Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alpha_Virginis
    Anėtarėsuar
    09-07-2008
    Vendndodhja
    Freie Hansestadt Hamburg
    Postime
    157

    CEZ, harta e panjohur e faturave

    Emri:  Fatura.jpg

Shikime: 1664

Madhėsia:  23.6 KB
    Permeti i paguan faturat mbi 98% dhe ne te gjithe jugun e Shqiperise ne pergjithsi egziston kultura e pageses

    Harta e Shqipėrisė, si tė ishte njė hartė elektorale, ndahen nė disa zona sipas pagimit qė i bėhet energjisė.
    Sa e paguajmė energjinė


    Jo gjithkund njėlloj, jo tė gjithė njėlloj. Harta e Shqipėrisė, si tė ishte njė hartė elektorale, ndahen nė disa zona sipas pagimit qė i bėhet energjisė. Tre fashat e saj janė Shqipėria e veriut dhe verilindja, Shqipėria e Mesme dhe ajo e jugut. Tė gjithė konsumatorėt, nė tė gjitha kategoritė e tyre, pėrfshi kėtu edhe subjektet shtetėrore, bizneset private dhe konsumatorėt familjarė, nė qarkun e Kukėsit paguajnė nėn nivelin e 50 pėr qind tė energjisė sė shpenzohet. Njė shifėr kjo qė nuk parasheh edhe humbjet eventuale nė rrjet qė janė tė ndryshme pėr zona tė ndryshme.

    Nė qarqet Berat, Burrel, Gjirokastėr, Korēė, Shkodėr dhe nė kryeqytet, niveli i pagesės sė energjisė sė arkėtuar nė raport me atė qė konsumohet shkon nga 50 pėr qind deri nė 80 pėr qind.

    Mbi kėtė nivel, 80 pėr qind, paguhet nė Durrės, Elbasan dhe nė Fier.

    Pothuaj e njėjta situatė ėshtė edhe nė konsumin dhe pagesat vetėm pėr konsumatorėt familjarė.

    Kėshtu, nė dy qarqet mė tė mėdha tė veriut ky nivel ėshtė nėn masėn 50 pėr qind. Shkon deri nė 80 pėr qind tė pagesės nė Tiranė, Elbasan, Durrės dhe Burrel, ndėrsa mė tė rregulltit nė pagesa, qė shkojnė nė nivelin mbi 80 pėr qind, CEZ arkėton energjinė e faturuar nė Korēė, Gjirokastėr, Fier dhe Berat.


    Interesant ėshtė tė vihet re njė pėrkitje pothuaj identike dhe me ngjyrėn e shpėrndarjes sė votės nė zgjedhjet e pėrgjithshme elektorale. Dy qarqet e veriut, bastione tradicionale tė votės pėr Partinė Demokratike, kanė dhe qytetarin mė tė parregullt karshi detyrimeve ndaj energjisė sė konsumuar. Njė situatė e tillė ndryshon nė qarqet ku vota ėshtė pothuaj e barabartė, por edhe nė kėto qytete, si pėr shembull nė Tiranė e Durrės, zonat mė problematike janė zonat informale, nė Bathore dhe lagjen e Kėnetės, sa pėr tė marrė dy shembuj, zona nė tė cilat niveli i arkėtimit ėshtė nė nivele tėrėsisht minimale dhe banorėt janė tradicionalisht votues tė Partisė Demokratike.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Eshte problem shume i madh ne Shqiperi dhe ka te beje me nivelin e ulet kulturor te njerezve. Ky nivel i ulet kulturor ben qe keta qytetare te mos kene respekt ndaj ligjit, ndaj shtetit, ndaj detyrimeve te tyre financare jo vetem ndaj furnizuesve me energji, por edhe ndaj gjerave me elementare: respekti ndaj qytetareve te tjere qe jetojne ne ate pallat apo zone. Shtoi kesaj edhe levizjen e madhe te njerezve ne gjithe Shqiperine duke zbritur nga rrethet drejt Tiranes e Durresit, dhe problemet sociale ne Shqiperi jane te jashtezakonshme.

    Problemi me i madh ne kete mes eshte qendrimi qe mban shteti shqiptar qe eshte nje qendrim i gabuar. Kur CEZ u preu energjine elektrikeve zonave qe nuk paguanin faturat, shteti nderhyri e tha qe nuk mund te lihet gjithe zona pa energji. Ky qendrim i shtetit, qe eshte nje qendrim politik, nuk eshte qendrimi i duhur. Ne vend qytetari duhet te ndjeje doren e forte te ligjit e shtetit. Kush nuk paguan faturat e energjise jo vetem i pritet energjia por mund te perfundoje edhe ne gjyq e te denohet sipas ligjit. Vetem ne kete menyre gjithe qytetaret do te mesojne pa hir ate qe nuk e mesojne dot me hir, se ligji eshte ligj dhe duhet respektuar nga te gjithe. E cfare ben shteti? Shtetaret dalin e nxitojne te "mbajne anen e qytetareve" pasi duan qe te marrin votat e tyre ne zgjedhje, dhe ne te njejten kohe japin edhe dy mesazhe teper negative per vendin: a) atij qytetarit qe nuk paguan i thote mos e paguaj faturen e energjise e nuk ta pret energjine njeri, dhe po ta prene, mjafton qe ti te dalesh e bllokosh rrugen kombetare e ta hapim prape energjine b) asaj kompanise private qe merret me shperndarjen e energjise i shkaterron gjithe biznesin pasi nuk ka biznes po nuk u be pagesa e energjise se harxhuar, dhe jo me kot CEZ po largohet nga Shqiperia c) dhe gjithe atyre qytetareve te rregullt te vendit qe paguajne faturat ne kohe, ata shohin se si u rritet kostoja e energjise nga muaji ne muaj, pasi keta paguajne edhe per energjine e atyre qe nuk paguajne faturat.

    Nje sistem komplet i korruptuar dhe aspak i ndershem. Shteti duhet te beje gjene e drejte per gjithe qytetaret e vendit, dhe te detyroje me hir apo pahir te gjithe ata qe nuk paguajne. Nese ka familje te varfera e ne asistence qe nuk e perballojne dot faturen, shteti mund te subvencionoje vete faturat e ketyre familjeve, por jo te lejoje njerezit te vjedhin energjine elektrike ne kete menyre. Perdorimi i energjise dhe mospagimi i saj eshte vjedhje. Dhe e keqja akoma me e madhe eshte se kur Shqiperia nuk ka rreshje dhe hidrocentralet nuk prodhojne sa duhet energji, shteti e importon energjine me kosto me te larte nga jashte. Dhe kjo energji e paguar me kosto te larte nuk paguhet nga kosumatori, do te thote qe shtetasit e rregullt taksapagues, goditen edhe nga kjo kosto tjeter e energjise. Dhe nje familje qe nuk paguan fare energjine do te abuzoje me te duke harxhuar me shume se normalisht.

    Cilat jane zgjidhjet?

    - Publikimi i emrave te gjitha familjeve qe nuk paguajne energjine ne gazetat e vendit.
    - Nderprerja e energjise elektrike per familjet qe nuk paguajne.
    - Padi ne gjykate per te gjithe ata qe nuk kane paguar faturat e energjise per muaj apo vite, dhe gjykatesi duhet t'iu sekuestroje pasurine per te paguar keto fatura.

    Dhe e shikon se si ndryshojne sjelljen keta njerez brenda 1 muaji.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-01-2013 mė 11:06

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Cilat jane zgjidhjet?

    - Publikimi i emrave te gjitha familjeve qe nuk paguajne energjine ne gazetat e vendit.
    - Nderprerja e energjise elektrike per familjet qe nuk paguajne.
    - Padi ne gjykate per te gjithe ata qe nuk kane paguar faturat e energjise per muaj apo vite, dhe gjykatesi duhet t'iu sekuestroje pasurine per te paguar keto fatura.

    Dhe e shikon se si ndryshojne sjelljen keta njerez brenda 1 muaji.

    Albo
    Edhe keto nuk do jene efikase.....
    Nuk ve ne dyshim ato qe shkruhen ne fillim te temes...per fat te keq kjo eshte e vertete.
    Ketu nuk jepen te dhena per shteteroret.......debitori me i madh eshte shteti.
    Pastaj edhe CEZ ka kusuret e veta.....te gjithe sahatet vihen ne bankoprove sapo hyjne ne shqiperi dhe ju shtohen xhirot.

    Zgjidja me e sakte do te jete po te vihen faturiste te huaj ose te vihen sahate me parapagim si kartat telefonike

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Eshte problem shume i madh ne Shqiperi dhe ka te beje me nivelin e ulet kulturor te njerezve. Ky nivel i ulet kulturor ben qe keta qytetare te mos kene respekt ndaj ligjit, ndaj shtetit, ndaj detyrimeve te tyre financare jo vetem ndaj furnizuesve me energji, por edhe ndaj gjerave me elementare: respekti ndaj qytetareve te tjere qe jetojne ne ate pallat apo zone.
    cfare ka te veshtire ketu? kulture e jo kulture. pse paguajne te gjithe ne perendim? vetem nje eshte arsyeja.
    paguajne sepse nese nuk bejne ashtu, u nderpritet energjia. jo sepse jane me te kulturuar.
    keshtu funksionon per dritat, internetin etj.

    ne shqiperi telefoni ka kohe qe e ben keshtu dhe e paguajne te gjithe.
    i ka ndodhur prinderve te mi qe jane pagues te rregullt qe shume shume vite. paten harruar te pagonin telefonin.
    i nderpitet linja dhe menjehere shkuan per te paguar.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Shkodra kur eshte 50 pėr qind deri nė 80 pėr qind, pse nuk eshte me gri ne harte?

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Cfare faji kane ata qe paguajne??? I ikin dritat cdo dite! Kompania te zbatoj rregullat kush nuk paguan ti nderpritet sherbimi. Ne qoftese nuk kane asnje te ardhur per te paguar ateher duhet ti ndihmoj shteti.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    Nje familje normale ne skiperi duhet te paguaje rreth 3000 lek (te reja) per 1 muaj energji.
    1 televizor
    1 pc
    1 frigorifer
    1 lavatrice
    5-10 llampa
    Nuk shkon me shume se 3000 lek.
    1 kafe = 50 lek * 30 dite = 1500
    1 raki = 50 lek * 30 dite = 1500
    Pra nqs kursen burri botes 1 kafe + 1 raki ne dite, do i ngelen lek per dritat.
    E thjeshte fare
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: CEZ, harta e panjohur e faturave

    paguajne sepse nese nuk bejne ashtu, u nderpritet energjia. jo sepse jane me te kulturuar.
    keshtu funksionon per dritat, internetin etj.
    Po, por ata qytetaret e Perendimit nuk bllokojne rrugen nacionale kur u presin energjine elektrike. Ata qytetaret e Perendimit nuk kane nje qeveri e polici qe i nenshtrohet presionit te atyre qe shkelin ligjeve te atij vendi, por kane nje shtet e polici qe u hedh hekurat e i fut ne birruce te gjithe ata qe bllokojne rrugen nacionale. Nuk kane nje qeveri qe ben me faj kompanine private te shperndarjes se energjise qe mundohet te detyroje keta qytetare per te paguar faturat duke u prere energjine.

    Ky eshte dallimi. Dhe kjo eshte arsyeja perse une thashe me lart qe fajtori ne kete mes nuk eshte ai qytetari i pakulturuar qe shkel ligjin, por shteti shqiptar qe ka 20 vjet qe ne menyre indirekte e toleron dhe aprovon kete sjellje: mos e paguaj faturen e energjise elektrike se nuk te hyn gjemb ne kemb, per aq kohe sa ne zgjedhjet e ardhshme voton per mua!

    E nuk emancipohet shoqeria me kulturen demokratike e respektin ndaj ligjit me kete sjellje te shtetit shqiptar.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •