Agimi i Artë kontakte me neonazistët



Vetëm disa ditë pasi komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Nils Muižnieks ka deklaruar se do të propozojë që partisë naziste greke “Agimi i Arte” t'i ndalohet përfaqësimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi, prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”, paralajmëron se kjo parti ka vendosur kontakte të ngushta edhe me neonazistët në Bavari.