Janë ndarë çmimet e edicionit të 55-të Grammy në Los Angeles. Mes fituesve janë Fun, Gotye dhe Mumford and Sons.

-Himni i grupit Fun “We Are Young” është shpallur si kënga e e mirë, por grupi ka fituar edhe çmimin e artistit më të mirë të ri, duke qenë befasia e mbrëmjes.
-Ndërkohë hiti i famshëm i Gotye “Somebody That I Used To Know” është shpallur si regjistrimi i vitit. Artisti belgo- australian ka marrë tre çmime.
-Albumin e vitit e ka fituar Mumford and Sons.
-Adele, që fitoi vjet gjashtë çmime, në fakt mori çmimin e performancës më të mirë pop solo.


• Albumi i vitit: Babel, Mumford & Sons

• Regjistrimi i vitit: Somebody That I Used to Know, Gotye featuring Kimbra

• Kënga e vitit: We Are Young, fun

• Artisti i ri: fun

• Performanca pop solo: Set Fire to the Rain (Live), Adele

• Albumi vokal pop: Stronger, Kelly Clarkson

• Performanca rock: Lonely Boy, The Black Keys

• Albumi bashkëkohor urban: “Channel Orange,” Frank Ocean

• Bashkëpunimi rap: No Church in the Wild, Jay-Z, Kanye West featuring Frank Ocean, The-Dream

• Performanca solo country: Blown Away, Carrie Underwood

• Albumi country: Uncaged, Zac Brown Band

• Performanca pop dyshe: “Somebody That I Used to Know,” Gotye featuring Kimbra

• Albumi tradicional pop: Kisses on the Bottom, Paul McCartney

• Performanca rap: N****s in Paris, Jay-Z, Kanye West

• Kënga rap: N****s in Paris,” Shawn Carter, Mike Dean, Chauncey Hollis, Kanye West

• Albumi rap: Take Care, Drake

• Performanca R&B: Climax, Usher

• Performanca tradicionale R&B: Love on Top, Beyonce.

• Kënga R&B: Adorn, Miguel Pimentel

• Albumi R&B: Black Radio, Robert Glasper Experiment

• Kënga rock: Lonely Boy, The Black Keys

• Albumi rock: El Camino, The Black Keys

• Performanca hard rock/metal: Love Bites (So Do I), Halestorm

• Albumi i muzikës alternative: Making Mirrors, Gotye

• Kënga dance: Bangarang, Skrillex featuring Sirah

• Albumi dance/electronica: Bangarang, Skrillex