-
Ismail Lesko Progonati
Kush ishte Ismail Lesko Progonati
Ismail Lesko Progonati, nė njė hark kohor relativisht tė shkurtėr 10-vjeēar, la gjurmė tė pashlyera, duke i kthyer nė 10 vite kujtesė historie. Si mbaroi shkollėn fillore nė vendlindje,vazhdoi shkollėn plotėsuese nė Gjirokastėr. I dalluar pėr dhunti tė veēanta, iu dha njė bursė pėr njė shkollė ushtarake nė Stamboll qė, si e mbaroi, filloi nė Janinė punėn si oficer karriere. Qė nė fillimet e karrierės e deri sa mbylli sytė, jetoi e punoi me dashuri pėr mėmėdhenė, qė e kishte pirė me qumėshtin e mėmės. Si oficer burgu, krijoi lidhje tė fshehta me tė burgosurit politikė shqiptarė, duke i trajtuar si shokė tė idealeve shqiptare, duke u dhėnė gazeta e libra shqip nė fshehtėsi nga autoritetet turke. Ai u bė mik me Muharrem Rushitin dhe ndihmoi nė rritjen e aktivitetit patriotik te ēetės sė tij. I dha fshehtas 100 armė si dhe ndihmė nė riorganizimin dhe gjallėrimin e klubit "Vėllazėria" tė Filatit. Pėr aftėsitė e tij tė veēanta, Ismail Lesko Progonati nga njė oficer i thjesht ngjiti shpejt shkallėt e karrierės, gjer nė komandat i xhandarmėrisė sė Janinės. Nė Janinė u lidh me patriotė tė shquar si: Kadri Gajtėn, Tefik Sulejmanin, Hysen Potomin, Hysen Zadrinėn, sheh Kadri Prevezėn e Ali Janinėn, si dhe me patriotėt ēamė, Muharrem Rushiti, Rexhep Musa Demi etj.. Nė bashkėpunim me patriotin Kadri Gjata, ngritėn klubin patriotik tė Janinės, "Bashkimi" qė pėr rolin e tij tė madh u quajt qeveria e shqiptarėve. Nė kėtė qeveri, Ismail Lesko Progonati ishte "ministri" i Mbrojtjes dhe i Brendshėm i saj. Nė Meēovė, po nė vitin 1908, direkt me nismėn e Ismail Leskos, u ngrit njė klub patriotik, si dhe shkolla shqipe. Nė lidhje me patriotėt progonatas Shaqo Buxo, Hajredin Qendro, Zenel Mehmeti, Nuredin Islami etj., me frymėzimin e Ismail Leskos u ngrit nė Progonat klubi "Arbėria" dhe u hap shkolla shqipe nė njė kokė kur po ngriheshin klubet e para patriotike nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Ismail Leskoja e furnizoi klubin dhe shkollėn e Progonatit me gazeta e libra shqip qė patriotėt kurveleshas i sillnin gjer nė malet e larta, duke i fshehur nė samarėt e mushkave. Fushė tjetėr e veprimtarisė patriotike tė Ismail Leskos, ishte ajo nė mbrojtje tė tėrėsisė sė trojeve shqiptare nė Jug, ku roli i tij qe parėsor dhe vendimtar. Kur fundi i Perandorisė Turke qe shfaqur nė horizont, lakmitė e fqinjėve e veēanėrisht tė shovinistėve grekė nė Jug ishin kėrcėnuese. Nė pėrgjigje tė kėtyre synimeve shoviniste, Ismail Lesko dha kontributin e tij nė formimin e "Komitetit tė Mbrojtjes sė Trojeve tė Jugut", me qendėr nė Janinė. Ai u bė forca e armatosur e kėtij komiteti. Ismail Lesko Progonati, nė krye tė njė batalioni ndjekjeje krejtėsisht me shqiptarė, i ndoqi dhe i shpartalloi ēetat e andartėve duke vėnė disa herė jetėn nė rrezik. Gazetat e kohės shkruajnė pėr aksionet e guximshme tė kėtij patrioti nė pastrimin e jugut nga ēetat e andartėve, tė shovinistėve grekė. Patrioti ynė i shquar u ndodh nė mes dy zjarreve, tė shovinistėve grekė qė kėrkonin kokėn e tij si dhe tė administratės turke qė s'mund ta duronte veprimtarinė patriotike tė njė njeriu tė veshur me rrobėn e tyre ushtarake. Turqit e rinj qė erdhėn nė fuqi me ndihmėn e shqiptarėve, mohuan premtimet e dhėna dhe klubet e shkollat shqipe i quajtėn rrezik pėr perandorinė dhe filluan reprezaljet ndaj tyre. E dėnuan me 15 vjet burg patriotin e patrembur. Aq i madh edhe i menjėhershėm ishte reagimi i patriotėve shqiptarė, sa gjykata e apelit u detyrua ta hiqte dėnimin, por jo pėr tė mos e eliminuar atė. Nė pritėn pėr eliminimin fizik tė Ismail Lesko Progonatit, organizuar nga shovinistėt grekė, kishin gisht edhe turqit. Kur ai ndiqte ēetat e andartėve grekė nė krye tė batalionit tė ndjekjes, e hiqte petkun e oficerit tė Turqisė dhe vishej me kostumin shqiptar tė jugut, me ujėvarėn e fustanellės sė famshme, pėr tė treguar se ai vepronte si njė shqiptar nė mbrojtje tė trojeve tė atdheut tė tij. Populli nė kėngėt e tij tė tillė do ta pėrjetėsonte birin e vet tė shquar: "Fustanella palė-palė/e gjitha me gjak e larė"... Me dhimbje tė madhe u pėrcoll rėnia e tij nė vendlindje, nė Progonat. Motra e Ismail Leskos pėrsėriti mitin e hershėm tė dashurisė sė motrės pėr vėllanė e trashėguar qė nga legjenda e Gjergj Elez Alisė. Aq e madhe ishte dhimbja e motrės, sa vdiq duke qarė pėr vėllanė e saj
Vrasja e patriotit tė shquar, ende enigmė
Vrasja nė pritė e Ismail Leskos ka ngritur me tė drejtė shumė pikėpyetje. Aktiviteti dhe lidhjet e tij me rrethet patriotike nė Shqipėrinė e jugut nuk ishin tė panjohura pėr eprorėt e tij dhe nga vetė valiu i Janinės. Pėr dekada tė tėra, pas vrasjes sė Ali Pashė Tepelenės, autoritetet osmane tė Janinės ndoqėn njė politikė tė hapur nė dėm tė interesave shqiptare e nė pėrkrahje tė interesave greke. Masakra e Manastirit, ku u shua me tradhti lulja e parisė sė jugut, ėshtė prova mė mbresėlėnėse e kėsaj politike. Por edhe nė vitin e trazuar 1911, autoritetet osmane tė vilajetit tė Janinės, armiqėsore e intolerante ndaj lėvizjes patriotike shqiptare, preferuan tė bashkėpunojnė me Athinėn e me elementin grek tė vilajetit pėr tė ta mbytur qė nė embrion atė. Raportet e konsujve austro-hungarezė, por edhe informacionet e konsujve grekė tė Janinės, e konfirmojnė hapur kėtė aleancė turko-greke kundėr lėvizjes shqiptare. Ata konfirmojnė deri bashkėpunimin e krerėve tė bandave greke me drejtuesit ushtarakė turq tė vilajetit. Nė kėto kushte, edhe Ismail Lesko Progonati mund tė ketė qenė viktimė e kėtij bashkėpunimi antishqiptar.
Albert Zholi
-
-
Pėr: Ismail Lesko Progonati
Flet historiani, Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, pėr lėvizjet nė Jug tė Shqipėrisė nė prag tė shpalljes sė Pavarėsisė
Ja figura e vėrtetė e Ismail Lesko Progonatit
Albert ZHOLI
Prof. Dr. Pėllumb Xhufi, historian i njohur, duke qenė nga i njėjti fshat me heroin e kėtij shkrimi, jep njė portret mė tė plotė tė tij, tė njohur jo vetėm nga tė thėnat e bashkėfshatarėve, por edhe tė dokumenteve historike. Ja njė pjesė e bisedės sė profesorit:
Cili ėshtė kuadri historik nė tė cilin veproi Ismail Lesko Progonati?
Pėr tė krijuar njė profil mė tė plotė tė figurės e tė veprės sė Ismail Lesko Progonatit, duhet ndėrtuar kuadri historik nė tė cilin ai veproi. Ardhja nė fuqi e xhonturqve nuk solli njė pėrmirėsim tė situatės nė katėr vilajetet shqiptare. Shqiptarėt mbetėn e vetmja popullsi e Turqisė europiane, ku vazhduan tė mohoheshin tė gjitha tė drejtat, duke filluar nga ato kombėtare. Nė 21 shkurt 1911, Syrja bej Vlora, qė ishte kėshilltar shteti, e informonte konsullin austro-hungarez tė Vlorės se qeveria osmane kishte urdhėruar mbylljen e tė gjitha shkollave shqipe. Kjo i trazoi akoma mė keq shpirtrat e shqiptarėve, nė veri e nė jug tė Shqipėrisė. Incidenti i ndodhur nė parlamentin osman, nė mars 1911, kundėr deputetit tė Vlorės, Ismail Qemalit, i dha fund ēdo iluzioni se regjimi i ri i xhonturqve do njihte kombin shqiptar, si tė tillė, duke i dhėnė fund politikės antishqiptare tė ndarjes sė tij nė “turq” e “romė”(grekė). Megjithatė, deri nė fund, Porta e Lartė kėmbėnguli nė refuzimin e kėrkesave tė kryengritėsve. Jo pa arsye, nė 25 prill 1911, Ministria e Jashtme e Greqisė i udhėzonte konsujt e saj nė Janinė, Gjirokastėr, Prevezė e Manastir, se “shtrirja e kryengritjes shqiptare pėrbėnte njė rrezik pėr interesat kombėtare greke” dhe qė kundrejt lėvizjes patriotike shqiptare nė Shqipėrinė e Poshtme, tė pėrēonin “njė politikė paqėsore dhe filo-turke”. Fatkeqėsisht, nė synimin pėr mbytjen e lėvizjes kombėtare dhe kryengritjes sė armatosur nė jug, qeverisė xhonturke dhe Athinės i dhanė dorėn edhe disa pėrfaqėsues tė bejlerėve tė jugut.
Si ka qenė nė vitin 1911 lėvizja kombėtare shqiptare?
Megjithatė, gjatė vitit 1911, lėvizja kombėtare kishte bėrė hapa pėrpara nė gjithė vilajetin e Janinės: nė Vlorė, Kurvelesh, Tepelenė, Gjirokastėr, Delvinė e Ēamėri. Si rezultat, nė shkurt 1911, nė Janinė rifilloi botimin fletorja shqipe e Janinės, “Zgjimi i Shqipėrisė”: redaktor i saj ishte njė farė Fehmiu nga Tepelena, qė ishte njėherėsh edhe Sekretar i Klubit tė Janinės. Ky, deri njė vit mė parė kishte qenė komisar i policisė sė Janinės, por u largua nga puna prej xhonturqve si aktivist i ēėshtjes shqiptare (Bilinski pėr Ermentalin, 14 shkurt 1911). Nė Janinė, qendėr e vilajetit, autoritetet osmane tregonin njė ngurtėsi tė pashembullt ndaj lėvizjes patriotike shqiptare. Edhe pse nė shkurt 1911 ato lejuan hapjen e nga njė shkolle shqipe nė Gjirokastėr e Filat, ato nuk dėgjuan tė hapin tė tillė nė Janinė, ku, siē pretendonin ato, myslimanėt shqiptarė ishin pėrkrahės tė alfabetit arab. Nė kėtė kėmbėngulje tė tyre kundėr alfabetit latin, autoritetet turke kishin mbėshtetjen dhe inkurajimin e Athinės zyrtare e tė kishės greke. Nė njė relacion tė 2 prillit 1910 nga Janina, konsulli grek, Forestis, deklaronte me cinizėm, se neve, d.m.th. grekėve, “na intereson qė shqiptarėve mos u lejohet nga Porta pėrdorimi i alfabetit latin, pasi ai do tė ndihmonte pėrparimin e gjuhės shqipe, kurse pėrdorimi i alfabetit arab nuk do tė mundėsonte asnjė pėrparim tė saj”.
Cili ka qenė roli i takimit nė Manastirin e Cepos?
Nė 8 korrik u mblodh nė manastirin e Cepos (Gjirokastėr) kuvendi me pjesėmarrjen e 100 pėrfaqėsuesve nga trevat e jugut, qė shoqėroheshin edhe nga ēeta tė armatosura. Duke treguar njė ndjeshmėri tė madhe atdhetare e politike, pjesėmarrėsit kėrkuan shtrirjen e reformave nė tė 4 vilajetet shqiptare, edhe nė jug, pėrndryshe, deklaronin ata, rrezikohej tė cenohej integriteti i kombit e nė mėnyrė tė veēantė, Shqipėria e jugut rrezikonte copėtimin. Kėrkonin, gjithashtu, hapjen e shkollave shqipe, me alfabet latin, dhe amnisti pėr kryengritėsit. Nė muajin korrik po dukej qartė se situata po ekstremizohej. Nė Delvinė e Gjirokastėr ishin shėnuar pėrleshje me ushtrinė turke. Thuhej se ēeta e Delvinės prej 600 vetėsh, ishte nisur drejt qendrės sė vilajetit, Janinės, ku ishin marrė vesh me lidhjen e fshehtė tė oficerėve shqiptarė, qė vepronte tashmė nė atė qytet e ku njė rol tė rėndėsishėm luante edhe oficeri trim, Ismail Lesko Progonati. Nė Progonat ishte ngritur njė ēetė prej 200 vetėsh: nė korrik aty u hoq taksa e nahije mydyrit dhe u dėbua xhandarmėria. Progonati u kthye nė atė kohė nė qendėr tė tė gjithė klubeve shqiptare tė jugut, qė mbanin lidhje tė rregullta me kryengritėsit e veriut dhe personalisht me Ismail Qemalin.
Ē’u bė mė pas?
Siē raportonte nė 23 korrik konsulli Austro-Hungarez i Janinės, duke nisur nga Progonati, pakėnaqėsia popullore po merrte forma tė rrezikshme. Banorėt e Pėrmetit ishin ngritur e kishin dėbuar kajmekamin dhe pritej qė nė ditėn e Shėn Konstandinit kryengritja tė plaste nė gjithė vilajetin. Nė kėto kushte, valiu thirri nė bisedime Kadri Gjatėn, mikun e bashkėpunėtorin e Ismail Leskos, Kryetar i Klubit shqiptar tė Janinės, duke i propozuar qė tė merrte pėrsipėr tė ndėrmjetėsonte bisedimet mes qeverisė e kryengritėsve tė jugut. Zv/ konsulli A-H Frossard informonte me atė rast, se Kadri Gjata e kishte refuzuar kėtė mision, pasi “ai vetė solidarizohej me kėrkesat e bashkatdhetarėve tė tij”. Vetėm nė rast se valiu do tė zotohej me shkrim se qeveria ishte gati t’i pėrmbushte kėrkesat e kryengritėsve, ai, Kadriu, mund tė bėhej ndėrmjetės pėr njė takim mes tyre. Sigurisht, valiu nuk kishte ndėrmend tė ndėrmerrte asnjė angazhim kundrejt kryengritėsve, sadoqė pėr njė gjė tė tillė kishte njė presion tė madh edhe nga vetė radhėt e ushtrisė e xhandarmėrisė, ku militonin mjaft oficerė patriotė shqiptarė, si Ismail Leskua. Por pikėrisht nė kėtė moment, paria e pashallarėve tė Shqipėrisė sė jugut, me nė krye Myfit bej Libohovėn, me ndjenja osmanofile dhe nėn ndikimin e qarqeve shoviniste greke, ndėrhyri pėr tė sabotuar kryengritjen duke mashtruar me premtime krerėt e saj. Myfit beu, qė ishte deputet, i dėrgonte atė kohė telegram qeverisė me fjalėt: “Toskėria ėshtė me ju”! Kėshtu, nė fillim tė gushtit 1911 zbarkoi nė Sarandė njė komision i kryesuar nga Abdyl beu nga Kolonja, kryetar i klubit “Bashkimi” tė Stambollit, i cili ishte caktuar tė negocionte me kryengritėsit e Shqipėrisė sė jugut pėr t’i bindur ata tė dorėzonin armėt e pėr t’u kthyer nė shtėpi. Delegacioni u ndal nė Delvinė, Gjirokastėr e Janinė, ku mori takim me krerė tė lėvizjes, tė cilėt gjithsesi insistuan nė dhėnien e koncesioneve qė Porta bėri pėr Shqipėrinė e veriut si dhe akordimin e amnistisė pėr kryengritėsit, nėn garancinė e njė fuqie tė huaj.
Cila ishte marrėveshja e 5 gushtit dhe qėllimi i saj?
Ndėrkohė, nė 5 gusht u arrit marrėveshja e Portės me kryengritėsit nė veri tė Shqipėrisė, dhe kjo ndikoi edhe nė shtimin e agresivitetit tė Portės nė drejtim tė kryengritėsve tė jugut. Kėtu, siē thamė, paria e bejlerėve kishte luajtur rolin e saj nė funksion tė interesave turke e greke pėr shuarjen e kryengritjes. Kėta, siē vėrente nė shtator 1911 zv/ konsulli austro-hungarez Frossard, kishin kundėrshti tė forta me krerėt e kryengritjes lidhur me shtrirjen, zhvillimin e qėllimin e saj (Abdyl Ypi, Fejzi Alizoti). Myfid bej Libohova, madje, nxitoi ta shfrytėzojė situatėn nė tė mirė tė interesave tė veta: nė fakt, siē mėsohet nga njė raport i 14 gushtit, ndėr lėshimet minimale qė Porta pranoi tė bėnte nė Jugė, ishte hapja e njė shkolle fillore nė Gjirokastėr dhe emėrimi i vėllait tė Myfit beut, Ajet bej Libohovės, si kajmekam i Vlorės.
Ndėrkohė, nė jug intensifikohen pėrpjekjet pėr shkėputje nga Turqia, kėtė e tregon edhe kuvendi i pėrfaqėsuesve tė jugut qė u mblodh nė Tepelenė nė gusht tė vitit 1911?
Nė 20 gusht 1911, u mblodh nė Tepelenė, nė shtėpinė e Sadullah efendiut (Abdullah Beut), njė aktivist i lėvizjes kombėtare, njė kuvend i pėrfaqėsuesve tė jugut, ku Kurveleshi u pėrfaqėsua nga Shefqet Gjoleka e Riza Runa. Nga kuvendi doli njė rezolutė me 9 pika, si hapja e shkollave fillore nė gjuhėn shqipe, tė subvencionuara nga shteti, pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe, tė kishte amnisti pėr patriotėt e burgosur etj..
Pse qe e vėshtirė lėvizja kryengritėse nė Shqipėrinė e poshtme?
Lėvizja kryengritėse nė Shqipėrinė e poshtme, vilajetin e Janinės e atė tė Manastirit, u ndodh pėrballė dy kundėrshtarėve, qė bashkėpunonin me njeri-tjetrin: reaksionit xhonturk dhe shovinizmit grek. Sipas raportit tė konsullit Austro-Hungarez tė Janinės, Bilinski, pėr kontin Erental, Ministėr i Jashtėm i perandorisė, duke filluar nga vjeshta 1909, nė Epir kishin filluar tė mbinin banda tė armatosura greke, qė kėrkonin tė terrorizonin popullsinė civile e tė vendosnin bazat pėr tė pretenduar Epirin nė kushtet e reja tė shpėrbėrjes sė pushtetit osman nė ato treva. Bandat nė fjalė zgjeroheshin me rekrutė tė rinj tė mbledhur nė fshatrat vllaho-ortodokse tė Zagorit e tė Mecovės. Pėrveē objektivit politik e ushtarak, bandat nė fjalė plaēkitnin e keqtrajtonin popullsinė civile shqiptare. Duke parė pėrkeqėsimin e gjendjes, nė shkurt 1911 autoritetet turke vendosėn tė bėjnė njė riorganizim tė trupave tė tė dislokuara nė vilajetin e Janinės. Ruajtja e kufirit, qė deri atė kohė u ishte besuar njėsiteve tė ushtrisė, kaloi nė duart e kompanive tė formuara posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Ky ndryshim e ēoi edhe togerin Ismail Lesko nė njė front tė ri e delikat, ku ju desh tė pėrballej me banda tė armatosura tė ardhura nga Greqia dhe qė pėrbėheshin nga ushtarakė tė zgjedhur, kriminelė e keqbėrės tė zgjedhur pėr akte terroriste e kriminale dhe qė kishin pėr qėllim destabilizimin e rendit dhe krijimin e kushteve pėr aneksimin e Epirit. Kėshtu nė shtator 1911, njėra nga kėto banda e pėrbėrė nga 7 persona, pllakosi nė hanin e Mishohit, 18 km. larg Janinės, ku plaēkiti e keqtrajtoi 10 udhėtarė nga Preveza, sė bashku me hanxhinė. Banda drejtohej nga oficerėt e ushtrisė greke, Potezi e Kromidha, qė mė parė kishin vepruar nė rrugėn Janinė-Luros. Nė qershor 1911, mėsojmė se komandėn pėr ndjekjen e goditjen e bandave tė armatosura greke e kishte marrė, citoj, “oficeri trim i xhandarmarisė, mylazimi Ismail aga”. Pėr muaj tė tėrė, oficeri nga Progonati, me detashmentet e tij tė shpejta tė ndjekjes, shpartalloi njėra pa tjetrės bandat greke, me tė cilat qeveria e Athinės synonte tė hapte njė front tė ri nė jug e tė vendoste njė hipotekė nė pretendimet pėr aneksimin e Epirit, qė i kishte bėrė publike qysh nė Kongresin e Berlinit, nė 1878. “Nė 15 shtator 1911”, thuhet nė raportin e konsullit Bilinski tė datės 17 shtator, “forcat e komanduara nga togeri i xhandarmėrisė Ismail aga, u angazhuan nė njė betejė tė ashpėr afėr Mecovės me njė grup banditėsh, ku mbeti i vrarė togeri i xhandarmėrisė, Ismail aga, i njohur pėr guximin e tij”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt