INTERVISTA/ Flet inxhinieri, piktori, Vangjel Ndrio: Janė dėnuar kot intelektualė me vlera

Ja si i kam takuar Enverin dhe Mehmetin
Pikturat me rėrė, njė prurje e re


Albert ZHOLI

Njė jetė tė tėrė puseve tė naftės, por asnjėherė s’e largoi ėndrrėn dhe dėshirėn pėr pikturė. Sa herė gjente kohė tė lirė hidhte diēka nė telajo. Por kėtė radhė ai vjen me njė ekspozitė krejt tė veēantė, me njė ekspozitė me piktura rėre, tekstile dhe bizhu, por edhe tė gėrshetuara. Rreth 73 ( nga 120 piktura qė ka nė shtėpi) tė kėtyre llojeve tashmė janė varur nė ambientet e Muzeut Kombėtar ku janė parė nga qindra vizitorė. Por e veēanta e kėsaj ekspozite ėshtė sepse pjesa dėrrmuese e pikturave janė bėrė me rėrė tė hollė tė ngjitur nė kompensatė me ngjitės “ufo”. Rėra ka ngjyra tė ndryshme tė gjitha tė marra nga gurė tė ngjyrosur dhe tė bluar sipas ngjyrave dhe jo tė bojatisura. Ai flet me pasion pėr pikturat, por edhe pėr miniskulpturat humoristike, tė cilat janė jo tė pakta nė numėr. Por Vangjeli shprehet se, ajo qė e ka ndihmuar mė shumė nė kėtė punė ka qenė profesioni i tij si gjeofizik, ku ka parė natyra nga mė tė ndryshmet, gurė nga mė tė bukurit, por edhe personazhe nga mė interesantėt. Nė jetėn e tij ai ka pasur rastin tė takojė edhe Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun,

-Si ju lindi ideja pėr kėtė ekspozitė dhe a jeni marrė mė parė me pikturė?
Unė mė parė nuk jam marrė me pikturė por e kam dashur shumė artin nė pėrgjithėsi. Kur piktorė tė ndryshėm hapnin ekspozita tė ndryshme unė nuk lija ekspozitė pa parė. Nė jetė, kur kam qenė i vogėl kam pasur dėshirė qė tė merresha me estetikėn, pra, nė rregullin e gjėrave. Mė vonė filloi puna dhe nė punė kam qenė shumė strikt dhe i rregullt. Kur isha nė Fier si gjeolog unė gjeja gurė tė ndryshėm dhe i merrja dhe i gdhendja i bėja statuja dhe vazo tė vogla nė formė dekori, ndonjė vesh rrushi me gdhendje etj. Pra nė ēdo hap ecja me pikturėn, pasi puna ime ishte e lėvizshme dhe shikoja vende tė ndryshme, njerėz tė ndryshėm, gurė tė ndryshėm, tė cilat i vizatoja nė memorien time. Kėshtu qė kur kisha kohė tė lirė fillova tė punoj pak me pikturėn me gdhendjet, me mėnyrėn se si realizoheshin ato. Kur kisha bėrė mjaft prej kėtyre thashė tė hap kėtė ekspozitė.

Pra u desh njė kohė e gjatė pune pėr realizimin e saj?
E vėrtetė. Pasi dola nė pension unė u mora mė shumė me rritjen e nipėrve. Nė vitin 2004 unė kam filluar tė punoj me kėto qė shihni sot. Janė fryt i njė pune 9-vjeēare. Unė i kam pikturuar njėherė nė letėr pastaj i kam shtrirė nė fibėr dhe pastaj i kam pikturuar me rėrė.

Si janė realizuar me rėrė kėto piktura?
Tė gjitha kėto janė tė ngjitura me rėrė, por ka edhe tė punuara me tekstile dhe bizhu, pra janė tė gėrshetuara. Pjesa dėrrmuese janė me rėrė. Kohėt e fundit unė kam filluar tė merrem me rėrė se nė fillim jam marrė me punimin prej balte. Bėja figura humoristike. Secila ka humorin e saj dhe janė baltė e tharė dhe tė papjekura. Figura tė tilla janė rreth 120 copė. Pastaj fillova me punim e alabastrės. Nė fund vendosa tė punoj me rėrėn.. Kėtu kam 73 punime. Nė shpi kam 120 tė gėrshetuara me bizhu, tekstile, rėrė. Rėra i reziston kohės dhe ėshtė e pėrjetshme. Rėra nuk ėshtė nė beze por ėshtė nė kompensatė me shtatė shtresa. Kėto qė janė me rėrė janė rėrė origjinale dhe nuk ėshtė rėrė e ngjyrosur. Kam thyer me havanė gjėra me ngjyra tė ndryshme. Fraksioni qė del nga thyerja, atė fraksion unė e kam vendosur kėtu. Kam 10 lloje sitash. Pra merrja gurė, xhame, pjesė shkėmbinjsh me ngjyra tė ndryshme, i thyeja, i bluaja, i sitja. Pra disa procese. P.sh pėr ngjyrėn e zezė kam marrė rėrėn e zezė tek Liqeni Artificial i Tiranės. Atje ishte njė shkėmb. U afrova atij shkėmbit mora disa copa dhe e kam shtypur shumė dhe pastaj nxora kėtė rėrėn e zezė qė ėshtė nė pjesėn e poshtme tė “Skėnderbeut”. Unė vazhdimisht shkoj e marr copa nga ky shkėmb pasi ai ka katėr ngjyra nė vetvete: tė zezė, ngjyrėn e fytyrės, kafe tė errėt dhe kafe tė hapur.
-Ju keni punuar nė naftė kur keni filluar nė sektorin mė tė vėshtirė tė ekonomisė shqiptare?
Nė naftė kam filluar nė vitin 1955. Kam studiuar nė Universitetin e Tiranė nga viti 1959 deri nė 1965. Pra fill pas studimeve nė gjeo-fizikė fillova punė nė Fier nė sektorin e naftės.
Si ėshtė trajtuar sektori i naftės nė regjimit komunist?
Puna mė e vėshtirė. Puna mė me pėrgjegjėsi. Gjithė udhėheqja i kishte sytė nga nafta dhe dihej se ēfarė rigoroziteti duhej tė kishe. S’e di se si kam shpėtuar nga burgu, s’e di. Pjesa dėrrmuese e shokėve tė mi u burgosėn. Ka pasur shumė kėrkesa pėr sasinė, cilėsinė, kėrkesa tė jashtėzakonshme. Atėherė i hėngrėn specialistėt mė tė mirė nė strese tė jashtėzakonshme, si me burgje, tradhti, sabotime. Unė nuk kam pasur probleme dhe pėr fatin e mirė timin unė kam pasur shumė suksese.
Suksese me zgjerimin e vendburimit, nė zbulimin e vendburimit. Unė kam qenė direkt pėr naftėn. Unė kam studiuar pėr gjeo-fizikė qė i shėrbente direkt naftės.
Puna ka qenė kolosale.
-Ke pasur ndonjėherė rastin tė takoje Enverin apo Mehmetin kur vinin aty?
Po. E kam takuar Enver Hoxhėn nė vitin 1979 nė zyrėn e tij nė Tiranė. Ne kemi qenė njė grup specialistėsh si unė Fatmir Shehu, Petraq Xhaēka, Enriko Veizin qė erdhėm nga jashtė. Unė bashkė me shokėt e mėsipėrm kam qenė pėr eksperiencė nė vendet arabe dhe kur u kthyem qė andej kishim mėsuar shumė gjėra. Ishim pėr eksperiencė 6 muaj nė Algjeri, Irak, Kuvajt. Kur u kthyem nga andej na thirri Enver Hoxha. Unė nė Algjeri kam marrė materiale dhe i fotografoja nė ambasadė. Mė ndihmoi njė rumun qė punonte aty. Ai mori vesh qė unė isha ēoban dhe mu afrua vetė. E gjetėm gjuhėn. Ai sillte materiale nga mė tė ndryshmet dhe unė i merrja dhe i fotografoja nė ambasadė. Ishte punė me rrezik sepse nuk lejoheshin tė merreshin kėto materiale. Me ato materiale kur erdha kėtu u bė njė kthesė e jashtėzakonshme nė punėn time nė gjeo-fizikė. Kur i mori vesh Enver Hoxha kėto gjėra na thirri nė zyrėn e tij dhe na pėrgėzoi. Ai tha: E kam marrė vesh se keni bėrė punė shumė tė mirė. Atė ditė ai ishte i qeshur dhe u tregua shumė dashamirės me ne. Ishte njė pritje e ngrohtė. Na pyeti pėr eksperiencat aty. Ngelėm shumė tė kėnaqur nga ai takim. Por ja s’kaloi shumė dhe ndodhi ajo qė nuk pritej. Mbas 2-3 vjetėsh i futėn nė burg Petraq Xhaēkėn. Enriko Veizin etj. Vetėm ata s;mund tė bėnin punė sabotuese pasi ishin intelektualė tė zotė me shumė pėrgjegjėsi. Tė dėnoje ata njerėz ishte marrėzi.

Po Mehmet Shehun a e ke takuar?
Me Mehmet Shehun kam pasur rastin ta takoj se kur kam qenė tė bėj elektrifikimin nė Ēorrush qė ishte fshati i Mehmetit. Erdhi Mehmeti atje pėr elektrifikimin e fshatit tė tij Ishte hera e parė qė e shihja kaq afėr. Ishte shumė i rreptė. Ishte shumė agresiv. Aty ndodhi njė ngjarje e papritur. Vjen njė fshatar dhe i jep njė misėr djalit tė Mehmetit. Njė misėr tė pjekur. Djali sa e mori ia hodhi fshatarit turinjve. Fshatari ngeli I hutuar. Mehmeti ju turr djalit ta qėllonte. Ai donte ta qėllonte por nuk e la Fiqeretja. Fshatari nuk dinte ē’tė bėnte. Unė mbeta i habitur. Sa kaloi kjo gjendje Mehmeti foli vazhdoni punėn.

Flasim tani pėr ekspozitėn, mendoni se do ta vazhdoni mė tej kėtė punė?
Unė mendoj se do ta vazhdoj me tej. Unė do ta vazhdoj me portrete dhe autoportrete tė familjes time dhe njerėzve tė mėdhenj tė kohės qė nga Anjshtanji, Bethoven, Andrea Boēelin (qė ėshtė njė kėngėtar i madh). Tė gjitha kėto i kam mbuluar dhe jam nė pėrgatitje e sipėr.