Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Mediet gjermane: Në Kosovë krimi i organizuar ka marrë pushtetin..

    Berlin, 11 korrik – Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga qeveritarët në Prishtinë është paraqitur si përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë. Njëkohësisht, është heshtur fakti se në Kosovë mbetet misioni i Bashkimit Evropian (Eulex), trupat paqeruajtëse KFOR, Zyra e OSBE-së, misioni i OKB-së (UNMIK) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” shkruan se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta festojë “pavarësinë e plotë”, duke e quajtur vendimin e BE-së dhe të SHBA-ve për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare si “historik”. Sipas gazetës, “nuk ka asnjë arsye për të festuar në Kosovë. De fakto vatra evropiane e krizës nuk pranohet si shtet nga çdo i dyti anëtar i OKB-së. (...) Në realitet, njerëzit në Kosovë vazhdojnë të jenë të varur nga ndihmat prej disa miliardash nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, pa të cilat ky vend shumë i varfër do të pësonte kolaps. (...) Por rreziku më i madh për Kosovën nuk buron nga Serbia; rreziku vjen nga vetë Kosova. Krimi i organizuar ka aq pushtet, saqë shteti juridik është i pamundshëm”.

    Në lidhje me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar ka shkruar këto ditë edhe gazeta prestigjioze “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila e quan Kosovën “një shtet të çuditshëm” dhe nënvizon se Kosovës i mungon drejtësia dhe ajo zëvendësohet nga misioni i BE-së, ndërsa për siguri kujdeset trupa paqeruajtëse KFOR, derisa një pjesë e banorëve – serbët në veri – nuk e pranojnë shtetin e ri, institucionet e të cilit janë të dobëta dhe politikanët nuk janë të pastër sa i përket përfshirjes së tyre në biznese ilegale. “Mund të ndodhë që në Kosovë të krijohet një ‘problem i pazgjidhur’, ashtu siç e ka Evropa diku tjetër, në Qipro. Shpresa se në Ballkan koha i shëron plagët, të cilat i kanë hapur jo vetëm luftërat jugosllave, por edhe shekujt, deri më tani doli të jetë mashtrim. Gjendja është qetësuar, por nuk mund të flitet për ‘stabilitet të vetëqëndrueshëm’ – një fjalë e pëlqyer kjo nga bashkësia ndërkombëtare. Kështu vetëm duhet tërhequr vërejtjen para ilaçit për të gjitha problemet të quajtur integrim evropian: në gjendjen e tanishme BE-ja nuk do të eksportonte stabilitet, por do të importonte jostabilitet”, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Mediet gjermane: Në Kosovë krimi i organizuar ka marrë pushtetin..

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Berlin, 11 korrik – Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar mbi mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë nga qeveritarët në Prishtinë është paraqitur si përfundim i mbikëqyrjes së pavarësisë. Njëkohësisht, është heshtur fakti se në Kosovë mbetet misioni i Bashkimit Evropian (Eulex), trupat paqeruajtëse KFOR, Zyra e OSBE-së, misioni i OKB-së (UNMIK) dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare. Në lidhje me këtë, gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” shkruan se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta festojë “pavarësinë e plotë”, duke e quajtur vendimin e BE-së dhe të SHBA-ve për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare si “historik”. Sipas gazetës, “nuk ka asnjë arsye për të festuar në Kosovë. De fakto vatra evropiane e krizës nuk pranohet si shtet nga çdo i dyti anëtar i OKB-së. (...) Në realitet, njerëzit në Kosovë vazhdojnë të jenë të varur nga ndihmat prej disa miliardash nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, pa të cilat ky vend shumë i varfër do të pësonte kolaps. (...) Por rreziku më i madh për Kosovën nuk buron nga Serbia; rreziku vjen nga vetë Kosova. Krimi i organizuar ka aq pushtet, saqë shteti juridik është i pamundshëm”.
    ...
    Prandaj, rruga e vetme reale per ta mbrojtur sadopak shoqerine dhe kombin eshte largimi i dhunshem i ketij "pushteti"...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2013
    Postime
    16

    Për: Mediet gjermane: Në Kosovë krimi i organizuar ka marrë pushtetin..

    Te dashur, nese e drejtoj gishtin te ndonjeri qe ka faj... nuk po besoj qe e ndaloj krimin ne pushtet, por do ta drejtoj.
    "rrota fundit e karoces pak mundet me ndrru rrugen nga ajo e para" kjo eshte ni thenie e cila po besoj sqaron dicka. Ne Kosove eshte instaluar nje sistem korruptiv e kriminal qysh nga pas lufta me dashjen e vet nderkombetareve dhe pushtetareve te pasluftes. Tash per ta luftuar kete dukuri don shume perkushtim.
    Uroj qe Kosova te shendoshet njehere e pergjithmon nga keto dukuri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •