Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 127
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe flm per horoskopin ,ket jave shpresoj ta kem ashtu si thuhet por zor

  2. #82
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe, nuk ja paskan qelluar fare, ose gabim jane sjellur ata yjet, vertete qenkan bere per te marre nje fshise te gjate edhe baaaam e buuuuum per ti shkundur te gjitha ne toke edhe tu thuash a flisni me keshtu per mua ?
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #83
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Horoskopi Mujor (Prill 2013)


    Dashi
    Prill 2013.

    Nėse punėt nuk po shkojnė mire me atė qe keni ne krah, mundohuni te merrni njė vendim te rėndėsishėm. Nga ana tjetėr nėse vazhdoni ta dashuroni po njėsoj atė qe keni ne kreh, pasioni do te rindizet dhe do pėrjetoni emocione te mėdha. Atmosfera do jete me e ngrohte ne javėt e fundit te muajit. Beqaret do kenė mundėsi me te mėdha pėr te gjetur personin e tyre te ėndrrave, vetėm se duhet te tregohen me te matur me veprimet qe do bėjnė. Mos i kaloni etapat pėrnjėherėsh. Shėndeti fatkeqėsisht nuk do jete shume i mire. Pėr ēdo shqetėsim qe do keni flisni sa me pare me mjekun pėrkatės. Financat here do jene te mira e here jo. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Ne planin profesional do keni ide te qarta pėr hapat qe duhet te hidhni dhe do arrini atje ku keni dėshiruar gjithmonė.



    Demi
    Prill 2013.

    Gjate kėtij muaji, jeta sentimentale e ēifteve do jete plot ngjyra. Komunikimi do shtohet edhe me shume dhe do tregoheni me te hapur me njeri-tjetrin. Ata qe kane bere disa gabime do bėjnė mire te kėrkojnė falje sa me shpejt. Beqaret deri ne mesin e muajit nuk do kenė asnjė takim premtues, por pas datės 16 gjerat do ndryshojnė tėrėsisht. Surprizat do jene te njėpasnjėshme kėshtu qe pėrgatituni. Shėndeti do jete edhe me i mire sesa ju mendonit. Do ndiheni ne forme dhe plot energji. Ne planin financiar do iu duhet te merrni qe ditėt e para disa masa strikte ne mėnyrė qe mos keni probleme me vone. Investimet e mėdha lėrini pėr me vone. Ne pune do jete njė muaj i vėshtirė. Here pas here do iu duket vetja te pafuqishėm pėr te arritur atje ku dėshironi. Jave e parafundit gjerat do ndryshojnė fale ndihmės se disa miqve.


    Binjakėt
    Prill 2013

    Ne pėrgjithėsi ky muaj do jete i mire dhe i qete pėr te gjithė. Jo vetėm marrėdhėnia me personat e zemrės, por edhe ajo me familjaret dhe miqtė do jete e ngrohte. Java e pare do jete shume pasionante pėr te dashuruarit, por e mira ėshtė te mos merren vendime te menjėhershme. Beqaret do jene plot e pėrplot ma angazhime dhe nuk do e kenė mendjen tek takimet. Ata ēdo gjė ia lėnė kohės. Shėndeti do ketė here pas here disa shqetėsime. Merrni sa me shpejt masat pa u pėrkeqėsuar gjendja. Ne planin financiar mos kėrkoni asgjė me ngulm sepse do gaboni rende. Mundohuni te shpenzoni me maturi dhe te mendoni pėr te ardhmen. Puna, ndryshe nga njė muaj me pare do jete plot te reja dhe sukses. Gjithė sakrificat qe keni bere do japin rezultate.




    Gaforrja
    Prill 2013.

    Gjate kėtij muaji do jeni shume te sinqerte me personat qe keni ne krah dhe nuk do iu pėlqejnė padrejtėsitė. Pėr pjesėn me te madhe te ēifteve, gjerat do shkojnė mire dhe nuk do ketė debate te zjarrta. Ata qe kane pasur probleme do iu mendojnė gjerat me mire dhe do reflektojnė me kujdes. Beqaret do jene shume te zėnė me angazhime te tjera dhe nuk do mendojnė aspak pėr jetėn sentimentale. Gjithsesi disa takime interesante mund te ndodhin ne datat 17 ose 18. Shėndeti nuk do jete i stabilizuar. Mundohuni te ēlodheni dhe te relaksoheni here pas here. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete delikate kėshtu qe kujdes me shpenzimet. Ne pune do iu bėhen disa padrejtėsi, ēka do iu mėrzitė pa mase. Mos e humbni arsyen sepse kėtė do duan kundėrshtarėt. Ju jeni te zotet dhe mund t’ia dilni.



    Luani
    Prill 2013.

    Ky muaj do jete me i pėrshtatshmi pėr te mare vendime te rėndėsishme ne ēift. Pėr te mos gabuar mendohuni mire. Do shkėmbeni ēdo ide dhe mendim me personin qe dashuroni dhe gjithēka di shkoje pėr mrekulli. Beqaret duhet te dalin me tepėr dhe duhet t’i pranojnė ftesat qe do iu bėhen. Vetėm ne kėtė mėnyrė do arrini te krijoni njė lidhje. Shėndeti nuk do jete i mire ne pjesėn me te madhe te kohės. Kujdes me lodhjen dhe mos neglizhoni asnjė shqetėsim. Ne planin financiar pritet te keni fat. Me ne fund do arrini te blini ato qe aq shume keni dėshiruar, madje edhe te hiqni pak lek mėnjanė. Ne planin profesional, disa persona te afėrt do iu ndihmojnė te realizoni disa projekte te rėndėsishme dhe fitimprurėse. Disave do iu duhet edhe te negociojnė me disa kolege. E mira ėshtė qe t’i ndani punėt qe ne fillim.



    Virgjėresha
    Prill 2013.

    Gjate kėtij muaji do iu lindin shume dyshime pėr atė qe keni ne krah. Pėrpara se te bėni skena xhelozie dhe ta qortoni partnerin sigurohuni qe gjerat janė ashtu si duhet. Kėshilla e yjeve ėshtė te mos iu besoni shume disa shoqeve qe sapo i keni njohur. Dy javėt e fundit do jene me te qeta dhe pak nga pak harmonia do filloje te rifutet ne jetėn tuaj. Beqaret do kenė disa takime te rėndėsishme qe ne ditėt e para te muajit. Gjithēka do behet me serioze me kalimin e ditėve dhe javėve. Stresi dhe ngarkesa ne pune do iu sjelle shume probleme shėndetėsore. Kujdesuni pėr veten dhe kėshillohuni menjėherė me mjeket e duhur. Ēėshtjet financiare kėrkojnė me shume maturi dhe pėrkujdesje. Ne pune do jeni me produktive dhe do iu gjeni menjėherė zgjidhje problemeve qe mund t’iu dalin.




    Peshorja
    Prill 2013

    Marrėdhėnia me partnerin do jete e vėshtirė kėtė muaj. E mira do ishte te vepronit me takt dhe delikatese nėse nuk doni te keni probleme te mėdha. Beqaret do qėndrojnė vetėm javėt e para, por pas datės 20 ēdo gjė do ndryshoje tėrėsisht. Njė takim i papritur do ua beje ditėn me emocionuese dhe te kėnaqshme. Shėndeti do jete here i mire dhe here problematik. Mos bėni asgjė pa pyetur mjekun sepse do e pėrkeqėsoni situatėn. Ne planin financiar priten disa ndryshime pozitive, kjo fale maturisė qe keni treguar kohet e fundit me shpenzimet. Javėt e para stresi do iu pushtoje ne jetėn profesionale. Nuk do dini ēfarė te bėni me pare dhe do ngurroni. Pak nga pak do mėsoheni me ngarkesėn dhe do arrini atje ku dėshironi. Disa do diskutojnė me shefat edhe pėr njė rritje te pagės, ēka ai do e mirėpresė.



    Akrepi
    Prill 2013

    Jeta juaj ne ēift do jete e mire dhe e qete gjate kėtij muaji. Partner do iu komplimentoje here pas here dhe do iu beje te ndiheni mire. Mos e humbisni pėr asnjė moment komunikimin nėse doni qe harmonia te mbizotėrojė gjithė kohen. Pėr beqaret java e pare do jete e qete, por me pas do ketė takime te njėpasnjėshme. Mos keni turp t’i shprehni ato qe ndjeni. Shėndeti do jete delikat pėr shkak te lidhjes dhe stresit te ditėve. Ēlodhuni here pas here dhe hani ne mėnyrė te shėndetshme. Ne planin financiar do tregoheni te kujdesshėm dhe situata nuk do ketė as tronditjen me te vogėl. Ata qe janė ne pune do pėrballen me sfida te vėshtira, por me pak durim do ia dalin. Te papunėt do marrin disa propozime qe ia vlejnė te mendohen. Mos i humbni kėto mundėsi qe do iu jepen.




    ​Shigjetari
    Prill 2013

    Jeta ne ēift do jete me pak e turbullt sesa njė muaj me pare. Momentet e mbushura me pasion do jene te shumta prandaj shfrytėzojeni ēdo dite. Ne mes te muajit mund te merrni njė propozim te rėndėsishėm qe e keni pritur prej disa kohesh. Beqaret nuk duhet te hezitojnė t’ia shprehin pėlqimin dikujt. Hidheni jua hapin te paret. Shėndeti do jene i shkėlqyer. Do ndiheni ne forme te mire dhe plot energji. Vazhdoni te kujdeseni pėr ato qe hani dhe merruni ende me aktivitet fizik. Financat do tronditen here pas here pėr shkak te shpenzimeve qe do kryeni. Megjithatė ju do e merrni veten shpejt. Ne planin profesional do iu jepen mundėsi te mira te tregoni ēfarė jeni te afte te bėni. Megjithatė yjet kėshillojnė t’i mbajnė gjithė kohės kėmbėt ne toke.



    Bricjapi
    Prill 2013

    Kėtė muaj as jeta juaj sentimentale dhe as ajo profesionale nuk d jete shume e qėndrueshme. Nėse jeni ne ēift do debatoni ashpėr me partnerin mbi njė teme delikate dhe te dy do mendoni se keni te drejte. Kujdes! Beqaret do kenė takime interesante, po do e prishin vete gjithēka duke bere krahasime me personat qe kane pasur dikur lidhje. Shėndeti nuk do jete i mire. Kujdesuni me tepėr dhe dėgjojini kėshillat e me te mėdhenjve. Nėse ndieni ndonjė shqetėsim mos e duroni, por shkoni menjėherė tek mjeku. Financat do kenė probleme here pas here. Kujdes me shpenzime e tejskajshme. Ne pune do jete muaj i ngarkuar dhe me vėshtirėsi. Telefoni juaj nuk do reshte te reni dhe do jeni te stresuar. Beni si te bėni kėtė muaj sepse me pas ēdo gjė do jete me e thjeshte.




    Ujori
    Prill 2013

    Ju qe jeni ne ēift do kėrkoni me shume pavarėsi sesa duhet kėtė muaj dhe kjo do sjelle mosmarrėveshje me partnerin. Nga ana tjetėr yjet kėshillojnė te tregoheni me te disponueshem ndaj atij qe keni ne krah dhe t’ia plotėsoni disa dėshira. Mos lejoni qe ai te shohė dike tjetėr. Qe nga data 14 gjerat do fillojnė te pėrmirėsohen dhe ju do e kuptoni qe nuk jeni sjelle si duhet. Beqaret do kenė takime qe javėn e para, por duke i njohur me mire ata persona do e kuptoni se nuk bėjnė pėr ju. Shėndeti ka nevoje pėr me tepėr vėmendje. Mos e lini pas dore. Financat do jene te qėndrueshme edhe pse shpenzimet ne fakt nuk do jene te pakta. Ne pune mos mendoni se keni gjithmonė te drejte dhe pranojini disa kritika qe do iu bėjnė shefat. Kokėfortėsia nuk do iu ēojė asgjėkund.



    Peshqit
    Prill 2013

    Ju do kujdeseni shume pėr jetėn ne ēift gjate kėtij muaji, por partneri nuk do beje te njėjtėn gjė. Do mėrziteni here pas here me te dhe do debatoni. Gjithsesi duhet thėnė se javėn e fundit gjerat do fillojnė te pėrmirėsohen pak nga pak. Beqaret nuk duhet te tentojnė te joshin aspak ne gjysmėn e pare te muajit sepse do lėndonin veten. Me vone do e kenė rrugėn te lire te bėjnė ēfarė te duan. Pėr te qene ne forme te mire shėndetėsore dhe trupore duhet te merreni me pak sport ose nėse nuk keni mundėsi ecni me shume ne kėmbė. Tenisi dhe biēikleta do jene gjithashtu njė mėnyrė pėr t’iu mbajtur ne forme. Ne planin financiar duhet ende shume maturi dhe kujdes. Pak nga pak ēdo gjė do stabilizohet. Ne pune nuk priten probleme, por mos kėrkoni te arrini suksesin menjėherė. Beni durim.
    What goes around---comes around

  4. #84
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe , une kam nje problem te vockel tek horoskopi Ditelindja ime eshte 23.10 dhe ne disa raste jam peshore e ne disa jam akrep. Sidomos kur nuk eshte data e caktuar i lexoj te dyja dhe se di cilen ta marr per vete, e them eh kjo qe ishte me mire kjo jam une ne kete rast ! Sot qenkam akrep

  5. #85
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Foleja e dashur, sipas dates duhet te jesh Akrepi. gjithsesi ti zgjidh me te miren perqafime
    What goes around---comes around

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    ti e paske mir moj fole..
    se peshon ne peshore mos ke shtuar ndoca qillo mullaqe.. papandehur..
    dhe i ul pastaj me.. ufull ose karrota te ziera..

    ti kaprolle mir je me qillot?

    me than se qenke shum simpatike..

    lol

  7. #87
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ti e paske mir moj fole..
    se peshon ne peshore mos ke shtuar ndoca qillo mullaqe.. papandehur..
    dhe i ul pastaj me.. ufull ose karrota te ziera..

    ti kaprolle mir je me qillot?

    me than se qenke shum simpatike..

    lol
    ncncn ka plas thashethemi madh ne forum... lol
    te pakten thoni mashallah o njerez, se na keputi syri
    What goes around---comes around

  8. #88
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ti e paske mir moj fole..
    se peshon ne peshore mos ke shtuar ndoca qillo mullaqe.. papandehur..
    dhe i ul pastaj me.. ufull ose karrota te ziera..

    ti kaprolle mir je me qillot?

    me than se qenke shum simpatike..

    lol
    po ju cila shenj jeni?

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    plasi ne kucove,

    doli pus i ri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #90
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Horoskopi Javor


    Dashi
    Java: 15-21 prill

    Ka ardhur koha te vendosni pak rregull ne jetėn tuaj ne ēift gjate kėsaj jave. Mundohuni t’i mendoni gjerat me qetėsi dhe kujdes, pa ia hedhur gjithmonė fajin partnerit. Beqaret me shume gjasa do takojnė njė person interesant ne mjedisin e tyre te punės. Klima ne sektorin financave do jete e favorshme. Ka mundėsi te kėshilloheni me njė specialist te mire dhe do ndiqni hap pas hapi kėshillat e tij. Rezistenca fizike nuk do jete e mire. Kujdes me ato qe do konsumoni dhe mos e teproni me lodhjen. Ne pune do jeni te vetmit qe do pranonin e propozuar nga shefat dhe pėr kėtė arsye mund te keni debate me koleget. Kujdes! Ne familje do ketė ndryshime pozitive.



    Demi
    Java: 15-21 prill

    Rrethanat do iu ndihmojnė ta pėrmirėsoni mjaft jetėn ne ēift gjate kėsaj jave, megjithatė duhet te vazhdoni edhe te jepni ne dashuri. Duhet te pranoni edhe disa kritika. Beqaret do jene te papėrqendruar dhe do shohin sa andej kėndej. Nuk keni pėr ta gjetur ne kėtė mėnyrė atė qe keni ėndėrruar. Ne planin financiar shmangni dhėnien e huave dhe ulni shpenzimet e tejskajshme. Shėndeti do kėrkojė me tepėr pėrkujdesje nga ana juaj. Disa mund te kenė shqetėsime me shpinėn ose kokėn. Ne pune do jeni nervoze dhe nuk do arrini dot te frymėzoheni. Disa do jene aq te shpėrqendruar saqė nuk do mundin te bėjnė asgjė. Jeta familjare do jete pėrgjithėsisht e qėndrueshme.


    Binjakėt
    Java: 15-21 prill

    Te nxitur nga Marsi do krijoni njė klime shume te ngrohte ne ēift dhe do kaloni momente te paharruara ne praninė e partnerit. Shijojeni ēdo gjė dhe nuk do pendoheni. Beqaret do jene plot energji dhe te vendosur pėr te krijuar njė lidhje me personin qe pėlqejnė prej kohesh. Do iu pėlqejnė ēmenduritė e vogla. Influenca e yjeve do jete pozitive pėr financat. Do jeni me te organizuar dhe nuk do keni probleme. Shėndeti nuk do ketė asnjė shqetėsim. Edhe ata qe kane pasur probleme te vogla do jene ne forme me te mire. Ne pune do arrini rezultate te larta fale ambicies qe keni. Vazhdoni te keni me shume besim ne vetvete. Jeta familjare nuk do jete shume e qete. Kujdes me debatet e mėdha.



    Gaforrja
    Java: 15-21 prill

    Dashuria e ēifteve do jete e paqėndrueshme gjate kėsaj jave. Priten debate te forta dhe diskutime te gjata. Nėse doni te pajtoheni brenda pak kohe duhet te bėni lėshime. Pėr beqaret do ketė takime me shumice dhe flirtet e aventurat nuk do mungojnė. Financiarisht do pėrballeni me disa probleme te vėshtira pėr te cilat duhet pasur shume kujdes. Shėndeti nuk do jete shume i qėndrueshėm. Periudhe me te vėshtirė do kalojnė ata qe janė alergjike. Beni kujdes edhe me incidentet muskulore. Ne pune do gjeni zgjidhje te shpejta pėr te dale nga situata e vėshtirė ne te cilėn ndodheni. Gjerat do fillojnė te marrin pėr mire. Ne pune mos kėrkoni te dominoni mbi te tjerėt.



    Luani
    Java: 15-21 prill

    Klima ne ēift do filloje te ngrohet gjate kėsaj jave. Pasioni do te rindizet dhe dialogu do pėrforcohet. Atyre qe kane shume kohe bashke do iu duket sikur do iu rikthehet edhe njėherė koha pas. Beqaret jo vetėm qe do kenė disa takime, por pa ngurruar shume do thonė menjėherė po. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshėm dhe te mos shpenzoni kuturu. Nėse mbani njė higjiene te mire dhe kujdeseni pak me tepėr pėr veten, as shėndeti nuk do ketė asnjė problem. Pėr ushqimin e dini mire si te kujdeseni. Jave e lodhshme dhe plot vėshtirėsi pėr jetėn profesionale. Mendohuni mire para se te veproni. Me familjaret do kuptoheni me se miri.



    Virgjėresha
    Java: 15-21 prill

    Gjate kėsaj jave priten momente te gėzueshme ne ēift. Disa do marrin edhe vendime me rėndėsi pėr njė te ardhme te ndritur. Nėse nuk doni qe harmonia juaj te prishet, largoni kapricot. Beqaret do kenė njė takim jo shume te bukur, por qe do sjelle ndryshime te mėdha. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni disa investime te rėndėsishme. Jupiteri do influencoje tek shėndeti. Nuk pritet asnjė problem ne kėtė sektor, megjithatė mundohuni te mos e teproni me asgjė. Ne planin profesional do iu dalin disa sfida te vėshtira te cilat mund t’i kaloni me maturi dhe pėrkujdesje. Mos kėrkoni t’i ngjitni shkallet njėherėsh sepse do gaboni rende. Familja nuk do jete problematike.



    Peshorja
    Java: 15-21 prill

    Ka rrezik qe gjate kėsaj jave te pėrballeni me njė krize ne ēift. Kokėfortėsia juaj do iu ēoje drejt gabimeve. Kėrkoni falje pa qene vone. beqaret ne te kundėrt duhet te pėrgatiten pėr te takuar dashurinė e madhe. Shume shpejt do vije edhe njė propozim i veēante. Disa probleme financiar do zgjidhen me ne fund fale ndihmės qe do iu japin miqtė tuaj. Mbajeni mend kėtė qe ata po bėjnė dhe ua shpėrbleni kur te mundeni. Shėndeti do jete shume i mire. Do jeni plot energji dhe dinamiken. Ne planin profesional duhet te respektoni edhe mendimet e kolegeve. Jo gjithmonė gjerat do bėhen ashtu si doni ju. Edhe ne familje duhet te tregoheni diplomate dhe mos bėni kritika te kota.




    Akrepi
    Java: 15-21 prill

    Projektet e pėrbashkėta do iu afrojnė edhe me tepėr me partnerin tuaj gjate kėsaj jave. Jeta juaj ne ēift do merre njė tjetėr pamje dhe do jete me e qete. Beqaret do kenė takime pa fund, por nuk do vendosin lehtėsisht cilin te zgjedhin. Situata financiare fatmirėsisht do pėrmirėsohet dhe do keni mundėsi te bėni ndonjė shpenzim me tepėr. Pėr te mos pasur te papritura me shėndetin mire do ishte te bėnit njė kontroll paraprak qe ne ditėt e para te javės. Ne pune do keni ide te reja si te arrini atje ku dėshironi. Me pak mundim do e arrini objektivin qe i kishit vene vetes dhe do ndiheni te plotėsuar. Edhe raportet me familjaret do jene me te ngrohta se kohet e fundit.




    Shigjetari
    Java: 15-21 prill

    Mund te keni disa debate te vogla me partnerin deri ditėn e mėrkurė, por situata do filloje te pėrmirėsohet shpejt. Mos flisni menjėherė pėr ndarje sepse ne fakt te tilla probleme iu ndodhin te gjithėve. Beqaret do kenė njė jave te mbushur me takime dhe emocione. Shfrytėzojeni! Financat nuk do jene ashtu si ju i keni dėshiruar, megjithatė me pak kujdes mund te arrini ta stabilizoni situatėn. Disave do iu duhet te bėjnė disa sakrifica. Pėr shėndetin do jete njė periudhe e mire dhe pa shqetėsime. Vazhdoni te hani ne mėnyrė te ekuilibruar. Ne pune do favorizohen projektet e reja dhe fitimprurėse. Pėrfitoni! Ne familje duhet te jeni me te respektueshėm.



    Bricjapi
    Java: 15-21 prill

    Pritet qe gjate kėsaj jave situata ne ēift te pėrmirėsohet. Do mendoni te bėni disa gjera te veēanta me partnerin dhe do e largoni rutinėn. Beqaret do bien kollaj ne dashuri gjate kėsaj jave. Mundohuni te zgjidhni personin e duhur ne mėnyrė qe te mos zhgėnjeheni me vone. Financat pritet te jene te mira dhe kjo do iu japė mundėsinė te bėni shpenzimet me te nevojshme. Shėndeti do ketė disa probleme te vogla, por asgjė pėr t’u shqetėsuar. Flisni sa me shpejt me mjeket sepse verem ata mund t’iu qetėsojnė. Ne pune do e merrni me pak pėrtese, por me kalimin e ditėve do e kuptoni se koha ikėn dhe duhet te pėrfitoni. Ne familje nuk do jete periudhe e qete.




    Ujori
    Java: 15-21 prill

    Kėtė jave do mendoni te dilni dhe te argėtoheni me shume me partnerin tuaj. Ai do ua beje qejfin dhe nuk do iu lere pėr asnjė moment te mėrziteni. Beqaret nuk do e kenė mendjen tek dashuria dhe do mendojnė te kalojnė sa me tepėr kohe me miqtė e tyre te vjetėr. Financat nuk do jene problematike, madje disa do kenė edhe pėrmirėsime. Pėrfitoni pėr te hequr disa lek mėnjanė. Nėse jetoni ne njė qytet me shume pluhur dilni sa me shume ne ajėr te pastėr. Disa do kenė shqetėsime me frymėmarrjen e disa te tjerė me kolitin. Ne pune do vazhdoni me realizimin e projekteve qe keni filluar dhe do i pėrfundoni ato me sukses. Jeta familjare do jete e privilegjuar.



    Peshqit
    Java: 15-21 prill

    Duke u nisur nga pozicioni jo shume i favorshėm i Plutonit, priten debate ndėrmjet jush dhe partnerit gjate kėsaj jave. Tregohuni te kujdesshėm me ato qe do thoni. Nėse ju beqare doni te gjeni dashurinė e madhe duhet te tregoheni me te disponueshem nda ftesave qe do iu bėhen. Financat nuk do jene as te mira dhe as te kėqija. Shpenzoni me maturi qe te mos keni probleme. Ne sektorin shėndetit do iu ndihmoje Jupiteri dhe Plutoni. Edhe pse do keni disa shqetėsime ditėt e para te javės, gjithēka do zgjidhet menjėherė. Ambienti ne pune do jete euforik dhe kjo do iu shtyje te hidhni hapa me tej. Energjia nuk do iu mungoje. Jeta familjare do jete me e mire sesa edhe ju vete e mendonit.
    What goes around---comes around

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •