Libri im i parë, dhuratë për lexuesit dhe dëgjuesit e Radio Projektit 21 / dhe për Forumin
Të dashur lexues/dëgjues të Radio Projektit 21( e të Forumit ). Duke hulumtuar nëpër dokumentacionin tim të ruajtur nëpër CD të ndryshme, para 25 dhjetorit e gjeta librin tim të parë, të cilin e kisha të gatshëm për botim që në vitin 2001. Libri mban titullin: ”Fjalorth toponomastik – për nevoja të gjëzëtarëve – SHQIPËRIA”. Në libër janë përfshirë toponime ( që faktikisht shqip thuhet ”emërvende”, por aso kohe kështu i kisha vënë titullin, ndaj as këtu nuk po ia ndryshoj) nga Shqipëria sipas rretheve të asaj kohe. Janë gjithsej 26 rrethe.
Libri u dedikohej gjëzëtarëve, atyre që përpilonin fjalëkryqe e gjëza të tjera ku përdoreshin emërvende të ndryshme. Qëllimi ishte t’u dilej në ndihmë këtyre, por mbi të gjitha, gjëzëtarët nëpër gjëzat e tyre të përdornin emërvende nga Shqipëria, meqë ne dinim pak emërvende nga vendi ëmë dhe mos të përdoreshin ose sa më pak nga vise të tjera e rejoni.
Librin nuk e botova, sepse aso kohe për mua ishte e pamundur ardhja në Kosovë, si dhe për shkakun që u krijuan rrethe të reja. Nuk m’u duk e arsyeshme t’i hyja edhe një herë kësaj pune të lodhshme. Pak më vonë mora vesh se ka dalë një libër i ngjashëm.
Kur e gjeta librin, mendova se nuk ia vlen të botohet, por do t’ua dhuroj të gjithë miqve dhe sivëllezërve të mi, mbase do t’u hyjë në shërbim- përdorim. Fundja, mendoj se ia vlen të lexohet edhe vetëm sa për kureshtje.
Për saktësinë e emërvendeve dua ta felënderoj përzemërsisht miken time, vlonjaten, M. Goda, e cila më solli një hartë me emërvende të sakta, madje edhe me koordinanta.
Krijoni Kontakt