INTERVISTA/ Flet piktori i talentuar Tahir Tahiraj: Ja ē’pyetje mė bėri Enver Hoxha pėr Ahmet Zogun

Si u trembėm nga Nexhmije Hoxha

Pse refuzova tė bėja parulla pėr Hrushovin



Albert ZHOLI


Jeta e tij ėshtė shumė interesante. Kur mendoi se ėndrra pėr t’u bėrė piktor po shuhej ndodhi mrekullia. Abdurrahim Buza ishte pedagogu i tij parė dhe mėsuesi qė i hapi dyert e jetės

Kur mbaroi Liceun shkoi nė Burrel, ku bėri njė vit si mėsues. Ishte viti 1965 Mars kur u hap nė Tiranė njė ekspozitė pėr nder tė Festės sė grave. Nė ekspozitė kishte shumė piktura tė ndryshme. Kishte piktura me tema nga mė tė ndryshmet. Nė kėtė ekspozitė Nexhmija Hoxha kishte tre piktura pėr tė cilat ai bėri vlerėsimin gjė qė shkaktoi panik nė radhėt e drejtuesve. Jeta e tij ėshtė e mbushur me ngjarje tė tilla.



Si erdhe nė Liceun artistik?



Isha nė klasėn e pestė kur erdha nė Tiranė. Kisha shumė tė dhėna pėr pikturė, por aty ku isha (nga Mati) s’kishte njeri qė tė mė vlerėsonte si duhej. Ai qė mė solli nė Lice ishte njė instrumentist, muzikant nga krahina ime. Ai mė bėri njė pėrshkrim tė shkollės dhe mė tha se do t’i thoshte Abdurrahim Buzės qė tė mė provonte nėse vleja si piktor apo jo. Mua Tirana mė dukej diēka e madhe, e jashtėzakonshme, mė trembte. Unė isha mėsuar nė fshatin tim, mes bagėtive, lėndinave, hapėsirave, lojėrave pa fund. Kur erdha nuk mund tė rija asnjė ēast, por shoku im kėmbėnguli qė tė jepja provim.



Pra ju u futėt nė provim nė mėnyrė tė veēantė?



Po! Abdurrahim Buza ishte pedagogu im i parė dhe mėsuesi qė mė hapi dyert e jetės. Pasi mė njohu shoku im Abdurrahimi mė mori dhe mė futi njė klasė. Mė dha njė letėr vizatimi , njė gomė dhe njė laps dhe njė figurė me allci (lule, fruta) qė duhej tė bėja. Fleta e vizatimit nga poshtė ishte e vulosur me firmė qė nuk mund ta kopjoje. Ai kur mė dha kėto pajisje mbylli derė nga jashtė me ēelės dhe iku. Tė gjitha kėto veprime bėheshin qė unė tė mos kopjoja. Kur iku Buza unė pėr disa minuta shikoja modelin dhe s’po e kapja lapsin me dorė. Mė dukej shumė e vėshtirė. Por mendoj se vėshtirėsia vinte pasi unė isha para njė provimi. Pra mė rrėmbyen emocionet. Pas pak fillova tė punoj. E bėra si skicė. Kur isha nė mes tė punės vjen nė klasė njė balerinė me muzikantin dhe njė tjetėr qė mesa mora vesh mė vonė merrte vesh nga piktura. Si duket ata i solli Abdurrahimi pėr tė mė parė dhe pėr tė mė ndihmuar. E mbarova pikturėn dhe Abdurrahimi mė tha qė ke fituar. U sistemova nė konviktin e Liceut “Jordan Misja”.



U ambientove?

Aspak. Javėn e parė dilja nė rrugėn qė tė ēonte nė Mat pėr tė hipur nė ndonjė “Skodė” pėr tė ikur. Njė mbasdite mė gjen dhe Abdurrahim Buza, i cili filloi tė mė bėrtasė qė lėvizja nga konvikti. Fillova shkollėn rregullisht. Bėnim 9 orė mėsim nė ditė. Shkolla ishte shumė serioze. Pedagogėt ishin tė pėrpiktė. Kėrkesa e llogarisė ishte nė maksimum. Paradite shkonim nė shkollė nė Laprakė pėr lėndėt e pėrgjithshme mbasdite vinim hanim drekė dhe bėnim vizatim, pikturė dhe skulpturė. Ishte njė shkollė shumė e vėshtirė plot kėrkesa. Ishte vitit 1953.



Si i kishe rezultatet nė shkollė?

Isha njė nxėnės i shkėlqyer. Vazhdimisht merrja “Fletė Lavdėrimi”.



E keni takuar ndonjėherė Enver Hoxhėn kur ishe nė shkollė?

Po. E kam takuar njėherė. Kur mė nxorėn nė shkollė si tė dalluar mė thanė se nė pallat tė brigadave do mblidhen gjithė nxėnėsit e dalluar se do vijė dhe shoku Enver. Pėr ne ishte njė gėzim i madh. Pėr mua akoma edhe mė i madh sepse vija nga njė vend apo fashat i largėt malor dhe aq mė tepėr nga vendlindja e Ahmet Zogut, Mati. Ishte viti 1957. Ishte nja ambient i mrekullueshėm qė nė hyrje. Me pemė me gjelbėrim, me drita. Ngela i mahnitur. Kur u futėm nė sallėn e madhe shtanga fare. Ku kisha parė ambiente tė tilla unė. S’kisha dot fjalė. M’u mbyll goja. Salla ishte me tavolina e mbushur me ushqime. O zot sa gjėra tė mira kishte aty. Vetėm nė libra kisha lexuar pėr njė parajsė tė tillė. Kur unė isha duke ngrėnė vjen Enver Hoxha dhe ulet nė tavolinėn time nė krah tim. Zemra filloi tė mė rrah me forcė. Sa nuk po mė ēahej kraharori. E kush nuk donte ta takonte nė atė kohė Enver Hoxhėn?

Nga je mė pyeti. Nga Mati i thashė. Ai mė buzėqeshi dhe mė rrahu krahėt. Se si m’u duk vetja. Do tė bėj nja dy pyetje mė tha. Je nga vendlindja e Ahmet Zogut. Ēfarė ka bėrė Ahmet Zogu pėr vendlindjen? Unė i them pėrgjigjet i ke nga babai im. Pra, siē mė ka thėnė ai pėr Ahmet Zogun. Sipas babait tim (qė edhe ai quhet Ahmet) Ahmet Zogu s’ka bėrė asgjė pėr Matin. Pasi, sipas tij, ai ka bėrė vetėm njė shkollė fillore, ka bėrė njė ndėrtesė Bashkie ka bėrė njė burg, dhe njė urė. U mundua tė ndėrtojė njė ujėsjellės por e la nė mes. Shumė faleminderit tha pėr pėrgjigjen, buzėqeshi, mė kaloi dorėn mbi kokė dhe u largua. Kur ikėm na dhanė dhe nga njė pako tė madhe ku kishte dhe njė copė kostumi (stof) shumė tė mirė.



Kur e fillove Institutin e Arteve?

Kur mbarova Liceun shkova nė Burrel ku bėra njė vit si mėsues. U befasova se mė thanė tė jepja mėsim nė klasėn e parė fillore. Ēudia ishte se nė klasėn 7-vjeēare mėsim vizatmi jepte njė mėsuese qė se dinte ē’ishte vizatimi. Nė kėtė kohė do bėnte vizitė Hrushovi nė Shqipėri dhe mė thanė tė bėja ca parulla pėr pritjen e Hrushovit. Nuk pranova sepse s’kam mundėsi u thashė sepse skam asnjė mjet, ose bojėra, apo penela. S’u ndjenė. Por pas njė viti fillova studimet nė Institutin e Arteve sėrishmi me konkurs. Na vunė njė portret pėr tė vizatuar. Ishim 400 vetė nė konkurs. Fitova. Pedagogėt e mi ishin Vilson Kilica, Guri Madhi, Foto Stamo, Janaq Paēo, Abdurrahim Buza. Ishin tė gjithė mjeshtra tė pikturės qė kishe se ēfarė tė merrje. Por pėr mua Abdurrahim Buza mbetet babai im i dytė, pasi ai mė futi nė shkollė, ai u kujdes, ai mė futi nė gjak pikturėn, ai mė drejtoi nė jetė. Abdurrahimi mbetet unik.



Ėshtė bėrė njė ekspozitė pėr gratė piktore. Pėr tė ėshtė diskutuar shumė nė atė kohė. Midis tė tjerave ka paraqitur dhe tre piktura Nexhmije Hoxha. Mund tė na pėrcillni momente prej saj?



Ishte viti 1965, mars, nė mos gaboj. Ishte njė ekspozitė pėr nder tė Festės sė Grave. Nė ekspozitė kishte shumė piktura tė ndryshme. Kishte piktura me tema nga mė tė ndryshmet. Nexhmije Hoxha kishte tre piktura. Isha nė vitin e fundit tė Institutit tė Arteve. Pasi pashė ekspozitėn nė galeri (atėherė ishte tek godina e ish tė pėrndjekurve), shkova tek Libri i Pėrshtypjeve dhe shkrova ēfarė mendimi kisha pėr ekspozitėn nė pėrgjithėsi, por ndėr tė tjera shkrova se ēfarė emocioni mė pėrcolli njė nga pikturat e Nexhmije Hoxhės qė titullohej “Oxhaku” ku ishin tre vajza tė mbėshtetura nė oxhak duke u ngrohur. Pikturat e Nexhmijes ishin punime kur ajo ishte nė Institutin Femėror nė Tiranė “Nėna Mbretėreshė. Unė nė Librin e Pėrshtypjeve theksova se, kjo pikturė ėshtė bėrė me ngrohtėsi, me dashuri dhe nė tėrėsi mė pėlqejnė pikturat e Nexhmije Hoxhės. Poshtė vura emėr, mbiemėr dhe Instituti i Arteve viti i fundit. Si duket Nexhmija e lexon kėtė pėrshtypjen timen dhe tė nesėrmen mė thėrret mua dhe drejtorin Vilson Kilica ta takonim nė ora 16:00 tek ekspozita. Drejtori Vilson Kilica njė njeri i mirė, piktor i talentuar kur mė thėrret qė tė ikim mė thotė: mė thuaj ēke shkruar mos ke bėrė ndonjė gafė. Mė duket se ke ofenduar Nexhmijen. I dridhej buza. Ishte nė siklet. Jo i them, mos ki frikė, kam shkruar vetėm fjalė tė mira. Nė fillim u drodha dhe unė, por kur solla ndėrmend qė kisha shkruar fjalė tė mira u qetėsova. Shkojmė tek ekspozita dhe tek dera na pret Nexhmija. S’e di pse nuk kisha emocione. Vilson Kilica ende s’e kishte marrė veten dhe gjithė rrugės nuk foli. Ajo na jep dorėn tė dyve dhe pasi na pyet pėr shkollėn mė thotė: Tahir lexova pėrshtypjet e tua dhe mė pėlqyen, por do mė thuash njė tė vėrtetė, atė vlerėsim pėr punėt e mia i bėre se jam gruaja e Enver Hoxhės, apo se jam thjeshtė Nexhmija njė piktore modeste. Unė jam thjeshtė njė e apasionuar e pikturės. I thashė se e kam bėrė thjesht pėr Nexhmije Hoxhėn. Ajo mendonte se e kisha bėrė si servil. E sqarova se ato punime kanė shumė ngrohtėsi, kanė shumė thjeshtėsi, ndaj i vlerėsova. Po tė punoje vazhdimisht do bėheshe piktore e mirė. Vilson Kilica u lehtėsua.



Nė sa ekspozita ke marrė pjesė?

Pas Institutit tė Arteve mė emėruan nė Burrel. Aty pas ca vitesh mė zgjodhėn Kryetar tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Njė ndihmė tė madhe mė ka dhėnė Dritėro Agolli. Sa herė vinte ai mė lajmėronte njė ditė para. Edhe sot e kėsaj dite jemi miq. Nga pikturat e mia do tė veēoj “Heronjtė e Batrės”. Kam marrė pjesė nė tė gjitha ekspozitat qė janė zhvilluar pas vitit 1966. Por unė mė shumė frekuentoj portretin. S’e di se sa portrete kam bėrė. Janė tė panumėrt.