Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    2013 viti i qiellit dhe i astronomisė!

    2013 viti i qiellit dhe i astronomisė!

    Ky vit ėshtė vit interesant pėr tė pasionuarit e astronomisė: Dy kometa dhe dy asteroide do tė vizitojnė Tokėn.
    Njė objekt famėkeq do t’i ofrohet Tokės mė 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perėndisė egjiptiane tė errėsirės. Midis Tokės dhe Apophis do tė ketė kėsaj here njė distancė tė mjaftueshme prej 15 milionė kilometrash. Megjithatė astronomėt do tė ndjekin me kujdes me teleskopė optikė dhe antena tė mėdha radarėsh lėvizjet e masės me pėrmasa 300 metra. Sepse Apophis mund t`i afrohet Tokės edhe mė shumė. Ditėn e premte, mė 13 prill 2029, Apophis do tė ndodhet nė distancė 30 mijė kilometra nga sipėrfaqja e Tokės. Atėherė ky objekt do tė ndodhet mė afėr se satelitėt pėr vėzhgimin e motit dhe satelitėt e komunikacionit qė ndodhen nė orbitėn gjeostacionare, 36 mijė kilometra larg Ekuatorit. Shtatė vjet mė vonė, Apophis mund tė pėrplaset me Tokėn. Shanset janė 1 me 100 mijė. Megjithatė pėrplasja do tė kishte pasoja fatale. Shkencėtarėt janė nervozė, tė paktėn deri nė janar, kur vėzhgimet e radarėve tė tregojnė me saktėsi qė Apophis nuk do tė pėrplaset me Tokėn nė vitin 2036.

    Prekje kozmike mė 15 shkurt!

    Sa afėr mund tė bėhet takimi me Apophis e tregon nė mes tė muajit shkurt 2013 Asteroidi 2012 DA14. Kjo masė i afrohet Tokės deri nė afėrsinė 24 mijė kilometra. Por astronomėt thonė qartė se pėrplasja me Tokėn nuk do tė ndodhė. Njerėzit e apasionuar pas astronomisė, mund tė ndjekin me dylbi mė 15 shkurt, se si 2012 DA14 do tė kalojė mes yjeve Virgjėresha dhe Flokėt e Berenikes. Meqenėse ky objekt ėshtė 40 metra i madh, njė pėrplasje e mundshme do tė kishte vetėm pasoja rajonale. Nėse Asteroidi pėrbėhet nga material shumė poroz, atėherė kur i afrohet atmosferės sė Tokės, shpėrbėhet thuajse krejt. Vetėm nėse pėrbėhet nga metal, atėherė mund tė shkaktojė njė krater tė madh. Takimet me Apophis dhe 2012DA14 janė tė lehta, por tregojnė se Toka ėshtė vazhdimisht e rrezikuar nga bombardimet kozmike. Prandaj NASA dhe Organizata Evropiane e Studimeve nė Hapėsirė ESA do tė bashkėpunojnė mė 2013 pėr ngritjen e sistemeve tė vėzhgimit, qė tė dallojnė nė hapėsirė objektet e rrezikshme dhe tė planifikojnė misionet e mundshme tė mbrojtjes. Nė muajin shkurt, Komisioni i Kombeve tė Bashkuara, thotė nėse njerėzimi ėshtė i kėrcėnuar nga rreziqe konkrete.

    Kometa tė mėdha nė mars dhe nėntor!

    Ardhjen e herėpashershme tė vizitorėve nga thellėsia e sistemit diellor nė drejtim tė Tokės e tregon edhe kometa Panstarrs nė muajin mars. Sistemi automatik i teleskopėve Panstarrs nė Havai zbuloi nė mars 2011 njė masė tė ngurtė. Mė 10 mars 2013 ai do tė arrijė nė distancėn mė tė afėrt me Diellin dhe do t’i afrohet Tokės sonė mė afėr se Mėrkuri, planetit mė tė afėrt nga tė tetė planetėt. Pas kalimit diellor, Panstarrs do tė pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vėzhguesit do ta shohin atė nė hemisferėn veriore. Sipas llogaritjeve kometa mund tė shihet me sy dhe do tė ketė njė bisht tė dukshėm. Megjithėse prognozat pėr ndriēimin e kometave janė shpesh tė vėshtira. Bėrthama e kometave ėshtė vetėm disa kilometra e madhe dhe pėrbėhet nga akull, gurė dhe shumė pluhur. Vendimtare pėr pamjet e kometės ėshtė sa avullon akulli dhe sa e madhe ėshtė sasia e pluhurit qė e shoqėron. Pėr ēdo kometė kjo sasi ėshtė e ndryshme, prandaj ėshtė e vėshtirė tė thuhet qė mė parė. Por shanset janė tė mira, qė pas kometės Hale – Bopp, 15 vjet mė parė, tė vijė sėrish rasti qė njė kometė e madhe tė shihet me sy nė Qiell. Dhe jo vetėm njė, sepse kometa ISON mund tė jetė nė dhjetor 2013 mė mbresėlėnėse se sa ajo Panstarrs nė pranverė. Ky trup i ngurtė, i zbuluar nė shtator nga observatori ISON nė Kaukaz, do tė duket mė 28.11.2013 nė njė distancė dy milionė kilometra nga Dielli. Ai shoqėrohet nga sasi tė mėdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve Kometa do tė shihet si njė objekt i ndriēueshėm krah Diellit, nė ditė me diell. Nėse do tė takohet mė afėr me Diellin, atėherė nė periudhėn e Krishtlindjeve do tė duket mė i madh gjatė natės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MaDaBeR : 08-01-2013 mė 08:13
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: 2013 viti i qiellit dhe i astronomisė!

    "Njė objekt famėkeq do t’i ofrohet Tokės mė 10 janar 2013, asteroidi Apophis, i cili mban emrin e perėndisė egjiptiane tė errėsirės. Midis Tokės dhe Apophis do tė ketė kėsaj here njė distancė tė mjaftueshme prej 15 milionė kilometrash"

    Nga ka dale ky informacion Madaber?? Se mos ja nisim prape si me 21.12.12 NASA thuj Jo, ne beheshim gati per fundin

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •