Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    budalalliqe me oke! ckeni ore qe imitoni keta halenjt e arabise......

    Ju e keni forcen e sigurise cfare m.utin kerkoni me shume apo doni trupa Ruse ne kosove si paqeruajtes???

    Lerjani NATO dhe FSK ne dore ndryshe si vendet arabe do perfundoni dhe mos beni lojen e serbise me keta palaco!!!!

    Kosova eshte e pavarur dhe pas disa vitesh bashkohet me shqiperine
    vari leshte

  2. #12
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    A u kuptum ?
    pooooooooo, beeeeeeeee pooooooooooo e kuptuuuuuuuuuuuum ooooooo ti kumanant, ec tani

    po çfare Kosoven, keta kumanant "horrat" duan te vijne te na "sulmojne" edhe jam ka frigohem qe edhe do arrijne te na qi-li-li-li-rojne
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Demaçi: Lugina të tregojë gatishmëri për luftë

    Emri:  f.0114192235673_m.gif

Shikime: 408

Madhësia:  32.3 KB
    Problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e ka komentuar edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili ka thënë se pa bashkimin e shqiptarëve të asaj pjese, nuk mund të bëhet asgjë. Demaçi u ka sugjeruar shqiptarëve të asaj pjese, që të tregojnë se janë të gatshëm të japin jetën për lirinë e tyre, e jo të shikojnë karriget dhe luftën për pushtet.

    “Ai lapidar atje është faktikisht një lapidar për luftën e madhe që e ka bërë ai popull për ekzistencën dhe të drejtat e veta. Por duhet të veprojnë në kuptimin që me e lënë të gjithë luftën për pushtet, e këto dallavere që po shtyhen mes vete dhe ta krijojnë një organizëm që i bashkon të gjithë ata shqiptarë atje, sepse ata nuk munden të ndarë. Aty është çështja e 100 mijë banorëve, se nëse ai popull atje nuk bashkohet dhe nuk bëhet unanim për mi mbrojt ato të drejta për të cilat kanë derdh gjak, me shkrime, me lutje, nënshkrime e pallavra nuk fitohet. Ai popull i cili nuk është i gatshëm të vdes për lirinë e vet, d.m.th atëherë s’mundet me i ndihmu askush. Evropa është vetëm duke na provuar se sa jemi të gatshëm të luftojmë për të drejtat tona, dhe prandaj ne të bashkuar mund ti tregojmë”, thotë Demaçi, transmeton ORAinfo.

    Sipas veprimtarit, Adem Demaçi, udhëheqësit e Luginës duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë.

    “Deri sa neve këtu në Kosovë na detyruan me ju dhënë pakicës serbe të drejta që si ka askush në botë, e ne ua dhamë. Ndërsa tash Evropa, këta miqtë tanë, nuk po e shohin këtë punë dhe po mendojnë se serbët janë me të vërtetë popull hyjnorë kurse populli shqiptar janë do farë idiotësh që munden të jetojnë edhe me robëri edhe pa të drejta e pa kurrgjë hiq. Edhe ata duhet të lidhen me një organizëm kombëtarë, të përbashkët edhe le të dihet kush po komandon që të bëhen më një zë dhe një kërkesë. Kërkesa është që, aq sa kanë serbët të drejta në Kosovë si pakicë, aq të kenë edhe shqiptarët në Preshevë”, ka thënë Demaçi, i cili ka aluduar që si shembull për preshevarit të merret pakoja e Ahtisarit.

    “Mos me zgjatë shumë muhabet, po Ahtisari le të zbatohet edhe për shqiptarët. Atëherë puna zgjidhet. Pasi që ekziston mënyra se si Evropa e ka zgjidh problemin e pakicave në Kosovë, kjo Evropë duhet me e zgjidh edhe problemin e shqiptarëve në Serbi, nëse duan të jenë të qetë Evropa, serbët dhe shqiptarët”, ka theksuar Demaçi.

    Sipas Demaçit, bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, do tu jepte mësim Serbëve dhe do të tregonte seriozitetin e vet, dhe sipas tij edhe Serbia do ta kuptonte që nuk është hajgare.

    “Kur janë të bashkuar, e sheh edhe Serbia që s’është hajgare kjo punë, e sheh edhe Evropa që s’është hajgare, atëherë edhe Kosova dhe Shqipëria detyrohen me e dhënë ndihmesën e vetë, atëherë ju ndihmon edhe e gjithë bota”, thotë Demaçi. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 14-01-2013 më 15:59

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Selimi: Dalja publike e AKSH-së, aktrim i dobët

    Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi, duke komentuar daljen publikisht njerëzve të armatosur dhe me maska, që vetën e quanin pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), ka thënë se paraqitja e tyre më shumë i ka ngjarë në një skeçi humoristik me aktorë të dobët dhe skenar të huaj.





    Kjo me tepër e dëmton sesa e mbron interesin e shqiptarëve”, ka thënë Selimi për Klan Kosova, citon ORAinfo.

    Sipas tij AKSH s’ka të bëjë asgjë me identitetin shqiptar.

    Shqiptarët nuk e kanë këtë imazh duke bërë kërcënime publike e mediatike dhe asgjë më shumë”, ka shtuar ai.

    Selimi thekson se dalja e AKSH-së nuk e destabilizon Kosovën, Serbia, sipas tij, është ajo që e bën këtë.

    Ai thotë se nëse është e nevojshme sërish do ta rrok armën, por nuk e sheh të arsyeshme tash këtë gjë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që mos të bashkohen me AKSH-në. /Telegrafi/

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    ajo video dukej qe ishte bere nga disa karagjoze dhe nuk ishte aspak serioze
    presheva nuk ka nevoje per ushtri, ushtrine e ka kosova, shqiperia, nato
    shqiptaret e presheves duhet te bejne bllokada kunder policise serbe ashtu si serbet e mitrovices. askush s`ka per ti preke

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Postime
    4

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Mendova pse ne Vushtrri ishin shfaqur?
    ne Vushtrri se aty ka kafe te qajav mas shumti dhe aty ishin nxeh mir nga qaji.
    Fjal sa dush po pun asgje

  7. #17
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    nuk eshte tragjike, kur njeriu nuk din, por kur paditurise i shtohet edhe marrezia e te menduarit, atehere i tejkalon kufinjet e tolerances. Nese vertete, jane aq te marre ne tu Lugines edhe te degjojne keshilla te tilla, atehere Daqa ka per te ua ngritur nje Lapidar te moodhe edhe aty te ua shkruaj; ketu kane jetuar dikur 100 mije "shiptarskih terroristi ", ama nuk ka me, sepse i pastruam me ndihmen edhe te mentoreve nga tu Kosova.

    Shtrohet edhe pyetja tjeter ku mbutin ishte ky matuf gjer tani, qe nuk u ka apeluar shqiptareve tu Lugines me heret te bashkohen? Sigurisht se ka qene i nxene me qaj - qukarijet edhe duke uruar vaskrsta e uskrsta. Ky eshte kulmi i idiotizmes, qe mund te deklaroje nje matuf i shpifur edhe ate! E ka kenaqur me aktivitetin e tij gjate luftes tu Kosoves, e tani edhe dikujt do i jap keshilla.

    por, mendoj qe pergjigjen me te mire per te e ka dhene "talebani" ne vazhdim, e kishte bere destroyed komplet


    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Pas thirrjes së AKSH-së vjen reagimi i serbëve







    Pas kërcënimit të Armatës Kombëtare Shqiptare se po mobilizohen për luftë me Serbinë nisur nga “kërcënimet serbe se do ta ndajnë një pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë” ka ardhur reagimi i grupit rival serb.

    Grupi i të rinjve nga fshati Nish kanë publikuar një video në YouTube pas publikimit të thirrjes për mobilizimin e shqiptarëve për mbrojtjen e bashkatdhetarëve të tyre në Luginën e Preshevës. Grupi serb "RAT" tallet me thirrjen e shqiptarëve për luftë.

    Djem të maskuar i përgjigjen kërcënimeve të shqiptarëve. Ata vetëquhen "Forcat Speciale të Serbisë", që kanë në plan t’i kundërpërgjigjen Shqipërisë.

    /Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    tash po qe u dhine serbt
    mendoj do ikun prej ballkanit e do transferohen ne afrike
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Selimi: Dalja publike e AKSH-së, aktrim i dobët

    Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Rexhep Selimi, duke komentuar daljen publikisht njerëzve të armatosur dhe me maska, që vetën e quanin pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), ka thënë se paraqitja e tyre më shumë i ka ngjarë në një skeçi humoristik me aktorë të dobët dhe skenar të huaj.





    Kjo me tepër e dëmton sesa e mbron interesin e shqiptarëve”, ka thënë Selimi për Klan Kosova, citon ORAinfo.

    Sipas tij AKSH s’ka të bëjë asgjë me identitetin shqiptar.

    Shqiptarët nuk e kanë këtë imazh duke bërë kërcënime publike e mediatike dhe asgjë më shumë”, ka shtuar ai.

    Selimi thekson se dalja e AKSH-së nuk e destabilizon Kosovën, Serbia, sipas tij, është ajo që e bën këtë.

    Ai thotë se nëse është e nevojshme sërish do ta rrok armën, por nuk e sheh të arsyeshme tash këtë gjë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që mos të bashkohen me AKSH-në. /Telegrafi/
    shume te drejt ka,BRAVO

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •