Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Sajmir Braho

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Sajmir Braho

    Kryefaqja » Kulturė » Sajmir Braho:“Politika shqiptare po zgjohet nga kėnga ēame”

    Sajmir Braho:“Politika shqiptare po zgjohet nga kėnga ēame”

    Nga ALBERT ZHOLI - Mar Shk 19, 2:15 pm
    INTERVISTA/ Flet kėngėtari i mirėnjohur Sajmir Braho

    Me kėngėt ēame Sajmiri ka fituar zemrat e fansave kudo, ku ka bashkėkombas. Mbi tė gjitha kėngėt e tij pėr Ēamėrinė veēohet kėnga “Tuman kuqe, moj bel hollė…”. Njė kėngė e veēantė e shtruar si valėt e detit nė trevėn e Ēamėrisė. Veshja karakteristike e grave ēame ėshtė pėrjetėsuar dhe ngritur nė piedestal me kėtė kėngė brilante qė njė zė i bukur si i Sajmirit di ta sjellė aq ėmbėl. Aktualisht janė disa kėngėtarė ēamė qė me kėngėt dhe zėrin e tyre po zgjojnė politikėn shqiptare pėr t’i hedhur sytė nga Ēėshtja Ēame qė ėshtė mbuluar nga pluhuri i harresės. Pra ėshtė arti ai qė e zgjon politikėn. Me origjinė nga Spatari i Filatit, nė tokėn greke, ai thotė qė s’e harron kurrė Ēamėrinė pasi e ka amanet nga tė parėt.
    Shihet se Ēėshtja Ēame po merr njė frymė tė re. Si ndiheni?
    Eh, si ndihem! Ndihem mirė, kur dėgjoj shikoj, qė po pėrmendet diēka qė ėshtė harruar, ėshtė lėnė nė heshtje pėr dekada tė tėra. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė komunitet qė problemi i tyre dhimbja e tyre, del nė sipėrfaqe, evidentohet, sepse ndjen ndjesinė e identitetit qė ishte anashkaluar gjatė gjithė viteve tė komunizmit dhe mė tej, e nxitur kjo apo e stimuluar nga vetė historia jonė, mbas vitit 1944. Identiteti ynė, nė komunizėm ishte paksa jo i drejtpėrdrejtė, kjo e ushqyer nga politika, paēka e nė zemėr i gjithė komuniteti ynė s’e ka hequr asnjėherė, emrin e krahinės, fshatit nga i kanė zbuar me forcė. Ishte njė presion i sistemit komunist qė ēamėt tė harronin dhe identitetin e tyre. Tashmė, ne krenarinė tonė, prejardhjen tonė e themi me zė tė plotė, me krenari, dashuri… Kjo vjen pasi dhe tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė kanė filluar tė njohin edhe njė pjesė tjetėr tė panjohur tė historisė sė tyre. Atė pjesė qė pakkush und ta bėnte publike. Ēamėria tashmė nuk ėshtė pjesė e identitetit tė ēamėve, por edhe pjesė e identitetit tė vetė kombit tonė, tė vet Shqipėrisė. Ėshtė pjesa e harruar e saj, qė koha po e nxjerr nė dritė. Tashmė ėshtė koha pėr Ēamėrinė, ashtu siē ishte para disa vjetėsh koha pėr Kosovėn. Historia vonon, por nuk harron. Pra Ēamėria pėr ēdo shqiptar kudo nė botė ėshtė as mė pak apo mė shumė, por njė ēėshtje qė kėrkon zgjidhje siē ka qenė Kosova para disa vjetėve.
    Si do t’i cilėsonit kėrkesat e politikanėve ēamė nė Parlament?
    Shumė tė drejta dhe nė kohėn e duhur. Shoh se politika greke po vepron. Aq mė mirė. Politika qė bėhet nga politikanė ēamė deri nė kėtė moment ėshtė njė politikė e pastėr, e qėruar, e zhveshur nga interesat meskine. Kjo politikė deri tani ėshtė e ngjizur me krenarinė kombėtare, me dinjitetin kombėtar, larg politikės tjetėr shqiptare. Ajo ka nė themel ndjeshmėrinė historike dhe kur janė kėto, ajo bėhet paksa mė ndryshe mė idealiste. Deri nė kėtė pjesė tė rrugės, edhe unė patjetėr nė njė mėnyrė apo tjetėr jam pjesė e kėsaj politike. Jam i rrėmbyer nga kėto aksione politike, pasi flitet pėr ēėshtjen kombėtare. Politika e partisė ēame ka njė status tė qartė, njė platformė tė qartė qė janė nė interes tė ēdo ēami. Deri sa kjo politikė tė jetė nė kėtė rrugė unė nė njė mėnyrė apo tjetėr jam pjesė e saj, mbėshtetės i saj. Unė i shikoj kėto aksione politike si pjesė tė kėrkesave tė mija, sepse duket si njė politikė e pa komprometuar dhe aspak false.
    Ju thatė qė prindėrit ju flasin shpesh pėr Ēamėrinė. Si ėshtė nė pėrfytyrimin tuaj vendlindja e prindėrve tė tu?
    Njė pyetje qė mė nxit fantazinė. Unė s’kam qenė asnjėherė nė fshatin e origjinės, nė vendlindjen e prindėrve tė mi. S’kam qenė pasi dua tė shkoj si duhet, i qetė, me tė drejta si pronar i shtėpisė i tokės sime dhe tė mos rri i ndrojtur. Por, unė e di vendin, ku ėshtė ngritur shtėpia e tė parėve tė mi, ndėrtimin e saj, dhomat, oborrin, arkitekturėn, fqinjėt, tokat, pronat, si di dhe shtėpinė time kėtu nė Tiranė. I di sepse janė treguar me shumė dashuri, me shumė imtėsi, nė mėnyrė tė detajuar nga tė parėt e mi, gjyshi, gjyshja, netėve nė dimėr, ēdo ditė sa na ishte bėrė si edukatė tė dėgjonim pėr vendin e origjinės. Familja ime ėshtė me origjinė nga njė rrethinė e Filatit qė quhet Spatar. Njė fshat i bukur, plot me agrume, rrush, gjelbėrim. Ėshtė njė natyrė e mrekullueshme, zoti ėshtė treguar bujar me tė. Imagjinata ime pėr kėtė fshat shkon nė kufijtė e detajimit. Nė mendje kam gjithēka tė atij fshati nga unė kam rrėnjėt.
    Tė flasim pak pėr kėngėn qė ju bėri tė famshėm “Tuman kuqe, moj belhollė….”
    Kėnga ime e zemrės. Kėnga ime e shpirtit. Kėngė qė mė bėn tė ndjehem ēam safi. Ajo kėngė mė bėri mė tė dashur nė komunitetin ēam dhe mė gjerė “Tuman kuqe, moj belhollė….”. Ėshtė njė kėngė e mrekullueshme. Ėshtė njė kėngė qė tė mbėrthen, tė jep forcė dhe gėzim. Kjo kėngė ėshtė kėnduar dhe mė parė nė krahinėn e Ēamėrisė, por edhe nė qytete, ku ka ēamė, por jo nė kėtė mėnyrė dhe nė mediume, ku unė e pėrcolla. Pata shansin, mė shumė i nxitur nga im atė (qė mė thoshte gjithmonė kėndo njė kėngė ēame), qė tė merrja pėrsipėr barrėn qė tė ripunoja kėtė kėngė. E kėndova tė ripunuar nė Maratonėn e Kėngės Popullore”. Por tė pėrpunuar, tė moderuar, ku u lidh bukur nė mėnyrė organike kėnga popullore me atė tė lehtė. Dhe doli ajo kėngė qė ju mė pyesni tani. Ishte njė kėngė qė pati sukses. Unė s’jam muzikant nė profesion dhe s’e fus veten nė radhėt e profesionistėve tė kompozitorėve, por personalitete tė muzikės shqiptare, kompozitorė, artistė, kėngėtarė tė mirėnjohur, motivet e kėngės ēame, ndjeshmėrinė, delikatesėn e muzikės ēame ata e quajnė njė fond i veēantė i kulturės folklorike, tradicionale shqiptare. Nuancat e muzikės ēame kanė njė miksim tė veēantė. N.q.s do i referohemi Bajronit, lexojmė, burrėrinė, ashpėrsinė, por dhe delikatesėn, elegancėn, bukurinė e femrės ēame. Nė vallet e burrave, apo grave, nė kėngėt e tyre, kėnga ishte e veēantė saqė Bajroni nuk e kishte kaluar pa e qėndisur me penė. Kėto melodi janė falė natyrės ēame, atij vendi tė bukur, historisė sė asaj krahine.
    Kėnga ēame jashtė huazimeve, po pėr huazimet e kėngės shqiptare ē’do tė thoni?
    Jam kundėr huazimeve. Vetė fjala hua do tė thotė qė s’prodhon vetė, kur ne nė fakt prodhojmė muzikė tė bukur shqiptare. Mendoj se huazimet janė njė pretendim shumė i vogėl, shumė i ulėt, i artistėve shqiptarė . Mendoj se kėto huazime janė si rezultat i shumė boshllėqeve qė ka sot nė shoqėrinė shqiptare, por qė me kalimin e kohės ato do tė reduktohen dhe do tė largohen vetiu. Madje po them qė tashmė s’ka mė huazime. Ikėn ato vite lėkundjeje.
    Kohėt e fundit po dalin nė skenė shumė kėngėtarė ēamė, si ndiheni?
    E dua konkurrencėn aq mė tepėr nga kėngėtarė ēamė. Por duhet tė dini se kėnga ēame ėshtė e pafund. Kėngėt e Enkelejdės dhe xhaxhait tė saj Hysniut janė shumė tė bukura dhe i dėgjoj me ėndje. Ky numėr kėngėtarėsh mė bėn mė tė pėrgjegjshėm, mė tė motivuar. Le tė shtohen se kėnga ēame ėshtė e pashtershme.

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,338

    Pėr: Sajmir Braho

    Dedikimi mė i bukur !



    Poezia: SAIMIR BRAHO - Kompozimi: ENDRI SINA

    Ēmimi i Tretė - Festivali i Kėngės '52 .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-10-2018 mė 10:35

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •