. Por unė kam njė poezi tjetėr, shkruar ndryshe nga stili im, me njė kombinim vargjesh e skenash, me prolog e epilog, me rimė e varg tė bardhė, tė matur e tė thyer, ku kam shpalosur gjithė shpirtin tim si grua, si femėr. Titullohet “TESTAMENTI”, dhe i ka dhėnė titullin vėllimit tim tė tretė, qė e kam gati pėr botim.

Cila ėshtė pjesa mė e vėshtirė pėr tė shkruar njė poezi?

Tė them tė drejtėn, nuk e di. Gjer mė sot unė nuk kam hasur ndonjė vėshtirėsi.

Nė tėrėsi ju jeni njė poete e shėndetshme, me besimin solid pėr jetėn; megjithatė herė-herė vihen re doza melankolie tė ndjeshme, Si bashkėjetojnė optimizmi me pesimizmin te ju?

Pėrderisa jam gjallė e jetoj, shkruaj prozė e poezi dhe i botoj, bėj njė jetė tė qetė e tė bukur familjare me tė dy fėmijėt e mi tė rritur, ky ėshtė optimizmi qė mė thotė se jeta ėshtė e bukur, edhe kur ajo nuk ėshtė aq e bukur sa duhet. Po kur hyj nė botėn e tė shkruarit, shoh dhe ndiej tė gjitha mungesat e jetės sime, ky optimizėm pėrmbyset duke mė treguar fundin e tij tė zi dhe mua mė mbysin lotėt. Vargjet i hedh nė fletė, nėn breshėrinė e tyre, e cila vazhdon edhe pasi mbaroj sė shkruari dhe i rilexoj.

Qindra vargje poetike lirike,patriotike, qytetare me ton protestues, social e intelektual tė pėrmbledhura nė disa vėllime me poezi. Pėrveē vėllimeve qė pėrmenda mė lart ju jeni pėrfshirė edhe nė disa antologji me poezi nė Kosovė e Shqipėri . Ē’mund tė na thoni pėr kėtė pėrvojė interesante e pėrkushtim profesional?

Tė shkruash pėr njė njeri e poet tė madh si Ali Podrimja ėshtė njė obligim qė duhen shpatulla tė forta pėr ta mbajtur. Unė nuk u ndjeva e tillė. Rri urtė, thashė, nuk e bėn dot ti. Por erdhi mbrėmja dhe unė, ashtu krejt qetė dhe thjesht, modestisht, siē e kam shkruar edhe nė poezi, hodha nė fletė vargjet pėr Ali Podrimjen. Pėrfytyrova ardhjen e tij nė klasėn ku jepja mėsim, jo fizikisht, po nėpėrmjet vargjeve qė kam komentuar me nxėnėsit dhe e shkrova poezinė. Kaq ishte. E postova nė Facebook. Ditė mė vonė njė mikja ime nga Gjakova, poetja Shyhrete Ahma, alias Shpresa Besa, mė njofton pėr botimin e kėsaj antologjie. U gėzova, pa e ditur vazhdimin. Nuk e dija qė poezia ime ishte zgjedhur pėr tė hyrė nė kėtė antologji. Nuk e kisha adresuar gjėkund. Mikja mė lajmėroi qė jo vetėm ėshtė botuar edhe poezia ime, po strofa e saj e fundit pėrmendet nė parathėnien e antologjisė si ilustrim. Ēdo kush duhet ta kuptojė emocionin tim qė nga 101 poezi u zgjodh pėr ilustrim vetėm poezia ime. Dhe shumė mirėnjohje! Njė tjetėr poezi e imja, njė kushtim pėr poetin Adem Gjurgjeviku, qė u nda nga jeta tragjikisht, nė njė aksident me makinė, duke shkuar nė njė promovim libri, ėshtė zgjedhur, gjithashtu, qė tė jetė pjesė e njė libri kushtuar kėtij poeti, qė do tė botohet nė tė ardhmen. Pėr kėto pėrzgjedhje, ndjehem e privilegjuar, po gjithnjė duke i bėrė pyetjen vetes: a janė nė lartėsinė e duhur ato poezi? Kjo mė detyron qė tė shkruaj me shumė kujdes, qė tė mos e zhgėnjej lexuesin. Mendimi i njė kritike tė mirėfilltė, do tė ishte njė dorė e fortė, e zgjatur drejt meje.

Ēfarė shėrben si frymėzim pėr tė shkruar poezi? A keni ndonjė ndjesi tė veēantė kur ju shkruani njė poezi tė bukur, tė ndjeshme e tė mirė?

Unė pėrgjithėsisht vetėm njė ndjesi kam: trishtimin pėr atė qė mė ka munguar nė jetė, pėr dorėn e ngrohtė ku tė mbėshtetesha dhe qė tė mė ndihmonte e tė mė udhėhiqte. Por, a janė poezi tė bukura, tė ndjera, tė mira, vetėm kritika mund ta thotė fjalėn e saj. Shtoj kėtu qė nga miqtė e mi kam marrė fjalė tė mira.

Kur shkruani poezi, cili ėshtė vendi tuaj mė i preferuar, nė studio, nė natyrė apo krejt rastėsisht edhe duke pirė kafe diku?

Shkruaj kudo, nė dhomėn e punės, nė ballkon, nė rrugė, nė shtrat, ditėn, natėn. Nė vende tė ndryshme tė shtėpisė kam lėnė nė “gatishmėri” fletushka dhe stilolapsa (qesh). Sepse edhe kur lėviz nėpėr shtėpi, nė ēdo ēast mund tė shkruaj. Kam udhėtuar shumė. Si makina, si treni, si aeroplani, pėr mua janė vende mjaft komode pėr tė shkruar. Bile, mund tė shtoj, qė nė kėto udhėtime, mua mė krijohet njė ndjesi sikur afrohem atje ku nuk kam qenė kurrė duke u futur kėshtu nė njė ėndėrr. Shumė poezi tė miat janė krijime tė ēasteve tė tilla. Edhe tregimi im i fundit “Haluēinacione” ėshtė rezultat i njė udhėtimi, po ndryshe nga tė tjerėt, i njė udhėtimi tė zymtė.

Ēfarė ėshtė muza pėr ju,ėshtė aftėsi gjenetike, sipas mendimit tuaj?

Nuk e di. Nė familjen dhe fisin tim unė jam njeriu i vetėm qė shkruaj, tė paktėn qė nga 1880, kur ka ardhur nė jetė gjyshja ime.

Ju jeni edhe prozatore . Libri me tregime “Dora e Jetės” e disa vėllime me poezi, tashmė njė shkrimtare e afirmuar, autore e disa librave. Ēfarė mendoni se ka mbetur konstante?

Po pėrgjigjem me njė mendim timin: Koha ēdo ditė ma ndryshon fytyrėn, Konvencion i thjeshtė ėshtė emri im, Unė ruaj tė pandryshuar zemrėn, Rrahjet ia derdh nė fletėn e bardhė ēdo ditė!

Si mendoni ju, cilat janė elementėt thelbėsorė tė njė proze, nė rastin tuaj, tė tregimit. Sfida qė pėrballeni me ndėrtimin e tij, duke e krijuar atė me idetė qė keni nė mendje pėr ecurinė e personazheve. Ju i paraqisni personazhet tuaja nga jeta reale nė pėrshtatje me kohėn e situatėn, apo anasjelltas?

Sa herė jam ulur tė shkruaj njė tregim, gjithēka e kam patur para syve. Tė gjallė, mė shumė se tė gjallė. Unė nuk kam bėrė gjė tjetėr, vetėm se atė qė mė shihnin sytė, unė e shprehja me fjalė. Personazhet e mia i takojnė jetės. Ato jetojnė dhe unė i ndjek pas me lapsin tim. I shoh kur pėrshėndesin njė tė njohur, i shoh kur nxitojnė tė marrin metronė, i shoh kur u shkėlqen fytyra kur dalin nga salla e zbritjes nga aeroplani dhe njė njeri shumė i dashur u zgjat duart dhe i puth. Gjithēka e shoh, e shoh. Kjo mbase ėshtė edhe arsyeja qė unė pėrdor fjalinė e shkurtėr, sikur kam frikė se po tė zgjatem, do tė humbas lėvizjet e tyre. Jeta ėshtė lėvizje, apo jo? Si mund ta ndjek pas, pėrveē se nė kėtė mėnyrė?

Zhanrin e tregimit “e bėtė ju qė tė vinte te ju”, apo ėshtė preferenca tuaj?

As ishte preferenca ime, as e bėra qė tė vinte tek unė. As e dija qė ekzistonte. Hapa bllokun tim gri dhe nisa tė shkruaj pėr kurorėn e hollė qė nėna e bėnte me duart e saj e ma vinte nė flokėt e mi rebelė. E shkrova, e shkrova, e shkrova duke e parė nė sy atė vajzėn me flokė rebelė dhe tregimi mori jetė. Nuk di ta shpjegoj se si ndodhi. Ja, kėshtu.

Sa kohė keni qė shkruani tregime ? Ēfarė iu ka tėrhequr nė zhanrin e prozės?

Tregimin e kam lėvruar krahas poezisė. Nėse poezia ime e parė mban datėn 9 mars 2010, tregimi im i parė mban datėn 30 korrik 2010. Mendova se njė ose dy orė jetė mund ta jap duke e pėrshkruar nė disa faqe. I mbetet kritikės tė flasė pėr kėtė. Ndėrsa lexuesit i kanė miratuar tregimet e mia.

Cila ėshtė eksperienca mė e mirė qė keni pėrjetuar nė tė shkruarin e njė tregimi? Po mė zhgėnjyesja?Cilat janė emocionet tuaja kur shkruani tregimin?

Tregimin e parė e shkruajta mė 30 korrik 2010, kur kisha vetėm pesė muaj qė kisha rinisur tė shkruaj poezi. Brenda dy muajsh kam shkruar dhjetė tregime, krahas poezive. Pastaj mė rrallė, pa ndonjė rregull kohor, gjersa u bėnė 19 tregime dhe unė vendosa t’i botoj nė prill 2012. Eksperienca ime mė e bukur janė katėr tregime dhe epilogu i tyre, brenda tė cilėve lėvrijnė tė njėjtėt personazhe. I postova nė Facebook njėrin pas tjetrit brenda njė muaji dhe tė them tė drejtėn kam ndjerė njė kėnaqėsi tė madhe nga komentet e pafund tė miqve, aq sa u ndjeva nė zor qė u kisha marrė aq shumė kohė pėr t’i lexuar. Eksperiencėn zhgėnjyese duhet tė ma thotė kritika, po meqė ajo nuk ėshtė, unė po mendoj se nuk kam eksperiencė tė tillė. Kur nisa tė shkruaj tregimin e parė, u ēudita qė gjithēka e kisha shumė tė qartė nė kokė, vendin, personazhet, portretet, veshjet, ecurinė e veprimit, sa e kam shkruajtur pa pushuar njė ēast gjer sa e mbarova. M’u duk se ishte njė punė fare e thjeshtė. Unė u zhyta nė ngjarje dhe harrova se ku isha. Po kėshtu me tė gjitha tregimet. Bile njėrin tregim ”Luiza Miler” e ktheva nė novelė se nuk mė pushonin mendimet pėr tė. Kam bėrė edhe njė provė, kam shkruar njė tregim nė vetėn e dytė dhe e kam botuar gjithashtu. Po kritika pėrsėri nuk mė ka dhėnė mendim.

Ju jeni mjaft e suksesshme biles e vlerėsuar nga kritikėt e kohės, por edhe me marrėveshjen e mrekullueshme tė admirimit nga lexuesit e shumtė vendas e tė huaj? Si ndiheni pėr kėtė?

Si ndihem? Si njė grua e zakonshme, qė ka bėrė punėn e saj tė zakonshme, qė tė tjerėt e kanė parė vetėm nė kėtė tė zakonshmen e saj. Si njė kallėz e vjetėr gruri, e shkėrmoqur, e shtrirė nė fushė. Qė buzėqesh kur mendon se ato kokrra tė saj, edhe pse shumė tė pakta, mund t’i shtohen bukės sė madhe qė ushqen njerėzimin. Kėshtu edhe dua tė shkoj, me buzėqeshjen e asaj kallėze. Asgjė mė tepėr.

Shumė vargje lirike. Ēfarė ėshtė dashuria pėr ju? Kur njė grua e ndjen se ėshtė e dashuruar? Si arrini ta reflektoni kėtė nė krijimtarinė tuaj letraro-artistike?

E vėshtirė kjo pyetje pėr mua. Unė nuk hyj nė grupin e grave tė dashuruara. Jetės sime kjo ndjenjė i ka munguar. Njė ėndėrr vetėm kam patur dhe e kam nė jetė, por e kam vetėm unė. Si tė them? Ėshtė vetėm njė kujtim. Por edhe pse shumė i dhimbshėm, mua mė ka frymėzuar tė shkruaj kaq shumė pėr tė, sa herė – herė mendoj se ėshtė i vėrtetė. Por jeta ime ka shumė dashuri tė tjera, tė ngrohta, tė bukura, njerėzore, pėr prindėrit, pėr fėmijėt, pėr njerėzit me tė cilėt mė ka njohur e lidhur jeta, pėr detin, pėr lulet, pėr borėn, etj, etj, etj. Janė kaq shumė dashuri sa mė kanė bėrė e mė bėjnė tė kapėrcej atė qė mė ka munguar. Duke lexuar se sa shumė e me sa ndjenjė shkruajnė pėr dashurinė, mendoj qė ekzistenca e saj e lumturon njeriun, ia plotėson tė gjitha dashuritė e tjera, ia bėn mė tė prekshme.

Pse shkruan Zhorzh Sand…dhe pse me kėtė emėr?

Kam njė foto tė moshės 14 vjeēare me kapele republikė dhe e veshur me pantallona. Po nė kėtė moshė kam parė filmin “Frederik Shopen” ku e pashė Zhorzh Sandin. Po kjo ėshtė vetėm ana vizuale. Dy gjėra mė kanė bėrė pėrshtypje nė jetėn e saj: Martesa nė moshė shumė tė re, ashtu edhe unė. Prishja e martesės dhe futja nė shoqėri me emėr mashkulli. Kjo pėr mua nuk ndodhi.(Qesh). Si tek kinezėt: tre tė kėqija, dy tė mira. Po kėtu ėshtė njėra njėlloj dhe tjetra e keqe pėr mua. Unė nuk munda!

Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinė tuaj apo kini akoma pėr tė bėrė?Ēfarė po shkruani aktualisht? Projektet tuaja nė tė ardhmen?

Nuk mendoj se kam arritur aty ku duhet. Kam shumė mungesa, qė janė tė kushtėzuara nga jeta qė bėj. Jam shumė e vonuar nė tė shkruar dhe nuk do tė jetė e mundur fizikisht ta kap kohėn e humbur. Kjo mė trishton. Tani kam nė duar njė roman, prova ime e parė. Kam punuar shumė, po nuk mund tė them se kur do ta nxjerr nga dora. Por mė kryesorja pėr mua ėshtė nėse do ta nxjerr. Gjithsesi unė vazhdoj tė punoj ēdo ditė.

A ka ndonjė ngjarje nė jetėn tėnde sė cilės ia sheh gjurmėt edhe sot?

Po! Dashuria ime e vetme, e prekur vetėm pėr njė ēast, por qė jetėn time e ka mbushur plot!

Autorėt tuaj mė tė preferuar…

Janė shumė. Sipas pėrshtypjeve qė mė kanė lėnė veprat e tyre. Qė nga Homeri me figurėn e Hektorit, me vrasjen dhe pėrdhunimin e kufomės sė tij, tek Balzaku me punėn e tij kolosale, tek Remarku, tek Tolstoi me Ana Kareninėn, tek e cila gjej veten, tek Gėte me Margeritėn, ku gjej pėrsėri veten, tek Ibsen me Solvejgun ku gjej gjithashtu veten time katėrcipėrisht e plot tė tjerė. Ēdo libėr i lexuar, shton tek unė pak gram paqe e dashuri.

Ju pėrveē poezisė dhe tregimit kini pėrfshirė nė krijimtarinė tuaj edhe kėndvėshtrime letrare sikundėr: Bota e femrės nė romanin “Bota ime”,njė bisedė me personazhet e vėllimit me tregime “Ajo tokė qė s’kish tė ngopur”, dhe Heroi pozitiv tek romani “Tė gjithė lumenjtė rrjedhin”. Ē’mund tė na thoni pėr kėtė?

Kisha vite qė nuk shkruaja, bile kisha harruar se dikur kisha shkruar vargje. U trondita kur m’u kėrkua qė tė shkruaja njė kumtesė pėr cilindo libėr qė unė dėshiroja. Kundėrshtova qė ta marr pėrsipėr kėtė punė, por pa dobi. E detyruar zgjodha romanin “Bota ime” dhe analizova hollėsisht figurėn e Lirisė, personazhit kryesor. Ky punim u mirėprit. Diku, diku talenti im pėr tė shkruar nuk ishte zhdukur. Pėr temėn e dytė rreth tregimeve tė vėllimit “Ajo tokė qė s’kish tė ngopur”, nuk kundėrshtova, bile mendova edhe pėr njė formė tė re punimi. I mblodha tė gjitha personazhet e tregimit “nė dhomėn e zjarrit” tė ulur sipas radhės e moshės dhe veten time e pėrfytyrova si gazetare qė i marr nė intervistė. Kur mė erdhi radha pėr ta lexuar nė seminarin e mėsuesve tė letėrsisė nė fundvit, ora po shkonte 13:00, nė sallė kishte nisur shushurima dhe dikush u kthye nga unė e mė pyeti me bezdi se a ishte e gjatė kumtesa ime. Kjo pyetje pa takt mė nervozoi sepse unė vetė, kudo qė tė jem, qėndroj nė qetėsi dhe respektoj atė qė referon, edhe pse tema mund tė mos mė interesojė. Shkova drejt podiumit pėrmes asaj shushurime, hapa fletoren dhe nisa tė lexoj. U zhyta nė leximin tim pa ia vėnė veshin sallės. Befas vij nė vete e shoh qė nė sallė ka rėnė njė heshtje e plotė. Kjo gjė mė shqetėsoi shumė, ma humbi fillin e pėrqėndrimit dhe tė qetėsisė. U ndjeva brenda qerthullit tė vėmendjes tė tė gjithėve. Kthej kokėn nga e majta, ku ishte tryeza e drejtuesve dhe shoh kokat e tyre tė kthyera drejt meje. Kur e mbarova leximin, nė sallė shpėrthyen duartrokitje tė vėrteta. Pata edhe disa duarshtrėngime si vlerėsim pėr kėtė punim. Ndėrsa pėr temėn e tretė rreth heroit pozitiv tė romanit “Tė gjithė lumenjtė rrjedhin”, zgjodha njė formė tjetėr pėrshkrimi. E vura veten si shoqe fėmijėrie tė personazhit kryesor dhe nga ky kėndvėshtrim shpalosa jetėn e tij. Kur ma lexoi Dodona Dhima, ish punonjėse e Bibliotekės Kombėtare, sot nuk jeton, nguli kėmbė qė ta botonte. Edhe ky punim i tretė pati sukses.

Si e shihni kritikėn letrare sot? A ekziston njė e tillė dhe e mirėfilltė?

Jam larguar para 14 vjetėsh nga Shqipėria dhe pothuaj nuk kam patur kontakte me median. Vitet e para tė demokracisė, kur isha nė Shqipėri, nuk kam shkruar, pra nuk jam lidhur drejtpėrdrejt me kėtė fushė. Diēka njoha nė 2011 kur u ktheva pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe botova vėllimin tim tė parė. Nė biseda me miq tė vjetėr e tė rinj mora vesh qė kritika letrare siē ka qenė dikur, nuk ekziston. Kushdo mund tė botojė njė libėr, nėse ka kushte ekonomike. Mendoj qė ēdo shtėpi botuese duhet tė ketė grupin e kritikėve pėr tė nxjerrė vlerat dhe antivlerat e ēdo libri para se ai tė botohet. Por me aq sa jam unė e informuar, kjo nuk ekziston.

Jetoni nė Itali, kini jetuar nė Durrės ēfarė ju lidh me Leskovikun……?

Babai im ėshtė nga Leskoviku. Nė moshė tė re u zhvendos nė Tiranė e mė pas nė Durrės. Unė jam lindur e rritur nė Durrės. Gjer nė Korēė kam qenė, po nė Leskovik, jo. Nuk kishim as tė afėrm atje. Tė gjithė u shpėrngulėn.

Mesazhi tuaj pėr talentet e reja nė pėrgjithėsi…..

I kam zili, nė kuptimin e mirė tė fjalės, talentet e reja qė i kanė sot kushtet dhe mundėsitė jo vetėm pėr ta zhvilluar talentin e tyre, po edhe tė botojnė e tė pėrhapin librat qė shkruajnė. Por, mendoj unė, para se tė arrihet gjer tek botimi, ēdo fjalė e hedhur nė letėr duhet tė rishihet e tė lėmohet gjer nė pėrgjėrim, pa menduar se tė mungon koha. Koha duhet “vjedhur”, lapsi duhet ngulur nė fletė e nuk duhet hequr prej saj. Kėshilloj punė, punė, punė dhe modesti. Fjala e bukur poetike do ta gjejė njėherė rrugėn e saj pėr tė shkuar tek lexuesi.

Tirana Observer