INTERVISTA/ Flet pedagogia, muzikologjia dhe moderatorja Metila Dervishi

Kush e koncepton femrėn si send zbukurimi, gabon

Albert ZHOLI

Muzikologjia ėshtė shkencė muzikore, si e tillė ka punė kėrkimore, hulumtime nė terren etj., etj. Duhet tė kesh ‘luksin’ qė ta ndjekėsh, pėr kėtė duhet tė ketė njė mbėshtetje pėr studimet shkencore, sepse mirė qė bėhet njė studim, me tėrė impenjimin, kohėn e vėshtirėsitė qė ka, por nuk ėshtė korrekte qė njė studim qė i jepet gjeneratės sė re, tė mos mbėshtetet


Kreu studimet parauniversitare nė shkollėn e mesme artistike Jan Kukuzeli, Durrės, dega piano nė vitet 1991-2003. Kreu studimet pranė Akademisė sė Arteve, Tiranė, fakulteti i muzikės dega muzikologji, nėn drejtimin e Prof. Zana Shuteriqi. Nė vitin 2007 mbron diplomėn me temė studimore Feim Ibrahimi, monografi. Jeta dhe vepra. Mė 2009 realizon njė specializim, pasuniversitar pranė Akademisė sė Arteve, Fakulteti i muzikės pėr muzikologji sistematike dhe etnomuzikologji nėn drejtimin e Dr. Ardian Ahmedaja (pedagog nė Institutin e Etnomuzikologjisė nė Vjenė). Dhe mbron mikrotezėn: Pėrdorimi i regjistrave si njė tipar orkestral nė miniaturat pėr piano tė Ēesk Zadesė. Qė prej vitit 2010 ndjek MND tė thelluar pranė fakultetit tė muzikės, Universiteti i Arteve pėr muzikologji historike, ku po mbron tezėn Jeta kulturore e Shkodrės vitet 1879-1944


-Cila ishte arsyeja qė konkurruat pėr muzikologji dhe jo pėr piano, kur qė nė vogėli kishit njohuri pėr pianon?
Rastėsia ėshtė mbreti i botės …Ndoshta rastėsi ėshtė edhe futja ime nė universin e muzikės, por nga ana tjetėr, asgjė nuk ėshtė e rastit… Dihet se gjeneza e gjithēkaje ėshtė familja. Unė linda nė njė familje ku tė dy prindėrit ishin shkrimtar. Kur unė isha ende pesė vjeē, mami im ligjėronte gjuhė shqipe dhe letėrsi nė shkollėn e muzikės “Jan Kukuzeli”. Ndodhte qė mė merrte me vete, sidomos gjatė verės.
Tingujt melodikė tė instrumenteve ishin prezente, aty, por mua mė tepėr mė tėrhoqi tingulli i pianos. Mė duhet ta kujtoj se po krejt rastėsisht me uli nė tastierėn e pianos pianistja Irma Picari. Dhe unė aq shumė u magjepsa nga timbri i ėmbėl i kėtij instrumenti, sa mė dukej sikur isha nė ėndėrr. -Zysh, Tila paska impostim natyral tė dorės, - iu drejtua ajo mamit, teksa korrigjonte hartimet. Kėshtu konkurrova pėr piano dhe dola fituese. Babi im, i bindur, qė piano kėrkonte impenjim tė madh e studim pėrditė nė shkollė, nuk pranoi qė t’ju fusja kėsaj rruge. Nuk donte tė lodhesha … Pra, e nisa klasėn e parė nė shkollė tė pėrgjithshme… Por, pas njė viti nuk vonoi tė plotėsohej dėshira ime pėr tė nisur pianon. Nuk kishte ndodhur qė tė fillohej piano nė klasė tė dytė, megjithatė mė kėmbėngulje e dėshirė arrita shokėt e klasės dhe tė plotėsova ėndrrėn time fėminore…
Sa mė shumė kalonin vitet, aq mė shumė e dashuroja pianon. Nė klasėn e gjashtė prindėrit arritėn tė ma blejnė dhe instrumentin. Ishte dhurata mė e bukur qė mė ėshtė bėrė dhe do tė mbetet e tillė. Isha nė klasėn e 11–tė, nė kontrollin teknik, kur ndodhi diēka, qė nuk e prisja… M’u kontraktua dora e majtė...e morėm si diēka tė pėrkohshme, por nuk qe ashtu…(U deshėn tre vite qė tė mė gjenin diagnozėn e saktė. Me keqardhje, jo kėtu por nė Vjenė.) Ishte diēka e tmerrshme pėr mua ajo qė ndodhi. Ndarja nga piano. Pjesa qė kam luajtur pėr herė tė fundit ėshtė ‘Revolucioni’ i Schopen.
Shqetėsimi endej padyshim edhe tek prindėrit me tė cilėt kėrkuam alternativa tė tjera. Sugjerimet dhe zgjidhjet vinin nga miqtė e shumtė, muzikantė, qė spikatėn edhe prirjen time pėr muzikologji. Duke parė qė kjo degė kėrkonte kulturė tė pėrgjithshme, pėrgatitje teorike, etj., njė degė komplekse ashtu siē e dėshiroja unė nė fakt, ishte pikėrisht ajo pėr tė cilėn isha gatuar unė, ku pianon do ta kisha avantazh, edhe pse tashmė, sekondare.
Gjithsesi nga njė e keqe erdhi edhe diēka e mirė, pasi un gjeta pasionin tim.

-Kur konkurruat, a ka ndonjė detaj qė ju ka mbetur nė mendje?
Kujtoj Prof. Dr. Zana Shuteriqi- Prela me tė cilėn kam pasur fatin e madh tė punoj pėrmbi 6 vite (pra edhe nė Master.) Fillimet mbahen mend: Kur i dorėzova njė detyrė mbi Beethoven-in, kompozitor tė cilin e adhuroja; e nisja mė njė citim tė marrė nga ‘Bethoveni dhe Revolucioni borgjez-francez’ i Nolit. Mbaj mend qė ajo buzėqeshi dhe i pėlqeu… Prof. Zana ka qenė njė arsye e forte, qė unė i vijova studimet nė Shqipėri… Ajo mė ka nxitur dhe vlerėsuar, njėkohėsisht. Dhe mbetet model i autoritetit shkencor e human.
-Ku jeni pėrqendruar nė studimet tuaja?
Ndonėse jam marrė edhe me analiza tė literaturave perėndimore dėshira ime dhe synimi im ėshtė muzika shqiptare. Jo pa arsye temėn shkencore tė mbrojtės sė diplomės Universitare kisha objekt kompozitorin Feim Ibrahimi, mė pas njė postdiplomė me Ēesk Zadenė e tanimė tezėn e masterit e kam pėr ‘Aktivitetin kulturor tė Shkodrės nė vitet 1879-1944’, punė pėr tė cilėn kam hulumtuar nė Arkivin Qendror tė Shtetit dhe tė Shkodrės. E punime tė tjera qė kanė tė bėjnė me muzikėn shqiptare. Njė rubrikė e veēantė nė media ėshtė ajo qė i kam kushtuar trurit tė larguar. Pra, pėr kapacitet tona, qė jetojnė e zhvillojnė veprimtarinė muzikore jashtė vendit, kėto punime janė tė projektuara pėr tė parė dritėn e botimit.
-Cilat janė pengesat qė duhet tė kalojė shkolla shqiptare e muzikologjisė sot?
Normalisht qė kjo degė (ashtu edhe shumė tjera nė vendin tonė), po veēanėrisht kjo degė ėshtė relativisht e re, krahasuar me shkollat e perėndimit. Muzikologjia nė perėndim futet te Shkencat Humane, tek ne ėshtė ende tek Fakulteti i Muzikės, por kjo ka anėt e mira tė saj gjithsesi. Rėndėsi ka qė pėr kėtė degė po bėhen reforma progresive. Nė fakultetin tonė kanė pesė vite qė kanė nisur, duke e radhitur kėtė te degėt e vėshtira tė llojit nė sferėn e muzikės. Por, njė qė ėshtė e domosdoshme muzikologjia ėshtė shkencė muzikore, si e tillė ka punė kėrkimore, hulumtime nė terren etj., etj.. Duhet tė kesh ‘luksin’ qė ta ndjekėsh, pėr kėtė duhet tė ketė njė mbėshtetje pėr studimet shkencore, sepse mirė qė bėhet njė studim, me tėrė impenjimin, kohėn e vėshtirėsitė qė ka, por nuk ėshtė korrekte qė njė studim qė i jepet gjeneratės sė re, tė mos mbėshtetet.
-Si do ta komentoni mitmarrjen nė radhėt e pedagogėve?
Pėr konkretisht mė mirė e lemė. No Comment!
Sa pėr princip. Fatkeqėsisht ėshtė njė fenomen qė po e dėgjojmė rėndom. Por, muzika, arti ka njė tė mirė del nė pah, e kėto metoda nga njė anė lindin nga vetė personat, qė kanė ambicien mė tė madhe se aftėsitė dhe pėrdorin lloj-lloj mėnyrash pėr tė marrė ē’ka nuk meritojnė.
-Si ėshtė sot kėrkesa e llogarisė nė Liceun Kukuzeli dhe nė Universitetin e Arteve dhe a ėshtė shkolla jonė e pianos dhe muzikologjisė nė nivelin e atyre europiane?
Do tė nėnvizoj qė nė shkollėn ‘Kukuzeli’ ka ende mėsues me principe, qė e duan profesionin dhe u kėrkojnė, por edhe i ndihmojnė shumė nxėnėsi. Ka njė frymė pozitive dhe ruhet tradita e mirė si vatėr talentesh me rėndėsi kombėtare. Aty nga kanė dalė shumė talente e muzikante qė luajnė nėpėr skenat mė prestigjioze botėrore…. Sa pėr Fakultetin e Muzikės, siē e pėrmenda edhe mė sipėr, janė bėrė e do bėhen reformat, tė cilat lidhen drejtpėrdrejtė me modelet e shkollave perėndimore, duhet vetėm shumė punė, pėrkushtim, dėshirė e bashkėpunim pėr t’i realizuar.
-Ku preferoni t’i kaloni pushimet?
Mė pėlqen shumė natyra, rėndėsi ka qė tė kem njerėzit e duhur e qetėsinė shpirtėrore dhe ēdo vend bėhet i bukur mė pas.
-Veshja e preferuar?
Sipas momentit e rastit, jam mė shumė tek veshjet serioze e klasike, po rėndėsi ka veshja e duhur nė vendin e duhur, pra tė adaptosh veshjen me vendin ku je.
-Keni ndonjė peng nė jetė?
Pengje? Jam ende e re. Do pėrpiqem qė mos tė kem shumė deri nė fund tė shekullit … Ky ėshtė njė nga qėllimet e mia.
-Ē’ėshtė familja pėr ju?
Familja ėshtė diēka e shenjtė, ėshtė njė vend qė e ke gjithnjė e njė vend ku tė duan gjithnjė, kjo ėshtė familja ideale e familja ime. Ashtu sikurse vendi i inspirimit (jemi tė pestė artistė), uroj qė edhe ajo e reja tė jetė po kėshtu .
-A ndihet e vlerėsuar femra shqiptare sot?
Kjo ėshtė shumė e pėrgjithshme, por edhe personale, nuk marr pėrsipėr tė flas pėr tė gjitha femrat shqiptare. Ka nga ato qė janė tė ‘pėrkėdhelura nga fati’, ka edhe ndryshe…Por, ėshtė bėrė pak si pyetje standarde kjo sot. E rėndėsishme ėshtė qė tė vlerėsohen femrat e duhura, femrat me virtyte …Kjo le pak pėr tė dėshiruar… nuk shteron diskutimin.
-A ėshtė shoqėria shqiptare maskiliste dhe cilat janė format mė shprehėse tė saj?
Fakti qė e kanė tė vėshtirė ta shohin femėr edhe tė zonjėn e me koeficient intelekti herė –herė sfiduese, tė bėn mendosh pėr doza mentaliteti maskilist. Pra, pėrveē faktit qė mund tė jetė e bukur, a vishet bukur, duhet tė shohin edhe mė tej. Kush e koncepton si send zbukurimi, gabon…. Ky mentalitet si fillim duhet luftuar edhe nga femrat, dhe jo tė bėjnė rolin e kukullės sė bindur, duke i dhėnė meshkujve shkas pėr kėtė mentalitet, personaliteti duhet tė shfaqet me guxim dhe menēuri njėherazi.

-Moto nga e cila udhėhiqeni nė jetė?

Janė disa motive, po shfaq: Besimi tek e ardhmja … Kjo edhe nė emėr tė moshės sė re, por edhe tė formimit tim: Kur jam e ngarkuar them: “E drejta vonon, por nuk harron…” njė ditė ēdo gjė do shkojė nė vendin e duhur. “Nė kėtė botė kaotike rėndėsi ka qė tė gjejmė qetėsinė shpirtėrore”.