Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1

    Thumbs up Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Është shkencëtare me kontibut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë në fushën e informatikës dhe nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin e ‘Doktor Honoris Causa’, pikërisht në vendin ku studioi dhe nisi karrierën e saj akademike.

    Emri:  62370.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  28.5 KB

    Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se ky titull i akordohej zonjës Mezini me motivacionin, “Për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor, në fushën e informatikës”.

    Informaticienia Mezini është fituese e çmimit ERC me shumën prej 2.3 milionë eurosh që shkojnë për hulumtimin e koncepteve të reja të programimit. E gjendur në Tiranë për të pranuar këtë titull të senatit të Universitetit të Tiranës, ajo tha se për të ky është një moment i jashtëzakonshëm pasi kthehet në vendin nga ku nisi karriera e saj.

    “Falenderoj Senatin e Universitetit e Tiranës për një nder të jashtëzakonshëm që më bën duke më akorduar titullin e nderit. Më emocionon shumë, se këtë titull e marrë nga universiteti mëmë ku u rrita, aty ku fillova jetën time profesionale gati 30 vite më parë. Nuk e teproj po të them se pavarësisht se cfarë kam arritur dhe cfarë kam bërë, them që ato vite kanë një vend shumë të vecantë në jetën time, si vite të ëndrrave të mëdha për të bërë zbulime të mëdha. Them se brezi im i informaticienëve të parë e ndjente veten si një lloj elite nga të cilët pritej dicka. Ngritja e kësaj dege mund të quhet me të vërtetë një ëndërr, ishte pjesë e vizionit të disa njerëzve që na dhanë të gjitha aftësitë mbiteknike që kanë krijuar një brez të siukseshëm në Shqipëri dhe në botë. Por sit IT ka ndryshuar, luan rol kyc në ekonomitë më të zhvilluara të botës”, komentoi informaticienia Mezini.

    Nga ana tjetër, një ndër shkencëtaret më të zëshme në Evropë në fushën e informatikës, vuri theksin në nevojën për ndryshim sa i takon aspektit të studimeve informatike në universitetet e Shqipërisë.

    Informaticienia shqiptare Mira Mezini, me kontribut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë nderohet me titullin ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës. Shkencëtarja tha se për të ky është moment i veçantë pasi nderohet në vendin ku nisi karrierën.
    Revolution 1848

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Kesaj ja kane ngecur ate pune te universiteti dhe i ka ngelur ne dore si dopjo 6-ta.
    Puna u bee merzitshme ne universitet dhe ajo qe ndodhi universiteti per ta stimuluar
    ne ego e dergoi ne Gjermani/Usa,u fut ne Universitetet aty dhe ka bere perkthime
    dhe krijuar nga perkthime materiale.
    Pune te veten,ndonje zbulim personal,shpikje nuk besoj
    Ka bere pune kerkimore shkencore qe do te thote merr nje tufe librash lexo perkthe
    dhe shkruaj material.
    Akademiket ate pune bejne merr libra/perkthe dhe integro pjese
    nga libra te ndryshem ne nje artikull te vetem ose liber te vetem.
    30 vjet eshte marre me te njejten pune,sigurisht qe docent dhe doktor do behesh.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    30 vjet eshte marre me te njejten pune,sigurisht qe docent dhe doktor do behesh.
    me mire te perfundosh doktor shkecash se sa tornitor

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kesaj ja kane ngecur ate pune te universiteti dhe i ka ngelur ne dore si dopjo 6-ta.
    Puna u bee merzitshme ne universitet dhe ajo qe ndodhi universiteti per ta stimuluar
    ne ego e dergoi ne Gjermani/Usa,u fut ne Universitetet aty dhe ka bere perkthime
    dhe krijuar nga perkthime materiale.
    Pune te veten,ndonje zbulim personal,shpikje nuk besoj
    Ka bere pune kerkimore shkencore qe do te thote merr nje tufe librash lexo perkthe
    dhe shkruaj material.
    Akademiket ate pune bejne merr libra/perkthe dhe integro pjese
    nga libra te ndryshem ne nje artikull te vetem ose liber te vetem.
    30 vjet eshte marre me te njejten pune,sigurisht qe docent dhe doktor do behesh.

    Beno shifja CV para se te shkruash se del bllof
    http://www.stg.tu-darmstadt.de/staff...i/index.en.jsp
    Northeastern University seshte perkthim e botim
    Ps: urime goces..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 10-01-2013 më 21:40

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Sic premtova u perpoqa te gjeja ndonje studim shkencor ne lidhje me "koncepte te reja te programimit" te shkencetares Mira Mezini.

    Sic pritej dhe sic duket qarte prej artikullit:
    Mira Mezini, profesoreshe e informatikes ne Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, eshte fituese e cmimit ERC Advanced Grant me shumen prej 2.3 milione qe akordohet nga Keshilli Evropian per Studimet Shkencore, ERC.

    Ky eshte cmimi me vleren me te larte monetare qe ndahet ne Evrope. Me kete shume parashe profesorja ne fushen e informatikes planifikon te hulumtoje koncepte te reja baze te programimit, ne menyre qe ato t'i pergjigjen sfidave te realitit te ri te "kalkulimit ne Cloud". Ky cmim jepet nga Bashkimi Evropian qe nga vitit 2007. Me cmimin ERC Advanced Grant, Mezini eshte shkencetarja e pare e informatikes nga Gjermania qe fiton nje cmim te tille elitar. Mimoza Cika-Kelmendi me nje portret te Prof. Dr. Mira Mezinit.
    Pra granti jepet per te bere kerkime te reja ne programim madje ne fushen e "kalkulimit Cloud". Dmth qe nuk ka bere ende asgje, thjesht planifikohet...

    Realiteti eshte qe ne shqiperi egzistojne njerez qe kane bere jo vetem kerkime por edhe aplikime reale ne Cloud me metodat me bashkekohore, kur them bashkekohor flas per 2 vitet e fundit.
    Ndersa nga ana tjeter u jepet honoris causa njerezve qe planifikojne ti bejne kerkimet... lere me aplikimet.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Honoris Causa për shkencëtaren Shqiptare Mira Mezini

    Nuk do benit keq te kerkonit e lexonit ne Internet me pare mbi personin e kontributin e saj ne kete fushe. Ajo ka nje kontribut impresionues ne fushen akademike dhe ka shkruajtur me dhjetra "white papers" dhe ka marre pjese ne shume konferenca boterore. Ajo qe eshte akome impresionuese nuk eshte fakti se ajo eshte shqiptare, por fakti qe ajo eshte nje grua shqiptare kaq e suksesshme ne nje fushe te dominuar plotesisht nga meshkuj. Kjo ia rrit asaj vlerat e arritjeve te saj. Aspekti tjeter tejet pozitiv eshte fakti se ajo e ka krijuar karrieren e saj jashte Shqiperise, pa mbeshtetjen me te vogel nga askush, por fale punes dhe aftesive te veta.

    Urimet me te mira e suksese te metejshme per Mira Mezinin. Shqiperia ka nevoje per shembuj suksesi si ajo dhe eshte ne nderin e universitetit te Tiranes dhe jo te saj qe ajo pranoi kete cmim.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •