Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Kostë Çekrezi: Si u caktuan kufijtë me Greqinë më 1913

    Vjen në shqip historia e Shqipërisë nga Kostë Çekrezi.

    Caktimi i kufijve në Jug e manipulimet greke në 1913.

    “Autoritetet greke urdhëruan lyerjen e shtëpive e veshjen e njerëzve bardhë e blu, ndryshe internoheshin”

    Përpjekjet e dëshpëruara për ta paraqitur Jugun e Shqipërisë si grek.
    Çekrezi: Bandat greke kërcënuan komisionerët.

    Pas 93 vjetësh vjen në shqip historia e parë e Shqipërisë shkruar nga një shqiptar. Bëhet fjalë për librin “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”, i botuar së pari në gjuhën angleze në SHBA në vitin 1919, me autor intelektualin dhe patriotin Kostë Çekrezi, përkthyer nga Arben P. Latifi. Një libër i lënë në harresë për vite me radhë, i cili trajton historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej lashtësisë, deri në vitin 1919. Të vetëdijshëm se historinë shqiptarëve ua kanë shkruar gjithnjë të huajt, në këtë drejtim ky libër ka një vlerë të shtuar. Është vepra e një shqiptari për Shqipërinë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një emër si Kostë Çekrezi, gazetar, botues, diplomat dhe dëshmitar i një periudhe shumë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. “Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhen mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm – zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari. Për vite e vite me radhë, bota ka dëgjuar mjaft për punët e Shqipërisë, por ajo ka dëgjuar vetëm ç’thuhet thuajse tërësisht nga burime të jashtme; nga grekë, serbë a malazezë, dhe nga Fuqitë e Mëdha që, për arsye të vetat, më 1912-n krijuan në Londër shtetin e Shqipërisë dhe ia dorëzuan atë një princi të panjohur gjerman – Vilhelm Vidit (Wied)….”. Kështu shkruan Charles D. Hazen, profesor i historisë moderne në Universitetin e Columbia-s në parathënien e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” të autorit Kostë Çekrezi. Kurse vetë autori ndër të tjera shprehet se “problemi i Shqipërisë është një libër i palexuar jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për njerëzit që janë seriozisht të interesuar për të. Kjo mosnjohje e punëve të Shqipërisë vjen, jo ngaqë nuk interesohet kush për to, të paktën në këto kohë që po jetojmë, por ngaqë mungon një trajtesë tërësore e praktike mbi Shqipërinë. Është e vërtetë se për të janë shkruar libra të shumtë, por ata ose janë shkruar nga autorë amatorë që priren të spekulojnë për gjëra që i njohin fare pak, ose janë veçse monografi a skica që nuk e përmbushin dëshirën për informacion të përgjithshëm”. Sipas informacionit që vetë autori jep në libër, për të shkruar këtë histori u nxit nga pedagogët e tij të Fakultetit të Historisë në Universitetin e Harvardit, në veçanti nga prof. A.C.Kulixh (Coolidge), lektor mbi Çështjet e Lindjes.
    Sipas redaktorit të veprës, Naim Zoto, ndonëse i njohur gjithandej në diasporën shqiptare dhe në qarqet politike përtej Atlantikut, emri i Kostë Çekrezit në Shqipëri e në vendlindje u mbulua nga misteri dhe heshtja e pamerituar pas viteve ’40 dhe fatkeqësisht edhe pas rënies së regjimit komunist vijon të mbetet ende i pazbuluar.
    Përkthimin e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” nga gjuha angleze në shqip e ka financuar fondacioni kulturor “Fan S. Noli”, Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Bashkë me informacionin për këtë libër dhe autorin, kemi përzgjedhur prej tij disa faqe ku trajtohet çështja e përcaktimit të kufijve nga Komisioni Ndërkombëtar në fund të vitit 1913. Vetë Çekrezi ka qenë dëshmitar okular i këtij procesi, duke shoqëruar Komisionin Ndërkombëtar të caktimit të Kufijve në juglindje të Shqipërisë, e duke na sjellë fakte nga mënyra se si grekët kërkonin me çdo kusht të manipulonin çështjet, duke kaluar në një farsë qesharake.

    Nga libri:

    Emri:  koste-cekrezi_2.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  18.0 KB

    Kopertina e librit
    Autori: Kostë A. Çekrezi
    Titulli: Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja
    Me një parathënie nga Charles D. Hazen [Çarlz D. Hejzn], profesor i Historisë Moderne në Universitetin Columbia.
    Titulli i origjinalit: Albania: Past and Present.
    Botimi i parë: prill 1919, Nju Jork, MacMillan Co.
    Përktheu nga origjinali: Arben P. Latifi
    Redaktor: Shaban Sinani, Naim Zoto
    Botues: Albpapper
    Copyright (2012): Arben P. Latifi
    Nr. i faqeve: 320
    Çmimi: 1000 lekë/10 euro.

    Ndërkohë që Qeveria e Përkohshme po përpiqej ta konsolidonte principatën e re me mendimin që kjo të ish ngritur më këmbë kur të vinte Princi sovran i zgjedhur nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, qeveritë e këtyre Fuqive po vazhdonin në mënyrë të zvarritur e me gjysmë zemre të emëronin anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar që do të ndryshonin e caktonin kufijtë juglindorë të shtetit shqiptar. U deshën disa muaj që qeveritë europiane të gjenin njerëzit e përshtatshëm që do të zbatonin me përpikëri urdhrat e tyre për ndryshimin e kufirit ose, më saktë, njerëzit e përshtatshëm që do të ishin më të prirë për të mos i dhënë Shqipërisë atë që i takonte, duke u besuar komedive qesharake të autoriteteve ushtarake greke që po i pushtonin këto territore. Si provë mund të përmendet fakti që qeveria franceze zgjodhi si anëtar të Komisionit konsullin e saj në Vollos të Greqisë.
    Në të vërtetë, dukej sikur Fuqitë ishin lodhur tashmë duke u hequr sikur ia donin të mirën principatës së ardhme, përderisa rreziku i një lufte të përgjithshme ishte shmangur. Mbas disa muajsh zvarritjesh të kota, Fuqitë më në fund i emëruan komisionerët me kërkesën urgjente të Qeverisë së Përkohshme, e cila i kishte paralajmëruar ato në mënyrë të përsëritur lidhur me zemëratën në rritje të shqiptarëve, si pasojë e trajtimit çnjerëzor që grekët i bënin popullit në zonat e pushtuara. Njoftimet për këto mizori i sillnin përditë refugjatët që vinin në Vlorë nga Shqipëria e Jugut. Nga fundi i shtatorit 1913, Komisioni Ndërkombëtar shkoi në Selanik e prej aty në Manastir, ku kaloi edhe një muaj tjetër pa bërë gjë prej gjëje, me qëllim që t’u jepnin mundësi Fuqive që t’i bënin shantazh qeverisë shqiptare për t’i zhvatur ca koncesione fort të lakmuara, duke i futur frikën se puna e Komisionit të Kufijve do të pezullohej, nëse kontratat nuk do të nënshkruheshin në kohë. Kur më në fund kontratat u firmosën, Komisioni u vendos në qytetin e Korçës.
    Udhëtimi i Komisionit Ndërkombëtar, në atë pjesë të Shqipërisë që mundi të shikonte, është mjaft interesant e ndriçonjës, sepse u dha rastin autoriteteve ushtarake greke të tregonin sa mendjehollë ishin në përpjekjet e tyre për ta hutuar e ngatërruar Komisionin nëpër shtigje qorre. Ai dëshmon, gjithashtu, se deri në ç’skaje mund të shkojë pafytyrësia skandaloze e shteteve të Ballkanit me qëllim që të marrin atë që duan. Fatmirësisht, veprimet e Komisionit ruhen në Procesverbalin Zyrtar të Konferencës së Firences, siç u quajt zyrtarisht Komisioni, kur u mblodh në Firence, Itali, për t’i dhënë dorën e fundit projektit për kufirin juglindor. Nevoja e do që këtu të përmendim vetëm disa nga incidentet më të rëndësishme.
    1. Kamuflimi i Shqipërisë së Jugut
    Zvarritjet e Fuqive në emërimin e anëtarëve të Komisionit të Kufijve u dhanë autoriteteve ushtarake greke mundësi të mjaftueshme që të përgatitnin siç duhej skenën për pritjen e Komisionit në gjithë Shqipërinë e Jugut. Materiali për ndërtimin e skenës ishte i gatshëm dhe aktorët ishin tepër të zellshëm që shfaqja të dilte me sukses. Megjithatë, për fatin e keq të Greqisë, ata u treguan më të zellshëm nga ç’duhej dhe kështu krejt farsën e prishën në fund fare.
    Le të themi dy fjalë fillimisht për materialin dhe mandej për aktorët. Sipas vendimit të Ambasadorëve, Komisioni i Kufijve do të duhej ta përcaktonte karakterin etnik të njerëzve e të trojeve ku ata rronin mbi bazën e gjuhës që flisnin. Mund të mos pranohet se gjuha është kriter i sigurt i kombësisë, por, po të mbahet parasysh se vendi gjendej i pushtuar pikërisht nga ushtria e asaj qeverie që i pretendonte këto territore, nuk ka ç’kriter tjetër të përdoret. Megjithatë, edhe më i rëndësishëm është fakti që shqiptari njihet si i tillë më së pari ngaqë flet shqip, gjuhë të cilën e ka ruajtur qysh nga kohërat që s’mbahen mend. Për më tepër, shqiptarët asnjëherë nuk kanë mundur t’ia imponojnë gjuhën e tyre ndonjërit prej fqinjëve, kështu që përdorimi i këtij kriteri nuk është aspak gabim.

    Ç’është e vërteta, dihej nga të gjithë që gjuha e folur në Shqipërinë e Jugut është shqipja. Por çka nuk dihej fort mirë ishte që shqiptarët e krishterë ortodoksë të këtij rajoni, si edhe ata të Shqipërisë së Mesme, duhet t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla greke për shkak të ndalimit që i ishte bërë gjuhës shqipe. Rrjedhimisht, ata meshkuj që kishin marrë njëfarë arsimi në shkollat greke mund të kuptonin e, në disa raste, edhe të belbëzonin greqisht. Sigurisht, kishte disa që kishin marrë një arsim më të lartë në gjuhën greke, sikurse jepej në gjimnazet e Janinës e të Korçës, dhe këta e flisnin greqishten shumë mirë. Nga ana tjetër, ishte e natyrshme që nga këto shkolla greke të dilnin një numër nxënësish të rënë viktimë e magjisë së kujtimeve të Perikliut, gjigantëve të Maratonës dhe gjithë lavdisë që kishte parë Greqia e lashtë. Por ngazëllimi romantik i këtyre ithtarëve grekë të shkolluar atje, zakonisht ftohej në moshën e pjekurisë, apo mbasi u qëllonte të shkonin në Greqi, ku kishin rast të habiteshin duke parë sa larg dhe me ç’pikëpamje raciale e morale ishte greku i sotshëm në dallim nga kohërat e Perikliut e të Sokratit. Por meqë të shkolluarit nga këto dy gjimnaze asnjëherë nuk e kalonin një duzinë për çdo vit, numri i ithtarëve fantazmagorikë të Greqisë së lashtë ishte ku e ku më i vogël se njerëzit që tundnin kokën të dëshpëruar, duke pyetur me vete në ishin në rregull nga trutë këta ithtarë të kohërave që kishin perënduar.
    Ky ishte materiali me të cilin autoritetet ushtarake greke duhej të ndërtonin skenën. Le t’u japim hakën e të themi se, deri diku, ata e bënë shumë mirë punën e vet.
    Dhe ja se ç’bënë:
    Duke u rrekur t’i tregonin Komisionit Ndërkombëtar se i gjithë populli fliste greqisht, autoritetet greke u kujdesën që, kur kalonte Komisioni, nëpër rrugë të kishte vetëm greqisht-folës dhe, po kështu, vetëm këta mund të takoheshin me anëtarët e Komisionit. Atje ku s’kishte greqisht-folës, u sollën për këtë qëllim kolonë e refugjatë grekë nga Azia e Vogël, duke i paraqitur si banorë vendas. Gjithë të tjerët, gra, fëmijë, burra që s’flisnin greqisht, si dhe popullsia myslimane, u mbyllën nëpër shtëpira me roje tek dera. Mbasi e hodhën pas punën e gjuhës, autoritetet greke filluan të përgatisnin skenën ashtu siç duhej. U nxor një urdhëresë sipas së cilës njerëzit duhet t’i kamuflonin qytetet, fshatrat e shtëpitë, duke i lyer muret bardhë e blu, d.m.th. me ngjyrat kombëtare greke. Po njësoj duhej të vepronin edhe me tabelat e dyqaneve e punishteve, përndryshe do merrnin dënime të rënda, ndër të cilat rrahja deri në vdekje ishte ndëshkimi i zakonshëm kushtetues kur nuk zbatohej një urdhëresë. Si plotësim ndaj asaj që përshkruam më sipër, njerëzit u porositën gjithashtu që të vishnin bardh’-e-blu sa më shumë të mundnin. Ndonjë fatkeq që, pa e pasur mendjen, vishte ndonjë teshë me ngjyra kuq-e-zi apo shall, dënohej me burgosje ose internim.
    Hapi i tretë i ndërmarrë nga autoritetet greke ishte terrorizimi dhe frikësimi i popullit. Burgjet e Korçës, Janinës, Follorinës, Selanikut dhe të qyteteve të tjera greke ishin mbushur plot me të burgosur nga krahinat që do të vizitonte Komisioni. Patriotët trima shqiptarë i kishin provuar edhe më parë birucat plot lagështi të burgjeve turke, por tani ato kishin roje greke.
    2. Incidenti i Borovës
    Të gjitha këto bëheshin me qëllim që Komisioni të përftonte përshtypjen për karakterin grek që kishin krahinat e Shqipërisë së Jugut, të cilat Europa donte t’ua jepte kasapëve të Shqipërisë.
    Rrugës për në Kolonjë, ku do të fillonte puna e tij e vërtetë, Komisioni kaloi përmes qytetit të Korçës. Ky qytet, me gjithë krahinat, ishte përfshirë rregullisht në Shtetin e ri me vendimin e drejtpërdrejtë të Konferencës së Londrës, kështu që Komisioni s’kishte ç’të bënte në atë rajon, përveçse të ndiqte udhën përmes tij. Megjithatë, autoritetet greke kishin marrë masat e nevojshme me qëllim që t’i linte Komisionit të kuptonte se ç’padrejtësi të madhe kishte bërë Konferenca duke ia dhënë qytetin Shqipërisë1.
    Zbukurimi e maskimi ishin bërë pa lënë gjë mangët; edhe kotecet e pulave dhe pemët ishin lyer bardh’-e-blu dhe qyteti kishte marrë pamjen e një deti që shkumbon. Por iluzionin e grekëve e prishi delegati italian, sido që kolegët e tij u zbavitën. Ca fëmijë shkolle ishin dërguar qëllimisht të luanin para shtëpisë ku rrinte Komisioni, të porositur që të flisnin greqisht ndërsa luanin. Sinjor Labia, komisioneri italian, doli në ballkon tok me disa kolegë që besonin lehtë dhe u hodhi fëmijëve një grusht me monedha të bakërta. Duke u turrur e shtyrë kush e kush të mblidhte sa më shumë monedha, fëmijët e shkretë e harruan fare porosinë që të mos flisnin shqip, kështu që beteja për monedhat vazhdoi në shqip, në gjuhën e tyre amtare. Komisionerët u kënaqën e qeshën me zë të lartë.
    Zbulimi i hiles, efekti i së cilës shtohej edhe më tej nga lyerjet e tepruara bardh’-e-blu, i tërboi grekët dhe i bëri të ndryshonin taktikë. Meqë ishte e pamundur t’i mbyllje gojën gjithë popullit, pse shumë njerëz gjetën mënyrën e komunikuan me anëtarët e Komisionit, duke ua bërë të ditur maskaradën që po ndodhte, autoritetet greke iu kthyen dhunës. Ata lëshuan pas gjurmëve të Komisionit një tufë andartësh famëkëqij grekë, kriminelë profesionistë, që ta ndiqnin Komisionin kudo që shkonte e të thërrisnin “à tue-tête” (Bashkim ose vdekje!). Bëmat e lavdishme të kësaj bande fatmirësisht janë të regjistruara në Procesverbalin Zyrtar të Komisionit.

    Emri:  konferenca-londres-1912-13.jpg

Shikime: 144

Madhësia:  28.5 KB[/I]

    Nga konferenca e ambasadoreve ne Londer

    Kështu grekët u përpoqën ta hiqnin qafe fare Komisionin, kur e kuptuan që loja e tyre ishte aq groteske saqë nuk mund të mos u linte përshtypje të keqe të dërguarve të Europës. Si rrjedhim, kur Komisioni arriti në fshatin Borovë, në krahinën e Kolonjës, grekët vunë në zbatim planin e ri. Sapo shkelën në Borovë, komisionerët, të cilët tashmë komedia kishte filluar t’i mërziste, kërkuan të takoheshin drejtpërdrejt me banorët. Njëri prej tyre trokiti në derën e një shtëpie, që e kishin zgjedhur rëndom si pikën nga do të fillonin hetimin. Për fatin e keq të grekëve, pikërisht ajo qëlloi të ishte shtëpia ku ata kishin mbyllur të gjithë banorët që nuk dinin të flisnin greqisht. Grekët e kuptuan se kishte ardhur çasti ta nxirrnin hapur në shesh bandën e tyre. Kur komisioneri po trokiste përsëri në derë, e tërë banda që kishte qenë duke përgjuar çdo lëvizje të Komisionit, e kërcënoi se do ta vriste, nëse ai nuk ndërronte mendje për të hyrë në atë shtëpi.
    Ndërhyrja skandaloze e bandës në punën e tyre, i bindi komisionerët se nuk kishin ç’të bënin tjetër veç të pezullonin çdo veprim. Ashtu bënë dhe secili njoftoi qeverinë e vet se ishte e pamundur ta kryenin misionin. Si rrjedhojë, qeveria britanike propozoi që Komisioni ta vazhdonte caktimin e kufijve me ndihmën e hartës, duke mbajtur parasysh vetëm arsyet ekonomike e gjeografike. Grekët kërcënuan se do ta bojkotonin tregtinë me Britaninë, por Fuqitë e pranuan propozimin.
    Komisioni vazhdoi mandej në Firence, Itali, dhe e përfundoi punën në Dhjetor 1913, me ndihmën e Institutit Gjeografik të qytetit. Ai i caktoi Shqipërisë dy krahinat ose sanxhaqet e diskutuara të Korçës e Gjirokastrës, në përputhje me idenë që kishte pasur qysh në fillim Konferenca e Ambasadorëve. Por si për ta gjymtuar të vetmen linjë komunikimi që Shqipëria e Jugut kishte midis detit dhe tokës, një pjesë e vogël e rrugës u la brenda territorit që iu caktua Greqisë. Me vijën e re kufitare, jashtë Shqipërisë mbeti, gjithashtu, rajoni i Çamërisë, i cili popullohet nga një popullsi homogjene shqiptare e besimit mysliman, ndonëse fajin për këtë e kishte më tepër Konferenca sesa Komisioni.
    Gjithsesi, për aq sa varej nga Komisioni, puna u mbyll. Por çështja e Shqipërisë së Jugut do të duhej ende të kalonte përmes shumë kundërshtive dhe do të bëhej përfundimisht gangrena që ia helmoi jetën shtetit të dobët të porsakrijuar dhe që i solli atij fundin e parakohshëm e të palavdishëm, siç do ta shohim pak më pas.

    Kush ishte Kostë Çekrezi

    [I]Emri:  Koste-Cekrezi-244x300.jpg

Shikime: 155

Madhësia:  14.2 KB

    Kostë Çekrezi

    Kostë Çekrezi lindi në Ziçisht të Korçës më 31 mars 1892, sipas deklarimit të tij në regjistrimin e vitit 1942 në Boston, ku jetonte si shqiptaro-amerikan, pas arratisjes nga kampi i përqendrimit “Le Vernet Internment Camp” në Francë. Pasi kreu studimet në gjimnazin e Korçës, në qershor të vitit 1910 Çekrezi fitoi të drejtën të vijonte Shkollën e lartë turke të Selanikut për Drejtësi. Studioi vetëm një vit, 1911-1912. Vetëm 21-vjeçar ai punon si sekretar i Gjykatores Civile të Vlorës dhe më tej emërohet dragoman (sekretar-përkthyes) i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit pranë Qeverisë së Ismail Qemalit dhe më vonë, Princ Vidit. Pas largimit të Princ Vidit, në tetorin e po këtij viti Çekrezi niset për në Amerikë, i ftuar nga shoqëria shqiptare “Vatra”, për t’u bërë editor i gazetës “Dielli” në Boston, të cilën e ktheu në gazetë të përditshme. Plotëson shkollimin e tij në Harvard dhe diplomohet në 1918 me gradën “Bachelor of Arts” dhe, pas kësaj, jep leksione si profesor i historisë në Colombia University. Prej 2 marsit 1920 (deri në 1922), është i pari përfaqësues i akredituar nga Qeveria e Kongresit të Lushnjës pranë Qeverisë Amerikane, si Komisioner i Shqipërisë në Uashington. Në 1925 kthehet në Shqipëri dhe boton në Tiranë gazetat “Telegraf” dhe “Ora” deri në 1932. Kundërshtar i Zogut lidhur me disa koncesione në favor të bankave italo-shqiptare, Çekrezi bëhet njeriu më aktiv në organizimin e kryengritjes së Fierit. Me dështimin e saj, detyrohet të emigrojë në Europë deri në vjeshtën e 1941. Rikthehet në Amerikë dhe themelon shoqërinë “Shqipëria e Lirë”, duke pretenduar të njihej si president i një qeverie në mërgim dhe angazhohet për njohjen e Shqipërisë nga Uashingtoni. Më 1945 tërhiqet nga drejtimi i “Shqipërisë së lirë”. Në vitin 1951 boton “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, një vazhdim dhe plotësim i librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja”. Vdiq në Village Virginia, pranë Bostonit, në datën 10 janar 1959, në moshën 67-vjeçare.

    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kostë Çekrezi: Si u caktuan kufijtë me Greqinë më 1913

    oo,po pse shkruhen te tilla gjera??do na zemerohen grekrit dhe pastaj te gjitha do i paguajne emigrantet qe jetojne atje.........ah fqinjet.................

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Kostë Çekrezi: Si u caktuan kufijtë me Greqinë më 1913

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Bravo Albo, per keto fakte qe ke sjelle ketu pasi jo te gjithe i njohin keto fakte

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Kostë Çekrezi: Si u caktuan kufijtë me Greqinë më 1913

    ka dicka qe nuk shkon me Albo,,, eshte bere me i mire kete vit, Gezuar 2013 Albo!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •