Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    07 Janar 2013 - 07:30 | LAJME


    Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    Nga: TEDI BLUSHI


    TIRANE - Komunitetet fetare rezultojnë debitore ndaj shtetit për shkak të mos pagesës së taksave për automjetet në pronësi të tyre. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë prej të paktën tri vitesh nuk ka derdhur asnjë qindarkë në buxhetin e shtetit për 8 makina me të cilat lëvizin përfaqësuesit e saj fetarë. Mes tyre spikat automjeti me targë "TR 2563 B", për të cilin KOASH nuk paguan taksën e qarkullimin prej datës 30 janar 2009.

    Komuniteti Mysliman Shqiptar renditet i dyti sa i përket shkeljes së detyrimit ligjor për shlyerjen e taksave. Sipas listës së debitorëve të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, KMSH prej vitesh nuk derdh taksat për 4 automjete në pronësi të saj, ndërsa të cilat, për atë me targë "TR 1797 E" nuk ka paguar prej 31 janarit 2006. Kryegjyshata Botërore Bektashiane gjithashtu nuk i ka paguar taksat e qarkullimit për dy automjetet që ka në pronësi, atë me targë "TR 0055 F", për të cilën nuk ka derdhur detyrimin financiar prej 22 prillit 2008 dhe atë me targë "TR 7335 U" për të cilin nuk ka paguar taksat nga 13 janari 2011.

    Kisha Katolike figuron gjithashtu debitore pranë DPTSHRR-së për shkak se për automjetin me targë "TR 8198 J" nuk ka shlyer detyrimet nga data 23 mars 2008. Në listën e debitorëve figurojnë gjithashtu edhe Kisha Apostolike e Re, me taksa të papaguar për dy automjete, "TR 4504 C" dhe "TR 4955 D", Kisha Adventiste për makinën me targë "TR 8623 P" dhe Fondacioni Kisha e Krishtit për automjetin e targuar "TR 9567 J". Referuar Kodit Rrugor, sanksionohet ndëshkimi me gjobë deri në vlerën e 40 mijë lekëve për çdo kundravajtës që nuk i paguan shtetit taksën vjetore të qarkullimit për automjetin në pronësi të tij.

    AUTOMJETET NË PRONËSI TË KOMUNITETEVE FETARE PËR TË CILAT NUK JANË PAGUAR TAKSAT E QARKULLIMIT
    Ø KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR
    TR 1797 E (31.01.2006)
    TR 5760 E (06.12.2010)
    TR 7127 T (09.04.2010)
    TR 8031 S (04.11.2010)
    Ø KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
    TR 0411 P (03.11.2010)
    TR 0788 G (01.11.2010)
    TR 1465 P (03.02.2011)
    TR 2563 B (30.01.2009)
    TR 2995 S (30.09.2010)
    TR 5960 E (03.02.2011)
    TR 7925 I (31.08.2010)
    TR 8867 T (03.02.2011)
    Ø KISHA KATOLIKE FAMULLIA
    TR 8198 J (27.03.2008)
    KISHA APOSTOLIKE E RE
    TR 4504 C (23.03.2006)
    TR 4955 D (09.03.2007)
    KISHA ADVENTISTE
    TR 8623 P (31.08.2010)
    Ø FONDACIONI KISHA E KRISHTIT
    TR 9567 J (15.06.2009)
    Ø KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE
    TR 0055 F (22.04.2008)
    TR 7335 U (13.01.2011)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    06 Janar 2013 - 15:24 | LAJME


    “TR 0001 Z” s’paguan taksat, debitore dhe ambasada USA

    NGA: TEDI BLUSHI


    TIRANE-Institucioni i Presidentit të Republikës rezulton debitor ndaj shtetit për shkak të mos pagesës së taksave për 16 automjete zyrtare në pronësi të tij, mes të cilave figuron edhe makina me targa “TR 0001 Z”, me të cilën lëviz kryetari i shtetit, Bujar Nishani.

    Prej datës 15 korrik 2010, automjeti zyrtar i Presidentit, qarkullon në rrugët e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kodin Rrugor, që në këtë rast parashikon ndëshkimin me gjobë deri në vlerën 40 mijë lekë për çdo kundravajtës. Sipas listës së publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, debitor ndaj shtetit rezulton edhe Këshilli i Ministrave me 6 automjete zyrtare me taksa të papaguara mes të cilave ajo me targë “TR 0123 Z” si edhe Kryeministria me 1 automjet zyrtar në pronësi të tij me targë “TR 4387 J”. Institucioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë figuron gjithashtu debitor ndaj shtetit me 45 automjete me taksa të papaguara, mes të cilave edhe makina zyrtare e kryeparlamentares, Jozefina Topalli, me targa “TR 0015 Z”, për të cilën prej datës 24 maj 2010 nuk është paguar asnjë qindarkë pranë DPTSHRR-së.

    Por top-listën e institucioneve shtetërore që nuk paguajnë taksa e kryesojnë ministritë, që prej të paktën 3 apo 4 vitesh nuk paguajnë taksat e 105 automjeteve zyrtare në pronësi të tyre. Shërbimi Informativ i Shtetit, figuron po ashtu debitor pranë DPTSHRR-së. Janë 53 automjete në pronësi të këtij institucioni, për të cilat prej vitesh nuk derdhet asnjë lekë në buxhetin e shtetit. Mes këtyre automjeteve, spikat makina zyrtare e shefit të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, me targa “TR 243 Z”, për të cilën nga data 27 korrik 2010 nuk është paguar taksa e qarkullimit. Kreu i shërbimeve inteligjente rezulton edhe personalisht debitor ndaj shtetit për shkak se prej datës 31 janar 2011, nuk ka denjuar të paguajë taksën e qarkullimit për automjetin e tij privat me targë “TR 5626 M”. Gjithashtu për 45 makinat zyrtare në pronësi të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Rrethit Tiranë prej disa vitesh nuk paguhet asnjë lek për taksën e qarkullimit. Por në listën e debitorëve ndaj shtetit shqiptar figurojnë gjithashtu edhe dy ambasada të huaja të akredituara në vendin tonë. Respektivisht ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej datës 24 mars 2004 figuron në listën e DPTSHRR-së si debitore për shkak të mos pagimit të taksës së qarkullimit për makinën me targë “TR 1074 F”. Ndërkohë që prej datës 24 gusht 2009, ambasada e Palestinës rezulton debitore për mos pagim të kësaj takse për automjetin në pronësi të saj me targë “TR 1806 A”.
    Nishani
    Drejtoria e Informimit Publik në Institucionin e Presidentit të Republikës sqaroi dje, se Presidenti Nishani i ka paguar taksat në mënyrë të rregullt. Sipas Presidencës, njoftimi i dhënë është i pasaktë. “Këto taksa për vitin 2010, janë paguar në mënyrë korrekte”, thuhet në njoftim
    Olldashi
    Ministri Sokol Olldashi e ka cilësuar një shkujdesje njerëzore të paqëllimshme, mospagimin e taksave të makinës, por që gjithsesi sipas tij nuk duhej të kishte ndodhur. Ai ka kërkuar ndjesë publike dhe siguron se kjo nuk do të ndodhë më. Ai i ka paguar taksat, menjëherë pas publikimit të listës
    Tavo
    Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo sqaroi dje për mediat, se automjeti i tij, “i deklaruar se ka taksa të papaguara, është si rezultat i një keqkuptimi, pasi ky automjet nuk ekziston më, për shkak se u dogj nga një akt vandalizmi, në shtator 2011”. Ky automjet, sipas tij, është jashtë përdorimi
    Brace
    “Unë nuk kam kohë që ta humb për t’ju gjetur ju, për t’ju pritur në radhë ju, për t’ju dhënë lekë në dorë juve! Çdo faturë e detyrim e paguaj prej bankës sime dhe harxhoj për këtë vetëm 10 minuta në muaj! Kaq banalë e të vjetër jeni, sa i doni paratë në dorë dhe pasi t’ju presësh juve në radhë”, - tha dje, Braçe
    Isaraj
    Deputeti socialist Arben Isaraj sqaroi dje, se i ka shlyer të gjitha taksat e makinës në gjithë këto vite. Ai tha se në vitet 2008-2009 u kurua për një sëmundje të rëndë dhe kur u kthye në Shqipëri ia shleu të gjitha detyrimet financiare shtetit dhe nuk ka refuzuar asnjëherë

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    05 Janar 2013 - 07:42 | LAJME

    Taksat e makinës, lista e politikanëve debitorë, Presidenca: Nishani i ka paguar taksat



    TIRANË-Cereku i deputetëve të parlamentit shqiptar, Presidenti, Kryetarja e Parlamentit, disa ministra të Republikës së Shqipërisë janë debitorë në zyrat e taksave të regjistrimit të automjeteve të tyre personale.

    Nëse lexon listën e debitorëve të afishuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në bazë qarqesh të bie në sy se krahas mijëra emrave të qytetareve të thjeshtë e subjekteve debitore, janë dhe titullarët me të lartë zyrtare në vend.

    Kështu presidenti Nishani rezulton se ka të papaguar taksën e regjistrimit për 2010 për automjetin me targe TR3885S.
    Sipas kësaj liste figuron dhe emri i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, e cila rezulton se nuk ka paguar që prej vitit 2010 taksën e regjistrimit për automjetin me targë TR1995L.

    Presidenca: Nishani i ka paguar të gjitha taksat
    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka paguar të gjitha taksat e automjetit të tij privat për vitin 2010. Në një reagim të Presidencës lidhur me njoftimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për mospagimin e taksave të automjetit privat nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vitin 2010, sqarohet se ky njoftim është i pasaktë. "Këto taksa për vitin 2010, janë paguar", -thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit të Presidencës.

    Shtypi i sotëm shqiptar, i referohet një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që publikon listën e debitorëve që nuk kanë shlyer detyrimet për automjetet e tyre me targa private, dhe kundër të tjera figuronte dhe emri i Presidentit Nishani.

    Ndërkohë që nga zyra e kryeparlamentares është thënë për “Balkan Insight” se taksa është paguar, jo në datën e caktuar por pak më vonë. “Taksat janë paguar, jo në datën e duhur, por një muaj më vonë, pasi makinën e saj e kishte përdorur bashkëshorti i saj”, - ka thënë për “Balkan Insight”, Suela Ruseti, zëdhënësja e kryetares së Kuvendit.

    Në listën e debitorëve rezultojnë emrat e katër Ministrave. Kështu sipas listës, regjistrimin e automjetit nuk e ka paguar Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, institucioni i të cilit administron këtë zë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Olldashi rezulton se nuk ka paguar taksen e regjistrimit te automjetit me targë TR0003 për vitin 2009.
    Ministri i Financave Ridvan Bode rezulton gjithashtu debitor. Kreu i financave shqiptare nuk ka paguar taksen e regjistrimit në vitin 2009 për automjetin me targë TR8426N.

    Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo është debitor për vitin 2007 pasi nuk ka paguar taksën për automjetin me targë TR2922N, kurse ministri i Kultures Aldo Bumci nuk ka paguar taksën e regjistrimit për vitin 2010 për automjetin me targa TR1490I.

    Edhe një pjesë e deputetëve, qoftë të mazhorancës apo opozitës kanë neglizhuar pagesën e taksave.
    Mes emrave të deputetëve të opozitës spikasin Damian Gjiknuri, Arta Dade, Arben Isaraj etj. Damian Gjiknuri rezulton debitor për vitin 2010 pasi nuk ka paguar taksën e automjetit me targë TR8575TN.

    Lista e debitorëve i dërgohet autoriteteve tatimore pasi ky organ administron këtë taksë dhe nga këtu duhet të nisë dhe procedurat për mbledhjen e tyre.

    I pyetur nga News 24, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Rrugor, Arben Pinari u shpreh se një pjesë e taksave të papaguara kanë të bëjnë me automjete të cilat mund të jenë shitur nga titullarët, por nuk është bërë pajisja e blerësve të rinj me certifikatën e re të pronësisë së automjetit, përfshi këtu dhe lejen e re të qarkullimit me emër të pronarit të ri.

    Deputetet e ministrat debitore
    TR0231F Sadri Ismail Abazi TIRANE 25.07.2005
    TR7170F Arben Novruz Ahmetaj TIRANE 16.05.2008
    TR5110K Ilir Andrea Bano TIRANE 25.02.2005
    TR2909L Besnik Mitat Baraj TIRANE 02.12.2010
    TR3885S Bujar Faik Nishani TIRANE 20.05.2010
    TR2800S Koço Spiro Barka TIRANE 14.07.2010
    TR5508J Fatos Asllan Beja TIRANE 20.05.2009
    TR0402M Marko Naun Bello TIRANE 19.06.2006
    TR8426N Ritvan Vait Bode TIRANE 03.08.2009
    TR9839J Luçiano Dhimiter Boçi TIRANE 29.04.2005
    TR2571U Erion Mirdash Braçe TIRANE 09.08.2010
    TR2155N Raimonda Skënder Bulku TIRANE 28.04.2010
    TR1490I Aldo Tonin Bumçi TIRANE 04.08.2010
    TR5390U Ramiz Myftar Çobaj TIRANE 05.11.2010
    TR0566L Arben Kristaq Çuko TIRANE 01.11.2010
    TR0902L Arta Agim Dade TIRANE 25.08.2005
    TR2942I Alfred Maliq Dalipi TIRANE 25.06.2010
    TR1497T Ndrec Ndue Dedaj TIRANE 18.11.2010
    TR6444U Mesila Fatmir Doda TIRANE 06.12.2010
    TR8767D Asllan Shaban Dogjani TIRANE 05.02.2009
    TR1853L Tom Gjek Doshi TIRANE 09.03.2010
    TR7746T Vangjel Jorgo Dule TIRANE 23.04.2010
    TR4254F Besnik Xhafer Dushaj TIRANE 10.09.2009
    TR8575T Damian Lek Gjiknuri TIRANE 13.05.2010
    TR3182S Sybi Reshit Hida TIRANE 15.05.2010
    TR2191L Shpetim Hysni Idrizi TIRANE 09.10.2007
    TR8787N Arben Astrit Isaraj TIRANE 03.09.2007
    TR7077F Gjovalin Pjeter Kadeli TIRANE 04.04.2009
    TR2422M Fatbardh Agim Kadilli TIRANE 28.10.2010
    TR8788T Ndue Marash Kola TIRANE 14.05.2010
    TR5560J Valentina Abedin Leskaj TIRANE 20.05.2009
    TR4184J Shegush Osman Ligori TIRANE 30.04.2009
    TR3148N Mark Pjeter Marku TIRANE 27.05.2008
    TR5949L Florjon Prokop Mima TIRANE 12.08.2010
    TR8808T Qemal Tahir Minxhozi TIRANE 18.05.2010
    DR0350F Gazmend Nuri Oketa DURRES 22.10.2010
    TR0003N Sokol Vangjel Olldashi TIRANE 14.07.2009
    TR0055T Ndue Llesh Paluca TIRANE 16.10.2009
    TR8362N Dashamir Myslim Peza TIRANE 09.09.2008
    TR8419L Dritan Vlash Prifti TIRANE 23.06.2010
    TR0008N Xhemal Myslim Qefalia TIRANE 01.03.2007
    TR6194F Eduart Pajtim Shalsi TIRANE 29.04.2003
    TR4281P Tritan Masar Shehu TIRANE 10.03.2010
    TR7922K Luan Shyqyri Skuqi TIRANE 27.05.2005
    TR1581M Paulin Nikolle Sterkaj TIRANE 21.07.2006
    TR5385U Vangjel Llambi Tavo TIRANE 05.11.2010
    TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri TIRANE 06.07.2009
    TR1995L Jozefina Filip Topalli TIRANE 13.10.2010
    TR6767N Arenca Vehbi Trashani TIRANE 19.07.2007
    TR2107L Luiza Mihal Xhuvani TIRANE 16.12.2009

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    07 Janar 2013 - 07:30 | LAJME


    Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    Nga: TEDI BLUSHI


    TIRANE - Komunitetet fetare rezultojnë debitore ndaj shtetit për shkak të mos pagesës së taksave për automjetet në pronësi të tyre. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë prej të paktën tri vitesh nuk ka derdhur asnjë qindarkë në buxhetin e shtetit për 8 makina me të cilat lëvizin përfaqësuesit e saj fetarë. Mes tyre spikat automjeti me targë "TR 2563 B", për të cilin KOASH nuk paguan taksën e qarkullimin prej datës 30 janar 2009.

    Komuniteti Mysliman Shqiptar renditet i dyti sa i përket shkeljes së detyrimit ligjor për shlyerjen e taksave. Sipas listës së debitorëve të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, KMSH prej vitesh nuk derdh taksat për 4 automjete në pronësi të saj, ndërsa të cilat, për atë me targë "TR 1797 E" nuk ka paguar prej 31 janarit 2006. Kryegjyshata Botërore Bektashiane gjithashtu nuk i ka paguar taksat e qarkullimit për dy automjetet që ka në pronësi, atë me targë "TR 0055 F", për të cilën nuk ka derdhur detyrimin financiar prej 22 prillit 2008 dhe atë me targë "TR 7335 U" për të cilin nuk ka paguar taksat nga 13 janari 2011.

    Kisha Katolike figuron gjithashtu debitore pranë DPTSHRR-së për shkak se për automjetin me targë "TR 8198 J" nuk ka shlyer detyrimet nga data 23 mars 2008. Në listën e debitorëve figurojnë gjithashtu edhe Kisha Apostolike e Re, me taksa të papaguar për dy automjete, "TR 4504 C" dhe "TR 4955 D", Kisha Adventiste për makinën me targë "TR 8623 P" dhe Fondacioni Kisha e Krishtit për automjetin e targuar "TR 9567 J". Referuar Kodit Rrugor, sanksionohet ndëshkimi me gjobë deri në vlerën e 40 mijë lekëve për çdo kundravajtës që nuk i paguan shtetit taksën vjetore të qarkullimit për automjetin në pronësi të tij.

    AUTOMJETET NË PRONËSI TË KOMUNITETEVE FETARE PËR TË CILAT NUK JANË PAGUAR TAKSAT E QARKULLIMIT
    Ø KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR
    TR 1797 E (31.01.2006)
    TR 5760 E (06.12.2010)
    TR 7127 T (09.04.2010)
    TR 8031 S (04.11.2010)
    Ø KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
    TR 0411 P (03.11.2010)
    TR 0788 G (01.11.2010)
    TR 1465 P (03.02.2011)
    TR 2563 B (30.01.2009)
    TR 2995 S (30.09.2010)
    TR 5960 E (03.02.2011)
    TR 7925 I (31.08.2010)
    TR 8867 T (03.02.2011)
    Ø KISHA KATOLIKE FAMULLIA
    TR 8198 J (27.03.2008)
    KISHA APOSTOLIKE E RE
    TR 4504 C (23.03.2006)
    TR 4955 D (09.03.2007)
    KISHA ADVENTISTE
    TR 8623 P (31.08.2010)
    Ø FONDACIONI KISHA E KRISHTIT
    TR 9567 J (15.06.2009)
    Ø KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE
    TR 0055 F (22.04.2008)
    TR 7335 U (13.01.2011)

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    Neni 15
    Statusi juridik dhe fiskal

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njeh dhe respekton kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë në fushën financiare, duke ruajtur tërësisht pavarësinë në administrimin e buxhetit të saj financiar, të krijuar qoftë nga burime të brendshme edhe nga ato të jashtme, në formë dhuratash nga kisha dhe organizma ndërkombëtarë simotra.
    2. Përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave:
    a) Subvencionet financiare të çfarëdo lloji dhe çdo e ardhur tjetër e ligjshme, si edhe donacionet materiale të destinuara për të realizuar misionin e vet, kur këto të ardhura apo donacione nuk përdoren për përfitime nga organizatorët.
    b) Ndërtimi i objekteve të reja, ndërtesat në pronësi apo në përdorim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ose të personave juridikë të themeluar prej saj të regjistruara pranë organeve kompetente shtetërore, në rastet kur ato përdoren pa qëllim fitimi për ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinë baritore, humanitare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shkencave të tjera kishtare, si dhe të personelit fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    c) Taksa e trashëgimisë ose e kalimit të pasurisë në procesin e regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i dhurohen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ose kur ato kalojnë mes entiteteve të vetë Kishës.
    3. Personat juridikë të themeluar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, por që nuk e kanë zotësinë juridike ose nuk janë regjistruar si organizata jofitimprurëse përpara ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje, gëzojnë të drejtën që të regjistrohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 8 të kësaj Marrëveshjeje, brenda dy vjetëve nga dita e hyrjes së saj në fuqi.
    4. Përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kontributeve për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shpërblim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur këto kontribute në vendet e origjinës.
    5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, për personelin klerik dhe laik të saj, si kategori profesionale krejt të veçanta, ka të drejtë shkallëzimin e diferencuar për nivelin e pagës, për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat e personit.
    6. Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, kisha dhe personat juridikë të themeluar prej saj nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t'u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi.

    Te dashur shoke qe desheroni te diskreditoni gjithcka qe ka lidhje me fene...mos na sillni ketu cdo lloj informacioni per argumentet tuaja, se bini vete brenda, pastaj...
    di gje ky z. Blushi, nese ka ndonje ligj qe rregullon marredheniet me komunitetet fetare??? ose nukdi, ose ben ndonje loje,...
    gjithcka eshte dhurate per komunitetet...dhe keto nuk kryejne veprimtari fitimprurese
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 07-01-2013 më 07:49
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    padrejtesi eshte nese eshte keshtu. por nese ky mospagim taksash ndalon vetem tek taskstat e automjeteve eshte gje e vogel fare...

    ne itali kisha zoteron 20% te pasurive te patundshme ne itali dhe nuk paguan taksa per to... ne kete menyre "vjedh" cdo vit me shume se 2 miliard euro.
    pa permendur edhe 1 miliard tjeter ne vit qe e "vjedh" nga rrogat italiane (te italianeve dhe te huajve).

    nese ne shqiperi kemi te bejme vetem me mospagimin e taksave te makinave, jemi mire fare. hahaha.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    Paguan populli per ta mos u bani merak. Ne vend qe keta te tatimohen me 1 % me te lart se qytetaret e shkret. Keta i kan free hajde shtet hajde.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Neni 15
    Statusi juridik dhe fiskal

    1. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njeh dhe respekton kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë në fushën financiare, duke ruajtur tërësisht pavarësinë në administrimin e buxhetit të saj financiar, të krijuar qoftë nga burime të brendshme edhe nga ato të jashtme, në formë dhuratash nga kisha dhe organizma ndërkombëtarë simotra.
    2. Përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave:
    a) Subvencionet financiare të çfarëdo lloji dhe çdo e ardhur tjetër e ligjshme, si edhe donacionet materiale të destinuara për të realizuar misionin e vet, kur këto të ardhura apo donacione nuk përdoren për përfitime nga organizatorët.
    b) Ndërtimi i objekteve të reja, ndërtesat në pronësi apo në përdorim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ose të personave juridikë të themeluar prej saj të regjistruara pranë organeve kompetente shtetërore, në rastet kur ato përdoren pa qëllim fitimi për ushtrimin e besimit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinë baritore, humanitare e bamirëse, formimin e klerikëve, mësimin e teologjisë dhe shkencave të tjera kishtare, si dhe të personelit fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    c) Taksa e trashëgimisë ose e kalimit të pasurisë në procesin e regjistrimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat i dhurohen Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ose kur ato kalojnë mes entiteteve të vetë Kishës.
    3. Personat juridikë të themeluar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, por që nuk e kanë zotësinë juridike ose nuk janë regjistruar si organizata jofitimprurëse përpara ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje, gëzojnë të drejtën që të regjistrohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas nenit 8 të kësaj Marrëveshjeje, brenda dy vjetëve nga dita e hyrjes së saj në fuqi.
    4. Përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kontributeve për sigurim shoqëror dhe shëndetësor personeli fetar dhe laik në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me kombësi të huaj, me banim të rregullt në Shqipëri, të cilët nuk përfitojnë asnjë të ardhur apo shpërblim për kryerjen e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë derdhur këto kontribute në vendet e origjinës.
    5. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, për personelin klerik dhe laik të saj, si kategori profesionale krejt të veçanta, ka të drejtë shkallëzimin e diferencuar për nivelin e pagës, për efekt kontributesh të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat e personit.
    6. Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, kisha dhe personat juridikë të themeluar prej saj nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t'u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi.
    Ate ligj e kanë pasur dhe OJF-të në fillimet e viteve 90. Është ndryshuar ai ligj. Mos na sill ligje të para 20 vjetëve. Tani çdo njeri që do makinë, paguan taksë.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    po eshte e veshtire more njeri te mbahen mend dy pale ligje ( greke + shqiptare )

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    I varfni që mezi e nxjerr bukën e gojës paguan taksë mbas takse, kurse prifit e hoxha me barkun te goja s'pagujnë taksa......e pse i varfni duhet me pagu taksa atëhere?

  10. #10

    Për: Komuniteti mysliman dhe kisha s'paguajnë taksat vjetore për automjetet

    i vraft zoti inshallah!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •