Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 51 prej 51
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Me te puthme
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 13-01-2013 mė 09:09
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  2. #42
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Me nje thuper te holle te gjat mundesisht te jet thuper thane qe nuk thyhet por eshte elastike... Qe kur t'jav djegesh njehere e mire kurr per jete ma nuk i bje mend me ba ate gabim.

    Te pakten kshtu i kam hanger une deri sa fillova te rritem

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    une e kam provuar ti denoj por as une dhe as ata nuk i rezistuam denimit mua mu dhimsnin kur qanin dhe he mbyllnja syte dhe i falsha keshtu me mire i marr me te mirat sesa i denoj....sa per disiplinen ose me mire orarin e gjumit dhembet dhe detyrat duhet ti detyroj......por per rregullim dhome, lodrash,te jene te kujdesshem ne ngrenje keto gjera te vogla tani po i zbatojne te pakten japin mundesi aq sa munden nuk jam akoma e kenaqur por gjithmone i stimuloj dhe i them bravo
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Disiplinimi i femijeve eshte i rendesishem per dy arsye: 1) me ane te disiplinimit femija meson nga prindi dallimin mes te mires e se keqes per te 2) nepermjet disiplinimit femija meson te respektoje prinderit dhe autoritetin e tyre mbi ta. Ka shume prinder qe kane kendveshtrime nga me te ndryshmet kur vjen fjala tek disiplinimi i femijeve. Ka te tjere qe bien dakord mbi nevojen e disiplinimit te femijes por nuk bien dakord me disa metoda disiplinimi. Por keto nuk jane te rendesishme. Cfare eshte e rendesishme eshte nese metoda qe prinderit sjellin do te japi efektin e pritur tek femija: a do te mesoje femija qe te ndjeki keshillat e prindit, keshilla qe do ti vlejne per gjithe jeten? A do te mesoje femija te respektoje prinderit, jo vetem kur eshte femije i vogel por edhe kur te rritet? Keto te dyja jane per mua testi i punes se prindit mbi femijen.

    Cdo prind eshte pergjegjes per rritjen e femijes e disiplinimin e femijes. Jo te gjithe prinderit zgjedhin qe te perqafojne e ushtrojen kete pergjegjesi. Ka nga ata qe tregohen indiferente ndaj femijes, edhe kur ai/ajo sillet keq ne syte e tij. Eshte e rendesishme te kuptojme qe pergjegjesi per edukimin e femijes, nuk jane as kopshtet, as shkollat, as televizori, as shoqeria, jemi ne si prinder te atij femije. Nese ne nuk marrim persiper kete detyre, vakumin e krijuar do ta mbushin te tjeret. Dhe pastaj kur rriten e perballemi me lloj-lloj problemesh me femijet tane, nuk na pelqen sjellja e tyre, vrasim mendjen se ku deshtuam si prinder. Eshte e kuptueshme qe femija do te ndikohet ne rritjen e tij/saj nga gjithe shoqeria, por ajo qe une po them eshte qe eshte detyra jone si prinder qe te themi fjalen e fundit, cilat ndikime e sjellje jane pozitive e cilat jane negative.

    Menyra e disiplinimit eshte e rendesishme por me e rendesishme eshte qe ti bejme te qarte e mesojme femijes me fjale se cilat sjellje jane te pranueshme e cilat jo. Kete duhet ta bejme ne menyre te perseritur dhe qe ne moshe te vogel fare. Nuk mund te qortosh nje femije kur me pare nuk i ke bere te qarte se cfare eshte e pranueshme e cfare jo. Por nese i ke bere te qarte femijes se nje sjellje nuk eshte e pranueshme ne menyre te perseritur, dhe ai/ajo e perserit, atehere si prind duhet te nderhysh qe ta disiplinosh femijen. Disiplinimi per mua eshte i shkallezuar. Ka disiplinime te lehte qe mund te jete ngritja e zerit nga ana e prindit kur femija sillet keq, e deri tek konfrontimi fizik me femijen nese ai/ajo nuk ve mend. Me konfrontim fizik kam parasysh shpullen apo shkuljen e veshit, jo dhunimin e femijes. Shume prinder ndihen keq kur vjen fjala tek konfrontimi fizik me femijen. U vjen keq te godasin femijen. U vjen keq te korrigjojne e denojne ate kur ben gabim. Kjo deri ne nje fare mase eshte e kuptueshme, por ajo qe duhet te kini parasysh eshte se cfare ka per te ndodhur me ate femije nese sjellja e tij vazhdon te mos korrigjohet?

    I kam vene detyre vetes qe si prind, te mund te arrij vetem nje objektiv me femijen tim: te mos e perkedhel. Te mos perkedhelesh nje femije apo llastosh ate do te thote te rritesh nje femije qe e njeh disiplinen dhe respekton autoritetin e prinderve. Per fat te keq, ne kohen qe jetojme, shumica e prinderve i llastojne femijet e tyre ne ate shkalle, sa femija nuk e respekton autoritetin e prindit qe femije. Mendo se sa do ta respektoje prindit kur te rritet e problemet qe do te hasi do te jene shume here me me konsekuenca per jeten e tij/saj? Ka prinder te tjere qe e masin suksesin e tyre si prinder duke i trajtuar femijet "si vetja te rritur" dhe ata jane "shok/shoqe te femijes jo prinder". Keta prinder, sipas kendveshtrimit tim, jane per te ardhur keq. Une sinqerisht ndihem keq per ta. Pasi nuk e kuptojne qe ne jete femija do te gjeje plot shok e shoqe, e nuk i duhet nje shok apo shoqe me shume, por i duhet nje prind, nje prind qe e konfronton dhe i thote nje fjale me shume kur shikon dicka qe nuk i pelqen ne jeten e sjelles se femijes. Me vjen keq edhe per femijet e ketyre prinderve, pasi keta po rriten jetime ne nje shoqeri qe eshte gati ti terheqi ne 100 drejtime te gabuara. Kane prinder qe nuk marrin persiper pergjegjesite e tyre si prinder.

    Shpesh lind edhe diskutimi i "pasojave te disiplinimit te femijeve". Kam njohur prinder qe mendojne se "nuk e disiplinojme femijen pasi kur disiplinohet ai/ajo zhvillon urrejtje ndaj prinderve" dhe kjo krijon "probleme emocionale tek femija". Te gjithe kemi qene dikur femije dhe te gjithe mund te deshmojme qe per momentin plot emocione e mendime na kane kaluar ne koke per prinderit tane qe na disiplinuan. Por dua te perseris ate qe zura ne goje me lart: suksesi apo deshtimi yne si prinder ne edukimin e femijeve tane nuk do te matet me emocionet e momentit qe femija perjeton, por nese do ti vere veth ne vesh te gjitha mesimet tona dhe nese do te mesoje te respektoje autoritetin e prinderve. Nje femije qe nuk njeh e respekton as autoritetin e prinderve te tij, nuk do te dije te respektoje asnje lloj autoriteti ne jeten e tij.

    Disiplinimi i femijes eshte shume i rendesishem pasi ashtu si pa vetedije, ajo qe ne jemi duke bere eshte duke u dhene shembullin tone femijeve tane, shembull qe ata do te ndjekin kur te behen vete prinder neser. Nese ne i edukojme femijet tane sic duhet, ata do te edukojne femijet e tyre sic duhet neser. Nese ne deshtojme ne edukimin e femijeve, ata do te deshtojne ne rritjen e femijeve te tyre. Dhe pasojat i perjeton jo vetem familja por gjithe shoqeria. Prandaj nuk thone kot qe puna me e veshtire dhe me e shperblyer ne kete bote eshte ajo e te qenit prind.

    Albo

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Une mendoj qe edukata e femiut,arihet me perkujdesje dhe dashuri,femiu gabon por duhet ti japim sqarime te kjarta per pasojat e gabimit,duhet te sqarojm nje her ,dy apo shum her deri sa te mesoj se gabimi i ber eshte i damshem.
    Babai im ka qen diktator dhe i dhunshem sa i perket edukimit,ai i perdorte metodat tradicionale te edukimit,por ja sot,une kam aritur maksimumin e te gjithave,kam ndertuar shtepin e re,kam kryer shkollime te ndyshme,dhe jam nje baba qe bubrecin me shkel them u ba kijameti.
    Kani her mendoj se principet e babait per ditet e sotshme jan mase te mirseardhura,diciplina durimi dhe perkushtimi na sjellin ardhmerin e bardhe.
    Edukata tradicionale ne trevat tona,na bejn te ndihemi me dinite,dashuri ndaj atedheut,ndaj prinderve dhe ndaj zotit,eshte qelsi i pasurimit shpirteror,ku pasuria materiale dhe shpirtrore duhet te ken nje perpjes racionale,ngani her pyes veten pse disa prind deshtojn te femijet e tyre,ku femijet e tyre behen te DROGUAR,miren me PROSTITUCION,dhe me gjera te ndyta duke i ber shoqri djallit.
    Pastaj ata femij jan problem per familje dhe shoqeri,dhe edukata eshte eshte shum e shfrenuar,un personalisht i shiqoj disa femij qe i kalojne kufijet e logjikes duke menduar se jeta eshte sikur ne serialet spanjole,dhe mundesh te besh gjithshka,prandaj duhet te kemi kujdes ne keto seriale te turpshme,dhe tju shqarojm femijve te jen sa me real te mos imagjinojn gjera te gabushme.
    Atdhedashuria,Puna e ndershme,dhe arsimimi jan qelsi i zgjidhes se shum gjerave qe kan te bejn per edukat,kjo eshte qelsi i ardhmeris se shendosh,qe kan perdorur PRINDERIT TAN.

  6. #46
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Sjelljet tona, veprimet tona si prinder dhe menyra si ne u qasemi problemeve te jetes jan mesimi me i mire qe ne u japim femijeve.Prindi eshte pasqyre qe reflekton ne sjelljet dhe arritjet e femijeve ne jete. Duhet ta kemi te qarte se femiu absorbon shume nga veprat e prinderve . Eshte e kote nqs perpiqemi te e keshillojme femiun per nje sjellje dhe prinderit e bejne te kunderten . Nje shembull : Te u kerkosh femijeve te lexojne, te mesojne ,perderisa prindi tere kohen qendron prane Pc apo Tv per kenaqesi. Eshte gabim. Edhe femiu duhet ta shoh prindin duke lexuar , se pari puna ( ne kete rast leximi, mesimi ) e me vone kenaqesia si dhurate per obligimin. Eshte absurde te e bindesh me fjalet : edhe une ne moshen tende kam lexuar ....
    Prindi duhet te e mesoj femiun te kete respekt ndaj fjales se tij . Asnje nene a baba nuk e don femiun me lot, por nqs eshte e nevojshme ( sado e dhimbeshme ) duhet sjelle edhe deri aty. P.sh. Nqs nje femij kerkon te qendroje me gjate se qe eshte e mundur ne nje vend me lodra ( park femijesh apo ne nje vend me lodra femijesh ) duhet treguar femijes se koha kaloi , nqs nuk pranon duhet dhene edhe dy tre minuta kohe por duke i treguar se kete e ben per te, nqs prap nuk i bindet fjales se prindit duhet "kercenuar " se nqs nuk e ben per pak minuta do ia marr lodren e preferuar qe e ka ne shtepi. Ne rast se as kjo nuk i ben pershtypje duhet marr femiun ( edhe nqs qan) dhe vertete duhet denuar me lodren e dashur. Kjo per arsye se nuk respektoi mundesine e prindit te qendroi me gjate , pra respektin ndaj fjales se prindit.
    Forca fizike ndaj nje femiu eshte e papranueshme. Aq me keq kur shume prinder pasi e godasin femiun iu vie shume keq dhe ia lejojne dyfishin e gabimit te pare vetem qe te pajtohen me femiun. Femiu e meson kete taktike te prindit dhe do ta ushtroj tere kohen , do te bej aq presion ne prindin deri ta godas qe me vone te perfitoj nga dyfishi i deshires se tij. Ketu fillon te keputet zingjiri ne raportet, prind-femije-dashuri-respekt-interes. Me dhune fizike ne padashje i bejme femijet artist kundrejt nesh. Per prinderit qe tregojne ashpersi dhe dhune ndaj femijes , femijet jan te detyruar te luajn rol per te mos ardhe deri te lendimet trupore apo edhe psiqike nga prindi. Ai fillon te genjej ! Dhe pa dashje hyn ne boten e genjeshtres qe eshte e vemja qe i hap dyert te jete i qete me prinderit dhe te arrij synimet e veta. Dhe ky eshte hapi i pare drejt deshtimit te personalitetit te femijes e qe do e percjelle tere jeten , e fajtori kryesor eshte prindi .
    Cdo gabim eshte mesim.. duhet te jete motoja ne raportet prind-femije. Ne si prind nuk eshte turp qe para femijes te pranosh nje gabim qe e ke bere ne shtepi, ne pune, ne shoqeri. Kur femiu degjon prindin duke rrefyer hapur se ka gabuar ne raport me dike apo dicka dhe per kete flet hapur me bashkeshort apo edhe me vet femiun dhe kerkon keshille ( eshte kenaqesi te kerkosh keshille nga femiu sepse ne kete menyre i tregon qe fjala e tij ka vlere ) edhe ai neser do te flas me ty per gabimet dhe do te kerkoj keshille.
    Per te arriturat e femijet duhet shperblyer me fjale te mira dhe dashuri. Nje veprim i drejte sado i vogel ne dukje i femijes nqs lavderohet nga prindi ia rrite deshiren per veprimin tjeter. Mos ngurroni te i tregoni sa shume u gezoi ai veprim, sa bukur dhe embel e kreu ate pune, sa krenar ndiheni per sukseset e tij Kjo eshte ajo qe femiu pret si shperblim nga ne, buzeqeshjen dhe lumturine e pa skaj e te ndersjelle !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Foleja_ : 28-01-2013 mė 05:40

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Leqe se paske idene e femijeve, po me thua genjen pale. Po mire pse nuk beson ti njehere??!! lol. Tori ne 9 e fus ne krevat. Se te nesermen do shkoj ne shkolle. Nuk eshte e rekomandueshme qe nje femije I vogel te rrij aq vone. Po do flasim prape kur te kesh femije e te mesosh si rriten, rregullat
    Dhe une femijet ne 9 i ve pink. Nuk ishte e lehte ne fillim sidomos me cupen. Kush e di sa here kam fjetur me te gjersa nuk kundershtoi me. Duhet te flene shpejt se dhe duhet te zgjohen para ores 7. Me shpejt te flinin me mire do ishte. Ne fundjave u bej tolerime. Sa lumturohen!
    Feelings change - memories don't.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Jam kurioz te di se si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabime. Ndiqni ndonje strategji te vecante dhe a keni arritur te kini sukses? Si ka ndryshuar kjo strategji me moshen e femijes? Po gjinia e femijes si ndikon ne menyren dhe masen e disiplinimit?

    Albo
    Femijet nuk jane lodra qe ju ti perdorni,sic ata perdorin lodrat e tyre.
    Ke degjuar ndonjeher per perplasjen e BREZAVE ???
    Gjej dhe kupto ndryshimet mes BREZAVE dhe ceshtja eshte e zgjidhur.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    eshte e rendesishme qe prindi te jete afer femijes ,dhe kur eshte afer femijes ,shpenxon kohe me ate , vjen edhe komunikimi , kur ka komunikim ka edhe dashuri , kur ka dashuri ka edhe respekt kur ka respekt ka edhe disipline ,kur ka ka disipline ka edhe gezim dhe harmoni ;

    jam i bindur qe femijet e vegjel njohin respekt dhe respekti vjen ose prej frikes ose prej dashurise ,por eshte me mire kur vjen prej dashurise .

  10. #50
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Shume bukur e ke thene Maratonomak. Bukur, sakte e shkurt . Me pelqeu.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  11. #51
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Si i disiplinoni femijet tuaj kur bejne gabim?

    Une femjen tim s'do ta disiplinoj fare. Le te beje c'te doje.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •