INTERVISTA/Flet piktori Njazi Rukaj: Nė pikturė mė pėlqen impresionizmi


Ja ēfarė dua tė pėrcjell nė ekspozitėn “Mesazhe dhe peizazhe”


Albert ZHOLI


Para disa ditėsh hapi ekspozitėn e tetė vetjake. Njė ekspozitė, ku mbizotėron peizazhi dhe portreti. Punimet e tij janė nė akuarel. Val dhe nė dru. Tė gjitha punimet e tij dallohen pėr natyrshmėri, plot dritė dhe impresionizėm. Jeta e tij ka pasur shumė zigzage, por ai ka ditur t’i kalojė ato me shumė sukses. Nė sistemin monist ka qenė i detyruar tė punojė ditė natė nė punė nga mė tė ndryshmet dhe tė vazhdojė shkollėn me shumė vėshtirėsi pėr arsye biografie. E veēanta e jetės sė tij si piktor ka qenė se Rukaj ka punuar njė kohė tė gjatė nė kishat e Mikonos nė Greqi pėr afresket murale. Dhe pse pėr herė tė parė nė kėtė lloj pikture me durim ai ka mundur tė bėhet njė mjeshtėr i vėrtetė i kėsaj lloji pikture murale.


-Si titullohet ekspozita qė keni hapur kėto ditė?

Kjo ekspozitė titullohet “Mesazhe dhe peizazhe”, Peizazhet mė shumė janė marrė nė bregdet pasi deti mė magjeps, ka njė pamje madhėshtore, dritė, ngjyra qė tė mahnitin. Kam vetėm peizazhe origjinale dhe jo nė imagjinatė. Kjo ėshtė karakteristikė e punimeve tė mia. Kam punime nė vaj dhe nė akuarel. Kam 20 peizazhe, ku trembėdhjetė janė me akuarel dhe tė tjerat janė me ngjyra vaji. Kam edhe portrete, por kam edhe 3-4 gdhendje nė dru. Punimin nė dru e kam pėrdorur mė shumė nė Greqi, pasi aty kėrkoheshin shumė kėto lloj punimesh nė formė gdhendjesh.



Nė sistemin monist a e keni ushtruar profesionin e piktorit?

Kam punuar nė muzeun e Krujės 5 vjet nė gdhendje druri nė njė repart artistik. Nga sistemi kam pasur edhe telashe. Nė fillim mė merrnin nė punė sepse i dinin aftėsitė e mia, pastaj mė kthenin. Kjo dihej dhe nuk do shumė pėrkthim. Si origjinė unė vij nga Smokthina e Vlorės. Vij nga familje patriotike, sepse nė Vlorė ėshtė edhe rruga Adem Tartari dhe Ramush Tartari. Tė parėt e mi kanė qenė me shkollė dhe me akademi. Por pati edhe incidente nė sistemin monist siē ishte babai dhe xhaxhai im qė ishin ushtarak me Akademi. Dhe ndodh qė njėri pushkatohet dhe babai im futet nė burg. Njėri pushkatohet nė Shkodėr dhe babai im nė burg nė Burrel. Mua m’u desh qė tė kaloja shumė peripeci, por pasioni bėn gjithccka.



-Sa piktura janė kėtu gjithsej?

Kėtu janė 75 piktura. Kėtu janė punime me akuarel, dru dhe vaj. Janė ndėr punimet e mia mė tė bukura. Janė punime qė i kam pėrzgjedhur dhe punuar me shumė dashuri.



Kush ėshtė mė e vėshtirė dhe kush ėshtė mė jetėgjatė, vaji, apo akuareli?



Me akuarel (ose bojwra uji) zakonisht punojnė fėmijėt qė punojnė pa pėrgjegjėsi, por pėrgjithėsisht dhe piktorėt qė janė mjeshtra. Akuareli ėshtė shumė i vėshtirė nė punim. Do durim dhe shumė kujdes. Tė paktė janė ata nė Shqipėri qė punojnė me akuarel siē ėshtė Rakip Shabani e shumė tė tjerė. Unė kam punuar qysh fėmijė me akuarel. Edhe vlerėsimi qė u bė nė inaugurimin e ekspozitės time ishte mbi akuarelin. Por dua tė theksoj se mė shumė dhe mė jetėgjatė ėshtė puna me vaj. Akuareli do shumė kujdes nga lagėshtia. Kur kalon nė vernik akuareli jeton mė gjatė, por e humbet vlerėn, ngjyrėn origjinale. Akuareli kėrkon njė mbikėqyrje tė kujdesshme. Drita e shpeshtė i zbeh kėto lloj pikturash.



-Sa ekspozita keni hapur gjithsej?

Unė kam hapur tetė ekspozita. Ekspozita e parė ėshtė hapur nė vitin 1969 nė Laē. Unė kam shtegtuar pėr arsye tė kohės dhe problemeve nė sistemin monist qė nga Vlora nė Delvinė dhe nga Delvina shkova nė Laē, pastaj nė Krujė. Nė qytetin e Krujės unė kam ndwnjtur deri para 10 vjetėsh. Ekspozita e parė ėshtė hapur nė Laē nė vitin 1969, kisha vizatime dhe tablo nė pikturė. Pastaj kam hapur pėrsėri tre ekspozita nė Laē, dy nė Fushėkrujė dhe njė nė Krujė.



- Vihet re se shumė piktorė shkojnė pas abstraksionizmit, pėrse ndodh kjo?

Sot shihet se pėrdoren tė gjitha llojet e izmave si nė pikturė. Izmat janė qė tė lodhet truri sa mė shumė. Por art me vlerė ngelet arti origjinal. Artet e tjera janė ngjyra nė pėrgjithėsi pa gjė tė veēantė, ku nė kohėt e fundit kanė arritur deri nė banalitete. Por ėshtė bota e lirė demokratike lejon ēdo piktor t’i eksperimentojė si tė dojė penelat dhe bojwrat nė pėlhurė. Por ka art me themel dhe art pa themel. Arti realist pėr mua ėshtė mė i bukuri. P.sh po tė shkosh nė Luvėr nė fillim do tė kthesh kokėn nga artrilindja. Ndjenjat e njeriut shprehen nga format nga mė tė ndryshmet. Unė punėn time e ēoj deri nė impresionizėm. Pėrshtypjet e para qė mund tė kem pėr diēka qė e shikoj e trajtoj nė pėlhurė nė formė impresioniste.

-Kush janė idhujt e tuaj tė preferuar nė arenėn ndėrkombėtare?

Dalin, Rembrandi, Goja, apo piktorėt rusėt qė janė shumė jetėsorė, kanė kolorit. Renuari. Kėta personalitete kanė pasur vlera artistike nė punimet e tyre dhe i kanė reziztuar shekujve.



Ju keni punuar pėr njė kohė tė gjatė nė Greqi me ikonat e kishave. A kishit vėshtirėsi?



Po, shumė vėshtirėsi. Ikonat nė fillim nuk i kuptoja, i merrja shabllon, pa derdhur shpirtin e artistit, ndjesinė time, idenė time. Kjo sepse ishte hera e parė qė merresha me kėtė lloj pikture. Ishte e vėshtirė nė fillim tė lidheshe me botėn e enjgjejve. Mu desh qė ti mėsoja me kujdes.

Ėshtė shumė e vėshtirė tė punosh nė mure dhe nė afresk. Kėto quhen piktura murale. Afresket e mirėfillta janė bėrė nė lashtėsi. Ato kanė njė teknikė shumė tė vėshtirė dhe nuk i jam futur asaj pune. Sot afreskun e kanė thjeshtėzuar mė bojėra tė ndryshme por realisht ato janė afresket e vjetra, tė parat janė me vlera tė papara.Edhe ikonat bizantine i kanė rezistuar shekujve dhe kanė vlerra tė mėdhaja. Nė fillim unė nuk i kuptoja nė Greqi. Unė pikturoja ikona dhe grekėt mė thonin se ėshtė shumė bukur. Nė ishullin e Mikonos mund tė jenė 31 kisha ku unė kam punuar afreske tė ndrysme me ikona.

-Sot mund ta pėrballosh jetėsėn me pikturė?

Qysh nė monizėm pasi kam pasur cen nė biografi (qesh, sot ėshtė e pabesueshme) kam qenė i detyruar tė mbijetoja vetėm me art gjatė gjithė jetės. Kam punuar ditė natė duke vazhduar dhe shkollėn njėkohėsisht, me kėtė profesion arsimova fėmijet e tj, etj. Unė kam ditur tė mbijetoj dhe tė fitoj. Njerėzit tė kuptojnė menjėherė nga ana psikologjike se ēfarė artipėrcjell, sidomos ata qė e dinė apo e kanė shijen e pikturės. Nė art nuk ka mėndjemadhėsi. Arti ėshtė shumė delikat. Arti do punė jo mbivlerėsim. Kur hiqesh se je dikushi apo i arrirė duhet tė dish se ke dėshtuar dhe nuk ka pozitivitet.. Duhet tė dish tė komunikosh me klientėt. Duhet tė dish ta servirėsh punėn qė tė marr vlerėn reale.

-Cilėt janė planet qė ke pėr tė ardhmen?

Nė muajin qershor dua qė tė hap njė eklspozitė vetėm me peisazhe, njė altoreliev (reliev i thellė). Mbas njė viti dua tė bėj portretet e artistėve tanė si Mentor Xhemali, Vaēe Zela, etj. Kėto janė monumente kulture, memndoj ti kaloj nė pikturė dhe nė gdhendje nė dru.