Rita Ora vizitė nė ambasadėn shqiptare: Mburruni si unė pėr kombėsinė

LONDER- Ylli botėror i pop muzikės, Rita Ora, nė ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Londėr, ėshtė nderuar me dy dhurata tė dėrguara nga kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Emri:  63328.jpg

Shikime: 157

Madhėsia:  32.8 KB

“Kurrė mos harroni prej nga jeni. Duhet tė mburreni qė jeni shqiptarė, si unė”, tha Rita Ora. I ngarkuari me punė nė ambasadėn e Shqipėrisė, Mal Berisha, ia ka dorėzuar Rita Orės njė xhubletė 100 vjeēare dhe njė koleksion tė rrallė tė monedhave shqiptare tė shtypura enkas pėr 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė cilat u jepen personaliteteve tė mėdha qė kanė kontribuar nė dobi tė ēėshtjes kombėtare.

Mal Berisha deklaroi se xhubleta njė shekullore, e cila ėshtė bartur nga gratė e malėsisė sė Shqipėrisė veriore, ka njė domethėnie tė madhe. Kjo xhubletė ėshtė pėrdorur nga fotografi i njohur Marubi me tė cilėn ai ka bėrė njė numėr tė madh tė fotografive ku shihen gratė shqiptare nė te.

Me kėtė rast, i ngarkuari me punė i Ambasadė sė Shqipėrisė, Mal Berisha, dhe i ngarkuari me punė nė Ambasadėn e Kosovės, Lirim Grajqevci, theksuan se kontributi i Rita Orės ėshtė i madh dhe ajo ėshtė ambasadorja mė e denjė qė sot nė botė paraqet kulturėn shqiptare.

E gėzuar pėr kėtė respekt, Rita Ora theksoi se ndjehet shumė e lumtur si asnjė herė mė parė. Rita Ora pėr Telegrafin ka deklaruar: ”Kėto dhurata mė bėjnė tė ndjehem aq e gėzuar, sikur tė isha kurorėzuar pėr mbretėreshė. Asnjėherė nuk kam qenė mė e lumtur. Me plotė dėshirė do tė vazhdoj qė gjatė karrierės sime tė vazhdoj nė drejtim tė promovimit tė vlerave shqiptare”.

Fjalimi i shkurtėr i saj zbuloi edhe emocionet e kėtij ylli. Gati tėrė kohėn fjalėt e saja shoqėroheshin me lot gėzimi.

Tė pranishmit nė Ambasadėn e Shqipėrisė, qė ishin mbledhur pėr kėtė rast, Rita Ora i falėnderoi pėr respektin qė po tregojnė pėr te shqiptarėt nė Britani tė Madh edhe kudo nė botė.

Duke parė tė rinjtė dhe fėmijėt shqiptarė qė gjenden aty pranė, Rita Ora pėr Telegrafin tha: “Kurrė mos harroni prej nga jeni. Duhet tė mburreni qė jeni shqiptarė si unė”.

(m.a/koha/BalkanWeb)