Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen

    Noli-Zogut: Jam larguar nga politika, mė lidh njė pension

    Zbulohet letėrkėmbimi mes dy figurave historike.

    “Mė pėrkrahni financiarisht pėr tė vazhduar studimet e muzikės. Mė duhen nja 5 mijė USD”

    Nė vitin 1942, Mbreti nė mėrgim i shkruan “mikut tė vjetėr”
    Zogu i shtrin dorėn Nolit: Tė krijojmė njė qeveri.


    Emri:  fan-noli_2.jpg

Shikime: 1305

Madhėsia:  9.5 KB

    Si dy kundėrshtarė politikė, ėshtė e njohur marrėdhėnia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhėheqės i revolucionit tė qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipėrisė. Megjithatė, nė kėtė rrugė tė gjatė sulmesh tė ndėrsjella ka pasur momente kur tė dyja palėt i kanė shtrirė dorėn njėra-tjetrės. “Njė politikė elastike” e quan studiuesi Nasho Jorgaqi. Kėtė na e tregojnė mė qartė vetė letrat qė kėto dy figura tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė i kanė dėrguar njėri-tjetrit, apo tė tretėve. Nė veprėn mė tė fundit kushtuar Nolit, “Letėrkėmbimi i Fan Nolit”, botuar nga “Erik” dhe pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra qė Noli ka dėrguar e ka marrė. Mes tyre, edhe disa letra mes Zogut dhe Nolit. Pėrmes tyre duken zigzaget e marrėdhėnies mes tyre. Kėshtu, nė vitin 1929, nė njė letėr qė Noli i dėrgonte sekretarit tė Lidhjes sė Kombeve, e quante Ahmet Zogun “xhelat” dhe “vasal tė italianėve”. Kanė kaluar tashmė 8 vjet kur Noli i dėrgon Zogut Mbret njė kėrkesė pėr pension e pėr ndihmė financiare. Njė vit mė vonė, ai i shkruan Mbretit e njėkohėsisht (nė tė njėjtėn ditė) edhe Mbretėreshės Geraldinė, qė tė ndėrhyjė tek i shoqi, pėr ta ndihmuar qė tė vazhdojnė studimet pėr muzikė e pėr kėtė i duhen nja… 5 mijė dollarė… Disa vite mė vonė, nė vitin 1942 do tė jetė vetė Zogu nė mėrgim, qė i shkruan Nolit, si njė “mik i vjetėr”, qė tė mbledhin forcat e tė krijojnė “njė qeveri tė bashkimit tė shenjtė”. Por nga sa u dėshmua vetėm 2-3 vjet mė vonė, Noli do tė pėrshėndeste me zjarr Forcat Nacionalēlirimtare, me shpresėn se tashmė populli do tė merrte nė dorė fatet e veta.

    Burimi: Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letėr e Ahmet Zogut

    Emri:  Mbreti_Ahmet_Zogu.jpg

Shikime: 958

Madhėsia:  25.4 KB

    I dashur mik Mgr.Fan S. Noli nė Romė
    Qė sapo mora letrėn e parė tė Z.s’uaj, i pagova tė hollat tė zot tė shtėpis edhe shėrbėtorit t’uaj ashtu siē mė shkruanit nė letėr, dyke ju marrė dėftesat e duhura.
    Sa pėr punėn e mobillavet, kemi pyetur nė Doganėn e Durrėsit, por as gjėsendi nuk ka ardhur. Gjithashtu edhe pėr tė quajturin Nasi Laze kam pėr tė bėrė hetime ku ėshtė arrestuar, se kėtu nė Tiranė nuk ndodhet njė emėr i atillė.
    Gėzohem qė kurdoherė tė jini mirė edhe qė pėrsėēpejti u bashkofshim kėtu.
    Dyke ju ēuar pėrshėndetjet e mija, mbetem
    Juaji me besė.
    Zogu
    Tiranė 15-VII-922

    Burimi: Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Sekretariatit tė Lidhjes sė Kombeve

    Gjenevė
    1 qershor 1929

    Nė emėr tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional protestoj me zemėrim kundėr dorėzimit tė refugjatit politik shqiptar Haki Stėrmillit, prej autoriteteve jugosllave nė duart e xhelatit Ahmet Zogu. Dorėzimi i njė shqiptari prej provincave shqiptare qė ndodhen nėn dominantėn serbe ėshtė njė akt qė s’u ka hije popujve tė qytetėruar. Si nė vėngjillin e ēdo vepre tradhtie, Ahmet Zogu do ta dėnojė me vdekje Stėrmillin pėr tė terrorizuar popullin e pėr tė shtypur ēdo kundėrshtim pėr koncesionet e reja skandaloze qė iu bėnė Italisė fashiste me rastin e vizitės sė Grandit. Lutem tė bėni hapat e duhur pėr tė shpėtuar jetėn e Stėrmillit, qė i vetmi krim i tij ka qenė tė denoncuarit nė shtyp tė tradhtive tė vasalit shqiptar tė Musolinit.
    Ish kryeministri i qeverisė shqiptare: Fan Noli

    Burimi: Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letėr Ahmet Zogut

    Shkurt 12,1937

    Lartmadhėni,
    Me anėn e kėsaj letre dua t’ju lutem pėrunjėsisht t’a autorizoni Sinodin e Shenjtė tė mė japė njė shėrbim nė Kishėn orthodhokse Autokefale tė Shqipėrisė, se roga qė marr kėtu ėshtė e vogėl dhe e parregulltė, dhe jetesa ime po bėhet dita mė ditėn mė e rėndė dhe mė e mėrzitur. Nga ana tjatėr, ju pėrsėrit lutjen tė porositni Qeverinė tė mė caktonjė njė pension dhe tė mė dėrgonjė njė ndihmė gjersa tė votohet pensioni.
    Me kėtė rast, bėnj tė njohur se qė mė 1932 kam qėndruar striktėrisht jashtė politikės, dhe ēdo lajmė e kundėrt ėshtė ēpifje e armiqve personalė, midis tė cilėve mė vjen keq tė numėroj edhe Z-in Faik Konica.
    Dyke shpresuar se lartmadhėnia juaj, me shpirtmadhėsinė qė Ju karakterizon, do tė merrni para sysh lutjet e mia.
    Mbetem, uronjėsi juaj me Perėndinė.
    (pa emėr)

    Burimi: Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letėr Mbretit Zog

    Lartmadhėri,
    Me anėn e kėsaj letre vinj t’i lutem Larmadhėrisė Suaj tė mė pėrkrahni financiarisht pėr tė vazhduar studimet e muzikės nė fushėn e sė cilės do t’i shėrbenj atdheut nė mėnyrėn qė i ka shėrbyer Franzs Liszt-i Hungarisė. Pėr kėto studime mė duhen posht e lartė nja 5 mijė dollarė, sipas ēkoqitjeve tė dhėna nga njė listė tė mbyllur kėtu brenda. Gjithashtu kėtu brenda L.J. do tė gjeni programin e Konservatorit tė kėtushėm me provėn e padyshimtė qė meritonj ēdo pėrkrahje nė fushėn e muzikės.
    Me shpresė qė Lartmadhėsia juaj, si protektor i arteve tė bukura, do tė mė dėrgoni kėtė shumė me kohė pėr tė nisur punėn nga fundi i gushtit. Mbetem Uronjės pėrpara Perėndisė pėr Lartmadhėrinė Tuaj.
    F.S. Noli
    Boston, Mass. Qershor 25,1938

    Burimi: Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letėr Mbretėreshės Geraldina[/B]

    Lartmadhėrisė Saj
    Mbretėreshės
    sė Shqiptarėve nė Tiranė
    Lartmadhėri,
    Me anėn e kėsaj letre vinj t’i lutem Larmadhėrisė Suaj tė nėrmjetėsoni pranė Lartmadhėrisė sė Tij, mbretit tė Shqiptarėve, qė tė mė pėrkrahė pėr tė vazhduar studimet e muzikės nė fushėn e sė cilės do tė pėrpiqem t’i shėrbenj atdheut pas mėnyrės sė Franzs Liszt-it, i cili immatalizoj kėngėt popullore tė Hungarisė me rapsoditė e tij. Kėtu brenda Lartmadhėria Juaj do tė gjeni programin e Konservatorit tė kėtushėm, ku figuron nė krye Overtura bizante e ime, e cila ėshtė njė provė e mjaftė qė meritonj ēdo pėrkrahje nė kėtė fushė.
    Me shpresė qė Lartmadhėsia juaj sipas traditės sė Derės suaj, e cila ėsht’e lidhur me muzikėn do tė merrni parasysh kėtė lutje.
    Mbetem Uronjės pėrpara Perėndisė pėr Lartmadhėrinė Tuaj
    Boston, Mass. 25 Qershor 1938

    Burimi: Panorama

    Emri:  anetaret-e-qeverise-shqiptare-ne-vitin-1922-mes-tyre-fan-noli-dhe-ahmet-zogu.jpg

Shikime: 1396

Madhėsia:  53.5 KB[B]

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letėr e Ahmet Zogut

    25 maj 1942
    Parmoor
    Henley on Thames

    I dashur mik,
    I kam lexuar me vėmendje disa numra tė “Diellit” qė mė janė dėrguar. Nuk po ndalem te sulmet qė ju vetė i dini se janė tė padrejta. Jam i kėnaqur qė shikoj se pėrkrahni nevojėn e ngutshme tė njė bashkimi tė shenjtė midis shqiptarėve. Por nuk mendoj se ata do tė mund tė realizonin nėpėrmjet njė komiteti ose organizatave tė tjera private. Sigurisht qė ēdo iniciativė private e organizuar pėr luftėn pėr ēlirimin e vendit tonė duhet inkurajuar. Por iniciativa tė tilla nuk mund tė na ndihmojnė pėr tė arritur rezultatin mė tė mirė tė kėsaj lufte. Me “komitete” ne rrezikojmė tė ndodhemi pėrpara Konferencės sė ardhshme tė Paqes nė tė njėjtin pozicion ku u gjendėm pas luftėrave ballkanike dhe botėrore, d.m.th. nėpėr korridore.
    Kam arsye tė besoj se ėshtė momenti i pėrshtatshėm pėr t’u pėrpjekur tė organizojmė shtetin shqiptar, ashtu siē ėshtė tashmė i njohur nga shumė fuqi neutrale dhe aleate; me pėrjashtim tė grekėve dhe jugosllavėve, tė gjitha qeveritė e tjera i janė pėrgjigjur zyrtarisht dhe me simpati qarkores qė ne iu kemi dėrguar duke pėrcaktuar pozitėn e vendit tonė nė kėtė luftė; njė burrė i madh shteti siē ėshtė presidenti Roosvelt e vlerėsuar dhe e ka marrė nė konsideratė, si kėtė notė ashtu dhe bashkimin tonė me Deklaratėn e Uashingtonit tė 1 janarit 1942. Pra, pozita jonė nė fushėn ndėrkombėtare ėshtė e fortė. Duhet ta pėrdorim atė pėr t’u organizuar nė mėnyrė qė tė mbrojmė interesat e vendit tonė qė gjendet nė rrezik. Qysh tani disa shovinistė grekė po kėrkojnė Korēėn dhe Gjirokastrėn; pozita e tyre do ishte mė e fortė nė qoftė se pėr fajin tonė, ata do tė kishin mundėsi tė pretendonin se nuk ekziston njė shtet shqiptar dhe, si rrjedhim, tė kėrkonin qė krijimi dhe pėrcaktimi i kufijve tė tij tė bėhet “ex novo”.
    Duke marrė parasysh tė gjitha kėto, mendoj se ne duhet tė formojmė njė qeveri tė bashkimit tė shenjtė dhe jam i gėzuar tė pėrdor tė drejtat qė mė jep kushtetuta e vendit tonė pėr tė krijuar kėtė qeveri, e cila do tė pėrpiqej pėr pranimin e Shqipėrisė nė Aleancėn Demokratike, duke i siguruar kėshtu njė vend midis fitimtarėve. Mendoj se 4-5 persona do tė mjaftonin pėr ta formuar atė; nė krah tė saj ne mund tė krijonim njė kėshill prej 10-12 personash, tė zgjedhur lirisht nga kolonitė tona nė Amerikė, Turqi dhe Egjypt, duke vepruar si pėrfaqėsi kombėtare deri nė ēlirimin e Shqipėrisė; disa funksionarė diplomatikė dhe tė tjerė do ta plotėsonin mė tej kėtė instrument tė domosdoshėm pėr njė punė sistematike dhe tė vendosur. Mbetet financimi i kėtij plani. Do tė doja tė isha po aq i pasur sa mė kujtoni. Ndonėse nuk jam, mund ta merrja pėrsipėr tė financoja kėtė plan me aq sa mundem gjatė dy vjetėve. Gjatė kėsaj kohe kjo qeveri e bashkimit tė shenjtė do t’u tregojė bashkatdhetarėve tanė dobinė e saj nėpėrmjet njė pune tė vendosur dhe tė zhveshur nga tė gjitha intrigat; Prandaj, jam i sigurt se, si nė tė kaluarėn, ne do tė jemi tė gatshėm tė kontribuojmė nė mbarėvajtjen e saj.
    Ja idetė dhe propozimet e mia konkrete. Nė qoftė se jeni tė njė mendjeje ju propozoj:
    1. Tė mė dėrgoni njė telegram duke mė konfirmuar pėlqimin tuaj.
    2. Tė mė thoni nė kėtė telegram nėse mund tė mė dėrgoni, me shpenzimet e mia, ndonjė nga ju aty pėr tė rregulluar tė gjitha detajet; pėrndryshe, megjithė vėshtirėsitė, do tė pėrpiqesha t’u dėrgoja ndokėnd prej kėtej.
    3. Tė mė shkruani njė letėr personale duke mė dhėnė idetė dhe vėrejtjet tuaja, nė qoftė se do tė keni, mbi personat qė eventualisht do tė mund tė ngarkoheshin me kėtė punė.
    Tani ka ardhur koha qė tė veprojmė shpejt; pėr kėtė arsye po ju dėrgoj kėtė letėr nė dy kopje, njė me avion dhe njė tjetėr me postė tė zakonshme, dhe po e shkruaj nė frėngjisht pėr tė evituar vonesat e kontrollit.
    Po jua pėrsėris se dėshiroj tė bashkėpunoj edhe njė herė me njė mik tė kohėve tė shkuara pėr ēlirimin e vendit tonė.
    Duke pritur njė pėrgjigje tė shpejtė po ju dėrgoj, i dashur mik, pėrshėndetjet e mia mė tė mira.
    Zog.

    Burimi: Panorama

    Emri:  Let%C3%ABrk%C3%ABmbimi_i_Fan_Nolit.jpg

Shikime: 701

Madhėsia:  13.6 KB

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Noli, letėr Hitlerit: Shpėtoni profesor Joklin

    Emri:  letra-per-hitlerin.jpg

Shikime: 4780

Madhėsia:  154.6 KB

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letra e Nolit pėr Enverin: Konica 4 vjet nė dollap, merrni trupin


    Noli, letėr Enverit dhe Malėshovės: Konica 4 vjet nė dollap, merrni trupin.
    Krerėt komunistė injoruan kėrkesėn e Nolit nė vitet ‘40.


    Testamenti i Konicės: Nuk do tė mė tretė dheu nėse nuk do ta ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė.
    “Ndėrroj jetė me mejtimin se ti je njeriu qė mė ke kuptuar mė mirė nė kėtė botė”. Kėshtu i shkruante Faik Konica Fan Nolit, dikur nė vitin 1940. Shkruar nga dora e Konicės, kjo duket boll e ēuditshme, pėrderisa tashmė ėshtė e njohur shemėria qė Konica e Noli kanė pasur gjatė gjithė jetės sė tyre. Kanė luftuar, kanė vėnė nė lojė, kanė akuzuar njėri-tjetrin, por ka pasur edhe periudha paqeje, kur njėri-tjetrit i janė drejtuar me “mik i dashur!”. Nė fund tė jetės, amanetet e fundit Konica ia la pikėrisht Nolit. Mes 544 letrave tė sjella nė librin “Letėrkėmbimi i Fan Nolit”, njė botim i shtėpisė botuese “Erik”, pėrgatitur nga studiuesi dhe mund tė themi pa frikė edhe njohėsi mė i mirė i Fan Nolit, Nasho Jorgaqi, ėshtė edhe korrespondenca me Faik beun. Krahas letrave qė i kanė dėrguar njėri-tjetrit pėr ēėshtje pune, ėshtė edhe letėr-amaneti i Konicės dhe disa tė tjera qė lidhen pikėrisht me plotėsimin e kėtij amaneti.

    Nė letrėn e tij tė shkurtėr, Konica i kėrkon Nolit qė eshtrat e tij tė prehen nė vendlindje. “Nuk do tė mė tretė dheu, nėse ti imzot dhe tė gjithė ata qė e quajnė veten shqiptarė, nuk do ta ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė”, shkruan Konica. Por sa do e thjeshtė do tė dukej kjo gjė pėr Nolin, kthimi i eshtrave tė Konicės nė Shqipėri do tė ishte njė mision i pamundur. Nė dhjetor tė vitit 1942, Faik Konica do tė mbyllte sytė. Nė epistolarin e tij mėsojmė edhe pėr pėrpjekjen e Nolit pėr tė ēuar nė vend amanetin. Pėr kėtė ēėshtje ai i drejtohet Enver Hoxhės, me tė cilin ka pasur njė letėrkėmbim tė gjatė nė vitet 1945-1946. “Dėshira e fundit e Faik Konicės ishte qė tė prehej nė atdhe, nė Shqipėri. Kini mirėsinė tė na njoftoni kur do tė ishte e pėrshtatshme qė tė silleshin eshtrat e tij me nderimet pėrkatėse si kampion i pavarėsisė sė Shqipėrisė”, shkruan Noli. Por duket se Enver Hoxha nuk i ktheu asnjėherė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Mė tej lexojmė t’i ketė shkruar Sejfulla Malėshovės, qė nga mėnyra se si ai i drejtohet “Lamja im i vogėl”, duket se ka pasur njė njohje dhe miqėsi tė ngushtė. Ai i thotė Malėshovės tė interesohet pėr kėtė ēėshtje: “Bėj pėrpjekje pėr tė ndjerin Faik se ėshtė akoma nė dollap dhe koston shumė dhe trupi ka filluar tė prishet. Mė kthe pėrgjigje pėr kėto”, shkruan Noli. Por duket se edhe Malėshova nuk i ktheu asnjė pėrgjigje. Kishte 4 vjet qė njė nga intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė fillimshekullit XX kishte vdekur e askush nuk po i dilte pėr zot kufomės sė tij. Por Noli nuk e dinte se regjimi i ri komunist i vendosur nė Shqipėri do ta konsideronte Faik Konicėn si njė “shkrimtar reaksionar” dhe vepra e tij do tė dėnohej pėr 50 vjet me radhė. Ai do tė ikte nga kjo botė me pengun se nuk e ēoi deri nė fund amanetin mik-armikut tė tij. Pėr mė shumė se 50 vjet do tė mbetej i paplotėsuar amaneti i Konicės.
    Eshtrat e tij u kthyen nė atdhe, nė njė ditė maji tė vitit 1995 dhe u vendosėn nė Parkun e Tiranės, pranė varreve tė vėllezėrve Frashėri.
    Nga letėrkėmbimi i pasur i Nolit kemi pėrzgjedhur disa syresh nga korrespondenca qė ai ka pasur me Faik Konicėn, ku ndihet tisi ironik, por dhe letrėn e fundit qė Konica i dėrgon Nolit. Gjithashtu kemi shkėputur dhe disa letra drejtuar Enver Hoxhės dhe Sejfulla Malėshovės pėr ēėshtjen e varrimit nė Shqipėri tė eshtrave tė Konicės.


    Letėr Faik Konicės

    dhjetor 1933

    I dashur Usta,
    Mund tė vini dorėn nė zjarr qė jam hequr nga politika me njė mėnyrė tė pėrfuntme-pneumonia i vuri kapakun tėrė punės sime. Jam akoma nė shtrat dhe plaga e mėlēisė ėshtė akoma e hapur… tani e dini tėrė historinė dhe mund ta merrni me mend se s’kam as nge, as qef, as takat pėr politikėn. U zgjata mjaft me kėtė pikė se dua qė ta dini mirė punėn dhe kėshtu tė muntni tė siguroni qeverinė tonė qė kėllėēi im politik ėshtė varur nė muze dhe nuk del sė andejmi kurrė mė. I jap fund letrės se u lodha. Bile kam frikė se ju kam lodhur ca mė tepėr. Shtoj vetėm kėto fjalė: pėrpiquni tė mė ndihni se jam keq nga tė gjitha pikėpamjet.

    Me tė fala
    Juaji nė besė
    Fan S. Noli


    Letėr e Sejfulla Malėshovės

    I dashur mik,
    Ka njė muaj qė tė kam shkruar njė letėr, ku tė thoja se gjendem kėtu nė Paris dhe se dėshiroj tė vij aty nė Amerikė. Aty dua tė vij pse kam shpresė se me vullnet e me punė aty mund tė ngjallet njė lėvizje e madhe kombėtare. Sidomos po tė dilte dot ndonjė gazetė, unė mund tė marr pjesė aktive nė botimin e saj.
    Federata e kėtushme bėri gati pėr shtyp gazetėn qė ka ndėr mend ta nxjerrė si organ tė saj, po nga shkaku i luftės nuk doli. Dhe s’ka shpresė se do tė dalė kėtu pėr njė kohė tė gjatė.
    Edhe nė Jugosllavi kanė formuar njė federatė me njė qendėr dhe janė nė bashkėpunim tė ngushtė me federatėn e kėtushme. Njė nga anėtarėt e qendrės sė kėtushme u nis kėto ditė pėr nė Jugosllavi. Sė andejmi mund tė bėhet shumė punė, meqė ka lidhje tė afėrme me Shqipėrinė.
    Federata kėtu ka dy muaj qė i ka bėrė dhe njė letėr “Vatrės” aty, po s’ka marrė pėrgjigje. Si duket aty s’ka shenja pėr ndonjė lėvizje serioze dhe ka nevojė pėr njė shtytje nga ana jote dhe pėr njerėz tė rinj. Ti ē’thua? Ē’mendon se mund tė bėhet aty?
    Ē’qėndrim mban Faik Konica? A bėn intriga sipas zakonit? Kemi lidhje tė shėndosha me Shqipėrinė dhe njė lėvizje (nga) jashtė do tė ishte njė ndihmė e madhe pėr lėvizjen brenda.
    Si jashtė ashtu edhe brenda pyesin e thonė: Ku ėshtė Fan Noli? Pse s’dėgjohet, pse nuk del nė krye tė punės?
    Edhe unė jam i mendjes se ti duhet tė nxjerrėsh edhe njė herė shpatėn dhe tė hedhėsh nė sheshin e luftės tėrė autoritetin tėnd moral dhe politik nė kėtė kohė kritike pėr atdheun.
    Sido qė tė jetė, tė lutem, mė shkruaj sa mė shpejt.

    Tė fala me mall, yti me besė
    Sejfulla Malėshova

    P.S. Mė shkruaj ē’posibilitet ka pėr mua qė tė vij aty?
    S. Malėshova


    Letėr Lame Kodrės

    Lamja im i vogėl!
    Po tė shkruaj duke tė gėzuar gjithė tė mirat.
    Po tė dėrgoj testamentin e z. Konitza, tė lėnė pėr tyj dhe mua. Mundėsitė mė tė mėdha i ke ti. I ndjeri i ka lėnė harxhet e nevojshme. Ndėrmjetėso tė mbarojmė kėtė amanet se e kemi akoma nė dollap dhe u bėnė 4 vjet.
    Unė jam nė pritje.
    Me pėrqafime e me nderime Noli
    4 shkurt 1946



    Letėr Sejfulla Malėshovės

    28 Korrik 1946
    I dashur mik,
    Qofsh mirė. Kam dėgjuar se po vendosni pushtetin demokratik dhe po punoni pėr kulturėn e Shqipėrisė. Duhet tė hapėsh njė institut tė gjuhės e tė letėrsisė. Unė vi tė ndihmoj pėr nja 3 muaj, vetėm mė merr parasysh harxhet e rrugės se e kupton ngushticėn time. Pėr nė Lidhjen e Kombeve unė vazhdoj pėrpjekjet, mos u merakos se do t’i shtoj pėrpjekjet. Ne u bėmė dhe njė letėr tjetėr. Ndihmat e amerikanėve dhe anglezėve pranojini, jam garant unė pėr to, nuk fshehin gjė prapa. Bėj pėrpjekje pėr tė ndjerin Faik se ėshtė akoma nė dollap dhe koston shumė dhe trupi ka filluar tė prishet. Mė kthe pėrgjigje pėr kėto.

    Me pėrqafime,
    I juaji, Noli

    Emri:  leter-e-faik-konices-per-fan-nolin.jpg

Shikime: 3263

Madhėsia:  93.3 KB

    Emri:  leter-e-fan-nolit-per-enver-hoxhen.jpg

Shikime: 3089

Madhėsia:  106.2 KB

    Pergatiti: ALMA MILE

    Burimi: Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Letrat e Nolit me Enverin, si u pranua Shqipėria nė OKB

    Janė mbi 30 letra qė kleriku shkėmben me ish-diktatorin.
    Letėrkėmbimi mes Nolit dhe Enverit pėr anėtarėsimin nė OKB.


    Enveri: Ne kemi dashur dhe dėshirojmė ta forcojmė miqėsinė me SHBA-tė nė baza tė shėndosha.
    Edhe pse kishte deklaruar se ishte tėrhequr nga politika dhe i ishte pėrkushtuar veprimtarisė kishtare, Fan Noli asnjėherė nuk u shkėput vėrtet prej saj. Kėtė e shohim nė vitet ’45, ’46, ’47, nė njė kėmbim qė ai ka me Enver Hoxhėn. Nga sa lexojmė, Noli ka qenė njė ndėrmjetės mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, qė Shqipėria tė mund tė pranohej nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, nė UNRRA, apo nė vendosjen e marrėdhėnieve me SHBA-tė. Noli i raporton Enver Hoxhės tė gjitha veprimet mė tė fundit nė SHBA nė lidhje me kėto ēėshtje, por edhe tė tjera. Dukej qartė qė ai ishte njė mbėshtetės i politikės sė Hoxhės, por i mėshonte shumė vendosjes sė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Amerikėn. Ky letėrkėmbim ėshtė pjesė e njė vepre, qė pa dyshim ėshtė nga prurjet mė interesante nė tregun e librit sė fundi. Bėhet fjalė pėr “Letėrkėmbimi i Fan Nolit”, njė vepėr e pėrgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi dhe botuar nga shtėpia botuese “Erik”. Janė 544 letra qė Fan Noli u ka dėrguar personaliteteve tė ndryshme, shqiptarė e tė huaj, politikanė e klerikė, miq e familjarė, por edhe pėrgjigjet e tyre, tė cilat flasin sė tepėrmi pėr personalitetin e tij. Sipas studiuesit Jorgaqi, pėr realizimin e kėsaj vepre janė dashur shumė vite punė dhe kėrkime nė arkiva.


    Telegram gjeneralkolonel Enver Hoxhės
    Dr. Omer Nishani


    Shkurt, 1946

    Nė emėr tė mbledhjes sė pėrvitshme tė kishave Orthodokse shqiptare nė Amerikė, tė mbajtur mė 24 shkurt nė Boston, unė dėshiroj t’ju dėrgoj pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta dhe t’ju shpreh admirimin tonė pėr punėn e shkėlqyer tė rindėrtimit qė po bėni.

    Peshkop Fan S. Noli


    Telegram Hysni Kapos
    21 mars 1946


    Hysni Kapo

    Legata Shqiptare
    Beograd-Jugosllavi

    Ju lutem transmetojini kryeministrit Hoxha mesazhin e mėposhtėm: nga bisedimet me zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit kuptoj se pranimi i traktateve tė pėrfunduara nga regjimet e mėparshme ėshtė kusht i domosdoshėm pėr njohjen e qeverisė shqiptare nga Shtetet e Bashkuara. Mė besoni, ēdo vonesė tani do tė paragjykojė mė tej rastin tonė nė njė kohė shumė kritike. Lidhur me diskutimin sė afėrmi tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė UNO dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veriut, unė sugjeroj pranim tė menjėhershėm tė traktateve nė fjalė. Kjo do tė sjellė automatikisht qė njohja nga Amerika tė spostojė pengesat pėr nė UNO dhe t’i japė Shteteve tė Bashkuara mundėsinė tė mbrojė mė me sukses integritetin territorial tė Shqipėrisė.

    Peshkop Fan Noli



    Mesazh Enver Hoxhės
    25.3.1946


    Misioni diplomatik bullgar ka qė nga tetori i kaluar qė po funksionon nė Uashington, megjithėse qeveria bullgare nuk ėshtė njohur zyrtarisht prej SHBA-ve. Nė rast se vonohet edhe mė njohja e Shqipėrisė, sugjeroj tė pėrdorni kėtė precedent pėr tė kėrkuar viza pėr njė mision tė njėllojtė kėtu dhe pėr arsye specifike qė tė paraqit ēėshtjen shqiptare para UNO-s.

    Peshkop Fan Noli


    Mesazh Enver Hoxhės
    28/III/1946


    Nė njė shėnim “New York Herald Tribune” mė 23 mars, shkruan se pėrkundėr kėrkesės sė Shqipėrisė tė paraqitur nga fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga Ēekosllovakia dhe i shtyrė nga sovjetėt, Phlip Noel Baker, ministėr Shteti Britanik, kapi rastin nė mbledhjen e kėshillit tė UNRRA-s pėr tė lajmėruar delegacionin sovjetik nė kėtė mėnyrė bruske qė Kėshilli i Sigurimit nuk do tė shqyrtojė njė kėrkesė tė njėllojtė pėr anėtarėsim nė UNO, sepse ka punė tė tjera me rėndėsi dhe probabilisht nuk do tė veprojė deri nė shtator;
    Nė lidhje me kėtė, pėshpėritet se Anglia do ta tėrheqė njohjen e dhėnė mė parė Shqipėrisė.

    Peshkop Fan Noli


    Mesazh Enver Hoxhės
    1.4.1946


    Me gjithė kėrkesat tona tė pėrsėritura, Komiteti pėr Marrėdhėniet e Jashtme i Senatit Amerikan votoi pėr njė rezolucion qė t’i akordohet Shqipėria e Jugut Greqisė. Ne kemi prirje tė besojmė se kjo ėshtė e lidhur me refuzimin nga Shqipėria nė Atlantik City, pėrpara Kėshillit tė UNRRA-s dh nė Uashington.


    Mesazh Enver Hoxhės
    16/IV/1946


    Nga bashkėfjalimet me zyrtarė tė Sekretariatit tė Kombeve tė Bashkuara (UNO) nė New York nė lidhje pėr paraqitjen pėr diskutim tė anėtarėsisė sė Shqipėrisė pėrpara Kėshillit tė Sigurimit qė do tė bėhet nga fundi i majit ose mė 2 qershor 1946:
    Simbas bisedės, pranimi i anėtarėsisė do tė efektohet nė Asamblenė e Pėrgjithshme nga rekomandimi qė do tė bėjė Kėshilli i Sigurimit. Ky rekomandim do bėrė me votė afirmative nga shtatė anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit duke pėrfshirė pesė anėtarėt permanentė; Shtetet e Bashkuara (3/54), Britanin’e Madhe, Bashkimin Sovjetik, Francėn dhe Kinėn. Njė delegacion shqiptar pranė Sekretariatit tė Kombeve tė Bashkuara nė New York do ta ndihmonte me tė tepėrt. Lutem bėni viza te ministri i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė dhe mė lajmėroni pėrfundimet e arritura.
    Shtoj me keqardhje se zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit janė nė pritje pėr (4/50) heshtjen tuaj tė gjatė nė lidhje me ēėshtje midis Shteteve tė Bashkuara dhe regjimit tė mėparshėm tė Shqipėrisė. Nė disa qarqe heshtja juaj prej shumė muajsh interpretohet si njė akt mosbesimi (defiance). Ata ankohen gjithashtu se anėtarė tė ndryshėm tė misionit amerikan janė ndaluar tė lėvizin dhe kjo me fjalė tė tjera konsiderohet si kundėrshtim.
    Nė (5/56) lidhje me kėtė flitet qė si protestė pėr kėto masa misioni diplomatik amerikan qė ndodhet nė Tiranė do tė tėrhiqet. Ju sugjeroj pėrēapje tė menjėhershme pėr tė ndrequr situatėn dhe pėr tė pėrmirėsuar relatat me Shtetet e Bashkuara, tė cilat unė i konsideroj tė mira pėr zgjidhjen e problemeve tuaja ndėrkombėtare.

    Peshkop Fan Noli


    Mesazh Enver Hoxhės

    Nga bashkėfjalimi me kryetarin e delegacionit britanik nė New York, unė nxjerr se nė qoftė se mosmarrėveshjet do tė rregullohen dhe relatat diplomatike do tė rifillojnė, qeveria britanike do ta pėrkrahė pranimin e Shqipėrisė nė UNO. Kini mirėsinė tė mė jepni informata tė hollėsishme mi kėtė gjė.

    Peshkop Fan Noli


    Telegram Enver Hoxhės

    Dy shqiptarė, tė quajtur dr. Ali Kuēi dhe Stavro Skėndi, kanė ardhur kohėn e fundit nė Shtetet e Bashkuara. Lutem na kėshilloni mi besimin dhe besnikėrinė ndaj kėtyre personave. Me tė arritur kėtu, dr. Ali Kuēi mori lidhje me grupin e gangsterėve tė “Shqipėrisė sė Lirė”. Shqiptarėt e kėtushėm ankohen pėr taksa tė rėnda qė janė vėnė pėr tė gjitha rrobat e pėrdorura qė dėrgohen prej Shteteve tė Bashkuara nė tė afėrmit dhe nė miqtė e tyre nė Shqipėri. Lutem jini nė dijeni, se po tė jetė kėshtu, dėrgesa e teshave prej kėtej do tė pakėsohet ose do tė ndalohet krejtėsisht meqenėse asnjeri prej kėtej nuk dėshėron tė krijojė vėshtirėsira financiare pėr tė afėrmit dhe miqtė e tij nė Shqipėri. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale. Kini mirėsinė tė na informoni mi gjendjen ekzakte. Na telegrafoni me anė tė Dielli 30 Huntigton Are Boston.

    Peshkop Fan Noli



    Mesazh Enver Hoxhės

    Kryeministrit Enver Hoxha
    Tiranė
    Shqipėri
    1946

    Lutemi mė jepni informata tė hollėsishme mbi dr. Ali Kuēin ish- redaktor i gazetės fashiste “Fascio” e Korēės, i cili mbrijti tash vonė nė Boston dhe u caktua si kryeredaktor i gazetės “Liria” me konvencion tė ashtuqojturės organizatė tė Shqipėrisė sė Lirė.

    Peshkop Fan Noli
    Pranė Kishės Orthodhokse Shqiptare
    New York City


    Mesazh Enver Hoxhės

    Kryeministrit Enver Hoxha
    1946
    Tiranė
    Shqipėri

    Pata njė bisedim me kryetarin vepronjės tė delegacionit tė Shteteve tė Bashkuara, zotin Herschel Johnson, mė parė ambasador nė Suedi. Pyetjes sime bruske nė qoftė se qeveria e Shteteve tė Bashkuara do tė mbėshtesė kėrkesėn shqiptare pėr anėtarėsi nė Kombet e Bashkuara ay i dha njė pėrgjigje evazive dhe qė nuk tė angazhohen. Gjatė zhvillimit tė bisedimeve, ay pėrmendi reputacionin e traktateve nga qeveria juaj, e cila mė dha rastin mua tė shpjegoj pikėpamjen tuaj nė bazė tė rezolucionit tė dalė nga Kongresi i Pėrmetit. Nė fund unė tėrhoqa vėrejtjen e tij mbi absurditetin e pretendimeve greke mbi Epirin e Veriut. Unė pėrfitoj nga ky rast t’ju kujtoj pėrsėri nė qoftė se ju jeni apo jo tė pėrgatitur tė merrni nė tė ardhmen e afėrme eshtrat e Faik Konicės me qenė se ay mbahet nė qeli kėtu, shpenzimet e paguara… Lutemi pėrgjigjuni mbi kėtė pikė para 4 korrikut, kur mblidhet Kuvendi vjetor i Vatrės. Pėrgjigja e juaj do t’i japė mundėsi Kuvendit tė vendosė pėr njė rrugė, ose pėr tjetrėn.

    Peshkop Fan Noli


    Mesazh i Enver Hoxhės
    Prill 1946


    Zotit Fan Noli
    Kam marrė mesazhet dhe i ēmoj pėrsė tepėrmi pėrpjekjet tuaja dhe tė gjithė shqiptarėve nė Amerikė. Kujdesi dhe dėshira jonė ka qenė dhe vazhdon tė jetė forcimi i marrėdhėnieve tė mira dhe i miqėsisė me tė gjithė aleatėt e mėdhenj. Me popullin amerikan na lidh njė miqėsi e vjetėr. Ne kemi dashur dhe dėshirojmė ta forcojmė kėtė miqėsi nė baza tė shėndosha e tė sinqerta. Pėrpjekjet tona pėr tė marrė kontakt me vėllezėrit tanė nė Amerikė dhe pėr t’i bėrė tė njohur opinionit amerikan luftėn heroike tė vendit tonė, qėndrimin tonė tė patundur pėr kauzėn aleate, na janė refuzuar nė mėnyra tė ndryshme, por, me gjithė pengesat e mėdha qė na janė bėrė nga ana e funksionarėve amerikanė nė Shqipėri, kemi shpresuar se ēėshtja jonė do tė zgjidhej nė mėnyrė tė kėnaqshme pėr tė dyja vendet. Kondita e njohjes sė qeverisė sonė, e vėnė nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara, na ka habitur dhe hidhėruar pse kėtė e konsiderojmė, si njė mohim tė sovranitetit dhe tė vetėvendosjes sė popullit tonė pėr tė cilat populli shqiptar derdhi kaq gjak. Vendimet e Kongresit tė Pėrmetit, tė bazuara nė principin e vetėvendosjes, na urdhėrojnė prishjen e tė gjitha traktateve tė konkluduara me shtetet e huaja nga qeveritė e mėparshme antipopullore dhe nėnshkrimin e traktateve tė reja nė interesin e kombit tonė. Kjo ėshtė njė e drejtė elementare e popullit shqiptar, i shtypur nga regjimet tiranike, qė luftoi pėr tė fituar ēdo tė drejtė dhe ēdo liri dhe qė do tė rrojė indipendent e sovran nė gjirin e kombeve tė bashkuara dhe do tė ecė kryelartė me frymėn e re ndėrkombėtare. Porsa u pėrket traktateve qė ekzistojnė me Shtetet e Bashkuara, ne kurdoherė kemi qenė dhe jemi tė disponuar t’i rishikojmė, t’i shqyrtojmė dhe nė frymė miqėsore dhe pariteti tė nėnshkruajmė traktate tė reja nė interesin e tė dy vendeve tona, pasi tė njihet qeveria jonė.
    Njė qėndrim i tillė i drejtė i popullit shqiptar dhe i qeverisė sė tij duhet tė ēmohet jo si obstruksion nga ana jonė, por si njė ēėshtje parimi nga mė demokratiket. Nga ana tjetėr, nga zgjidhja e drejtė e kėtij problemi, ne kemi bindjen se do tė sigurohet njė miqėsi dhe marrėdhėnie tė mira me baza tė shėndosha dhe tė sinqerta nė mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara.

    Gjeneralkolonel
    Enver Hoxha


    Telegram Enver Hoxhės
    28 maj 1946


    Tė tre mesazhet t’uaj qė mi dėrgoi ministri fuqiplotė Hysni Kapo nga Belgradi mė 10 prill, mė arritėn sot mė 28 maj. Pėr shkak tė kėsaj vonese, lipsen me urgjencė shpjegime tė tjera. Mė parė, nėse nga pikėpamja e juaj traktatet e regjimeve tė kaluara do tė mbeten tė pandryshuara. Sė dyti, cilėt traktate nė pėrgjithėsi dhe cilat pika nė veēanti i konsideroni ju tė papranueshme. Sė treti, nėse ia kini shpjeguar pikėpamjen t’uaj mi traktatet dhe pikat qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara me shkrim. Sė katėrti, nė se tė tre mesazhet t’uaj janė vetėm pėr udhėheqjen t’ime, apo munt t’i botoj ose t’ua komunikoj departamenteve ose delegacioneve tė interesuar. Ju them me keqardhje se John Nasse dhe gangsterėt e tij tė tė ashtuquajturit Komitet i Shqipėrisė sė Lirė bėjnė korrespondencė tė fshehtė dhe kanė bashkėpunim me reakcionarėt dhe me fashistėt pėrtej pėr pėrmbysjen e regjimit t’uaj demokratik. Para lufte ata u munduan shumė ta sillnin kėtu peshkopin renegat Pandelimon Kotoko dhe ta vinin nė krye tė Kishės Orthodhokse nė Amerikė. Kryetari i delegacionit frances, Alexandre Parodi, hero i famshėm i rezistencės franceze, qė shėrben tani si president i Kėshillit tė Sigurimit, tregoi njė interes tė dukshėm nė shpjegimin t’im tė hollėsishėm mi betejėn t’uaj tė fortė kundėr armikut tė pėrbashkėt dhe me reformėn agrare qė kini bėrė pas ēlirimit tė atdheut. Ay mė sugjeroi rregullimin e shpejtė tė ndryshimeve tuaja me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe, si konditė e domosdoshme pėr pranimin e Shqipėrisė nė anėtarėsinė e Kombeve tė Bashkuara.

    Peshkop Fan Noli


    Letėr e Sejfulla Malėshovės
    Tiranė, 27-VIII-45


    Hirėsi,
    Enver Hoxha, unė dhe gjithė qeveria jemi tė mendjes se ardhja Juaj nė Shqipėri do tė ishte njė fat i madh pėr Shqipėrinė. Kėshtu jo vetėm do tė kurorėzohej tėrė e shkuara juaj patriotike, por vendi ynė do kishte nė situatėn e sotme, njė ndihmė tė madhe morale dhe politike.
    Jam i sigurt se populli shqiptar, qė sot e ka vėnė fatin e tij nė dorė, do tė ju nderojė si duhet dhe do tė Ju japė vendin qė meritoni.
    Pėr sė afėrmi, ndofta nga fundi i tetorit, do tė kemi zgjedhjet pėr nė Kuvėndin Themelonjės. Do tė ishte shumė mirė qė tė vinit me kėtė rast nė Shqipėri, qoftė edhe provizorisht.
    Sidoqoftė, Ju lutem tė mė shkruani se ē’mendoni mi ardhjen tuaj nė Shqipėri.
    Kėtė letėr po Jua dėrgoj me anėn e njė mikut tim, pse kėshtu jam i sigurt qė do tė ju bjerė nė dorė. Po tė dėshironi tė mė ktheni pėrgjigje, Ju lutem ma dėrgoni letrėn me kėtė udhė.
    Tė gjithė presim me padurim fjalėn tuaj!

    Tė fala, me respekt!
    Sejfulla Malėshova

    Burimi: Panorama

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Zbulohet letėrkėmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhėn

    Botohen 544 letrat nga epistolari 60-vjeēar i Fan S. Nolit


    Studiuesi Nasho Jorgaqi zbulon letėrkėmbimin mes Nolit dhe Enver Hoxhės.

    “Miratojmė bashkėpunimin e ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshalin Tito”

    Ish-diktatori i kėrkon klerikut tė kthehet nė atdhe nė vitin 1945.

    Enveri-Nolit: Emri juaj nė zgjedhjet e Asamblesė. “Mund tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale”

    Emri:  noli-220x300.jpg

Shikime: 800

Madhėsia:  23.8 KB

    “Nė jetėn e tij, Fan Noli ka shkruar me mijėra letra, kartėpostale, telegrame etj. Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte njė letėrshkrues i ndėrgjegjshėm. Ai harxhonte kohė dhe energji pėr letra…”. Kėshtu citon nė veprėn “Letėrkėmbimi i Fan Nolit” studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi. Njohėsi mė i mirė i njė prej figurave mė komplekse tė historisė dhe letrave shqipe, Fan S. Nolit, Jorgaqi na sjell njė tjetėr vepėr, qė hedh dritė mbi kėtė personalitet. Ėshtė njė punė shumėvjeēare qėmtuese, qė e ēoi nė mbledhjen e njė “dosjeje” tė pasur me letėrkėmbimin e Nolit. Nė kėtė vepėr, botuar nga shtėpia botuese “Erik”, janė paraqitur 544 letra qė Noli ua ka dėrguar dhe ka marrė nga personalitet e njohura tė kohės sė tij apo edhe tė afėrmve. Mes tyre gjejmė njė koleksion tė pasur letėrkėmbimesh me Thanas Tashkon, Jani Vruhon, Lef Nosin, Asdrenin, Hil Mosin, por edhe Mbretit Ahmet Zog etj. “Pasqyra mė e plotė e letėrkėmbimit tė pasur e tė gjerė tė Nolit janė tė dhėna qė na ofron biblioteka “Fan Noli”, e krijuar mė 1970 pranė shkollės sė Kryekatedrales Ortodokse Shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston, ku gjendet edhe fondi i korrespondencės, me 3 mijė letra dėrguar Nolit nė vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje letrash tė shkruara prej tij. Sipas njė dėshmie tjetėr, rezulton se fondi i letrave tė ardhura arrin nė 12 mijė letra”, na informon Jorgaqi. Pėr mbledhjen e kėtyre letrave, ai thotė se janė shfrytėzuar tė gjitha burimet e mundshme, nė radhė tė parė tė brendshmet, kryesisht fondet e Arkivit Qendror tė Shtetit, por edhe ish-arkivi i PPSH, arkivi i Institutit tė Historisė, ai i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, nga muzeumet e vendit etj. Sipas Jorgaqit, pjesa mė e madhe e letrave janė kopjuar nga tekstet origjinale, tė tjera nga tekstet e botuara, ndėrsa disa syresh janė shqipėruar nga anglishtja, frėngjishtja apo gjuha greke. Pėr t’i qėndruar sa mė besnik origjinalit, letrat janė sjellė me drejtshkrimin e kohės kur u shkruan, me ndryshime fare tė vogla.

    Emri:  enver-hoxha-tito-ne-aeroport_2-197x300.jpg

Shikime: 692

Madhėsia:  19.5 KB
    Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito

    Letrat
    Mes 544 letrave tė sjella nė “Letėrkėmbimin e Nolit”, janė edhe rreth 30 syresh qė ai i ka dėrguar Enver Hoxhės, por edhe krerėve tė tjerė komunistė. Siē na bėn me dije qėmtonjėsi i letrave tė Fan Nolit, letėrkėmbimi i tij shtrihet nė njė periudhė kohore afro 60-vjeēare (1906-1965), tė cilat jo vetėm hedhin dritė mbi figurėn e tij, por edhe mbi momentet historike qė po kalonte vendi, nė kohėn kur ato u shkruan. “Nė qoftė se letrat, po tė shpreheshim figurativisht, kthehen nė pasqyrė tė atij qė i shkruan, atėherė dhe letėrkėmbimi i Nolit ėshtė pasqyrė e personalitetit tė tij. Njė pasqyrė besnike, ku ai zbulon veten nė rrafsh diakronik dhe sinkronik, ashtu siē ka qenė nė tė vėrtetė, pa u fshehur dhe pa u zbuluar. Nga kėto letra, edhe pse tė shpėrndara nėpėr vite dhe tė ndėrkallura nė tri epoka, s’ėshtė e vėshtirė tė hiqet njė rezultante e qartė. Rezultantja e natyrės dhe e karakterit tė tij, e temperamentit dhe vetive psikologjike, po akoma mė shumė ajo e njeriut tė mendimit e tė veprimit, e fenomenit qė ai pėrfaqėson nė botėn shqiptare”, thotė Jorgaqi. Dhe nė tė vėrtetė, mes kėtyre letėrkėmbimesh gjen Nolin antizogist, por edhe Nolin qė i shkruan Mbretit Zog pėr njė lidhje pensioni apo ndihmė pėr tė vazhduar studimet pėr muzikė; gjen hedhje-pritjet me Konicėn, por edhe plotėsuesin e amanetit tė kėtij tė fundit. Gjejmė njė Noli qė pėrkrah Frontin Demokratik nė vitin 1945 nė Shqipėri, qė i mbėshtet nė zgjedhje, madje dhe nė politikat e vėllazėrisė me Jugosllavinė. Nga letėrkėmbimi qė ka me Enver Hoxhėn, shohim njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, njohjen e shtetit shqiptar. Shohim qė Noli ia lejon vetes t’i japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, ē’njerėz duhet tė dėrgojė si ndėrmjetės (rasti kėtu i letėr-ankesės pėr Tuk Jakovėn, tė cilin Noli e quan njė “barbar” dhe “kėrcu tė pagdhendur”).

    Kryeministrit Enver Hoxha
    Tiranė, Shqipėri./1945/


    Shqiptarėt e Shteteve tė Bashkuara dhe unė bashkė me ta kemi ndjekur me emocion tė thellė luftėn tuaj heroike dhe jemi tė gėzuar aq sa nuk shprehet me fjalė pėr sukseset tuaja tė shkėlqyera. Ne e ndiejmė veten krenarė pėr ju, sepse ju jeni i vetmi udhėheqės ushtarak nė kėtė luftė, i cili ia doli ta ēlirojė vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmėn e ndonjė ushtrie ēlirimtare mike; ju jeni gjithashtu njė nga tė paktat qeveri qė mund tė qėndrojė me kėmbėt e veta, e pambėshtetur nga ushtri mike tė pushtimit. Pėr mė tepėr, ne e miratojmė me gjithė zemėr politikėn tuaj tė bashkėpunimit tė ngushtė me Jugosllavinė dhe me udhėheqėsin e saj tė madh, Mareshallin Tito, nėn udhėheqjen frymėzuese tė tė cilit ne shpresojmė tė kemi njė Federatė tė gjithė popujve tė Ballkanit, duke vendosur kėshtu njė paqe tė qėndrueshme nė gadishullin tonė tė shqetėsuar.
    Ju lutem t’u transmetoni pėrshėndetjet e mia tė pėrzemėrta gjithė kolegėve tuaj qė kanė marrė pjesė nė kryqėzatėn tuaj aq tė vėshtirė e aq me zotėsi dhe gjithė popullit shqiptar qė qėndroi i patundur e me besnikėri pėrkrah jush.

    Perėndia ju bekoftė tė gjithėve.
    Peshkopi F.S. Noli

    Emri:  varriiNolit-300x225.jpg

Shikime: 725

Madhėsia:  30.9 KB
    Studiuesi Nasho Jorgaqi nė varrin e Nolit


    Letėr e Enver Hoxhės

    25 shtator 1945


    I nderuar zoti Noli,
    Mesazhi i pėrzemėrt qė mė dėrguat, mė preku shumė dhe ju faleminderit. Pėr mua, pėr shokėt e mi tė luftės dhe pėr gjithė popullin shqiptar, fjalėt Tuaja shprehin ndjenjat e larta patriotike dhe pasqyrojnė shpirtin demokrat tė vėllezėrve tanė tė dashur tė Amerikės dhe tuajat, qė keni qenė shpirti dhe mburrja e tyre. Nė vuajtjet e popullit tonė, nė zjarrin e rreptė pėr ēlirim. Ku hodhėm pa rezerva gjithė forcat tona pėr kauzėn e shenjtė tė atdheut dhe tė njerėzimit, ne mbanim tė pashuar nė zemėr kujtimin dhe dashurinė pėr ju, o vėllezėrit tanė tė Amerikės, qė nė ēdo moment keni luftuar pėr atdheun tonė tė shenjtė dhe tė pėrbashkėt.
    Populli ynė heroik qė dha prova tė shkėlqyera nė kėtė luftė, me besim tė madh nė forcat e veta, i ėshtė pėrveshur punės pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė lulėzuar. Dhe nė pėrpjekjet tona pėr t’ia arritur kėtij qėllimi do tė jemi tė gėzuar qė Ju, si njė luftėtar i palodhur pėr pavarėsinė dhe demokracinė shqiptare, tė jeni nė gjirin e ngrohtė tė popullit tuaj, pėr t’i dhėnė ndihmėn tuaj tė ēmueshme dhe pėr tė kurorėzuar pėrpjekjet e vlefshme nė atdheun ku triumfuan idealet e popullit.
    Mua ma do zemra qė nė zgjedhjet e afėrme pėr Asamblenė Kushtetuese, emri Juaj tė figurojė tok me tanėt dhe populli shqiptar, lirisht dhe demokratikisht tė sanksionojė pėrpjekjet dhe veprat tona tė pėrbashkėta. Ashtu si kemi qenė kurdoherė tė bashkuar me zemėr nė luftėn tonė, ashtu tė jemi dhe tani e pėrgjithmonė pėr tė mirėn e popullit tonė tė dashur dhe pėr mbrojtjen e paqes sė njerėzimit.

    Gjeneral-Kolonel
    Enver Hoxha


    Letėr Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhės

    Me kėnaqėsi tė madhe mora mesazhin tuaj tė nxetė dhe bujar, si dhe letrėn e mikut tim tė mirė dhe kolegut tuaj Sejfulla Malėshova.
    Kam dėshirė tė madhe tė jem aty me juve, po sot pėr sot nuk munt, pse udhėtimet janė tė kufizuara, pėrveē qė ka edhe pengesa tė tjera… Mundet tė ju bėj njė vizitė pas Pashkėve, kėshtu do tė takoj pėrsėri me miqtė e mij tė vjetėr. Kam shumė arsye qė mė pengojnė tė vė kandidaturėn nė Shqipėri. Ju siguroj se ju kini pėrkrahjen time tė plotė dhe munt tė pėrdorni emrin tim nė fushatėn elektorale qė populli tė votojė pėr Frontin. Bashkė me kėtė, ju lutem tė drejtoheni tek unė pėr ēdo gjė qė munt tė bėj pėr kėtė ēėshtje. Si juve, ashtu dhe kolegėve tuaj ju uroj suksese, sikundėr e meritoni, nė zgjedhjen pėr Asamblenė Kushtetonjėse.
    Perėndia qoftė me juve.

    Peshkop Fan Noli



    Letėr Kryepeshkopit Kristofor

    25.X.1945

    Tash qė konditat mė lejojnė, po ju dėrgoj pėrshėndetjet e zjarrta juve dhe shokėve tuaj anėtarė tė Kishės ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė si dhe mbarė Klerit.
    Ju falėnderoj shumė pėr ndihmėn tuaj tė vlefshme qė i kini dhėnė Qeverisė Demokratike tė Gjeneral Enver Hoxhės. Jemi tė bindur qė do t’i qėndroni besnikė atij dhe Frontit Demokratik dhe do tė ndihmoni qė tė pėrforcohet Qeverija, e cila ėshtė me popullin dhe punon pėr popullin.
    Peshkop Fan Noli



    Mesazh Enver Hoxhės

    /27 mars 1946/

    Sipas “New York Times”, datė 25 mars, Shqipėrisė iu mohua pranimi nė UNRRA me 23 vota kundėr 6. Disa shtete votuan kundėr pse Shqipėria nuk ėshtė anėtare e UNO-s. Delegati grek u ngrit kundėr pranimit tė Shqipėrisė, dyke thėnė se Shqipėria ėshtė akoma nė luftė me Greqinė dhe disa delegatė thanė se nuk mund tė pranohet njė vėnt qė ėshtė akoma nė luftė me njė nga anėtarėt e Kombeve tė bashkuara.
    Ndihmės-Sekretar i Shtetit Bill Clayton, tha se Amerika ėshtė kundėr pranimit tė Shqipėrisė vetėm pse Amerika nuk e ka njohur Shqipėrinė nga shkaku se Shqipėria nuk siguron qė ka nėrment tė respektojė traktatet me Amerikėn. Ne kemi frikė qė kėrkesa shqiptare pėr pranimin nė UNO do tė ketė po kėtė fat veēse po tė merret vendim qė tė fitohet pėrkrahja e Amerikės dyke i dhėnė asaj sadisfaksion tė plotė nė ēėshtjen e trakteve.

    Peshkop Fan Noli



    Burimi: Panorama

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun

    Zotit Fan Noli

    Prill 1946

    Hidhėrohemi tepėr kur shohim se shtypi amerikan dhe personalitete tė larta amerikane mbajnė njė qėndrim jo tė drejtė dhe armiqėsor ndaj Shqipėrisė, e cila luftoi me trimėri tė rrallė pėr kauzėn e pėrbashkėt. Ēėshtja e tė ashtuquajturit Vorio-Epir, e ngritur nga ana e fashistėve grekė, qė mbrohet dhe pėrkrahet nga ana e kėtyre personaliteteve, patjetėr nuk forcon miqėsinė e popullit shqiptar me Shtetet e Bashkuara. Mbrojtja e njė teze kaq tė marrė nga ana e tyre sjell me vete edhe pėrgjegjėsi ndėrkombėtare, pse tė mbrosh hajdutėt fashistė, qė kėrkojnė tė rrėmbejnė tokėn e tjetrit, do tė thotė tė bėhesh pjesėtar nė kėtė kusari. Tė gjithė duhet tė jenė tė bindur se me tė gėrthitura dhe me “vendime” rreth tryezave tė gjelbra nuk copėtohet kollaj Shqipėria. Po tė cenohen kufijtė e Shqipėrisė, ju sigurojmė se ne do t’i mbrojmė deri nė njeriun e fundit dhe agresorėt fashistė nuk do t’ja arrijnė qėllimit. Kujt ja ka qejfi, mund ta diskutojė “ēėshtjen e Shqipėrisė sė Jugut”, por duhet tė mendojė se nė mes tė “vendimit” qė mund tė marrin fashistėt grekė e miqtė e tyre dhe zbatimit tė kėtij “vendimi” ndodhet njė kufi nė Shqipėrinė e Jugut qė do tė jetė zor tė kapėrcehet. Ne nuk vėmė nė diskutim atdheun tonė, por kėtė e mbrojmė kundėr ēdo agresori. Pėr kėtė, populli shqiptar ėshtė i gjithi nė kėmbė, ashtu siē jeni tė gjithė ju vėllezėrit tanė tė dashur nė Amerikė. Populli ynė do tė rrojė i lirė nė vendin e tij dhe nė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė. Ne mendojmė dhe jemi tė sigurt se dhe ju mendoni si ne, se populli ynė luftoi jo pėr t’u futur nė njė robėri tjetėr, por pėr tė rrojtur i lirė, pėr tė rrojtur i nderuar, ashtu sikundėr ai nderon tė tjerėt. Ai kėrkon t’i respektohen tė drejtat e tij, ashtu sikundėr respekton tė drejtat e tjetrit. Ne jemi tė bindur se pėr mėmėdheun dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e tij do tė ngrihen edhe vėllezėrit tanė nė Amerikė, ashtu si kanė bėrė kurdoherė. Ne do tė fitojmė mbi ata fashistė tė rinj qė do tė kėrkojnė tė dėmtojnė vendin tonė, pse jemi nė tė drejtė. Nė kohėrat mė tė errėta tė luftės, populli shqiptar nuk u tremb dhe ca mė pak tani, pse ai ka besim nė forcat e veta dhe nė tė gjithė demokratėt e vėrtetė tė botės.

    Gjeneral Kolonel
    Enver-Hoxha


    Emri:  Fan-noli-me-t-jakoven-dhe-sh-klosin-1946-300x239.jpg

Shikime: 910

Madhėsia:  21.4 KB
    Noli me Tuk Jakovėn, 1946


    Gjeneral Enver Hoxhės
    Kryeministrit tė Shqipėrisė nė Tiranė


    30 shtator 1946

    Zoti kryeministėr
    Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė “Diellin”, 18 shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa aktakuza dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk mund t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, dyke goditur delegatin tuaj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur.
    Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegėrisht as toskėrisht, nė ēdo dialekt qė i flisja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku se ėshtė njė budalla pa kulturė. Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė New York, i blatova ndihmėn time, dijen time dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet po ay mė shikonte shtrėmbėr me mosbesimin instiktiv tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay nuk i pėrfillte fare.
    Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė dolli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mendjet e atyre qė u kishte besim, e ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat vanė mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z. Behar Shtylla, por kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket se Kolloneli nuk i shijonte aspak.
    Pas konferencave u hothmė nė veprimin diplomatik. E kėshillova Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari i pėrgjithshėm, z. Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anė tė profesorit Laugier, njė zyrtar tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė ndihmės-sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shihte me dyshim ēdo ēap qė i kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirė delegatėt dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-nė. Bashkėfjalimi u zvarris pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frėngjisht, edhe njė dragoman i sekretariatit ia kthente Trygve Lie-sė anglisht, meqėnėse ky nuk dinte as frėngjisht, as shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanė, Kollonli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Un isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’i shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim. Bėri vetėm njė pėrjashtim kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin amerikan. Pėr ēudi nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkėfjalimet me dy dragomanė edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Li-sė e mėsova disa javė pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla diplomatike nuk duhen marrė si senete, po ay veshin shurdhėr. Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkonte nė Uashington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit dhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė gushtit, dy muaj mė vonė.
    Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranojė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa net. Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm nė esencėn, por dhe nė retorikėn e kulluar. Kur erdhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti i paqes me Italinė prej kėshillės sė ministrave tė Jashtėm nė Paris. Koloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.
    Nė fund tė gushtit Kolloneli shkoi nė Uashington dhe kur u kthye, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnieve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm qė nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu, dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri.
    Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė “Diellin”, mė 25 shtator, tė mbyllur kėtu brenda. Nga kjo do tė merrni vesh qė “Vatra” ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli, po nuk e pėrmendi nė lamtumirėn. Veē kėsaj, ky propozim i “Vatrės” ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i hapi luftė “Vatrės” edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė t’i pajtonjė tė dy anėt jo tė pėrkrahė njėrėn anė dhe t’i dekllaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli. Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashkėpunimin tim, duhet tė dėrgoni nj njeri, i cili tė mė ketė besim dhe i cili tė dijė tė paktėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė paktėn anglisht, meqėnėqė kėtej nuk shkon shumė frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk mund t’i njihni.
    Dy fjalė pėr marrėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet t’i pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formule pa rėndėsi praktike. Pasi tė lidhni marrėdhėnje diplomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze.
    Njė fjalė pėr tė mbaruar. Koloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegati i Shqipėrisė. Po mileti kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nė qoftė se nuk jeni nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni t’i marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem i shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė deklaroi Kolloneli. Ashtu e do logjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė merr fund nė praktikė. Kam shpresė qė episodi i Kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim t’u bini me shkelmė miqve tuaj.
    Mbetem,
    Me tė fala vėllazėrore

    Juaji me besė
    Peshkop F.S.Noli
    30 shtator 1946



    Nga: ALMA MILE


    Burimi: Panorama

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,018
    Faleminderit
    1
    6 falenderime nė 6 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen

    Albo si gjithmon falenderimet e mija te ngrohta nga PRISHTINA,ky material shum i pasure me ka prekur shume ndjenjat emocionale,sidomos Testamenti i te madhit FAIK KONICA,ka shum arsye per debat ne kete pjese te forumit,por me shume me ka bere pershtypje menyra komuniste e perrgjigjjeve te letrave te IMZOT FAN NOLIT,si dhe heshtja e tyre injorante ndaj keti atdhetari,me te vertet eshte per te ardhur keq nga figura madheshtoree FAIK KONICES dhe padrejtesit qe ja kan bere keta komunista te pandjenje pas vdekjes,si dhe angazhimi per permbushjen e obligimit te AMANETIT.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Zbardhet korrespondenca e Theofan Nolit me Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen

    Letėrkėmbimi, Noli-Hoxhės: Mos mė dėrgo budallenj si Tuk Jakova

    Emri:  191757.jpg

Shikime: 344

Madhėsia:  16.7 KB

    Kjo letėr e Fan Nolit dėrguar Enver Hoxhės 69 vjet mė parė, me 30 shtator 1946 dėshmon ndėr tė tjera angazhimin e pakushtėzuar tė Fan Nolit nė ndihmė tė ngritjes dhe forcimti tė shtetit shqiptar tė sapo dalė nga lufta. Nė kėtė periudhė ai i besonte Enver Hoxhės, dhe dukej se besonte edhe nė rrugėt demokratike qė do tė ndėrmerrte ai. Noli shfaqet si njė atdhetar qė interesohet pėr ēėshtjen shqiptare, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB dhe njohjen e shtetit shqiptar.

    Ai ia lejon vetes t’i japė kėshilla Enver Hoxhės, sa u pėrket rrugėve qė duhet tė ndjekė nė punė tė diplomacisė, dhe tėrheq vėmendjen , madje duke shprehur njė revoltė tė papėrmbajtur pėr personat qė dėrgohen si dnėrmjetės nė kėto bisedime doplomatike, persona qė duhet tė zgjidheshin me kujdes, dhe jo si rasti i Tuk Jakovės, me tė cilin Noli kishte pasur shumė fėrkime gjatė qėndrimit tė Jakovės nė SHBA pėr bisedime dhe tė cilin e quan njė “barbar” dhe “kėrcu tė pagdhendur”. Letra ėshtė shkėputur nga vėllimi me letėrkėmbimin e Nolit pėrgatitur nga studiuesi Nasho Jorgani dhe po e botojmė si njė kujtesė pėr pėrvjetorin e 69-tė tė qė shėnohet kėtė vit, mbi pėrpjekejet e shtetit shqiptar pėr tu njohur nga fuqitė e mėdha dhe pėr tu antarėsuar nė OKB.

    Letra e plotė

    Letėr Enver Hoxhės

    Gjeneral Enver Hoxhės
    Kryeministrit tė Shqipėrisė nė Tiranė
    /30 shtator 1946/

    Zoti Kryeministėr:
    Kolloneli Tuk Jakova, nė lamtumirėn qė botoi nė Diellin, 18 Shtator tė mbyllur kėtu brenda, mė hapi luftėn me disa akuzata dhe insinuata tė shėmtuara. Nuk munt t’i pėrgjigjem botėrisht tani pėr tani, se nuk dua tė embarasoj guvernėn nė kėtė kohė kritike as tėrthorazi, dyke goditur delegatin e saj. Do tė flas pasi tė shkonjė kriza. Sa pėr tani, nuk mė mbetet veēse t’ju qahem juve, qė na dėrguat kėtė kėrcu tė pagdhendur.
    Pėr tė nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegėrisht as Toskėrisht; Nė ēdo dialekt qė i flisja ay nuk mė merrte vesh nga shkaku qė ėshtė njė budalla pa kulturė.

    Kurrė nė jetėn time nuk jam dėshpėruar aq sa kur e pashė kėtė njeri si pėrfaqėsonjės tė Shqipėrisė sė Re. Me gjithė kėtė, posa arriu nė Neė York, i blatova ndihmėn time, dijen time, dhe eksperiencėn time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjė ēpėrblim, as ndonjė memuriet. Po ay mė shikonte shtrėmbėr me mosbesimin instiktif tė barbarit kundrejt njeriut tė mėsuar. Flas vetėm pėr Kollonelin, se delegatėt e tjerė ishin aq tė dominuar prej tij sa ay as i pėrfillte fare.

    Nė mbledhjen e parė biseduam mi konferencat, qė do tė bėnin nėpėr kolonitė shqiptare. Mė dolli shpirti gjersa shtruam njė program, tė cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dėgjuar mendjet e atyre qė u kishte besim, e ēiliminjve qė i njihte si vėllezėr nga mentaliteti. Konferencat vanė mjaft mirė sa kohė ishte kėtu z. Behar Shtylla, po kur ky shkoi nė Paris pushuan menjėherė. Duket qė Kolloneli nuk i shijonte aspak.

    Pas konferencave u hothmė nė veprimin dipllomatik. E kėshillova Kollonelin tė kėrkonte menjėherė njė pjekje nga Sekretari i Pėrgjithshmė Z. Trygve Lie. Ia gatita udhėn me anėn e profesorit Laugier, njė zyrtari tė lartė tė UNO-sė, i cili ėshtė Ndihmės Sekretar pėr Punėt Shoqėrore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim ēdo ēap qė i kėshillonja. Kujtonte se unė i vinja nonjė grackė. Mezi pranoi dhe bėri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirė delegatėt dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-nė.

    Bashkėfjalimi i zvarnis pak minuta me dy dragomanė. Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frėngjisht, edhe njė dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Lie-sė Inglisht, meqėnė qė ky nuk dinte as Frėngjisht, as Shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanė, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, qė hyrja e Shqipėrisė nė UNO ishte punė e mbaruar, telegrafoi nė Tiranė, dhe e vuri guvernėn nė gjumė me lajmėn e njė triumfi imagjinar. Unė isha nė prakun e derės sė tij, gati qė t’i shėrbenja si dragoman, po nuk mė thirri, se nuk mė kishte besim.

    Bėri vetėm njė pėrjashtim, kur mė mori si pėrkthenjės nė pjesėn me delegatin Amerikan. Pėr ēudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkėfjalimet me anė dy dragomanėsh edhe nė disa raste tė tjera. Lajmėn qė Kolloneli e kishte vėnė guvernėn nė gjumė me fjalėt e bukura tė Trygve Lie-sė e mėsova disa javė, pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet dipllomatike. I ēfaqa dyshimin qė fjalėt e ėmbla dipllomatike nuk duhen marrė si senete, po ay veshin shurdhėr.

    Qė nė pjekjen e parė e kėshillova tė shkontė nė Ėshington dhe tė hynte nė kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk mė dėgjoi. I la kėto vizita kryesore pėr ditėn e funtme tė Gushtit, dy muaj mė vonė.

    Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anėtarėsisė, Kolloneli mė bėri favorin tė mė pranojė si dragoman, dhe kėshtu e ndihmova nė formulimin e pėrgjigjeve dhe tė memorandėve, tė cilat mė kanė mbajtur pa gjumė disa netė.

    Ditėn Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetėm ne esencėn, po edhe ne retorikėn e kulluar. Kur ardhi ēėshtja e traktateve, e kėshillova tė pyeste guvernėn pėrpara se tė pėrgjigjej me argumentin e vjetėruar tė vendimeve tė Pėrmetit, tė cilave u kishte shkuar koha, passi u shtrua projekt teksti i paqės me Italinė prej Kėshillės sė Ministrave tė Jashtėm nė Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte qė jua dinte mejtimin. U ēudit kur mėsoi mė vonė qė ju e kishit rikonsideruar ēėshtjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

    Nė funt tė Gushtit Kolloneli shkoi nė Washington dhe kur u kthye, mė siguroi se rilidhja e marrėdhėnjeve midis Kryqit tė Kuq Amerikan dhe Kryqit tė Kuq Shqiptar ishte punė e mbaruar. Siē u muar vesh pastaj, Kolloneli u bė prapė viktima e naivitetit dhe e padijes sė gjuhės. Puna jo vetėm nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalės, i lidhi ndihmat e mbledhura kėtu, dhe nuk i la tė shkojnė nė Shqipėri.

    Sa pėr ēėshtjen e bashkimit, ju lutem tė kėndoni njė komunikatė qė botoi Vatra nė “Diellin”, mė datėn 25 Shtator, tė mbyllur kėtu brenda. Nga kjo do tė merrni vesh qė Vatra ka bėrė njė propozim pėr tretjen e plotė tė dy organizatave, dhe nuk ka marrė ndonjė pėrgjigjė nga Shqipėria e Lirė. Kėtė gjė e di fare mirė Kolloneli, po nuk e pėrmendi nė Lamtumirėn. Veē kėsaj, ky propozim i Vatrės ėshtė akoma i hapur, dhe negociatat nuk janė prerė. Pėrse ahere Kolloneli i deklaroi luftė Vatrės edhe mua pa pritur pėrfundimin e kėtyre bisedimeve. Mė nė funt, rolli i nėrmjetarit ėshtė t’i pajtonjė tė dy anėt jo tė pėrkrahė njėrėn anė dhe t’i dekllaronjė luftėn anės tjetėr, siē bėri Kolloneli.

    Tani vinj nė konkluzjen: Nga budallallėket e Kollonelit nuk do ta ndryshonj qėndrimin tim pėrpara Shqipėrisė dhe guvernės suaj nė theori. Po nė praktikė puna ndryshon. Nė doni bashkėpunimin tim, duhet tė dėrgoni njė njeri, i cili tė mė ketė besim dhe i cili tė dijė tė paktėn shqip qė tė merremi vesh. Sa pėr tė huajt, duhet tė dijė tė pakėn Inglisht, meqėnėqė kėtej nuk shkon shumė Frėngjishtja. Nga ana tjetėr nuk duhet tė mė impononi zevzekė tė kėtushmė si bashkėpunėtorė, tė cilėt ju nuk munt t’i njihni.

    Dy fjalė pėr marrėdhėniet me Amerikėn, tė cilat janė kyēi i problemeve tuaj kėtu. U lodha dyke ju pėrsėritur qė duhet t’i pranoni traktatet nė parim pa kondita, se fundi i fundit kjo nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje formulle pa rėndėsi praktike. Passi tė lithni marrėdhėnje dipllomatike me Amerikėn, ahere ēėshtja e Kryqit tė Kuq Amerikan do tė zgjidhet vetėvetiu me pak durim, dhe vetėm ahere do tė hapet udha pėr tė nisur njė fushatė serioze.

    Njė fjalė pėr tė mbaruar. Kolloneli kur mė hapi luftėn, nofta kishte harruar qė ishte delegat i Shqipėrisė. Po mileti kujtojnė qė ay flet nė emrin e guvernės. Tani, nėqoftėsė nuk jeni nė njė mendje me Kollonelin, duhet ta kėshilloni t’i marrė prapė akuzat qė mė ka bėrė. Nė mos i marrtė prapė, do tė jem i shtrėnguar tė konkludonj qė guverna e aprovon luftėn qė mė dekllaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika pėr fat tė keq. Dhe ahere bashkėpunimi ynė mėrr funt nė praktikė.

    Kam shpresė qė episodi i Kollonelit ėshtė vetėm makthi i njė nate tė keqe, dhe qė kurrė nuk kini patur qėllim t’u bini me shkelmė miqve tuaj.

    Mbetem,
    Me tė fala vėllazėrore
    Juaji me besė
    Peshkop F. S. Noli
    26 Blagden Street
    Boston 16, Mass
    30 Shtator 1946

    Emri:  191756.jpg

Shikime: 337

Madhėsia:  89.0 KB


    Shqiptarja

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •