Noli-Zogut: Jam larguar nga politika, mė lidh njė pension
Zbulohet letėrkėmbimi mes dy figurave historike.
Mė pėrkrahni financiarisht pėr tė vazhduar studimet e muzikės. Mė duhen nja 5 mijė USD
Nė vitin 1942, Mbreti nė mėrgim i shkruan mikut tė vjetėr
Zogu i shtrin dorėn Nolit: Tė krijojmė njė qeveri.
Si dy kundėrshtarė politikė, ėshtė e njohur marrėdhėnia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhėheqės i revolucionit tė qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipėrisė. Megjithatė, nė kėtė rrugė tė gjatė sulmesh tė ndėrsjella ka pasur momente kur tė dyja palėt i kanė shtrirė dorėn njėra-tjetrės. Njė politikė elastike e quan studiuesi Nasho Jorgaqi. Kėtė na e tregojnė mė qartė vetė letrat qė kėto dy figura tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė i kanė dėrguar njėri-tjetrit, apo tė tretėve. Nė veprėn mė tė fundit kushtuar Nolit, Letėrkėmbimi i Fan Nolit, botuar nga Erik dhe pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra qė Noli ka dėrguar e ka marrė. Mes tyre, edhe disa letra mes Zogut dhe Nolit. Pėrmes tyre duken zigzaget e marrėdhėnies mes tyre. Kėshtu, nė vitin 1929, nė njė letėr qė Noli i dėrgonte sekretarit tė Lidhjes sė Kombeve, e quante Ahmet Zogun xhelat dhe vasal tė italianėve. Kanė kaluar tashmė 8 vjet kur Noli i dėrgon Zogut Mbret njė kėrkesė pėr pension e pėr ndihmė financiare. Njė vit mė vonė, ai i shkruan Mbretit e njėkohėsisht (nė tė njėjtėn ditė) edhe Mbretėreshės Geraldinė, qė tė ndėrhyjė tek i shoqi, pėr ta ndihmuar qė tė vazhdojnė studimet pėr muzikė e pėr kėtė i duhen nja 5 mijė dollarė Disa vite mė vonė, nė vitin 1942 do tė jetė vetė Zogu nė mėrgim, qė i shkruan Nolit, si njė mik i vjetėr, qė tė mbledhin forcat e tė krijojnė njė qeveri tė bashkimit tė shenjtė. Por nga sa u dėshmua vetėm 2-3 vjet mė vonė, Noli do tė pėrshėndeste me zjarr Forcat Nacionalēlirimtare, me shpresėn se tashmė populli do tė merrte nė dorė fatet e veta.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt