Postuar mė parė nga
Korca 123
Ja nje fragment nga shkrimi i Enkel Demit:"Njė besimtar i zakonshėm qė tė dielėn shkon nė meshė, ose tė premten nė xhami, kur sheh njė shfaqje tė tillė largohet, i kthen shpinėn dhe kėtu imzot Janullatosi nuk hyn fare. Nė krye tė kishės sė Korēės ėshtė imzot Johan (Gjon) Belushi, njė njeri qė ka ndjekur udhėn e Zotit si nxėnės i Petro Zhejit nė kohėt e kuqe, kur Namik Dokle ndiqte mėsues Enverin. Pas vitit ’90 imzot Johani u shkollua, teksa Namiku konkurronte si “pupac” ndaj shokut Ramiz. Sot, imzot Johani ėshtė nė krye tė Mitropolisė sė Korēės dhe ku i dihet ndonjė ditė mund tė jetė ai qė merr drejtimin e Kishės Autoqefale Shqiptare, pasi ėshtė klerik tejet i dalluar nė botėn ortodokse, jo vetėm shqiptare. Por, nėse e paragjykojmė me tė parėn, zor do e ketė edhe ai qė t’i shpėtojė etiketės “grek” ose “i shitur”. Tek e fundit, shembull ėshtė imzot Janullatosi, i cili nė Greqi mallkohet si “shqiptar”, meqė ėshtė arvanitas, ndėrsa nė Shqipėri si grek. Ngjan pak historia e tij me Krishtin, qė e akuzuan pėr blasfemi. Megjithatė, ne refuzojmė ta njohim kėtė njeri tė Kishės, qoftė dhe i “shitur” te grekėt, pavarėsisht se ėshtė shumė i pėrfolur nė botėn mbarė tė krishterė si teolog dhe filozof i arrirė. Por, mė tremb paragjykimi ndaj tij, Kishės, ortodoksėve, paragjykim qė shqiptarėt e kanė jo pak tė kultivuar."
Ai mbron tezen se Janullatosi e ka nenen arvanitase,fakti se e ema e Janullatosit,Roksani Jannullatos (1890-1980), rrjedh nga familja Maltezo nga Preveza eshte i njohur.
Krijoni Kontakt