Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1

    Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi




    Libri im i parë, dhuratë për lexuesit dhe dëgjuesit e Radio Projektit 21 / dhe për Forumin

    Të dashur lexues/dëgjues të Radio Projektit 21( e të Forumit ). Duke hulumtuar nëpër dokumentacionin tim të ruajtur nëpër CD të ndryshme, para 25 dhjetorit e gjeta librin tim të parë, të cilin e kisha të gatshëm për botim që në vitin 2001. Libri mban titullin: ”Fjalorth toponomastik – për nevoja të gjëzëtarëve – SHQIPËRIA”. Në libër janë përfshirë toponime ( që faktikisht shqip thuhet ”emërvende”, por aso kohe kështu i kisha vënë titullin, ndaj as këtu nuk po ia ndryshoj) nga Shqipëria sipas rretheve të asaj kohe. Janë gjithsej 26 rrethe.

    Libri u dedikohej gjëzëtarëve, atyre që përpilonin fjalëkryqe e gjëza të tjera ku përdoreshin emërvende të ndryshme. Qëllimi ishte t’u dilej në ndihmë këtyre, por mbi të gjitha, gjëzëtarët nëpër gjëzat e tyre të përdornin emërvende nga Shqipëria, meqë ne dinim pak emërvende nga vendi ëmë dhe mos të përdoreshin ose sa më pak nga vise të tjera e rejoni.

    Librin nuk e botova, sepse aso kohe për mua ishte e pamundur ardhja në Kosovë, si dhe për shkakun që u krijuan rrethe të reja. Nuk m’u duk e arsyeshme t’i hyja edhe një herë kësaj pune të lodhshme. Pak më vonë mora vesh se ka dalë një libër i ngjashëm.

    Kur e gjeta librin, mendova se nuk ia vlen të botohet, por do t’ua dhuroj të gjithë miqve dhe sivëllezërve të mi, mbase do t’u hyjë në shërbim- përdorim. Fundja, mendoj se ia vlen të lexohet edhe vetëm sa për kureshtje.

    Për saktësinë e emërvendeve dua ta felënderoj përzemërsisht miken time, vlonjaten, M. Goda, e cila më solli një hartë me emërvende të sakta, madje edhe me koordinanta.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Aso kohe ( 2001 ) e pata planifikuar edhe redaksinë, botuesin etj.

    Kisha këtë projekt-plan:

    Titulli i librit: ”Fjalorth toponomastik – për nevoja të gjëzetarëve – SHQIPËRIA”


    Botues: FEDERATA E GJËZËTARËVE TË TË KOSOVËS (aso kohe ende nuk ishte rikonsoliduar kjo Federatë)

    Drejtor: Zijadin Hasani ose Xhelal Abrashi ( sepse Zijadini ishte kryetari i parë i Federatës, dhe Xhalali kryetari i fundit, por që i kishte dalë mandati…)

    Recensentë: Xhevat Ruhani dhe Driton Sejdiu ( me këta isha në kontakt dhe këta kishin kopjen e këtij libri. Këta njëherësh edhe më dhanë kurajë të punoja në këtë drejtim. )

    Redaksia: Riza Bërbatovci, Rexhep Hasani, Ismail Gagica, Arbënor Pozhegu ( këta dy të fundit gjeografë) ….
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Rrethet: Berat, Dibër, Durrës

    Rrethi i Beratit
    01. RRETHI I BERATIT.doc

    Rrethi i Dibrës
    02. RRETHI I DIBRËS.doc

    Rrethi i Durrësit
    03. RRETHI I DURRËSIT.doc
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-01-2013 më 21:10
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Rethet: Elbasan, Fier, Gjirokastër

    Rrethi i Elbasanit
    04. RRETHI I ELBASANIT.doc

    Rrethi i Fierit
    05. RRETHI I FIERIT.doc

    Rrethi i Gjirokstrës
    06. RRETHI I GJIROKASTRËS.doc
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-01-2013 më 21:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    Rrethet: Gramsh, Kolonjë, Korçë

    Rrethi i Gramshit
    07. RRETHI I GRAMSHIT.doc

    Rrethi i Kolonjës
    08. RRETHI I KOLONJËS.doc

    Rrethi i Korçës
    09. RRETHI I KORÇËS.doc
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-01-2013 më 21:12
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6

    Rrethet: Krujë, Kukës, Lezhë

    Rrethi i Krujës
    10. RRETHI I KRUJËS.doc

    Rrethi i Kukësit
    11. RRETHI I KUKËSIT.doc

    Rrethi i Lezhës
    12. RRETHI I LEZHËS.doc
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Për ta lexuar materialin, ju duhet të klikoni mbi skedarin, të cilin duhet ta shkarkoni!
    Ju përshëndes.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Ja si do të duket faqja që e shkarkoni:


    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9

    Të gjitha rrethet

    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10

    Rrethi i Librazhdit

    Rrethi i Librazhdit
    13. RRETHI I LIBRAZHDIT.doc
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Rrethi i Librazhdit

    Miku im i nderuar Adem GASHI, Ju përgëzoj për punën e bërë, vërtet ta kishit botuar në vitin 2001 kur edhe keni planifikuar, do u shërbente shumë gjëzëtarëve...përkundër vonesës, ky fjlaroth, është i nevojshëm jo vetëm për gjëzëtarë e gazetarë, por për secilin shqiptar, ta ketë në vitrinë...
    Unë po Ju inkurajoj të botoni sa më shpejtë, botimi tash nuk kushton shtrenjt...
    Edhe një herë përgëzimet më të sinqerta...

  12. #12

    Për: Rrethi i Librazhdit

    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Miku im i nderuar Adem GASHI, Ju përgëzoj për punën e bërë, vërtet ta kishit botuar në vitin 2001 kur edhe keni planifikuar, do u shërbente shumë gjëzëtarëve...përkundër vonesës, ky fjlaroth, është i nevojshëm jo vetëm për gjëzëtarë e gazetarë, por për secilin shqiptar, ta ketë në vitrinë...
    Unë po Ju inkurajoj të botoni sa më shpejtë, botimi tash nuk kushton shtrenjt...
    Edhe një herë përgëzimet më të sinqerta...
    Shumë i respektuari, Agim miku,
    të faleminderit për kurajën që më jep për ta botuar librin. Nuk është në pyetje se kushton shtrenjtë, por kam disa arsye të tjera ( e që nuk do të thotë se mbase nuk do ta botoj).

    1. Librin që e pata përgatitur për botim nuk e kam gjetur të të tërë. E kam gjetur vetëm pjesën - tekst. Kam pasur edhe fotografi qytetesh, fabrikash, kooperativash e shkollash të ndryshme. Mbi të gjitha i kam pas skanuar të gjitha rrethet. Këto tani më mungojnë.

    2. Arsyeja atjetër është, se në kohën kur unë kam filluar këtë libër kanë qenë vetëm 26 rrethe - tani janë 36. Pra disa rrethe janë ndarë. Ta zëmë disa fshatra e qendra banimi të rrethit të Kukësit, tani i përkasin rrethit të Hasit; po kështu ta zëmë nga Shkodra ka dalë rrethi i Malësia e Madhe; nga Elbasani - Peqini; nga Dibra - Bulqiza; nga Korça - Devolli etj etj.Më duket humbje e kohës t'i hyj edhe një herë kësaj pune dhe nga secili rreth të heq fshatrat që kanë kaluar në rrethin tjetër.

    Sa për kuriozitet po ju sjell rrethet e reja në Shqipëri:



    1. Rrethi i Beratit
    2. Rrethi i Bulqizës
    3. Rrethi i Delvinës
    4. Rrethi i Devollit
    5. Rrethi i Dibrës
    6. Rrethi i Durrësit
    7. Rrethi i Elbasanit
    8. Rrethi i Fierit
    9. Rrethi i Gjirokastrës
    10. Rrethi i Gramshit
    11. Rrethi i Hasit
    12. Rrethi i Kavajës
    13. Rrethi i Kolonjës
    14. Rrethi i Korçës
    15. Rrethi i Krujës
    16. Rrethi i Kuçovës
    17. Rrethi i Kukësit
    18. Rrethi i Kurbinit
    19. Rrethi i Lezhës
    20. Rrethi i Librazhdit
    21. Rrethi i Lushnjës
    22. Rrethi i Malësisë së Madhe
    23. Rrethi i Mallakastrës
    24. Rrethi i Matit
    25. Rrethi i Mirditës
    26. Rrethi i Peqinit
    27. Rrethi i Përmetit
    28. Rrethi i Pogradecit
    29. Rrethi i Pukës
    30. Rrethi i Sarandës
    31. Rrethi i Shkodrës
    32. Rrethi i Skraparit
    33. Rrethi i Tepelenës
    34. Rrethi i Tiranës
    35. Rrethi i Tropojës
    36. Rrethi i Vlorës

    P.Sh. Është interesant, kam hasur në literaturë, se ka komunë që ka vetëm 3-4 fshatra!!

    Respekt për ty e për gjithë lexuesit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-01-2013 më 22:25
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #13

    Rrethi i Lushnjës

    Rrethi i Lushnjës
    14. RRETHI I LUSHNJËS.doc
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    po cfare fjalorthi o bace..a ja ke idene se cka je duke bere..me duket nje vrime ne uje..asgje me shume..keswhtu eshte kur ndermerr nje pune per te cilen nuk ja ke idene ...dikur te pata thene qe as mos e merr mundimin ta botosh nje fjalorth te tille pasi ajo cka po ben nuk i perket fushes se toponomastikes..te besh nje fjalor toponomastik te nje vendi pika e pare duhet te kesh njohuri mbi toponomastiken..ti nuk e di cka eshte toponomastika dhe thjesht ti duke pase perpara nje harte politike apo fizike te shqipterise je munduar te rendisesh thjeshte vetem vendbanimet me te rendesishme te republikes se shqiperise..po toponomastika ka nje game shume shume me te gjere se sa emertimi i disa vendbanimeve apo fshatrave siq quhen ne ndarjen administrative te shqiperise..ku jan malet , fushat , lumenjt , liqenet , krahinat etj etj..askund..thjesht emrat e disa fshatrave dhe qyteteve..dhe ato me mjaft gabime e jo te gjithe apo edhe te perzier. .mbi te gjitha nje fjalor te tille nuk e ben dot nje njeri i vetem qofte edhe nje shkencetar i fushesh se gjeografise ne pergjithesi dhe i toponomastikes ne veqanti..di qe dikur instituti i historise dhe gjeografise ne tirane ka punuar rreth 20 vjet dhe me angazhimin e qindra mesuesve per te sjelle nje fjalor te tille..pra nje institucioni te specializuar i jan dashur vite e ty te eshte dashur thjeshte nje dite e vetme per ta sjalle kete te ashtuquajtur fjalorth..je jasht cdo nocioni i dashur bace..te pata thene bace dhe te sugjeroj qe ti degjosh ata qe kan me shume njohuri mbi nje fushe te caktuar se sa ke ti njohuri mbi ate fushe..

    per te ter mos dekurajuar ne ate qe ke sjelle do te te sugjeroj disa gjera qe ti kesh parasysh ..

    e para .. nderroje emrin e fjalorthit ne '' lista e vendbanimeve ne republiken e shqiperise..

    e dyta .. ndaj emraqt e krahinave nga ata te fshatrave..

    e treta .. ka shume mundesi te gjesh shume informacion te plote ne faqen e komisionit qendror te zgjedhjeve ne shqiperi i cili ka listen e plote te te gjitha qendrave te votimit neper vendbanime..zakonisht cdo fshat ne shqiperi ka nje qender votimi..pra njesia me e vogel administrative ne shqiperi ka qender votimi..mund te kerkosh informacion tek ministria e pushtetit vendor ..per te haruar listen nuk te ndihmon harta e shqiperise por kerkimi ne internet..e mira do ishte qe te shkoje vete fshat me fshat dhe ti gjeje keto fshatra por nuk besoj se e ke mundesin ta besh nje gje te tille..pikerisht ne fshat ti e kupton se si shkruhet dhe shqiptohet nje fshat pasi ata e dime me mire si quhen fshatrat e tyre..

    e katerta..rendit edhe emrat e krahinave qe te mos ngaterrohen me fshatrat..ti i kishe ndare me rrethe por mua me duket me e mire ndarja sipas krahinave..ne ndarjen shoqerore krahina eshte njesia e dyte pas fshatit dhe shume njerez me gjeresisht identifikohen me krahinen..psh lumnjan , drenicak apo lab..ne ndarjen administrative pas fshatit vjen fshati i bashkuar qe perbehet nga disa fshatra me te vegjel dhe ku zakonisht emri i nje fshati te vogel sherben edhe per fshatin e bashkuar..por ka raste qe emri i fshatit te bashkuar nuk ka te beje me asnje vendbanim brenda atij fshati..psh ne krahinen e lumes ku une bej pjese fshati ujmisht eshte fshat i bashkuar nga fshatrat resk , malqene , skavice dhe tejdrine..pra asnjeri nga fshatrat e vegjel nuk permban emrin e fshatit ti madh..jep shpjegime per raste te tilla..

    e pesta..nese do kesh kohe te merresh me kete pune mos u permbaj vetem ne territorin e republikes se shqiperise por zgjeroje ne te gjitha vendbanimet shqiptare..do ishte shume me e mire dhe me e plote kjo liste nese do permbledhte te gjitha vendbanimet shqiptare..une dikur pata pyetur ne kete forum velezerit nga kosova si ishte ndarja krahinore e kosoves por askush nuk ishte ne gjendje te pergjigjej..une vete do kisha shume deshire ta dija te pakten ndarjen krahinore te trojeve shqiptare..ta di kujt i thone drenicak e kujt lab etj etj..

    e gjashta ..nese nuk e ke mundesine te vizitosh te pakten krahinat e caktuara mundohu te gjesh persona nga keto krahina dhe ti pyesesh per pemen e krahines se tij..ndryshe ke per te harruar ose ngaterruar vendbanime apo per ti shkruar ndryshe nga cjane ne realitet..psh ne krahinen time ke shkruar gabim fshatin tershene ne tershane..apo fshatin topojan ne tropojan..apo ke harruar fshatra pa i shenuar fare ne liste..


    keto sugjerime po me kujtohen per momentin..ndoshta mund te kete sugjerime te tjera qe mund te te ndihmojne edhe me shume per te bere nje liste sado pak te plote rreth vendbanimeve shqiptare..kjo eshte thjesht nese ti fokusohesh vetem ne vendbanime pasi po u fokusove edhe ne toponime te tjeras do te te ngjaj me ate udhetarin qe hyn ne masivin e amazones...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 18-01-2013 më 09:42
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar _MALSORI_ për postimin:

    projekti21_dk (10-09-2021)

  16. #15

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    ... Nejse... në pika të shkurtra po të përgjigjem. Unë nuk mbaj inat. Faktikisht kam qenë i zemëruar. Unë i kam inat njerëzit kur flasin pas shpindës. E di ti çka ke folur në temën që ka hapur drenicaku, Ardit Mustafa. Të qoftë falë.

    Unë e di ç'është toponomastika. Si student e kam pasur një seminar/punim - studim hesapi, me temën "Toponomastika e katundit Tërstenik " ( d.m.th vendlindja ime ).

    Sa për fjalorthin toponomastik që e kam titulluar, ky është një emërtim i hershëm. Tani do ta kisha titulluar

    "Emërvende në Republikën e Shqipërisë".
    - fshatra dhe qytete

    Shikoje në ballinë shkruan: për nevoja të gjëzetarëve.

    Jam plotësisht i bindur se kanë mbetur pa u përfshirë edhe shumë emërvende të tjera, por nuk dyshoj në saktësinë e tyre.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #16
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    vleresoj qellimin e mire tendin Adem. Njerezia sot nuk te japin nje gur te cash koken, falas.. e jo me momente dhe pune serioze.. Te pergezoj
    What goes around---comes around

  18. #17
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    ... Nejse... në pika të shkurtra po të përgjigjem. Unë nuk mbaj inat. Faktikisht kam qenë i zemëruar. Unë i kam inat njerëzit kur flasin pas shpindës. E di ti çka ke folur në temën që ka hapur drenicaku, Ardit Mustafa. Të qoftë falë.

    Unë e di ç'është toponomastika. Si student e kam pasur një seminar/punim - studim hesapi, me temën "Toponomastika e katundit Tërstenik " ( d.m.th vendlindja ime ).

    Sa për fjalorthin toponomastik që e kam titulluar, ky është një emërtim i hershëm. Tani do ta kisha titulluar

    "Emërvende në Republikën e Shqipërisë".
    - fshatra dhe qytete

    Shikoje në ballinë shkruan: për nevoja të gjëzetarëve.

    Jam plotësisht i bindur se kanë mbetur pa u përfshirë edhe shumë emërvende të tjera, por nuk dyshoj në saktësinë e tyre.
    epo pike e zeze..per cka do me falesh mo bac..sa shume fal bre por nuk ja ke idene cka po fal..ti mund te inatosesh me injorancen tende por nuk mund te inatosesh me ata qe ta vene ne dukje kete injorance..ne enderr e pe qe une paskam shkruar keq per ty prapa shpine..nuk e kan zakon malsoret kete gje ..as une nuk e kam zakon te flas mbas shpine ..ato qe kam per te thene i them hapur..me hapur se sa shkrova tek tema qe kishte hapur ai drenicaku nuk besoj se ka..nuk e di si tu duk ty prapa shpine..te paskan merzite fjalet e mija por nuk te kam faj..une asnjehere nuk me kan merzite epitetet tuaja si cung lume apo bla blat tjera..ti menjehere ben te idhnuarin dhe nuk e kerkon aspak te vetja pse po idhnohesh..po bajat bre bac te shkruash se tani qe iku baca apo malsori forumi nuk vlen me..pse une e ti ja japim kredibilitetin ketij forumi..ne jemi pjese e suksesit apo deshtimit te ketij forumi po asesi forumi nuk identifikohet me nje person sado kreativ te jete aj..pastaj ti vete e ke bere veten per te te folur bace..nje here ike e nje here vjen..nje here na thua lamtumire e heres tjeter mire se ju gjeta..burri mbahet i lidhur pas fjales dhe jo pas kunjit..ja pra keto budalliqe te bejne objekt talljeje

    sa per temen une me qellimin e mire te sugjerova dicka..une e njoh mire kete lami pasi kam studiuar pikerisht histori-gjeografi..ty te duket se kur te thone miremengjes jan duke te te share..ne te vertete une doja te te ndihmoja dhe mendova qe mund te besh dicka te vlefshme..nejse..ti vazhdo ne drejtimin qe ke zgjedhur..eshte nje e drejte e jotja..keshtu eshte tek ne kur ai qe ka studiuar per mekanike te ben kompetentin per gjikonologji e ai qe ka studiuar per veterinari te ben kompetentin ne gjeografi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 19-01-2013 më 09:41
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  19. #18

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    epo pike e zeze..per cka do me falesh mo bac..sa shume fal bre por nuk ja ke idene cka po fal..ti mund te inatosesh me injorancen tende por nuk mund te inatosesh me ata qe ta vene ne dukje kete injorance..ne enderr e pe qe une paskam shkruar keq per ty prapa shpine..nuk e kan zakon malsoret kete gje ..as une nuk e kam zakon te flas mbas shpine ..ato qe kam per te thene i them hapur..me hapur se sa shkrova tek tema qe kishte hapur ai drenicaku nuk besoj se ka..nuk e di si tu duk ty prapa shpine..te paskan merzite fjalet e mija por nuk te kam faj..
    Sa për korrektësi, ja cka ke shkruar në kohën kur unë isha i përjashtuar:

    MALSORI i vetmi reagon te shkrimi i Ardit Mustafës .doc

    Mos ta prishim temën. Në të ardhmen do të të përgjigjem në pjesën tjetër ku ke dhënë këshilla, të cilat mua më pëlqyen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-01-2013 më 14:20
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #19
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Sa për korrektësi, ja cka ke shkruar në kohën kur unë isha i përjashtuar:

    MALSORI i vetmi reagon te shkrimi i Ardit Mustafës .doc

    Mos ta prishim temën. Në të ardhmen do të të përgjigjem në pjesën tjetër ku ke dhënë këshilla, të cilat mua më pëlqyen.
    une per temen po flisja por ti e devijove duke na treguar cka paskemi shkruar dikur dhe duke na prezantuar zemergjeresine tende ne falje pavaresisht se nuk ke cka fal.. bere mire qe e solle shkrimin tim..e lexova edhe nje here dhe e para gje qe pash ishte se shkrimi ishte bere publik ne rubriken perkatese ( pra jo pas shpine siq ta ka enda ti ta quash ) dhe e dyta pash qe sinqerisht je bere si ata kalamajt e lazdruar qe per cdo gje bejne sikur hidherohen..cka kishte ofenduese shkrimi im ..asgje..thjeshte nje pergjigje ironike ndaj dikujt qe eshte komplet jasht cdo sensi ne forum..bac nuk mund te hapim tema per cdo njeri qe na pelqen ne kete forum..kjo eshte qesharake dhe kur behesh qesharak nuk kan faj forumnistet qe te thumbojne me ironi..

    keshillat e mija hedhi ne kosh..une nuk ti parashtrova per pergjigje por si rruge ndihmese per ate qe ti pretendon te besh..ti ke parimet tuaja ne punen tende dhe keshillat e mija nuk vlejne..nese do degjoje nje keshille time na trego shkurtimisht ndarjen krahinore te kosoves dhe viseve te tjera jasht trojeve shteterore te shqiperise..pra vetem krahinore pasi askund nuk e gjen kete lloj ndarje kurse sa per fshtrat shqiptare mjafton te hysh ne google earth dhe i gjen nje per nje dhe ate liste qe ke bere ti e perpilon brenda dy oresh..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 19-01-2013 më 15:12
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  21. #20

    Për: Dhuratë prej meje, për ju: "Fjalorth toponomastik - Shqipëria", nga Adem Gashi

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    une per temen po flisja por ti e devijove duke na treguar cka paskemi shkruar dikur dhe duke na prezantuar zemergjeresine tende ne falje pavaresisht se nuk ke cka fal.. bere mire qe e solle shkrimin tim..e lexova edhe nje here dhe e para gje qe pash ishte se shkrimi ishte bere publik ne rubriken perkatese ( pra jo pas shpine siq ta ka enda ti ta quash ) dhe e dyta pash qe sinqerisht je bere si ata kalamajt e lazdruar qe per cdo gje bejne sikur hidherohen..cka kishte ofenduese shkrimi im ..asgje..thjeshte nje pergjigje ironike ndaj dikujt qe eshte komplet jasht cdo sensi ne forum..bac nuk mund te hapim tema per cdo njeri qe na pelqen ne kete forum..kjo eshte qesharake dhe kur behesh qesharak nuk kan faj forumnistet qe te thumbojne me ironi..

    keshillat e mija hedhi ne kosh..une nuk ti parashtrova per pergjigje por si rruge ndihmese per ate qe ti pretendon te besh..ti ke parimet tuaja ne punen tende dhe keshillat e mija nuk vlejne..nese do degjoje nje keshille time na trego shkurtimisht ndarjen krahinore te kosoves dhe viseve te tjera jasht trojeve shteterore te shqiperise..pra vetem krahinore pasi askund nuk e gjen kete lloj ndarje kurse sa per fshtrat shqiptare mjafton te hysh ne google earth dhe i gjen nje per nje dhe ate liste qe ke bere ti e perpilon brenda dy oresh..

    Ja si e ke bërë postimin e parë në këtë temë:

    po cfare fjalorthi o bace..a ja ke idene se cka je duke bere..me duket nje vrime ne uje..asgje me shume..keswhtu eshte kur ndermerr nje pune per te cilen nuk ja ke idene ...dikur te pata thene qe as mos e merr mundimin ta botosh nje fjalorth te tille pasi ajo cka po ben nuk i perket fushes se toponomastikes..te besh nje fjalor toponomastik te nje vendi pika e pare duhet te kesh njohuri mbi toponomastiken..ti nuk e di cka eshte toponomastika dhe thjesht ti duke pase perpara nje harte politike apo fizike te shqipterise je munduar te rendisesh thjeshte vetem vendbanimet me te rendesishme te republikes se shqiperise..po toponomastika ka nje game shume shume me te gjere se sa emertimi i disa vendbanimeve apo fshatrave siq quhen ne ndarjen administrative te shqiperise..ku jan malet , fushat , lumenjt , liqenet , krahinat etj etj..askund..thjesht emrat e disa fshatrave dhe qyteteve..dhe ato me mjaft gabime e jo te gjithe apo edhe te perzier. .mbi te gjitha nje fjalor te tille nuk e ben dot nje njeri i vetem qofte edhe nje shkencetar i fushesh se gjeografise ne pergjithesi dhe i toponomastikes ne veqanti..di qe dikur instituti i historise dhe gjeografise ne tirane ka punuar rreth 20 vjet dhe me angazhimin e qindra mesuesve per te sjelle nje fjalor te tille..pra nje institucioni te specializuar i jan dashur vite e ty te eshte dashur thjeshte nje dite e vetme per ta sjalle kete te ashtuquajtur fjalorth..je jasht cdo nocioni i dashur bace..te pata thene bace dhe te sugjeroj qe ti degjosh ata qe kan me shume njohuri mbi nje fushe te caktuar se sa ke ti njohuri mbi ate fushe..
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •