Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-07-2009
    Vendndodhja
    Gjakove
    Postime
    72

    Një familje persekutohet për shkak se ka hyrë në Islam

    P.L. ishte larguar fillimisht nga një fshati i Tropojës dhe kishte shkuar në një fshat të Shkodrës për një jetë më të mirë. Aty e gjetëm së bashku me bashkëshorten dhe me tre fëmijët e vet. Pasi ishte vendosur aty kishte gjetur përkrahjen e znj. L.B.B., e cila e prekur nga gjendja ekonomike e familjes në fjalë fillimisht ua jep shtëpinë me qera, por më pas i ndihmon gjerësisht si nga ana ekonomike, po ashtu edhe shoqërore, duke u bërë shkak që të fillojnë e të praktikojnë Islamin duke u bërë kështu muslimanë. Kjo gjë nuk është mirëpritur aspak nga rrethi shoqëror dhe farefisi i familjes së P.L., të cilët fillimisht i kanë sharë dhe i kanë ofenduar për ndërrimin e fesë, dhe më pas kanë kaluar në kërcënime të drejtpërdrejta fizike ndaj kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, gjithnjë sipas asaj që na referoi ankuesi. Ai na ka njoftuar se ka pasur presione fizike nga më të ndryshmet, po ashtu edhe djemtë e tij të pranishëm gjatë kësaj bisede. Po ashtu këto presione janë konfirmuar edhe nga fqinja L.B.B. Persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë kërcënuar. Ai na tha se edhe natën vonë i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri. Ai na pohoi se është nën kërcënim të vazhdueshëm për shkak se ai, bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët kanë kaluar në Fenë Islame. Dy djemtë e tij na pohuan se “njerëz të panjohur” kanë kërkuar t’i tërheqin jashtë ambienteve të shkollës me kërcënime. Po ashtu gjatë bisedës u vërejt në qëndrimet e kryefamiljarit dhe bashkëshortes së tij një tension dhe stres i jashtëzakonshëm, kur tregonin për presionet dhe kërcënimet e përjetuara gjatë këtyre kohëve të fundit. Gjendja e tyre ekonomike dukej që ishte e keqe, dhe mund të hynte tek ato familje në nivelin më të ulët të varfërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qendrim452 : 03-02-2013 më 11:46

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Postime
    60

    Për: Një familje persekutohet për shkak se ka hyrë në Islam

    ku e ke referencen e lajmit mullah gjakovar?
    apo me histori te shpikura nga mendja do te hapesh debat kot?

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Një familje persekutohet për shkak se ka hyrë në Islam

    Citim Postuar më parë nga chaos_ Lexo Postimin
    ku e ke referencen e lajmit mullah gjakovar?
    apo me histori te shpikura nga mendja do te hapesh debat kot?
    http://ekuiliber.com/?p=32789
    e ke edhe foton e familjes

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •