Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Kemi me egzistu si komb, por kurr si shtet funskional.

  2. #12

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Vazhdimesi e punes se maskave kete here nga klani matjan Minxhozi.

    Ulëz, protestë e punonjësve të HEC-it

    18/01/2013 19:25

    Punonjësit e hidrocentralit të Ulzës kanë zhvilluar të premten një protestë për të kundërshtuar privatizimin e tij.

    Në këtë protestë u kërkua ndalja e menjëhershme e privatizimit të këtij hidrocentrali, pasi me punën në të jetojnë më shumë se 800 banorë të rrethit të Matit e më gjerë.

    “Ky vend këtu është larë me gjak. Ndre Elezi, Ndrec Gjergji, Etem Uka, Gjon Nika me 7-8 vetë të tjerë vdiqën për të ndërtuar këtë hidrocentral. Nuk mund të shitet kështu”, është shprehur njëri prej punëtorëve.

    Ndërkohë që një tjetër përmendi faktin se kishte kontribuar për PD-në duke qenë anëtar i saj, por tani rrezikonte të mbeste pa punë.

    “I bëj thirrje zotit Berisha. Unë jam ndër anëtarët e parë të PD-së që kam kontribuar. Kujtova se do fitojmë dhe do shpëtojmë. Por ja ku jemi sot. I bëj thirrje t’i vërë gishtin kokës sepse ky hidrocentral do mbrohet me gjak”, ka thënë ai.

    Në mbështetje të protestës së punëtorëve ka qenë edhe deputeti socialist i kësaj zone, Qemal Minxhozi, i cili kërkoi nga qeveria të heqë dorë nga priviatizime të tilla korruptive.

    “Nuk mund të mbushet arka e shtetit e boshatisur me djersën dhe kontributin tuaj. Qeveria të gjejë burime të tjera për t’i bërë ballë krizës. Vlera që qeveria do të marrë nga shitja e Ulzës, Shkopetit dhe dy Bistricat, është e barabartë me punën e këtyre hidrocentraleve për 5 vjet”, ka thënë Minxhozi.

    Më herët gjatë javës qeveria shpalli zyrtarisht shoqërinë turke “Kurum” si fituese në tenderin për shitjen e katër hidrocentraleve me një kapacitet të instaluar rreth 80 megavat, pasi ofroi shumën 109.5 milionë euro.

    Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e Qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, Ulzës dhe Shkopetit.

    top-channel

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Qeveria duhet të dërgojë menjëherë ushtrinë të rrethojë zonën e të mbledhë me dhunë çdo armë që gjen në atë zonë. Ata që kapen me armë në dorë, të dërgohen në kampe pune të sforcuar. Vetëm kështu marrin vesh ata talibanë, ata qelbësira që vrasin shqiptarë!

  4. #14
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    DyDrinas, me vjen keq, por ky postim nuk ka lidhje me temen fare, absolutisht.
    Edhe une nuk jam dakort me privatizimin e hidrocentraleve. Ato jane vepra strategjike. Eshte njesoj sikur Norvegjia t'ja nise e te privatizoje platformat e naftes qe ka ne Detin e Veriut.
    Ndersa puntoret mbase edhe kane te drejte. Nuk njihet plani i strukturimit nga Kurum. Nuk ke pse habitesh me reagimin e puntoreve. Nuk besoj se nuk e njeh luften sindakale, mgjs kjo nuk eshte nje perpjekje e mirefillte sindakale ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Qe nga koha kur ne krye te ministrise se brendshme eshte emeruar Flamur Noka, qe te nesermen kane filluar te levrijne lakuriqt e nates, qe kane nje origjine dhe nje dore (shume e sigurte kjo) ish-policesh tip Arkan, prane forces politike X, qe nuk po lene gur pa levizur per te shkaktuar pasiguri dhe panik nder qytetare dhe nder biznese.

    Eshte mjeti i fundit qe u ka mbetur ne dore per te frikesuar qytetarin. Vini re Burreli dhe Tepelena. Prit tani kur te dali Puka dhe Skrapari. Me pas Kopliku dhe Kuçova. Me pas Mirdita dhe Cerriku.

    Nuk eshte çudi qe te perdorin skenare edhe me mizore. Qellimi justifikon mjetin.
    ashtu sa ju pjell fantazia mor njerez,dmth qe ta themi hapurazi,maskat qenkan dore e opozites per te trembuar njerezit ashtu??-hajde mendje hajde...

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Qeveria duhet të dërgojë menjëherë ushtrinë të rrethojë zonën e të mbledhë me dhunë çdo armë që gjen në atë zonë. Ata që kapen me armë në dorë, të dërgohen në kampe pune të sforcuar. Vetëm kështu marrin vesh ata talibanë, ata qelbësira që vrasin shqiptarë!
    ne tepelen i kapen ishin 2 vellezer,kjo ngjarje para pak javesh,githashtu para rastit te tepelenes,kishte dhe 2 ngjarje te tilla,nje ne zonen kufitare me greqine,dhe nje rast diku ne veri,dhe ata ishin kapur nga policia,persa i perket ketij lajmi ketu,nuk eshte komplet e vertete ose nuk eshte zbardhur akoma,pasi shoferi qe ka thene kete ngjarje ka qene i dehur,dhe nuk dihet akoma nese ka thene te verteten apo jo:
    Shoferi pretendon se është grabitur në rrugë, policia: Ishte i dehur
    Shoferi pretendon se është grabitur në rrugë, policia: Ishte i dehurBURREL - Ngjarje e dyshimtë në aksin Burrel-Milot, në vendin e quajtur Shkopet. Fillimisht u raportua për persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kishin arritur të grabisnin një furgon pasagjerësh të linjës së Bulqizës. Por pak minuta më vonë, kjo ngjarje u hodh poshtë nga Policia e qarkut të Lezhës, e cila mbulon zonën ku ka ndodhur ngjarja.

    Burime zyrtare bëjnë të ditur se drejtuesi i furgonit të Bulqizës, i cili është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur, pretendon se dy persona pa armë dhe pa maska i kanë grabitur atij një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, një version për të cilin po hetohet nga uniformat blu.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)
    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ur-117094.html

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Ju flisni dhe kundershtoni sa te doni, po ketu behet fjale per te mbajtur frymen tone dhe te femijeve gjalle. Nuk ka pune , nuk ka jete. Ketu ka filluar ligji i xhungles. I forti mbijeton. Me vrasje pa vrasje lufte eshte jeta. Cdo kush e sheh sipas kuletes

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Ju flisni dhe kundershtoni sa te doni, po ketu behet fjale per te mbajtur frymen tone dhe te femijeve gjalle. Nuk ka pune , nuk ka jete. Ketu ka filluar ligji i xhungles. I forti mbijeton. Me vrasje pa vrasje lufte eshte jeta. Cdo kush e sheh sipas kuletes
    Meqë qenka ligj xhungle asteroid, atëherë ne duhet të dërgojmë tanket e helikopterët, e t'i bëjmë hi ato fshatra që pjellin grabitësa. Kështu po thua ti?

  8. #18
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    Ju flisni dhe kundershtoni sa te doni, po ketu behet fjale per te mbajtur frymen tone dhe te femijeve gjalle. Nuk ka pune , nuk ka jete. Ketu ka filluar ligji i xhungles. I forti mbijeton. Me vrasje pa vrasje lufte eshte jeta. Cdo kush e sheh sipas kuletes

    Ik ore derdimen !!! Te kane mbaruar parate per mall apo i doli fundi shishes se alkoolit ?!?
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Meqë qenka ligj xhungle asteroid, atëherë ne duhet të dërgojmë tanket e helikopterët, e t'i bëjmë hi ato fshatra që pjellin grabitësa. Kështu po thua ti?

    Vino, po ça ja zgjat atij mallistit ??? Kush vjedh shko dhe i prish paret neper skedina, pokera, blloku dhe droge ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Alarm! Rikthehen maskat në Shqipëri!

    Sa për ato idetë 'jeta është xhungël..', disa mbase dhe e shikojnë/jetojnë jetën ashtu.. nejse robi duhet të ngelet rob dhe jo të kthehet prapë në kafshë.

    Kapedani i mirë në vështirësi duket! nuk mund ti lejojmë vetes për hatër të disa horrave dhe politikanëve të kthehet mijëra vite pas tek neandertali.

    Shyqyr zoti, kujtesën e kemi të freskët, e pamë para disa vitesh ku na çoi ky mentalitet i xhunglës (të rrojë unë dhe ti vdis).

    Në varfëri e dimë që njeriu dhe vjedh, ça ti dali, pula, perime, qengja, fruta ça të gjej përpara. Por këtu nuk bëhet fjalë për diçka të tillë.

    Tjetër një hajdut që vjedh p.sh një pulë e ja çon direkt fëmijës të uritur dhe tjetër një hajdut që qarkullon me mercedez dhe bën pall ariu gjithë ditën, dhe akoma më keq këta grabitësit me maska për të cilët historia ka treguar lidhje të forta me ata që veshin kollare dhe kostum!!

    Populli duhet më së fundi të tregojë fuqi dhe mos të uli kokën ndaj lojrave që luaj politikanët me këta horrat me maska.. ka ardhur koha të avancojmë, të kalojmë nga 'materniteti' të paktën në 'çerdhe'!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •