Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Raporti: Grupet shqiptare, rol kyç në trafikun e heroinës, bashkë me turqit

    EUROPOL dhe Qendra për Monitorimin Europian për Drogën analizojnë rrjetet e trafikut të drogës, ku dominojnë shqiptarët. Vendi ynë downloadkonsiderohet një ndër vend-burimet e rëndësishme për hashashin

    Grupet shqiptare dhe ato turke luajnë një rol kyç në trafikun e heroinës drejt vendeve të BE-së. Ky është konkluzioni i një raporti të Qendrës së Monitorimit Europian për Drogën dhe Europolit mbi tregun e lëndëve narkotike. Raporti i prezantuar dje nga komisionerja europiane për çështjet e brendshme, Secillia Malmstrom, analizon trafikun e heroinës, kokainës dhe kanabisit në territorin europian. Sa i përket përfshirjes së krimit të organizuar në trafikun e heroinës, në raport thuhet se ngarkesat me këtë lloj droge në BE nuk kontrollohen nga një organizatë e vetme, por nga bashkëpunimi mes grupeve të ndryshme kriminale, ku një rol kyç luajnë grupet shqiptare dhe ato turke. Megjithatë, bandat europiane të narko-trafikut luajnë gjithashtu rol në këtë biznes ilegal prej miliona eurosh. Në raport përmendet lidhja që ekziston edhe mes grupeve kriminale shqiptare e atyre lituaneze që shpërndajnë heroinë në Europën Verilindore. Sipas raportit, grupet e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor janë partnerë tepër të rëndësishëm të organizatave turke, sa i përket tregtisë së heroinës. “Organizatat shqiptare me bazë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë e përdorin rajonin për magazinimin dhe ripaketimin e ngarkesave me heroinë. Këto grupe duket se kontrollojnë një pjesë të mirë të tregtisë së heroinës në shumë vende europiane me aktivitete kriminale në të gjitha vendet e BE-së”,-thuhet në raport. Raporti e rendit Shqipërinë mes vendeve ku dyshohet se ka laboratorë të përpunimit të heroinës, ku bën pjesë edhe Moldavia.

    Prodhuesit e hashashit

    Raporti i përbashkët i Europolit dhe Qendrës së Monitorimit për Drogën identifikon edhe 5 rajonet dominante për prodhimin e hashashit që furnizon tregun e BE-së. Edhe në këtë rast, Shqipëria renditet e para, e pasuar nga Serbia, Bullgaria dhe Kosova. “Europol ka vënë në dukje edhe më parë se Shqipëria rezulton si një prodhues dhe eksportues i rëndësishëm i kanabisit që kalon përmes Greqisë”,-thuhet në raport, ku shtohet se hashashi shqiptar shkon edhe në Itali, Slloveni, Hungari. Grupet e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht ato shqiptare, luajnë një rol tepër të rëndësishëm në furnizimin e kanabisit në tregun e BE-së. “Kanabisi i rritur në Shqipëri dhe në Kosovë trafikohet kryesisht në Greqi përmes tokës dhe në Itali përmes rrugëve detare”-thuhet në raport. Analiza vë në dukje se Afganistani është shndërruar në një prodhues të rëndësishëm të kanabisit, dhe grupet shqiptare e turke po përfitojnë shumë në tregtinë afgane të kanabisit, për shkak të përfshirjes së tyre të gjatë në trafikun e heroinës po nga Afganistani. Sa i përket mjeteve të preferuara për rrjetet kriminale, studimi tregon se në vitet e fundit interneti është shndërruar tashmë në mjetin e preferuar të krimit të organizuar, pasi ofron një shkallë të lartë konfidencialiteti. Interesant është fakti se grupet kriminale përdorin gjithnjë e më shumë avantazhet teknologjike e madje edhe platforma si Skype./Mapo
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Postime
    60

    Për: Raporti: Grupet shqiptare, rol kyç në trafikun e heroinës, bashkë me turqit

    kam nje propozim me paret e hashashit te shlyen borxhet e greqis
    come on mafioza beni cik bamiresi, ose shperndani hashash falas ne greqi te pakten, shen kozmai ju bekon
    pisa.

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Raporti: Grupet shqiptare, rol kyç në trafikun e heroinës, bashkë me turqit

    Po keta njerez o i nderuari Akili i Tropojes nuk i bejne keto gjera per shkak se jane me kombesi shqiptare. Shqiptari ka nder, ka zakone, ka besim pra keta njerez bejne vepra te tilla pasi nuk kane formim kombetar dhe ndjekin asgje tjeter perpos interesat vetjake materiale te tyre. Shifrat shtohen edhe articialisht shpeshhere pasi disa personave ne evropen perendimore iu konvenon te nxisin diskriminim ndaj shqiptareve. Krejt njerezit nuk jane te njejte, ka njerez te mire e te keqinje ne secilin popull, ti kete ndoshta nuk e din. Kur ska shtet e ekonomi te forte detyrohet te dale e te beje gjera te jashtligjshme pasi shteti drejtohet nga klanet partiake. Tung

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Raporti: Grupet shqiptare, rol kyç në trafikun e heroinës, bashkë me turqit

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    Sa i përket mjeteve të preferuara për rrjetet kriminale, studimi tregon se në vitet e fundit interneti është shndërruar tashmë në mjetin e preferuar të krimit të organizuar, pasi ofron një shkallë të lartë konfidencialiteti. Interesant është fakti se grupet kriminale përdorin gjithnjë e më shumë avantazhet teknologjike e madje edhe platforma si Skype./Mapo
    Mire kjo komisionerja mund te mos e dije apo dhe nuk ja kane thene keshilltaret e saj por juve si nje person i mireinformuar duhet ta dini qe Skype eshte nje nga platformat voip qe monitorohet me teper nga Cia dhe Fbi pasi ka pothuaj dy vjet qe nuk eshte me nje softwar i lire por eshte prone e Microsoft (8 miliard $ u ble nga Microsoft) dhe si e tille dihet qe bashkepunimi me organizmat shteterore nga ana e Microsoft eshte ne nivele te kenaqshme.
    Microsoft ka nderruar komplet menyren e transmetimit te te dhenave nepermjet Skype dhe tani cdo e dhene kalon neper serverat e Microsoft dhe jo si me pre qe struktura ishte e organizuar ndryshe.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Raporti: Grupet shqiptare, rol kyç në trafikun e heroinës, bashkë me turqit

    Ka informacion se ku rritet kanabisi.ne Shqiperi Kanabasi eshte i perhapur shume ne Lazarat.
    Pse nuk dergojne ushtrine dhe bastisin komplet shtepijat dhe asgjesojne komplet materialin
    e amballazhuar per shitje.Aty mund te grumbullojne gjithe armet qe mbahen pa leje,
    arrestohen komplet ato maskarejte e lazaratit
    qe merren me kanabis.
    Pse nuk dergojne helikoptere dhe sperkasin me pesticide dhe shkaterrojne
    komplet kanabisin,ne parcela,kodra.plantacione.
    Shteti e ka ne dore ta beje por artikulli verteton qe shteti shqiptar eshte i dobet,
    qe nuk arrin te asgjesoje kanabisin ne territor aq te vogel.
    Parlamenti duhet te nxjerr ligje shume te ashpra.Kush kapet qe kultivon kanabis bime
    ,ose qe transporton kanabis bime te presuar,minimumi te denohet 15 vjet dhe maksimumi burg pa afat per sasi te medha
    mbi 20 kile.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-02-2013 më 00:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •