Media greke ka njoftuar nėpėrmjet agjencive tė ndryshme tė lajmeve dhe televizioneve se, ekstremistė nė shqipėri i janė kundėrvėnė Kryepeshkopit tė Kishės Orthodokse. Sipas kėtyre mediave, ekstremistė nė Shqipėri kanė arritur deri aty sa qė tė kėrcėnojnė me jetė Kryepeshkopin Anastas Janullatosi edhe pse vet ai ėshtė i qetė dhe nuk shqetėsohet pėr kėtė ēėshtje. Gjatė njė interviste dhėnė pėr televizionin shtetėror grek NET dhe emisionit Prosopikotita, e gazetares greke,Elena Katritsi, ka pohuar se ėshtė kėrcėnuar dhe vazhdon tė kercėnohet me jetė nė Shqipėri nga klane dhe qarqe tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit. Janullatos ka treguar se nė vitin 1997-t i ėshtė bėrė atentat nė godinė e selisė sė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė rrugėn e Kavajės nė Tiranė ku dhe i ka treguar gazetares greke dhe sferat e plumbave qė kanė hyrė nga dritarja e zyrės sė tij.
Si dhe pse u emėrua Kryepeshkop i Kishės Orthodokse tė Shqipėrisė Anastas Janullatos .
Kur mė thanė qė tė shkojė nė Shqipėri!? Ishte njė vend me tė cilin unė nuk isha marrė kurrė. Studimet e mia siē dhe e dini kanė qėnė tė pėrqėndruarara nė zonėn e Afrikės, dhe orjentimi im ishte qė unė tė shkoja dhe tė punoja nė Afrikė. Mbaj mend, mė ėshtė bėrė njė thirrje telefonike nė dhjetor tė 1990-s ku dikush nėpėrmjet telefonit mė tha, urime dhe pėrgėzime jeni zgjedhur dhe emėruar si, Pėrfaqsues i Special i Kishės Orthodokse nė Shqipėrisė, njė Shqipėri e cila asokohe hapte kufijt e saj. Dhe unė u habita duke i thėnė se, nuk ju kuptoj pėr ēfarė bėhet fjalė. Unė nuk jam marrė kurrė me kėtė ēėshtje. Mė thonė mė pas se, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe urgjente kjo ēėshtje. Duhet tė udhėtosh sa mė shpejt pėr nė Evropė. Udhėtim i cili do tė ketė si mision pėr tė parė dhe konstatuar se ēfarė ka ngelur nga gjithė ajo pėrndjekje qė i ishte bėrė Kishės Ortodokse nė pėrgjithėsi. I them, kur?, dhe mu pėrgjigjėn, neser. Ishte njė nga udhėtimet mė tė shpejta qė kam bėrė ndonjėherė nė jetėn time. Mė shpjeguan se, ishte njė perjudhė snhumė delikate dhe vėshtirė dhe duhet qė me patjetėr diēka tė bėhej menjėherė. Pas njė viti qendrimi nė Shqipėri, mė thanė se, ēfarė mendoni sikur tė zgjidheni Kryepeshkop i Kishės Otrthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė?. Ka qėnė njė nismė dhe propozim i Patriarkut Ikumenik tė gjithė Kishės Ortodokse nė botė, Bartolomeu, I cili gjeti zgjidhjen pėr kėtė ēėshtje tek emri im dhe mė propozoi duke insistuar pėr mua dhe gjithė tė tjerėt nėpėr botė rranė dakord. Shumė prej tyre madje thanė se, ēfarė I bėnė tė shkretit e hodhėn nė gropėn e luanėvė. Unė e dija qė nė fillim qė ishte njė mision I cili nuk kishte ndonjė siguri tė veēantė, por pėrvoja ime mė mėsonte, mė e rėndėsishmja qė neve na kėrkohej ėshtė, bėsimi tek kisha ortodokse dhe jo planet dhe strategjitė e shumta. Diēka mė thoshte shko! Bėra kryqin dhe shkova.
Cila ka qėnė mbresa mė e veēantė gjatė gjithė kėtyre viteve qė jeni kėtu si Kryepeshkop? Atė mbresė qė nuk do ta harronit kurrė dhe ndonjėherė qė ju vjen nė mendje.
Mbėrrij nė qershor tė 1991-t, pas njė pritje prej 7 muajsh ku mė duhet tė merrja njė vizė pėr 1 muaj, nė aerodromin e Tiranės ku shoh njė grup njerėzish tė thjeshtė, laik, pjesa mė e madhe tė moshuar, tė lodhur, tė varfėr si dhe disa fėmijė. Kanė dalė tė mė presin, ishin grupi I parė ortodoks nė Shqipėri qė doli dhe mė priti nė aerodrom dhe menjėherė shkojmė nga aty nė Kishė. Kisha asokohe ishte njė pallat sporti I vjetėr, I cili ishte kthyer nė pallat sporti, pa xhama, pa ngrohje me njė parket tė hollė prej druri dhe unė nė kėtė vend dhe kėto kushte duhet tė komunikoja me njerėzit. I shikoja tė gjithė nė fytyrė, ishte njė situatė e pazakontė ku unė duhet tė thoshja diēka shumė shpejt, tė shkurtėr dhe domethėnėse. Iiu thashė, merrni nga njė qiri dhe ndizeni. Krishti u Ngjall, dhe ndeza dhe unė njė qiri. Tė gjithė qirinjtė u ndezėn dhe sytė I kishin tė gjithė mbushur me lotė dhe u pėrgjigjėn njėzėri, Zoti vėrtet u Ngjall. Ky ka qėnė dhe mezazhi I parė bazė qė unė doja tė kaloja. Ditė mė pas erdhėn dhe Krishtlindjet. Krishtlindjet e para nė Shqipėri, nuk kishim mundėsi nė ambjentin e kishės tė vinim xhama, kėshtu qė vendosėm plasmas nėpėr dritare. Ēatia ridhte vazhdimisht ujė por arritėm qė tė eliminonim rrjedhjen. Kisha ishte plot e pėr plot kėsaj rradhe dhe me njerėz nga tė gjitha moshat. Bėmė Krishtlindje nė mes tė tė ftohtit dhe varfėrisė. Njė tjetėr mbresė ka qėnė dhe udhėtimi im nė Korēė mė 1992-n, ku shkova pėr tė parė Kishėn tė cilėn e kishin kthyer nė muze. Dhe kur kėrkova leje pėr tė shkuar, nga asokohe Presidenti I ndjeri Ramiz Alia, mė kishte thėnė shprehimisht se, harrojeni hirėsi se do ta merrni kėtė kishė. Por siē duket dhe shihet ai qė u harrua ėshtė Alia. Dhe kėrkesa ime u bė shkas qė tė na japin njė tokė, pasi Kisha ishte ende muze, dhe ku ndėrtuam Kishėn tonė. Por, kur morrėm lejen pėr ta ndėrtuar na dėrguan njė mesazh nga kėtu, qeveria shqipėre, ku thuhej se, leja anullohet dhe nuk do tė jepet leje mė pėr tė ndėrtuar kėtė kishė ortodokse. Atėherė maj mend, pati dhe njė protestė tė pėrgjithshme dhe me pankarta e etj, kundėr qeverisė kėtu. Por nė fund na dhanė njė tokė, shesh edhe mė tė mirė pėr tė ndėrtuar Kishėn nė Korēė. Dhė kur asokohe bėmė dhe pėrrurimin e saj, unė u shpreha se, ne nuk shqetėsohemi kur na sulmojnė me gurė, sepse I marrim ata gurrė dhe ndėrtojmė me ta. Por goditja me gurė ndaj meje dhe kishės ortodokse nuk pushoi kurrė nė Shqipėri, madje vijon dhe sot por me mėnyra tė tjera. Mė sulmojnė me shkrime nėpėr gazeta, me mėnyra tė ndryshme, histori tė ndryshme dhe shpifje por ne ecim.
Hirėsi, armiqtė mė tė shumė tuajit e ndjeni se I keni brenda nė Shqipėri apo jashtė saj?
Gjithmonė kanė ekzistuar klane tė ndryshme, me interesa dhe leverdi tė ndryshme e tė veēanta, por kėtu nė Shqipėri nė veēanti ka pasė dhe ka njė mendim dhe paragjykim tė pėrgjithshėm sa I pėrket personit tim. Mos haroni se nė viti 1991 shėnoi dhe hapjen e marrėdhėnjeve tė para mes dy shteteve tona. Paragjykimi shikonte me sy kritik ēdo hap timin kėtu. Por shyqyr qė kėto vite ēfarė do qė kemi bėrė ka qėnė bėrė hapur, jemi nė njė xham transparent ku ēdo hap tonin e shikojnė dhe ndjekin. Mbaj mend qė disa miq nga anglia kanė dashur dhe bėnė gati tė na dėrgonin nė Tiranė, pėr Kishėn Ortodokse, pėr mua personalisht, njė makinė tė blinduar. Ju thashė qė, kjo ėshtė gabim. Nuk hyra kurrė nė atė makinė tė udhėtoj. Isha I vendisur dhe morra parasysh ēdo pasojė. Imagjinoni sikur Kryepeshkopi tė lėvizė nėpėr vend me njė makinė tė blinduar, se ēfarė do tė thoshnin besimtarėt. Por kjo makinė si pėrfundim qėndroi aq shumė nė garazhd saqė u prish aty.
Por frikėn, kam pėrshtypjen qė disa herė e keni ndier dhe si e keni pėrballuar atė?
Shikoni, kur dikush ėshtė I vendosur pėr gjithēka gjatė njė misioni qė ka ėshtė i qetė. E di nuk ėshtė vetėm, ka zotin. Mbaj mend qė motra ime e ndjerė, e cila ishte shumė e shqetėsuar dhe e merrnin nė telefon e i thoshnin qė do tė vrasim vėllain tėnd do tė bėjmė kėtė dhe atė etj. Unė i thoshja, shpirti im pse rri e merresh me ta. Ai qė e di se kur do tė vdes unė nuk janė ata qė tė marrin nė telefon, e di zoti se kur do do tė vdes, rri e qetė. Kėtu nė dritaren qė jemi (i tregon me dorė gazetares greke nga dritarja e zyrės sė tij nė rrugėn e Kavajės) duken gjurmėt e asaj qė ju thoni, I kemi lėnė si zbukurim, janė sferat e fishekėve qė patėm dhurratė nė 1997-ėn. Kush dashuron dhe dashurohet I thotė tutje frikės, ėshtė I lirė. Njė botė e cila ishte mėsuar se nuk kishte zot, ku tė gjitha janė tė lidhura me interesa politike, me parinė e vendit e gjėra tė tilla, si do tė mund tė besonte menjėherė? Sepse nė 1991-in erdhi demokracia? Se kėtu erdhi dikush nga Greqia, I cili erdhi vetėm se beson nė zot, sepse beson se kėsaj toke ju privua dhe iu hoq e drejta tė besonte nė zot dhe ėshtė kėtu vetėm pėr dashuri e tė ndricojė tė gjithė njerėzit. Dhe thashė me vete, po kanė tė drejtė tė mos ta besojnė qė kam arrdhur kėtu vetėm pėr kėtė ēėshtje, koha do ta tregojė. Ajo qė ne mundohemi tė bėjmė ėshtė qė tė shmangim, tė parit e tė tjerėve si armiq. Ata na shohin ne si armiq por ne i shohim ata si vėllezėr si ikona tė zotit dhe jemi tė lirė e nuk kemi frikė.
Vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit janė pėrkeqėsuar marrėdhėniet. Ėshtė njė qetėsi shumė ēuditėshme nė tė cilėn kanė hyrė dhe fuqi tė tjera tė cilat do tė dėshironin konfrontim. Dhe kėtu nė Shqipėri dhe nė Greqi. Duhet ti kemi nėn kujdes kėto fuqi, nuk kemi mė kohė dhe tolerancė pėr eksperimentime tė tjera. Dy popujt duhet tė jetojnė bashkė. Kėtu ka zėra tė cilat mendoj se nuk janė miqėsore me ne. Dhe ekziston njė e keqe e madhe, po kėrkojmė dhe shqetėsohemi pėr boritė qė hera-herės dėgjohen, dhe nuk shikojmė se cila ėshtė nė tė vėrtet rreėnja e kėtyre ēėshtjeve! Si gjithmonė, shohim nė mėnyrė sipėrfaqsore dhe nuk thellohemi tė gjejmė rrėnjėt dhe arsyet e verteta. Arsyet dhe rrėnjėt e tyre janė fėmijėt e shqiptarėve, tė cilėt mėsojnė akoma gjėra tė cilat nuk janė tė verteta nė shkollė, dhe i besojnė ato. Pėr kėtė arsye kohėt e fundit shikojmė gjeneratėn e re shqiptare, tė rinjtė e tė rejat, tė jenė mė dyshues ndaj fqinjėve dhe mosbesues. Pra aty duhet ta shikojmė arsyen e vėrtet nė mėsimdhėnie, ne arsim, pra do tė duhet qė tė shikojmė se cilat prej rrėnjėve tė hedhura nė arsim helmojnė tė vėrtetėn.
Edhe pse duket qė, marėdheniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė, nė pamje tė jashtme, tė jenė tė mira, me ndonjė pėrjashtim, njė ndodhi u bė shkas qė kėtyre marrėdhėnive tju ndizej fitili siē ishin deklaratat e Kryeministrit Berisha kohė mė parė. Ėshtė e rastėsishme kjo?
Ju dha njė rėndėsi mė shumė seē duhej kėsaj ēėshtjeje. Kam mendimin se ėshtė ajo qė sapo ju thashė. Ēfarė mėsojnė fėmijėt nėpėr shkolla? Siē kemi dhe ne forca politike tė tjera, ekzistojė dhe kėtu forca politike qė kanė mė programin e tyre, andi-helenizmin. Nuk e di sasa do tė ndikojnė kėto nė popull por nė momente dhe ēaste tė vėshtira nuk do tė nėnvleftėsoja kurrė fanatizmin i cili shumė lehtė mund tė lulėzoj nė ēfarėdo terreni. Dhe nuk nėnvleftėsoj fare idiotėsinė dhe marrėzinė e cila nga ndonjėherė ėshtė edhe mė e fortė se mirėsia dhe bashkėekzistenca. Ekziston njė teori shumė e famshme besoj se e keni dėgjuar, Hyrja e idiotėve nė zhvillimin shoqėror. Kėshtu qė, shpesh herė ka njėrėz qė i nėnvleftėsojė ato, nuk ka gjė pėr tu shqetėsuar, s`ėshtė ēėshtje, thonė. Si nuk ėshtė pėr tu shqetėsuar? Po helmojnė njė realitet dhe nėse e lė tė lėvizė ky helm, edhe pse nė dukje i vogėl, do tė helmojė mendimin dhe shpirtin e njė populli tė tėrė. Kujdes ndaj idiotėsisė, gėnjeshtrės dhe tė drejtohemi ndaj seriozėve dhe tė vėrtetėts.
Kur ju erdhėt pėr herė tė parė nė Shqipėri, njė pjesė e madhe e minoritetit grek nė Shqipėri, tė shkojė nė Greqi dhe jo vetėm. Pati njė tendencė asokohe dhe frikė njėkohėsisht mbi njė shpėrngulje tė tyre, si ėshtė situata sot nė kėto fshatra?
Nuk kanė qėnė vetėm nga fshatra dhe zona tė minoritetetit. Nga ēdo krahinė e Shqipėrisė asokohe u larguan me mijėra njerėz. Gati shtatqind e disa mijė vetė zbritėn nė Greqi dhe Greqia i priti me krah hapur tė gjithė kėshtu apo jo?
Me shumė pikėpyetje hirėsi nėse do tė mė lejonit...
Vėtėm kohėt e fundit do tė thosha se janė gjėrat siē thoni ju. Duhet tė mos i pėrgjithėsojmė gjėrat. Grekėt dhe shqiptarėt ka njerėz tė mrekullushėm nė tė dy popujt. Ajo qė thoni nė njė farė mėnyrė ėshtė e vėrtet, nė shumė fshatra tė minoritetit grek nė Shqipėri nuk ka tė rinj por po ndryshon diēka sė fundmi. Mė vėshtirėsitė ekonomike qė Greqia po kalon kėto kohė kanė filluar tė kthehet dhe ky komunitet. Madje ne si kishė jemi vėnė nė punė qė nė Jug tė Shqipėrisė tė rregullojmė shkollat nė minoritet qė janė nė gjuhėn greke, madje nė Mesopotam tė Sarandės kemi bėrė tė mundur tė ngrihet njė lice profesional pėr tė rinjtė e tė rejat e minoritetit grek qė po kthehen nga Greqia pėrfundimisht. Por nė kėto raste nuk janė tė nevojshme dhe nuk zėnė vend thirrjet, qėndroni nė vendin dhe shtėpitė tuaja. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė ky komunitet dhe kėta njerėz tė kenė mundėsi tė zhvillohen.
Kisha Autoqefale e Shqipėrisė dhe shpjegimi i Janullatosit.....
Ekziston njė mohim kohėt e fundit nga faktorė tė ndryshėm, bėhet fjalė pėr Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, kėshtu nuk ėshtė? Nė kėtė kontekst do tė thosha qė Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė ku janė, ortodoksėt shqiptarė, shumė mendojnė se nuk ka shqiptarė ortodoksė? Gėnjeshtėr mė tė madhe se kjo nuk ka, ka shqiptarė ortodoksė dhe qė cke me tė madje dhe janė shumė, tė cilėt duruan dhe pėrndjekjen e vite e viteve me rradhė dhe janė e kanė ngelur ortodoks. Janė grekėt ortodoksė, janė minoriteti me origjinė sllave, janė tė ashtuquajturit arumun, disa deklarojnė tė fesė ortodokse greke dhe disa jo, po ne ēduhet tė bėjmė? Tė gjithė ortodoksėt tė bashkuar, tė gjithė bashkė. Nėse fillojmė dhe krijojmė nė Shqipėri, krahina dhe zona me Kisha tė vendeve fqinje me Shqipėrinė, nuk do tė ketė asnjėherė kishė tė pavarur nė kėtė vend. Ne luftuam pėr kėtė ēėshtje, jam shumė i kėnaqur dhe falenderoj zotin qė ja arritėm kėsaj dite.
Si popull ne grekėt, mund tė kemi shumė gjėra pozitive por kemi dhe gjėra negative, njė nga ato tė kėqia ėshtė mėnyra egoiste e tė parit tė popujve tė tjerė me poshtėrim. P.sh, pak mė parė mė thatė ju se i pritėm me krah hapur asokohe shqiptarėt dhe unė ju thashė se kam shumė pikėpyetje pėr kėtė ēėshtje. Ne nė Greqi gjatė kėtyre viteve nuk kemi folur asnjėherė me fjalė tė mira pėr shqiptarėt, madje disa nuk iu janė sjellė dhe shumė mirė. Kur jemi gjendur nė tė njėjtėn situatė ne grekėt para pak kohėsh ku tė tjerėt na shikonin me poshtėrim, pėrēmim, atėherė e ndiem si komb se ēfarė do tė thotė poshtėrim dhe nuk na erdhi mirė e u tronditėm. Jeni dakord me kėtė perceptim??
Poshtėrimi ėshtė njė ves shumė i madh si pėr individėt dhe pėr kombet. Dhe ndjenja e supermacisė fsheh nė vetvete inferioritetin. Kėto tė dyja shkojnė bashkė, nuk je sigurt pėr veten tėnde, nuk vlerėsin veten tėnde. Kjo vlen edhe pėr ksenomaninė, ėshtė e njėjta gjė. Unė me tė vėrtet zemėrohem dhe shqetsohem. Madje do tė doja tju referoja diēka. Gjatė kohės kur kishin filluar debatet nė Greqi pėr dėbim tė emigrantėve dhe filluan operacionet fshesa, unė zbrita nė Athinė, zhvillova takime me Kryeministrin e asokohe dhe politikanė tė tjerė si dhe botues tė ndryshėm dhe drejtues e kryeredaktorė tė gazetave dhe medias greke. Mbaj mend qė ju thashė, Ēfarė jeni duke bėrė, ējanė kėto fjalė qė pėrforni, ēėshte kjo fjalė fshesa, nuk e kuptoni qė kjo ėshtė njė fjalė poshtėruese pėr tė tjerėt, por poshtėruese dhe pėr ju? Kush jemi ne qė i shohim tė tjerėt nė kėtė mėnyrė?. E di, mė shikonin me habi dhe tė ēuditur. Ishin dhe vitet e para, nuk mė njihnin dhe aq mirė dhe nuk kuptonin e s`bėnin dot lidhjen. Por e pranuan se ishte gabim.
Mė vjen keq dhe mėrzitem qė tė njėtėn gjė po shikoj tė bėhėt nėpėr gazeta kėto dy vitet e fundit kėtu nė Shqipėri. Flasin shpesh herė pėr krizėn nė Greqi me njė dashakeqėsi. Madje njė i vetquajtur Kryetar i njė partie tha para disa kohėsh se, pse tė trembemi nga Greqia dhe grekėt, Greqia ėshtė njė shtet qė ka dalė nė shitje, dhe thashė me vete, shiko shiko, ky tani do qė tė bėhet lider politik?!. Kėshtu ndėrtohen miqėsitė dhe integrim i pėrbashkėt mes dy vendeve? Pra pikat tona tė dobėta janė tė njėjta. Por nė asnjė mėnyrė kombi grek nuk duhet tė justifikohet ē`ka ka bėrė, jemi njė komb i cili e kemi jetuar shumė vite emigrimin nėpėr Gjermani, Amerikė, Australi nuk mund tė pėrsėrisim mė gabime tė tilla.
Mos vallė ne grekėt nė Greqi jemi komb pa memorje?
Patjetėr qė jemi komb pa memorje. Madje do tju thoja se pasi u bėmė nostalgjikė tė viteve tė vėshtira qė kaluam gjatė shekullit tė XX, shiko se ku jemi katandisur. Ne nuk e mendojmė seriozisht tė kaluarėn tonė, madje do thoshja se mė duket se kohėt e fundit po snobi-zojmė dhe historinė po merremi shumė me tė sotmen dhe kemi lėnė pas dore tė kaluarėn. Mjerė popujt qė nuk kanė memorje i zė alzaimer-i nė jetėn e pėrditshme. Njė Kapodistrja qė nuk ėshtė rastėsore pėr ne, njė Makrijani qė ka lėnė dhe njė mesazh pėr tė rinjtė, tė vėrteta, trimėri, burrėri. Pėrse duhet qė ne tė mendojmė gjithmonė negativisht dhe jo pozitivisht.
Dikur nė greqi thoshnim se nuk jemi racistė, nuk ishim racistė sepse nuk kishte bėrė vaki deri kohė mė parė tė bashkėjetonim me tė huaj? Mos ka luajtur rol mungesa e arsimimit tė grekėve, qė sigurisht qė ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm, apo luajti rol edhe sepse qeveria nuk mori masat e duhura nė kohė pėr tu pėrballuar emigracionin nga njėra anė dhe nga ana tjetėr me krimin e organiziuar?
Ky problem ėshtė bėrė shumė mė i komplikuar dhe koklavitur. Pikėrisht kjo qė ju theksuat, nga gabimet qė bėri qevria greke dhe politikat e gabuara tė saj mbi pėrballimin e kėtyre ēėshtjeve. Sa i pėrket racizmit do tju thoshja se ēdo njeri mbi tė gjitha ėshtė njeri, i bardhė, i zi apo ēfarė do lloj tjetėr ngjyre. S`ka rėndėsi se ku ka lindur. Gjėja e parė qė ne duhet tė kishim bėrė ishte respekti ndaj ēdo njeriu, nuk ėshtė greku, amerikani apo hebreu ikona e zotit. Ėshtė ēdo njeri i gjallė nė tokė. Por kjo nuk do tė thotė qė duhet tė mbyllėsh sytė kur tjetri mban njė kallashnikof!? As qeveria nuk duhet tė jetė neutrale kur organizohen grupe tė ndrushme dhe miqėsia greko-shqiptare arrinė kulmin nė pėrplasjet mes bandave me tė njėjtėn filozofi. E ka fajin shteti. Kėtu pėrsėri gjejmė njė tjetėr gabim tonin akoma, tė njė shoqėrie tė papėrgatitur dhe tė njė shoqėrie qė nuk ėshtė e aftė qė tė pėrballet me realitetet e reja dhe nėse doni dhe rrezikun. Dhe tani mė gjendemi pėrballė njė tjetėr dhimbjeje koke, por ne vazhdojmė tė bėjmė pėrsėri viktimėn! Ėshtė zgjidhja mė e thjeshtė tė bėjmė rolin e viktimės nė vend qė tė pranojmė se kemi bėrė gabim dhe eja tė rregullojmė kėtė gjendje tė krijuar. Edhe pse kjo ėshtė nė dukje e vėshtirė, por popujt dhe kombet nė kohė tė vėshtira duken, ēdo gjė tė madhe qė ne grekėt kemi bėrė ka qėnė e vėshtirė. Njė komb qė deklaron se nė 85 % tė saj ėshtė ortodoks si ėshtė e mundur qė tė arrijė nė kėto ekstremizma, ky ėshtė faji i Kishės Ortodokse greke. Si e lejuam tė na ndodhė kjo.
Beteja me kancerin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos....
Ka qėnė pėr mua njė shok kur ma kanė thėnė se kam kancer. Unė thashė vetes se, vdekja e cila kaq kohė je duke pritur si pėrfundim vjen nga tė tjerė. Por pastaj mendova, padyshim do tė vijė njė ditė fundi, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr qoftė. Vetėm se shiko qė pėr aq kohė sa je para tė tjerėve ta jetoshė atė drejtė ".... U pajtova qė nė fillim me idenė se nė kohė tė vėshtira do tė gjesh gjithmonė njė strehė. Besimi dhe tė besuarit nė Zot ėshtė i madh, fuqi e pashtershme. Vazhdoj ta kem probleme me sytė dhe shikimin por me besimin tek Zoti po vazhdoj pėrpara.
Fėmijėria, familja e Kryepeshkopit dhe pėr personin mė tė rėndėsishėm nė jetėn e tij, nėnėn e tij..
Kur isha gati pėr tė ardhur nė botė, nėna ime rrezikoi shumė dhe humbi shpresat gjatė shtatzėnisė. Nė tė vėrtetė, mjekėt thanė se nuk do tė jetė nė gjendje pėr tė mė dhėnė gji dhe siē ajo mė ka thėnė mė vonė, mė ka ushqyer pėr njė kohė tė gjatė me gji, sepse ne ishim tė varfėr atėherė, por shumė tė dashur dhe tė bashkuar si familje. Nėna ime ishte personi mė i rėndėsishėm nė jetėn time. Zakonisht babai largohej pėr kohė tė tėra nga shtėpia. Ajo jetoi shumė, deri tek tė 90-t dhe kamė patur gjithmonė pranė meje. Unė nuk arrita ta falėnderojė atė siē dhe sa do tė doja.
Marrė me shkurtime nga emisioni Prosopikotita NET.
Plarent Shehu
Shekulli
Krijoni Kontakt