Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Thumbs up PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    BRUKSEL- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan kërkoi përgjegjshmëri nga politika shqiptare, në rast se duan integrimin e vendit. Ai tha dje se politikanët shqiptarë e dinë shumë mirë se çfarë u kërkohet të bëjnë, nëse janë në favor të integrimit europian. Duke pasur parasysh se integrimi është bllokuar edhe në të kaluarën për shkak të problemeve të brendshme politike, Kukan tha se do të ishte i kënaqur për votimin e tri ligjeve të mbetura në Parlamentin shqiptar, ç’ka do t’i hapte rrugën akordimit të statusit kandidat.

    Po kështu, ai foli edhe për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. “Partitë politike, edhe kësaj radhe duhet të gjejnë mirëkuptim për problemet e rëndësishme e të sillen me përgjegjësi para zgjedhjeve. Jo më kot presidenca irlandeze u referohet konkluzioneve të samitit evropian të dhjetorit, sepse këto konkluzione janë ende të vlefshme. Sipas tyre, ka disa çështje që ende nuk janë zgjidhur”, - u shpreh Kukan në një prononcim për “Albanian Screen”. Ai shtoi gjithashtu se “ne do të jemi të gjithë të kënaqur sapo të marrim vesh se tri kushtet e mbetura janë realizuar e votuar në Parlament dhe se nga ana tjetër edhe përgatitjet për zgjedhjet po ecin në rrugë të mbarë”, -deklaroi eurodeputeti, Kukan.

    “Unë nuk dua të jem kritik, por mendoj se nëse politikanët në Shqipëri janë vërtet në favor të integrimit europian, atëherë ata e dinë shumë mirë se çfarë u kërkohet të bëjnë. Nëse ata janë për progresin e vendit të tyre, duhet ta bëjnë këtë gjë”, - tha ai. Kukan i bëri këto komente duke iu referuar gatishmërisë së presidencës irlandeze për ta ndihmuar Shqipërinë në marrjen e statusit brenda 6-mujorit të saj, si dhe në prag të Konferencës për Ballkanin Perëndimor, që mbahet ditën e martë në Parlamentin Europian.

    POLITIKA SHQIPTARE

    Ka kohë që në Shqipëri diskutohet çështja e votimit të 3 ligjeve, rregullorja e parlamentit, reforma në sistemin e drejtësisë si dhe ndarja administrative. Nga ana e saj, Partia Demokratike i kërkon shpesh PS-së që të votojë këto 3 ligje, që kanë mbetur prej kohësh në sirtarët e Kuvendit, por kreu socialist, Edi Rama vuri si kusht kreun e këshillit të qarkut të Fierit. Çështja ende vijon të mbetet e pazgjidhur, ndërsa një numër shumë i madh intelektualësh shqiptarë kanë firmosur një peticion, ku i kërkohet kreut socialist Rama që të lejojë deputetët e PS-së të votojnë këto ligje në Kuvend. Intelektualët i kërkojnë Ramës të mos bllokojë rrugën evropiane të Shqipërisë. Ndërsa në komentet e tij, në rrjetin social, “Tëitter”, Rama është shprehur se këto janë peticione të turpshme, duke mos dhënë një përgjigje të prerë nëse do t’i votojë 3 ligjet apo jo. Nga ana e tyre, ndërkombëtarët vijojnë të venë theksin në kalimin e këtyre ligjeve, që janë renditur si detyra në axhendën e integrimit europian të Shqipërisë.

    Gazeta Shqiptare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    E pse nuk votohen keto 3 ligje ne dam te kujt jan dhe ne favor te kujt ?

  3. #3

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    3 ligjet, Berisha në Facebook thirrje për referendum, Rama në Twitter: Era fryn majtas



    TIRANE- Kjo e diel i ka gjetur në rrjetet sociale, dy kundërshtarët në politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama. Ndërsa kryeministri në Facebook, hedh idenë që 3 ligjet e mbetura në sirtar të Kuvendit, a mund të votohen me referendum, Rama në Twitter paralajmëron se forcat e majta politike po fitojnë kudo, dhe kjo do të ndodhë dhe në Shqipëri.

    Berisha
    Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook, ka ftuar fansat e tij t’i japin një mendim për të miratuar apo jo me referendum tre ligjet, jetike sipas tij, për integrimin e vendit në BE. Kreu i qeverisë tha ndër të tjera, se ato bllokohen për qëllime personale nga kryetari i PS-së Edi Rama.

    “Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për cdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane. Ky vendim është miratimi me referendum i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarë të BE nga Shqipëria. Në tërë historinë e integrimit europian të vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysura apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar në Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE sic ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument logjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama votimin e tre ligjeve në Parlamentin tonë”, tha Berisha.

    Kryeministri shkruan më tej se, “Duke c'bllokuar me votën e qytetarëve statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ne sigurojmë qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE si dhe dhjetëra mijëra vende të reja pune për të papunët tanë, mijëra e mijëra bursa dhe të drejta studimi në vendet anëtare të BE për të rinjtë tanë. Pas zgjedhjeve të qershorit 2013, është tashmë e sigurtë se z.Rama për mbijetesë politike do përsërisë Ramën e vjeshtës 2009. Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet të flasin me votën e tyre në një referendum qytetarët shqiptarë. Unë do vlerësoja shumë mendimin tuaj për këtë cështje”, përfundon mesazhi i tij.

    Rama
    Rama në Twitter sot parlajmëroi se në Shqipëri zgjedhjet do të fitohen nga e majta, Duke marrë shkas nga zgjedhjet në Ceki, Rama shrkuan se “Edhe në Ceki fiton e majta në zgjedhjet presidenciale. Era vijon të fryje majtas. Së shpejti Italia dhe pastaj në qershor Shqipëria”.
    Revolution 1848

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    uroj te mos i votojne keta tre ligje..ta marre vesh populli kush eshte kandidati per tu bere kryeminister..ta shohe populli qe deputetet e partise socialiste jane thjeshte ushtare te edi rames...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Fyle: Nëse nuk votohen 3 ligjet s’ka raport, për të ardhur keq për Shqipërinë

    Emri:  62621_2.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  23.4 KB

    BRUKSEL- “Shqipëria duhet të votojë tre ligjet e kërkuara nga BE dhe të kapërcejë problemet”. Kështu ka deklaruar sot Komisionari i Zgjerimit në BE, Stefan Fyle gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor të dhënë në Parlamentin Europian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.

    Fyle, duke folur se për progresin e arritur nga vendet e Ballkanit si Serbia, Maqedonia, Kosova tha se raporti për to do publikohet në muajin prill, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se ky raport nuk do të ekzistojnë nëse nuk përmbush detyrat e dhëna nga BE.

    “Nëse forcat politike shqiptare do arrijnë të përmbushin çështjet e mbetura pezull me Brukselin, atëherë do ketë edhe për këtë vend një relacion”, ka thënë Fyle.

    Ai është shprehur më tej se nëse Tirana nuk do arrijë progresin e kërkuar, do ishte një tjetër mundësi e çuar dëm.

    “Do jetë për të ardhur keq nëse tre pikat (tre ligjet) e kërkuara nga Komisioni i Europian nuk do të votoheshin”, ka shtuar Fyle.

    ma.ar/BalkanWeb
    Revolution 1848

  6. #6

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    3 ligjet, Berisha: Mijëra miq në Facebook mbështetje për Referendumin



    TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur sot të gjithë ata miq të Facebook që kanë mbështetur thirrjen për referendum me qëllim votimin e 3 ligjeve të integrimit.
    Duke theksuar se numri i mbështetësve ishte mijëra herë më i madh se personave kundër, Berisha ka zgjedhur sot Facebook që shprehë benefitet që Shqipëria fiton nëse merr statusin e vendit kandidat në Bshkimin Europian.

    “Të dashur miq! Së pari dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të fuqishme, në rrjetin tonë social, të idesë së thirrjes së referendumit për miratimin e tre ligjeve që kërkohen nga BE, që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për anëtare në BE.

    Nga dita e shtunë në drekë gjer sot në mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights të tij) u pa nga mbi 154 mijë vetë, u komentua nga mbi 2200 anëtare të rrjetit tonë, gjeti mbështetjen më masive dhe vetëm 143 vetë patën reagim negativ ndaj tij. Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për të parë flamurin tonë kombëtar të valëvitet sa më shpejt në selinë e BE-së, sic valëvitet në selinë e NATO-s, në Bruksel.

    Me marrjen e statusit të vendit kandidat, Shqipëria do marrë qindra e qindra milionë euro investime nga Komisioni Europian dhe sektori privat i vendeve anëtare, do hapen dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe të rinjtë shqiptare do fitojnë mijëra e mijëra të drejta studimi në vendet anëtare të BE.

    Mbështetja e juaj e fuqishme është një detyrim madhor për mua, që me referendumin për statusin e vendit kandidat të ecim të sigurt përpara – sb”, shkruan Berisha në Facebook.
    Revolution 1848

  7. #7

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Shqipëria dhe statusi në BE, Komisioneri Fyle së shpejti në Tiranë



    TIRANE-Komisioneri për Zgjerimin do të takohet me Kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama në përpjekje për të mundësuar një zgjedhje për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli

    Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle pritet të vizitojë Tiranën në fillim të javës së ardhshme në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin në Parlament të tre reformave të përcaktuara nga Brukseli si kusht që vendi të marrë statusin kandidat.

    Dje në Bruksel duke folur në një konferencë për Ballkanin të organizuar nga e djathta europiane, Komisioneri Fyle u shpreh se do të ishte mëkat nëse kjo çështje nuk do të tejkalohej. Shqipëria ka një shans për ta marrë statusin në qershor, por brenda pranverës ajo duhet të miratojë tre reformat në mënyrë që komisioni t’u paraqesë rekomandimin e tij vendeve anëtare.

    Komisioneri Stefan Fyle do të bëjë një përpjekje personale për të çuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin kandidat qershorin e ardhshem. Ai ka vendosur të vijë në Tiranë për t’u takuar me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama të hënën e ardhshme.

    Vizita e tij këtë herë ka vetëm një objektiv, të mund të zgjidhë ngërcin që ka mbajtur të bllokuar avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Tetorin e kaluar, komisioni u rekomandoi vendeve anëtare dhënien e statusit Shqipërisë me kusht që të miratohej reforma parlamentare, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe në atë të nëpunësit civil. Opozita e kushtëzoi një kompromis të mundshëm me zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit ku ajo pretendon se shumica ka uzurpuar drejtimin e tij. Sipas opozitës një seri vendimesh të të gjitha shkallëve të gjyqësorit shqiptar i kanë dhënë të drejtë asaj. Por e djathta në pushtet pretendon të kundërtën duke shpjeguar se çështjet gjyqësore nuk kanë përfunduar ende.

    Ndonëse i gjendur nën presionin e kritikave për përdorimin e një kauze me interes më të vogël përballë atij për integrimin europian, kryetari socialist i ka mëshuar faktit se në këtë rast bëhet fjalë për një çështje parimore, ku nuk ka kuptim të kërkohet miratimi i reformave në drejtësi kur vendimet e gjykatave sipas tij shkelen dhe nuk njihen nga qeveria.

    Për shkak të kësaj përplasjeje në dhjetor vendet anëtare të BE nuk morën dot një vendim për Shqipërinë duke lënë të hapur mundësinë që të shqyrtojnë kërkesën e saj për anëtarësim sapo të ketë përmbushur detyrimet e përcaktuara nga komisioni.

    Vizita në Tiranë e Komisionerit Fyle nuk pritet të jetë një mision i lehtë. Nuk dihet nëse ai do t’ju paraqesë palëve një formulë kompromisi apo thjesht do të përpiqet që të ushtrojë trysni në emër të interesit që vendi të përparojë në rrugën e integrimit. Mes palëve politike shqiptare janë në lojë edhe llogaritë elektorale, të cilat e kanë rritur më tej tensionin e brendshem.

    /Zeri Amerikes/
    Revolution 1848

  8. #8

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    [B][I]Nga dita e shtunë në drekë gjer sot në mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights të tij) u pa nga mbi 154 mijë vetë, u komentua nga mbi 2200 anëtare të rrjetit tonë, gjeti mbështetjen më masive dhe vetëm 143 vetë patën reagim negativ ndaj tij. Mbështetja juaj e fuqishme buron nga dëshira juaj legjitime për të parë flamurin tonë kombëtar të valëvitet sa më shpejt në selinë e BE-së, sic valëvitet në selinë e NATO-s, në Bruksel
    143 vete kishin reagim negativ? Jan ulur dhe kan numeruar komentet ne facebook 1 nga 1?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    [B]

    Nga dita e shtunë në drekë gjer sot në mëngjes, statusi për referendumin (sipas insights të tij) u pa nga mbi 154 mijë vetë, u komentua nga mbi 2200 anëtare të rrjetit tonë, gjeti mbështetjen më masive dhe vetëm 143 vetë patën reagim negativ ndaj tij.
    Ja futi dhe enver hoxhes boo sa rende qe eshte.
    Eshte e trishtueshme te shikosh kush drejton apo kush mund te drejtoj(ai tjetri).Na mbyten fare nuk po duket as nje xixellonj ne tynel.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Ja futi dhe enver hoxhes boo sa rende qe eshte.
    Eshte e trishtueshme te shikosh kush drejton apo kush mund te drejtoj(ai tjetri).Na mbyten fare nuk po duket as nje xixellonj ne tynel.
    Do zgjedhur e keqja me e vogel qe ne rastin konkret eshte Berisha ( ose te pakten keshtu e mendoj une ) Megjithse une kam mendimin qe Shqiperia do braktisur fare meqe nuk jemi te zotet ti disiplinojme politikanet
    Revolution 1848

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Kukani te rri i qete se REFERENDUMI do te behet dhe do te zgjidhe gjithcka .... jo per gje por Filyja mos te vije kot ne Tirane se mendjen e kemi top ..... Referendum popullor ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  12. #12

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Meta: Vizita e Fyle mundësi e artë, votoni 3 ligjet, të marrim statusin para zgjedhjeve



    TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në një konferencë për mediat, e ka cilësuar një mundësi të artë vizitën e komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle, i cili ditën e hënë pritet të vizitojë Tiranën dhe në takimet me krerët e politikës do përpiqet të mundësojë gjetjen e një zgjidhje për votimin e tre ligjeve për integrimin.

    Ilir Meta, ka apeluar se politika shqiptare duhet të arrijë një marrëveshje, me qëllim që vendit t’i hapet drita jeshile për të marrë statusin para zgjedhjeve të 23 qershorit.

    “Është një lajm i mirë që komisioneri Fyle vjen këtu për të nxitur dialogun mes palëve, për të favorizuar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Kjo mundësi duhet të mirëadministrohet nga politika shqiptare, pasi gjetja e një konsensusi tani rrit mundësinë për marrjen e statusit para zgjedhjeve të 23 qershorit”, tha Meta.

    Meta apeloi më tej për “gjetjen e dialogut, gjetjen e urave të bashkëpunimit mes palëve kryesore të politikës, për të plotësuar tre pikat e kërkuara nga KE”, sic tha ai.

    “Për ne ka shumë rëndësi të arrihet konsensus mes dy palëve, që Komisioni të ketë mundësi të bëjë avokatinë e Shqipërisë për marrjen e statusit”, theksoi Meta.

    Më tej, kreu i LSI-ë i'u përgjigj interesit të gazetarëve.

    Z. Meta, është folur kohët e fundit për mundësinë e krijimit të një poli të tretë me FRD-në dhe PBDNJ-në. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?
    Lëvizja Socialiste për Integrim, duke respektuar marrëveshjen aktuale me Partinë Demokratike, e ka bërë të qartë se për koalicionet e ardhshme elektorale do të prononcohet në kohën e duhur Konventa Kombëtare e LSI-së si organi më i lartë dhe suprem i saj. Ndërkohë që kam theksuar edhe më parë se ne do të punojmë për të ndihmuar në moderimin dhe rritjen e konstruktivitetit në të gjithë jetën politike dhe njëkohësisht edhe për ç’tensionimin maksimal edhe të situatës paraelektorale dhe elektorale. Kjo është në interes të vendit dhe të realizimit të zgjedhjeve me standardet më të larta në 23 qershor.

    Z. Meta, ju do të zhvilloni një takim me komisionerin Fule dhe cili do të jetë qëndrimi juaj?
    Qëndrimi im besoj se ishte shumë i qartë. Për ne është e rëndësishme të arrihet një konsensus në radhë të parë midis dy forcave aktuale kryesore parlamentare, të miratohen këto tre akte dhe komisioni të ketë të gjithë mundësitë që të bëjë avokatinë e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

    Z. Meta, Ministria e Jashtme ka marrë një vendim për të shpallur person “Non-grata” deputetin e Agimit të Artë në Greqi, Kristos Papas. Cili është komenti juaj rreth deklaratave të tij dhe vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme?

    Iniciativa e bërë publike edhe nga media mendoj se ka qenë e paevitueshme për shkak sepse përfaqësuesi i partisë neonaziste greke ka cenuar në mënyrë flagrante sovranitetin e Shqipërisë dhe njëkohësish ka injoruar ekzistencën e saj. Mendoj se ky qëndrim do të mbështetet nga e gjithë politika greke, nga i gjithë opinioni publik atje dhe ne besojmë që edhe Greqia dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s që është.

    Z. Meta, cili është komenti juaj në lidhje me iniciativën më të fundit të kryeministrit Berisha për përjashtimin nga tatimi për pagat deri në 30 mijë lekë të reja?
    Iniciativa më e fundit për përjashtimin nga tatimi për pagat deri në 30 mijë lek të reja gëzon të gjithë mbështetjen tonë dhe është edhe një pjesë e rëndësishme e premtimeve dhe e programit tonë elektoral. Dhe është një mënyrë shumë efikase për të mbështetur dhe për të ndihmuar një shtresë shumë të gjerë të shoqërisë sonë me të ardhura të pakta, në një situatë të vështirë sidomos përsa i takon industrisë fasone.
    Revolution 1848

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Sa te dobet jan keta politikuajt tan,per interesa partiake,hubin interesin kombetar,me te vertet njeriu nuk ju bjen ne fije ketyre njerzve tan karjerista dhe gjeloza,njerzit qe mundohen qashtjen kombetare ta avancojn nuk duhet te kemi gjelozi ,atyre duhet tu jipet perparsi,dhe perkrahje,rezultate pozitive nuk mundemi te kemi per derisa dikush per intersa partiake dhe personale te shkatroj ate qe eshte duke punuar,te gjith i kemi syte dhe mendet qdo gje shifet dhe ndegjohet,vetem se energjit pozitive duhet ver ne aksion,fjala e urte:VllEZERIT E BASHKUR NDRTOJN SHTEPIN,THUPRAT E BASHKUARA AS ARMIKU ME I FORT NUK MUNDET MI SHKATRUAR.

  14. #14
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Duhet t'i mbyllet facebook-u kryeministrit ! A pyeten "fansat" per ceshtje madhore ? nccncc

  15. #15

    Për: PE, Kukan- shqiptarëve: Nëse e doni statusin, votoni tri ligjet

    Qe pyet ne facebook dhe hap nje debat nuk ben keq, po qe te perdoren si statistika ato liket e facebookut esht gallat

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •