HOROSKPI MUJOR
MARS 2013
Dashi
Mars 2013
Dhjete ditėt e para te kėtij muaji do jene te mira pėr ēiftet, por me pas atmosfera do trazohet dhe do keni shume vėshtirėsi. Impulsiviteti i tepruar do iu beje te gaboni shpesh dhe personi qe keni ne krah do lėndohet. Reflektoni mire para se te veproni. Beqaret do tregohen shume kėrkues dhe nuk do kėnaqen aspak me takimet qe do realizojnė. Fatmirėsisht shėndeti do jete i mire. Do jeni energjike dhe do ndiheni ne forme. Kujdes duhet te bėni me ndonjė aksident te vogėl. Ne planin financiar situata do stabilizohet pas javės se pare. Gjithsesi yjet kėshillojnė maturi dhe kujdes me shpenzimet qe gjerat te marrin drejtimin e duhur. Ne pune do jeni te paduruar dhe do hidhni hapa te parakohshme. Kujdes! Me koleget marrėdhėnia do pėrmirėsohet dhe ka mundėsi qe me disa te bashkėpunoni.
Demi
Mars 2013
Ēėshtjet sentimentale ka rrezik te pėrballen me vėshtirėsi gjate kėtij muaji. Megjithatė nėse tregoheni tolerante dhe here pas here kėrkoni falje pėr gabimet gjithēka mund te rregullohet. Partneri mund tiu beje propozime interesante te cilat nuk duhet lėnė pas dore. Pėr beqaret do jete miqėsia ajo qe do ketė rėndėsinė me te madhe. Dashuria do kaloje ne plan te dyte edhe pse ngacmimet nga dikush nuk do mungojnė. Me shėndetin duhet te bėni kujdes. Mos e lini pas dore ushqimin nėse nuk doni te humbni fuqitė dhe te keni pasoja te renda. Nėse doni te mbani dieta kėshillohuni me specialistet e fushės. Ne planin financiar do pėrballeni me disa vėshtirėsi, por ne pėrgjithėsi muaji do jete i mire. Ne pune do iu dalin pengesa. Pėrdorni aftėsinė tuaj komunikuese pėr te zgjidhur ēfarėdo lloj ēėshtjeje.
Binjaket
Mars 2013
Dashuria edhe pėr ju binjake do ketė disa probleme gjate kėtij muaji. Do keni keqkuptime te njėpasnjėshme dhe mezi do arrini te komunikoni. Dy javėt e para do jene ato me te vėshtirat. Beni gjithēka qe te mundni pėr te mos e humbur partnerin dhe mendoni pėr ndonjė surprize te kėndshme. Tre javėt e para beqaret nuk do kenė rrahje zemrės, ndėrsa me vone gjithēka mund te ndodhe. Disa mund te fillojnė edhe angazhime afatgjata. Ngarkesa e madhe do sjelle pasoja tek shėndeti. Do jeni shpesh te stresuar dhe te lodhur. Hani ne mėnyrė te ekuilibruar dhe gjeni kohe pėr tu ēlodhur. Pėr financat nuk do jete asgjė fushe me lule. Shpenzoni me maturi dhe bėni njė riorganizim te situatės. Ne pune duhet ti merrni gjerat shtruar sepse do keni shume pėr te bere. Ne fund pritet te vije suksesi.
Gaforrja
Mars 2013
Gjate kėtij muaji do jene emocionet ato qe do iu udhėheqin ne jetėn tuaj ne ēift. Tre javėt e para gjithēka do shkoje pėr mrekulli dhe kenaqesitė qe do pėrjetoni do jene te mėdha. Me pas do ketė disa kontradikta mbi njė teme delikate dhe do ndizen debatet. Beqaret do kenė mundėsi te shumta pėr ta gjetur dashurinė, por nėse nuk i mbani kėmbėt ne toke mund te zhgėnjeheni. Mundohuni te mos e humbisni pėr asnjė moment realizmin. Shėndeti do jete here i mire dhe here delikat. Mbrohuni nga virozat e sezonit dhe mos neglizhoni as shqetėsimin me te vogėl. Ne planin financiar, 15 ditėt e para do jene te mira, me pas gjerat do marrin tatėpjetėn pėr shkak te shpenzimeve te tejskajshme. Ne pune do jeni krijues, te vendosur dhe do ndėrmerrni iniciativa. Do keni arritje te mėdha.
Luani
Mars 2013
Gjate kėtij muaji do vazhdoni te jeni te vendosur dhe te sigurte ne vetvete. Pėr sa iu pėrket ēėshtjeve sentimentale deri ne datėn 19 mund te keni kontradikta te vogla, me pas situata do jete me e qete dhe atmosfera me e ngrohte. Pėr beqaret priten dashuri me shikim te pare. Prisni rreth 12 dite para se te jepni pėrgjigje pėrfundimtare ne mėnyrė qe te keni kohe te reflektoni. Qe nga data 18 edhe ju do jeni ne njė lidhje dhe te lumtur me atė qe do keni pranė. Shėndeti nuk do ketė probleme te mėdha, pėrveē ndonjė shqetėsimi te vogėl qe mund te lidhet me ciklin menstrual tek femrat. Financat do jene ne pėrgjithėsi te mira. Tregohuni me te matur me shpenzimet ne mėnyrė qe te keni aq para sa te hiqni edhe mėnjanė. Jeta profesionale do jete me e mire sesa e mendonit. Ne datėn 16 pritet njė lajm i mire.
Virgjeresha
Mars 2013
Ambienti ne ēift do jete pėrgjithėsisht i trazuar kėtė muaj. Mos u tregoni kokėforte dhe mos mendoni gjithmonė se ajo qe ju thoni ėshtė e drejta. Njė gabim tjetėr i juaji mund te jete dėshira pėr ta kontrolluar partnerin gjate gjithė kohės. Shmangeni sa te mundni kėtė! Beqaret do kenė takime, disa madje mund te jene edhe te kėndshme, por pėr dashuritė e mėdha duhet pritur shume me tepėr. Emocionet qe mund te pėrjetoni ne ēdo fushe, mund te sjellin here pas here probleme me shėndetin. Do bėnit mire te flisnit me tepėr dhe te merreshit me pak yoga. Me financat tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kuturu. Vetėm ne kėtė mėnyrė do shmangni rrėnimet e menjėhershme. Ne pune duhet me tepėr diplomaci. Vendosni edhe pak rregull ne zyre qe te keni me tepėr dėshirė pėr te ecur para.
Peshorja
Mars 2013
Gjate kėtij muaji nuk do iu mungoje aspak karizmi. Pritet qe me shume sukses te keni ne jetėn profesionale dhe atė shoqėrore. Jeta ne ēift do jete paksa e ndėrlikuar dhe shpeshherė do mungoje qetėsia. Mos u tregoni as shume kėrkues dhe as agresiv me atė qe keni ne krah. Marsi do jete planeti me i favorshėm pėr dashurinė e beqareve. Miqtė do iu ndihmojnė te gjeni personin e veēante me te cilin te ndėrtoni njė jete. Shėndeti do jete i paqėndrueshėm. Do keni shpesh probleme gastrike dhe me zorrėt. Beni me tepėr kujdes me ushqimin dhe pini me tepėr ujė gjate ditės. Me financat mos u tregoni te paduruar sepse do humbni shume. Ruani njė ekuilibėr me shpenzimet. Ne pune do i kaloni njė nga njė te gjitha pengesat dhe do arrini atje ku keni ėndėrruar gjithmonė. Urime!
Akrepi
Mars 2013
Do jeni mjaft dinamike gjate kėtij muaji dhe ne pėrgjithėsi do iu plotėsohen te gjitha dėshirat. Ne jetėn ne ēift do tregoheni te moderuar dhe nuk do provokoni asnjė konflikt me partnerin. As ai nuk ka pėr tiu lėnduar ne asnjė moment. Beqaret do jene me humor te mire dhe te gatshėm pėr te provuar eksperienca te reja. Shėndeti ne fillim te muajit do jete i mire, por me kalimin e kohės lodhja do japė rezultatet e veta. Kujdesuni me tepėr pėr veten dhe ēlodhuni qe te riktheheni ne forme. Ne planin financiar do e keni te vėshtirė te ruani ekuilibrin, por me pak dėshirė dhe vullnet mund tia dilni. Shpenzimet e kota, shmangini sa te mundni. Puna do filloje vrullshėm, do ketė disa pengesa nga mesi i muajit, por ne fund ēdo gjė do pėrfundojė ashti si e kishit planifikuar. Do jeni luftarake dhe te pamposhtur.
Shigjetari
Mars 2013
Ky muaj do jete paksa i tensionuar pėr ju. Qofte pėr fajin tuaj apo pėr faj te atij qe keni ne krah, komunikimi do trazohet dhe do keni mosmarrėveshje. Kujdes me agresivitetin dhe kokėfortėsinė qe iu karakterizon. Beqaret do jene nostalgjike gjate tre javėve te para, ndėrsa me vone do takojnė nje person qe ia vlen te krijojnė njė lidhje. Mos e humbni kėtė mundėsi! Shėndeti nuk do jete i qete edhe pse jo me probleme shume te mėdha. Do jeni nervoze dhe here pas here pa fuqi. Ushqehuni mire dhe mos mbani dieta te forta. Ne plani financiar do jeni me te qarte pe rate qe doni te arrini dhe do merrni masa strikte. Data 11 duhet mbajtur mend pėr te marre ndonjė vendim me rėndėsi. Ne pune mos u influenconi aspak nga ata qe iu rrethojnė. Mendohuni mire dhe bėni atė qe iu duket me e drejte.
Bricjapi
Mars 2013
Jeta ne ēift do jete plot ngjyra dhe mjaft harmonike gjate kėtij muaji. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani te fshehta. Vazhdoni ne kėtė rruge nėse preferoni jetėgjatėsinė e lidhjes. Beqaret qe kėrkojnė vetėm aventura kalimtare do jene te privilegjuar, ndėrsa ata qe ėndėrrojnė dashurinė e madhe duhet te bėjnė durim. Shėndeti nuk do kenė shqetėsime te mėdha. Mund te keni ndonjėherė dhimbje koke pėr shkak te lodhjes se tepėrt, por gjithēka do kaloje shpejt. Pėr forme te mire trupore kujdesuni me shume pėr ushqimin. Ne planin financiar mos i kaloni limitet me shpenzimet nėse nuk doni te pėrballeni me rrėnimin. Mund tia dilni edhe me pak. Jeta profesionale nuk do jete e keqe, megjithatė pak maturi dhe seriozitet do iu bėnte mire. Negociatat fillojini pas njė kohe te caktuar reflektimi.
Ujori
Mars 2013
Jeta ne ēift do kaloje njė faze delikate gjate kėtij muaji. Do keni kontradikta te mėdha me partnerin dhe nuk do keni as kohe qe te merreni me zgjidhjen e tyre. Pėr me tepėr, njė i afėrm do ketė nevoje pėr ndihmėn tuaj, gjė te cilėn nuk mund tia mohoni. Beqaret nuk do ndihen mire vetėm , por serish nuk do kenė guxim te tentojnė aventura te reja. Shėndeti do jete here i mire dhe here delikat. Pėr ēdo shqetėsim konsultohuni me mjekun e familjes para se situata te pėrkeqėsohet. Mbrojeni veten! Situata financiare do jete e paqėndrueshme. Shpenzimet e mėdha qe keni bere kohe me pare do japin pasojat e tyre. Ne pune do jeni me te hapur ndaj te rejave dhe nuk do keni frike te tentoni. Priten disa arritje kėshtu qe pėrgatituni.
Peshqit
Mars 2013
Jeta sentimentale e ēifteve do jete e shkėlqyer gjate 15 ditėve te para te muajit. Duke filluar nga data 17 komunikimi do ketė probleme dhe mosmarrėveshjet do jene pa fund. Do bėnit mire te flisni me qetėsi dhe te toleroni here pas here nėse doni qe te rikthehet atmosfera e ngrohte. Beqaret duhet te mos ėndėrrojnė shume, por ti mbajnė kėmbėt ne toke. Jeta nuk ėshtė gjithmonė si ne njė film romantik. Pėr njė shėndet me te mire bėni me tepėr aktivitet fizik. Ecni me kėmbė, pėrdoreni me tepėr biēikletėn apo bėni not. E mira do jete qe gjate gjithė kohės ta mbani trupin ne lėvizje. Nėse do iu dalin probleme financiare, mos u alarmoni. Ulni menjėherė shpenzimet. Beni me pas njė menaxhim te mire te situatės dhe kėshillohuni me specialistet. Ne pune tregohuni diplomate, dinake dhe te vendosur.
What goes around---comes around
Sorkadhe, sme solle njehere fjale te mira![]()
nese keto qe sjell do te ishin fantazia ime , edhe mund te te kerkoja ndjese. por ne fakt jane te sjellura nga burime serioze.
qe te kesh nje muaj apo nje jave jo shume te deshirueshme, do te thote qe te gezosh plotesisht ditet kur do te shkelqeje fati. eshte ceshtje kohe![]()
tung plaku.
What goes around---comes around
Koha gjithmone kundra meje![]()
Trung sorkadhe
Krijoni Kontakt