INTERVISTA/ Flet Akademik Vasil Tole: Mihal Grameno i vlerėsonte shumė kėngėt patriotike ēame
Ja vendi qė zėnė kėngėt polifonike ēame pėr Pavarėsinė
Albert ZHOLI
Kėto ditė Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, nė kuadrin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė organizoi Konferencėn Shkencore Ēamėria gjatė rrugės sė pavarėsisė. Nė kėtė konferencw merrnin pjesė, studiues, diplomatė, historianė, akademikė, tė cilėt mbajtėn tema mjaft interesante pėr rolin e Ēamėrisė nė shpalljen e Pavarėsisė.
Ēfarė vendi zėnė Kėngėt iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė?
Kėngėt popullore patriotike tw Ēamėrisė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė trashėgiminė shpirtėrore tė popullit shqiptar, duke i shndėrruar ato mė sė pakti nė njė lloj autobiografie tė shkruar nė vargje dhe nė tinguj. Nė popull ato i gjejmė tė pėrcaktuara edhe si kėngė trimash, kėngė burrėrishte, kapedanėsh dhe kaēakėsh. Siē ėshtė vėnė rėndom nė dukje[1], krijime tė tilla janė rezultat i njė frymėzimi popullor qė rri pėrherė zgjuar, qė e ka bėrė zakon ti pėrgjigjet ēastit flakė pėr flakė, pasi populli ėshtė njė vėzhgues e kritik i thellė. Ndėr tė parėt shkrimtari Ismail Kadare ka konstatuar se: nė kėngėt popullore tė Ēamėrisė, vizatohet e plotė fuqia kolektive e njė popullsie heroike, tė talentuar, jashtėzakonisht vitale, tė zgjuar, aktive dhe plot kolorit. Nė to jepet jeta e tyre e pėrditshme dhe ditėt e tyre tė jashtėzakonshme, gėzimet dhe hidhėrimet e tyre, luftėrat, vuajtjet dhe sė fundi tragjedinė e tyre tė dhimbshme. Pikėrisht, pjesė e kėsaj fuqie kolektive tė njė populli heroik ėshtė edhe pėrjetimi nė trashėgiminė e tyre shpirtėrore i luftėrave dhe i pėrpjekjeve pėr liri, e posaēėrisht pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Si tė tilla ato nuk e riprodhojnė realitetin historik me gjuhėn e thatė tė dokumenteve por e pasqyrojnė atė shpirtėrisht dhe artistikisht.
Po nė kėndvėshtrimin etnomuzikologjik, iso-polifonia ēfarė pozicioni zė?
Siē dihet, nė kėndvėshtrimin etnomuzikologjik, iso-polifonia ēame ėshtė njė nga format mė interesante tė iso-polifonisė vokale toske. Ashtu si ajo, gjendet e kultivuar edhe si muzikė thjesht vokale por edhe si muzikė me saze, pra muzikė popullore qytetare. Pra, kur flasim pėr njė repertor kėngėsh kushtuar pavarėsisė, kemi rastin tė flasim si pėr kėngė iso-polifonike me iso dhe pėr muzikė qytetare me saze, ēka shpjegon popullarizimin e kėsaj muzike nė Ēamėri dhe me gjerė. Pėr shkak tė rrethanave historike dhe gjenocidit ndaj popullsisė ēame, nuk ka qenė e mundur qė trashėgimia muzikore iso-polifonike e Ēamėrisė sė pari tė mblidhej nė vendin e origjinės dhe sė dyti kjo traditė tė mblidhej edhe nė kontekstin e saj muzikor, pra tė regjistrohej edhe si muzikė edhe si tekst. Gjithsesi, me mbledhjet qė i janė bėrė kėsaj trashėgime pas vitit 1945, si nga studiuesit vendas dhe ata tė huaj (ku ndėr ta pėrmend folkloristin e shquar Fatos Merro Rrapaj, Prof. Ramadan Sokolin si dhe ēiftin e etnomuzikologėve gjermanė Shtokman), ėshtė bėrė e mundur qė sot tė kemi njė pamje shumė mė tė qartė tė kėsaj trashėgimie.
Sa origjinale ėshtė muzika popullore e Ēamėrisė?
Pavarėsisht mbledhjeve tė vonuara tė saj, krijimtaria muzikore popullore e Ēamėrisė ishte dhe mbetet sa origjinale e krahinore, e po aq pjesė e trungut tė repertorit muzikor tradicional shqiptar. Ndėr dėshmitė e para tė shkruara nė lidhje me popullaritetin e kėngėve iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė, flet Mihal Grameno. Patrioti dhe shkrimtari Mihal Grameno, nė librin e tij Kryengritja shqiptare, kreu IX, Proklamimi i lirisė, pėrshkruan pėrjetimin e thellė emocional qė i shkaktoi interpretimi i njė kėnge popullore patriotike ēame nė vitin 1909: kėnduam pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė, e tė tjera kėngė trimore, kur Ēerēizi (bėhet fjalė pėr Ccerēiz Topullin-shėnimi ynė), ngrihet edhe na mbledh tė gjithė nė valle duke kėnduar kėtė kėngė:
Shqipėri, moj Shqipėri, Shqipėri pesė Vilajete/ Pse su pėrpoqe pėr vete, po pėr shumė ti milete! etj.
U mallėngjyesh kaq tepėr nga kjo kėngė, e cila mė pikėllojti nė zemėr, sa nuk durova dot, po u hoqa mėnjanė edhe, pa dashur, zura tė qanj si nonjė foshnje! Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se kjo valle e kėnduar ka njė pėrhapje nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, por realisht intonacionet e melodisė sė saj, e ēojnė origjinėn e krijimit thellė nė Ēamėri, aty ku ndihej akoma mė e fortė drama e copėtimit tė Shqipėrisė. Ja se si paraqitet kjo kėngė[2] nė variantin ēam:
Shqipėri, tre vilajete
Nė mes tė kraleve mbete,
Sikush tė kėrkon pėr vete
Ca rigata pa edepe,
I thonė sulltanit jepe!
Le ta dijė gjithė Evropa:
Nuk bėhemi copa-copa
Pėr serbėr, grekėr bullgarė,
Se na jemi shqipėtarė,
Barutin me dhėmbė e hamė!.etj
Kush ėshtė nė qendėr tė kėtyre kėngėve polifonike ēame?
Nė qendėr tė kėtyre kėngėve iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė janė figurat e udhėheqėsve popullorė, nė jug e veri duke filluar nga Heroi Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Selim dhe Ismail Qemali, trimat dhe patriotėt ēame si: Hasan Tahsini, Abedin Dino, Rexhep Demi, Maksut Veli, Vangjel Theodhoriu-shqipėtari, Abedin Madan Muharremi (i njohur si dėshmori i parė i Pavarėsisė, rėnė nė pėrpjekje me andartėt grekė nė fshatin Pleshavicė tė Filatit mė 20 nėntor 1912), Hasan Hania, Memo Haruni, Refat Mehmeti, Subi Llano, Isa Shano, Memo Bushi, Tahir Zeqo, Muharrem Rushiti, Osman Taka, Ēelo Mezani etj., pėr tė cilėt kėnga ēame thotė: Jorgo, dhėndėr i Rusisė/ ti snjeh djelmt e Ēamėrisė/ qė pėr nder tė Shqipėrisė/ e marrin plumbin nė sisė. Kėngėt ēame i kėndojnė edhe trimave tė tjerė shqiptarė si: Zenel Gjonleka, Rrapo Hekali, etj.. Nė thelb, kėngė tė tilla ushqehen nga dashuria pėr vendin, pėr gjuhėn, traditat dhe ēdo gjė tjetėr tė pėrbashkėt. Pėr to, me kohė ėshtė konstatuar se nė pėrmbajtjen e tyre zbulohen proceset e zhvillimit tė kombit. Kjo kėngė ėshtė njė nga rastet kur krijimet krahinore priren ndaj horizontesh politike, qė pėrputhen gjithmonė e mė shumė me njė vullnet tė pėrbashkėt kombėtar, duke bėrė qė historia e kombit tė ngjizet nga historia e gjymtyrėve tė tij[3]. Duke filluar nga vitet `30 tė shekullit XIX, kur zė fill lėvizja e Rilindjes sonė kombėtare, tė cilės i prijnė luftwrat e popullit kundėr reformave tė Tanzimatit, nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe deri te shpallja e pavarėsisė, kėngėt tona popullore ndėr to edhe ato tė Ēamėrisė u bėnė dėshmi e sakrificave tė mėdha tė popullit dhe tė heronjve tė tij.
Kush janė krijuesit e kėtyre kėngėve?
Tė krijuara nga rapsodėt popullorė ēamė, nga pėrjetuesit dhe pjesėmarrėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve historike me qėllim qė tė pėrcjellin mesazhin e tyre, kėto kėngė vėnė nė dukje unitetin e popullit tonė, meqė nė rrethana tė tilla bėhej mė e qartė vetėdija kombėtare dhe qėllimi i luftės sė tij. Sigurisht qė nė jetėgjatėsinė e kėtyre kėngėve ka luajtur rol edhe fakti qė rapsodėt[4] e konsideronin veten si ustallarėt qė para se ti vinin themelet kėngės i latojnė e i latojnė gurėt, i gdhendin mirė qė muri tė dalė i fortė.
Me tė drejtė, Prof. Ramadan Sokoli[5] ka konstatuar se krijimtaria popullore rrjedh, lėviz e nuk qėndron amull. Koha sjell vazhdimisht ndryshime nė trajtėn dhe nė pėrmbajtjen e kėngėve por sidoqoftė mbetet shtrati i vjetėr. Nga pėrpunimi i tyre i pareshtur, nga elementet dhe nga shtresat e mėvonshme qė rėndom ua mbulojnė shtratin e vjetėr, disa kėngė tė lashta mund tė duken si krijime tė vona. Sipas Ernest Koliqit: nji kangė popullore nuk len pėrnjiherė, por herė mbas here; venitet e bje, mandej e merr veten: zakonisht len pėrsėri nė secilėn gojė qė e kėndon. Kanga qė mbėrrinė kultim e pėrsosunisė, mbas gjumesh tė randa e zgjimesh, pranohet qė te bahet pjesė e pajės shprehėse kombtare, e kristalizueme nė nji trajtė qė nė njėfare mėnyre mbetet e pandryshueshme, sepse tė gjithė, gati nė mėnyrė bestytnore, respektojnė fazėn e fundit tė shndėrrimit. Po kush mundet me e dallue, mbas ndryshimesh tė pafund qė pėsoi kanga, tue shkue gojė me gojė e lagje me lagje, tekstin fillestar me tė cilin nisi fluturimin e gjatė? Para se me marrė vulėn pėrfundimtare tė artit popullor, tė gjithė i dhanė diēka: dikush nji varg tė plotė dikush nji emistik, dikush nji epitet, dikush nji folje ma kumbuese e dikush nji hoke shprehėse e cila e ndriēon prej fillimit e deri nė fund. Shumė shpirtna derdhen nė tė tė rrahmen e nji ēasti hiri poetik. Por, prej mija kangėsh qė lejne pa pra, ndoshta vetėm nji ka privilegjin me mbetė gjallė e me gjetė vendin e pėrhershėm nė mbledhtoren e hartimeve poetike popullore tė deja me u ruejtė e me u lanė trashėgim brezave qė ndjekun". Ndėr kėto kėngė qė kanė mbetur ende gjallė si Kryevepra shpirtėrore tė Ēamėrisė janė edhe kėngėt iso-polifonike tė Pavarėsisė, aq aktuale edhe sot pėr mesazhin e tyre liridashės.
Krijoni Kontakt