Ministria e Jashtme shqiptare, me anë të një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër provën bërthamore të Koresë së Veriut.
Ministria e Jashtme ka thënë se “autoritetet koreano-veriore vazhdojnë të injorojnë thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dhënien fund të këtyre provave si dhe të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me këtë çështje.
Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë”.
Krijoni Kontakt