-
Pėr: Eda Zari
" ZARE TRANDAFILE " - EDA ZARI Band
-
-
Pėr: Eda Zari
Prandaj - Eda Zari lyric by Lasgush Poradeci
-
-
Pėr: Eda Zari
Eda Zari sjell festivalin e jazz-it nė Tiranė
Pėr tė apasionuarit e muzikės jazz, nė Tiranė do tė vijė festivali Jazz & Wine International Festival Albania.
Ky festival jazz-i do tė sjellė nė Tiranė artisten Eda Zari dhe miqtė e saj artistė, nga vende tė ndryshme tė botės. Ky edicion i Jazz & Wine, me moton “Tingulli dhe fjala si njė palimpsest”, vjen nė kuadėr tė “Tetorit Gjerman”.
Sė bashku me kolegė tė tjerė, Eda Zari do tė interpretojė mbrėmjen e datės 28 Tetor, nė Qendrėn Kulturore tė Katedrales Orthodhokse Tiranė.
Me tė do tė jetė Rhani Krija, artist me tė cilin prej mė shumė se dy dekadash, Zari ka krijuar njė simbiozė melo-ritmike unike, kimi qė ka rivitalizuar repertorin e kėngėve tradicionale shqiptare.
Rhani Krija, zotėron ēdo instrument perkusiv. Ai ka lindur nė Marok por jeton e krijon nė Kėln tė Gjermanisė. Krija ka realizuar turne koncertale me yje botėrore dhe vlerėsohet jashtėzakonisht nė skenėn ndėrkombėtare, ku shquhet pėr duart magjike dhe sensin e pakrahasueshėm ritmik. Ai ka luajtur me Sting, Peter Gabriel, Annie Lennox, Herbie Hancock dhe Prince, Lady Gaga etj. Sipas tij “Muzika tradicionale shqiptare, ėshtė njė pasuri pėr muzikėn botėrore”.
Nė kėtė natė “Jazz dhe Poezi”, artistja, e cila kėtė herė do tė performojė nė skenė edhe me djalin e saj Henning Jung, bashkon ‘creme de la creme’ tė skenės aktuale tė xhazit pėr tė formuar njė septet unik, botė orkestrale, ritme dhe poezi, tė bashkuara nė njė ngjarje zanore kinematografike. Njė varietet shpėrthyes, i sofistikuar dhe tėrheqės.
32 vitet e Eda Zarit mes shqipes dhe gjermanishtes tashmė, na sjellin “njė shkėlqim tė fshehtė ”brenda “Palimpsestit” tė mendjes dhe zemrės, Lasgush Poradecit dhe Heinrich Heine-s.
/ atsh / KultPlus.com
https://www.kultplus.com/muzika/eda-...-it-ne-tirane/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt