Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    19 Janar 2013 - 14:04 | LAJME

    Siguria në periferi të Tiranës, policia kontroll në fshatra dhe rrugë dytësore

    Nga: SPARTAK KOKA


    TIRANË- Policia e Tiranës prej disa ditësh ka nisur një aksion për kontrolle të vazhdueshme gjatë orëve të mbrëmjes dhe në zonat periferike të kryeqytetit. 'News 24' ka ndjekur nga afër punën e bluve të Komisariatit Nr. 6 dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës në një pikë kontrolli të ngritur pranë urës së Beshirit në fshatin Lalm.

    “Realisht Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka ndërmarrë disa masa për parandalimi e ngjarjeve kriminale, duke ngritur pika kontrolli dhe në periferi të Tiranës. Këto pika kontrolli do të jenë të lëvizshme me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ku do të kryhen. Kontrolle për armëmbajtje pa leje për trafikimin e lëndëve narkotike, njëkohësisht për masat e sigurisë së qarkullimit rrugor. Në ato raste kur evidentohet se ka shpejtësi dhe në ato raste kur ka parakalime të gabuara njëkohësisht do bëhet edhe testi i alkoolit. Dua t’ju them se në mbështetje të planit të masave janë edhe forca e ndërhyrjes së shpejtë, janë efektivë të qarkullimit rrugor të patrullës së përgjithshme, kryesisht të ngritura edhe ngs Komisariatet në zonat periferike ku në krye të këtyre shërbimeve do të jenë drejtuesit e Komisariatit të Drejtorisë së Qarkut Tiranë”, tha Erzen Breçani zv.drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.

    ‘Rritja e numrit të telefonatave tek numri 129 dhe tek numri 126 tergon se bashkëpunimi me komunitetin dhe besueshmëria është më e lartë”, shtoi Breçani.
    (e.m/News24/BalkanWeb)

  2. #22
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    E pabesueshme sa arme qarkullojne ne Shqiperi, sa u shkaterruan, sa u shiten e sa vazhdojne te qendrojne te kycura neper depo ushtarake. Gjithsesi aksioni i mbledhjes se tyre ne zona problematike me hir apo pahir do te ulte kriminalitetin por nuk do jepte kurre rezultatet e pritura, ne mungese te autoritetit te shtetit, plebenjte do e gjejne perhere nje menyre per te seleksionuar njeri-tjetrin per arsye nga me banalet. Radikalizimi i masave, ngritja e ndonje force paramilitare qe do te vepronte paralelisht me policine dhe miratimi i ligjeve te vecanta ne situata te tilla kritike grabitjesh, plagosjesh e vrasjesh ku jeta nuk vlen as dy groshe, do ishte zgjidhja e duhur. Shteti e ka te gjithe kapacitetin e duhur per te vendosur peshen e tij ne disa aspekte te jetes shoqerore ku ka hequr dore me kohe nga prezenca e tij.
    relata refero

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Kriminaliteti, i cfaredo lloji, eshte problem mbareboteror, perfshi ketu edhe vendet me te industrializuara: Amerike, Gjermani, Angli, France, Japoni etj. Te studiosh psikiken e nje krimineli dhe te nxjerresh fakte te qarta konkluduese mbi shkaqet kryesore te kasaj lloj 'sjellje' jo vetem qe eshte nje sipermarrje e veshtire, por kerkon edhe infraskturen e duhur dhe komunikim koherent qe prej nivelit studimor e deri tek hallkat e tjera zinxhir qe kane lidhje te drejtperdrejte me kete 'dukuri' sociale. Personalisht, as vete nuk mund ta imagjinoj se ne Shqiperine e sotme te kete grabitje automjetesh neper akse rrugesh, prej ordineresh maskaroxhij! Por, jam i ndergjegjshem per nivelin e zhvillimit ekonomik/politik/shoqeror qe ka kjo Shqiperi sot per sot dhe "cudia" qe shkaktojne raste te tilla nuk ka perse te behet shkas per nje shtrirje territoriale te fenomenit. "Ngjizja e ujit..."(fjale popullore, ndryshe thene: te besh te paberen te bere) ka perhapje te gjere dhe kjo ishte evidente tek disa nga mendimet qe lexova tek kjo teme.
    Grabitje me maska te bankave ndodhin ne menyre sistematike ne Shba, po ashtu edhe vrasjet ordinere per motive fare te dobta. Kjo s'do te thote qe personat te ngarkuar me mbajtjen e rregullit nuk e kryejne detyren e tyre. Krimi, i cdo forme, do te egzistoje per aq kohe sa te egzistoje njerezimi dhe te metat e tij.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Ja ku po jua them qe ne qershor do jet me keq se ne 97. Do rrojm e do te shohim. Te gjitha ambasadat do te mbyllen dhe anarshia do pushtoje cdo cep te shqiperise. Do ta kujtoni kohen e enverit. Te vdekurit e te kaluares do te harrohen dhe njerzit nuk do te dine se ku te fusin koken. Shqiperia do te perjashtohet nga asocimi dhe do ti mbyllen kufit. Serbia do te hyj perseri ne Kosove dhe Greqia do te mari ujrat shqiptare. Do te sabotohet projekti TAP. Shqiperise projekti TAP do ti hap aq telashe sa nuk e imagjinoni. Ai projekt duhet bllokuar akoma pa filluar se ndryshe do ti kemi punet keq. Shqipria do te digjet ane e kend nga tubacioni i gazit sapo te ket filluar te trasportoje ate produkt aq te demshem per shendetin dhe natyren. Ne nuk kemi nevoje per gaz, ne kemi nevoje per fqinjet tane qe na kan soportuar deri tani. Ne kemi nevoje per partneret tane te lindjes dhe te perendimit. Ne kemi nevoje per pakistanin afganistanin azerbaxhanin yzbekistanin taheranin dhe madakaskarin. Mbeshtetjen me te madhe krahas vendeve qe peremnda me lart ne gjithnje e kemi pasur nga senegali dhe namibia. I pershendes keta popuj qe na jan gjendur ne dit te veshtira por pa harruar dhe nepalin, malin dhe bregun e fildishte

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    po somaline dhe republiken demokratike te kongos i harrove
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Ndoshta nga nxitimi nuk i kam lexuar keto dy shtete qe ke permendur. Po nuk besoj se keto ndodhen ne gadishujt apenin dhe jan larg korrespondences euroatlantike dhe asaj alternative . megjithate i falenderoj per perkushtimin e tyre per te na ndihmuar sadopak

  7. #27

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    asteroid kokrra e debilit paske ken
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    19 Janar 2013 - 14:04 | LAJME

    Siguria në periferi të Tiranës, policia kontroll në fshatra dhe rrugë dytësore
    per c`fare kontrollojne ata? per leje qendrimi?
    turp sillen me keq se serbet ne kosove para luftes se 99-es

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    edhe shume u vonun

    aman o cuna se nk shtyhet jeta pa maskat

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    asteroid kokrra e debilit paske ken
    Pse o POKO ? Une te kam dhen reputacion ty dhe reputacionin e konsideroj njelloj si te jepja nje kafe. Kafeja nuk pihet me debila se ndryshe i bie te jesh e te njejtes specie. p,s Une mendoj qe maskat e Berishes jan te nevojshme ne kete vend. Ky vend pa maska do te kthehej si ne Enverizem dhe ne Enverizmin nuk e duam

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •