Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë

    Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë

    Kosova dhe Shqipëria prej kohësh kanë nisur projektet e përbashkëta për botimet historike. Së fundmi Instituti i Historisë i Prishtinës është duke punuar me atë që e quan “makroprojektin” e tij, shkrimin e “Historisë së Kosovës” në bashkëpunim edhe me institucionet akademike dhe shkencore shqiptare.

    Shkrimi i historisë së shqiptarëve nuk duket punë e lehtë për institucionet shkencore si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Edhe në shtetin e ri të Kosovës një nga çështjet më të ndjeshme që është duke përcjellë, vazhdon të jetë shkrimi i historisë së saj. Librat historikë të botuar për Kosovën deri më tani janë të shkruar nga studiuesit, ndërsa deri më sot, me përjashtime nuk kemi një histori të shkruar nga institucionet përkatëse. “Kosova, një histori e shkurtër” e autorit Noel Malkolm, libri voluminoz “Kosova”, i Jusuf Buxhovit dhe ai i Oliver Shmidit, “Kosova-histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, janë libra të botuar viteve të fundit mbi historinë e Kosovës. Instituti i Historisë së Kosovës ka nisur vite më parë punën për përpilimin e historisë së Kosovës, por mungesa e mjeteve financiare ka bërë që ky projekt të mos finalizohet ende. Projekti është në fazën e finalizimit, por drejtues të këtij institucioni nuk kanë thënë se kur mund të përfundojë projekti. Sipas tyre, në projektin e Institutit “Historia e Kosovës” është në fazën e realizimit dhe këtë vit historianët e këtij institucioni shkencor do ta kenë prioritet angazhimin e tyre shkencor në përfundimin e këtij projekti, për të cilin kanë kërkuar edhe ndihmën e institucioneve shkencore shqiptare si Instituti i Historisë apo Akademia e Shkencave. Sipas Frashër Demajt, sekretar shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë për shkrimin e “Historisë së Kosovës” do të japin kontribut edhe studiues shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Pas çlirimit të Kosovës më 1999-ën vazhdoi bashkëpunimi me institucionet kërkimore shkencore të Kosovës dhe Shqipërisë, si në realizimin e projekteve ashtu dhe në organizimin e sesioneve, tryezave, konferencave dhe simpoziumeve shkencore. Gjatë kësaj periudhe janë botuar një sërë botimesh monografike të përbashkëta.

    Nga ana tjetër, Instituti i Historisë në Tiranë ka mbledhur bashkë 37 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe trevat për të konkluduar në shkrimin e një vepre që rrok anët më të rëndësishme dhe më të përgjithshme të historisë së shqiptarëve në shekullin XX. Këta studiues kanë hulumtuar në arkivat më të rëndësishëm të botës, ku kanë gjetur me mijëra dokumente për Shqipërinë, të cilat janë sjellë në Tiranë dhe po studiohen nga historianët. Projekti i shkrimit të “Historisë së Shekullit XX”, sipas drejtorit të Institutit të Historisë, Beqir Meta, po përmbyll fazën e parë të tij.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-01-2013 më 21:44

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë

    Deri kur KOSOV,ky emer eshte i huaj per ne,DARDANIA eshte emri i vertet,kosova eshte e kaluara,Atedheu yne quhet DARDANI atedheu i shum personaliteve legjendare.
    Historia nuk mund te na fal brezave te tashem dhe te ardhshem nese nuk e jetesojne njeher dhe pergjithmon emrin e sakt DARDANI....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Për: Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë

    ...ne flasim për molla ti fletë per dardha...

    "Nuk lufton Kelmendi por lufton vendi"...pra, emri i një vendit sot ne epoken numerike nuk luan kurrfarë roli, e sikur te ishim rikthyer e gjithë Europa edhe njëherë në Mesjeten e dikurshme atëherë do ishte diçka tjetër....
    Historianve qê kanë nisur këtë projekt iu urojmi suksese dhe duhet pa tjetër ti mbeshtesim dhe ti ndihmojnë ministria e Tiranes dhe Prishtinës,
    ...këto botime nuk duhet te dalin me finacime private te çebaptoreve e gjelltoreve siç botojnë disa autorë gjoja se libra shkëncore, por me mbeshtetje te fortë nga shteti.
    Lusim Minstrat e Arsimit qê t'iu ndihmohët historianëve të Kosvës që të realizohët ky projekt dhe te dali për botim.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461

    Për: Kosova kërkon ndihmë për shkrimin e historisë

    Per ta shkrue,historine e kosoves dhe Shqiperis,duhet expert ne shume lami.! gjuhetare,2,arheolog,historian,dhe ketu mungesa ndihet shume.Krejte keto ,nuke mjaftojne,sepse nuke mer pjes edhe nji ose dy dijetare ma te medhej shqipetare te diteve tona.Nuke do te ket sukses.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006
    Ketu nuk eshte problemi as i Mollave as i dardhave por problemi eshte se si ta sjellim te verteten historike ne vend...

    ....prej ketu fillon HISTORIAe kosoves....

    ....sa per historian qe kemi nuk duhet te presi shum,sepse motivi eshte i vogel,pak jan puntor mendoj keshtu se paku,per me ber kso hapa duhet te kemi dashuri dhe perkushtim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 16-01-2013 më 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •