Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 79
  1. #1

    Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazeta hollandeze

    De Telegraaf 09-12-1922

    Vervolging van de Albaneesche bevolking in Griekenland.

    (Berlijn - telefoon)

    Rome, 8 Dec.

    Volgens berichten uit Albanië zijn de Grieken begonnen met een stelselmatige vervolging van de Albaneesche bevolking, vooral te Saloniki. De bezittingen der Albanezen worden verbeurd verklaard waarna zij uit het land worden verdreven.

    Përndjekje e popullsisë shqiptare në Greqi.

    Sipas njoftimeve nga Shqipëria, Greqia ka filluar një përndjekje sistematike të popullsisë shqiptare, veçanërisht në Selanik. Pronat e shqiptarëve janë shpallur të konfiskuara dhe më pas ata ata janë dëbuar nga vendi.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010563575%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0048

  2. #2
    Gazeta hollandeze

    Tilburgsche courant 05-03-1929

    Grieksch-orthodoxe aartsbisschop uit Albanië verbannen.
    De Albaneesche autoriteiten hebben den Grieksch-orthodoxen aartsbisschop van Durazzo gelast, het grondgebied van Albanië binnen 24 uur te verlaten. De aartsbisschop protesteerde hiertegen bij de Albaneesche regeering, doch hij werd naar de Grieksch- Albaneesche grens gebracht. Deze maatregel staat in verband met het feit, dat dezer dagen een onafhankelijke Albaneesche orthodoxe kerk is opgericht.

    Kryepeshkopi i Kishës Greko-Ortodokse dëbohet nga Shqipëria.

    Autoritetet shqiptare e kanë urdhëruar kryepeshkopin e Kishës Greko-Ortodokse të Durrësit, që të largohet nga Shqipëria brënda 24 orëve. Kryepeshkopi protestoi kundër këtij akti të qeverisë shqiptare, por megithatë ai u dërgua në kufirin greko-shqiptar. Kjo masë u vendos pas themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010193744%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0142

  3. #3
    Gazeta hollandeze

    Nieuwe Tilburgsche Courant

    02-03-1914

    Albaneesche delegatie te Weenen.

    WEENEN 28 Febr. De Keizer heeft Essad-pasja en de Albaneesche delegatie in particuliere audiëntie ontvangen. De keizer heeft aan Essad-pasja het grootkruis van de Frans Josephsorde verleend.

    Delegacioni shqiptar në Vjenë.

    Vjenë 28 Shkurt. Perandori ka pritur Esat Pashën dhe delegacionin shqiptar në një audiencë private. Perandori i ka akorduar Esat Pashës Kryqin e Madh të Urdhërit Franc Jozef.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010222844%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0023

  4. #4
    02-08-1939
    VERJAARDAG VAN MUSSOLINI. — Op zijn 56sten verjaardag heeft Mussolini een bezoek gebracht aan een vacantiekolonie voor Albaneesche kinderen in Riccione. Een kleine Albaneesche overhandigt den Duce een bloemruiker.

    Ditëlindja e Musolinit.

    Me rastin e 56 vjetorit, Musolini ka kryer një vizitë në një kamp pushimi të fëmijëve shqiptarë në Riccione. Një fëmijë shqiptar i jep Duçes një tufë me lule.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011173066%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0165

  5. #5
    Het Vaderland

    24-08-1931


    ENGELSCH-ALBANEESCHE BANK.

    Kapitaal 2 millioen pd.st.

    Naar uit Tirana wordt gemeld, is aldaar met een kapitaal van 2 millioen de Engelsch-Albaneesche Bank opgericht. Een Albaneesche groep, onder leiding van den minister van buitenlandsche zaken Konjitza, heeft van het kapitaal 500.000 pd.st. overgenomen.

    Banka Anglo-Shqiptare

    Kapitali 2 milionë pound.

    Siç njoftohet nga Tirana, atje është themeluar Banka Anglo-Shqiptare me një kapital prej 2 milionë paund. Një grup shqiptar, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Jashtme Konica ka marrë në dorëzim kapitalin prej 500 mijë paund.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010013679%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0182

  6. #6
    06-12-1912
    Bombardement.

    Uit Rome wordt gemeld, dat twee Grieksche oorlogschepen Walona, in Zuid Albanië, hebben gebombardeerd. De granaten vielen tusschen de Italiaansche en Oostenrijksche consulaten. Op protest trokken de schepen sich terug.

    Bombardim

    Nga Roma njoftohet se dy anije luftarake greke kanë bombarduar Vlorën, në jug të Shqipërisë. Granatat u hodhen pranë konsullatave italiane dhe austriake. Anijet u tërhoqën vetëm pas protestës.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010135817%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0046

  7. #7
    Gazeta hollandeze

    Dagblad van het Zuiden voor Eindhoven, Meierij, Peel en Kempenland

    21-02-1944


    MASSAGRAF IN ZUIDALBANIE ONTDEKT

    In de buurt van het dorp Shipska (Zuid-Albanië) is een massagraf met 170 lijken ontdekt, voornamelijk boeren uit de omgeving van Kortsja, Berat en Valona, die door communisten zijn weggevoerd en uit den weg geruimd.


    Zbulohet një varr masiv në jug të Shqipërisë

    Pranë fshatit Shipska (jug të Shqipërisë) është zbuluar një varr masiv me 170 kufoma, kryesisht me fshatarë të rrethinave të Korçës, Beratit dhe Vlorës, të ekzekutuar dhe të groposur nga komunistët.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010325798%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0012
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2012 më 07:42

  8. #8

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Het Vaderland

    21-11-1928


    Een spoorweg Durazzo—Konstantinopel.

    Het Anglo-Italian International Balkans Railways Syndicate heeft bij de regeeringen, van Albanië, Griekenland en Turkije plannen ingediend voor den aanleg van een 930 K.M. langen spoorweg van Durazzo over Saloniki en Dedeagatch naar Konstantinopel.

    Një hekurudhë Durrës - Stamboll

    Sindikata anglo-italiane e Hekurudhave Ndërkombëtare Ballkanike ju ka paraqitur qeverive të Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë planin për ndërtimin e një hekurudhe me gjatësi 930 km, që do të kalojë nga Durrësi në Selanik, Dedeagaç dhe Stamboll.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010011882%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0184

  9. #9

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    20-02-1929

    De IJs tijd in Europa.

    Rome, 18 Febr. (Aneta-Reuter) ln Albanië zijn elf soldaten door wolven verscheurd.

    Ean groep recruten marcheerde, onder geleide van twee gendarmen tusschen Premeti en Koritza toen het troepje door een bende van circa 50 uitgehongerde wolven werd omsingeld. Slechts de gendarmen waren gewapend en wisten zeven wolven ti dooden vóór de ammunitie uitgeput was.
    De wolven verzamelden zich weer en vielen de soldaten opnieuw aan ; eenige van hen wisten in een boom te klimmen, doch elf menschen werden op den grond geworpen en verscheurd.

    Epoka e akullit në Europë

    Romë, 18 Shkurt. (Aneta-Reuter). Në Shqipëri ujqërit shqyejnë 11 ushtarë.

    Një grup rekrutësh po marshonte nën drejtimin e dy xhandarëve, kur ndërmjet Përmetit dhe Korçës ata u rrethuan nga një tufë ujqërish të uritur. Vetëm xhandarët qenë të armatosur dhe mundën të vrasin 7 ujqër gjer sa ju mbaruan municionet. Ujqërit u rikthyen sërish dhe i sulmuan ushtarët, disa prej tyre mundën të ngjitën në pemë, ndërsa 11 të tjerë u shqyen nga ujqërit.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010221403%3Ampeg21%3Ap018%3Aa0160
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-12-2012 më 09:45

  10. #10

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Limburgsch dagblad

    27-06-1946

    Albanië deel van Joego-Slavië?

    Naar aanleiding van het bezoek van generaal Enver Hodja, den Albaanschen premier, aan maarschalk Tito, den premier van Joego-Slavië, heeft het blad „Izgref" volgens Reuter de Bulgaarsche regeering in een telegram van zijn specialen correspondent te Belgrado de mogelijkheid in het vooruitzicht gesteld, dat Albanië een deel wordt van de Joego-Slavische republiek.

    Shqipëria pjesë e Jugosllavisë?

    Nisur nga vizita e gjeneral Enver Hoxhës - kryeministër i Shqipërisë, tek mareshalli Tito - kryeministër i Jugosllavisë, gazeta "Izgref" sipas Rojter shkruan se qeveria bullgare në një telegram të të derguarit të saj special në Beograd, parashikon mundësinë që Shqipëria do të bëhët pjesë e Republikës së Jugosllavisë.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010415747%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0004

  11. #11

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    19-04-1951

    PREMIER HOXHA KAN TITO'S WEG NIET VOLGEN

    Er is thans geen hoop meer, dat de Albaanse premier Enver Hoxha, evenals maarschalk Tito - zich uit het Sovjetkamp zal losmaken. Wanneer Hoxha zou trachten het Sovjet-juk van zich af te schudden, zou zijn plaats onmiddellijk worden ingenomen door de zestigjarige Mehmet Shehu, de minister van buitenlandse zaken, die de reputatie geniet met ijzeren vuist te regeren.
    ...


    Kryeministri Hoxha nuk mund të ndjekë rrugën e Titos.

    Nuk ka më asnjë shpresë se kryeministri i Shqpërisë Enver Hoxha do të shkëputet nga kampi sovjetik, njejtë sikur mareshalli Tito. Nëse Hoxha do të provonte që të hiqte qafe varësinë sovjetike, atëherë vendin e tij do ta zinte menjëherë ministri i punëve të brëndshme 60-vjeçari Mehmet Shehu, që ka fituar reputacion nga qeverisja me dorë të hekurt.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010476053%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0021

  12. #12

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    30-01-1948

    BALKAN - DONAU CONFEDERATIE
    ...
    Enver Hoxha, communistisch premier van Albanië heeft aan het Parlement verklaard dat de Albanen verenigd zullen blijven met de Joegoslaven en de Bulgaren tot hun dood. Hij voegde eraan toe, dat deze landen sterke leden zullen zijn van een democratisch — anti-imperialistisch front, dat geleid zal worden door de Sovjet Unie.



    Konfederata Ballkanike - Danubiane

    ...
    Kryeministri komunist i Shqipërsë Enver Hoxha deklaroi në kuvend se shqiptarët do të qëndrojnë të bashkuar me Jugosllavinë dhe Bullgarinë, deri në vdekje. Ai shtoi më tej se këto vende do të jenë anëtare të fuqishme të një fronti demokratik anti-imperialist, që do të udhëhiqet nga Bashkimi Sovjetik.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010987515%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0003

  13. #13

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Tilburgsche courant

    08-02-1914


    Lëvizje në Shqipëri.

    Një grup malësorësh përgjatë rrugës për në pallatin e Esat Pashës.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010246984%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0018

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shume, shume interesante keto shkrime qe po sjell Dydrinas....

  15. #15
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    shume interesante ....

  16. #16

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Si i nënshtroi Ali Pashë Tepelena banorët e pashallëkut të tij?

    11-01-1840

    ALI Pasha dhe tre vëllezërit shqiptar.

    Aliu ishte vetëm tridhjetë e katër vjeç kur u emërua nga Sulltani si Pasha i Thesalisë. Menjëherë sa u gradua, ai përshkoi këtë zonë të Shqipërisë, që banohet nga një popull i ashpër dhe luftarak. Ushtrimi i masave të ashpra dhe mizore ndaj tyre, kishte çuar në rritjen e pakënaqësisë ndaj autoritetit të tij. Mirëpo si veproi ai, për të realizuar këtë ndërmarrje të guximshme dhe energjitike, sa i bëri që të dridheshin si nga një fuqi e mbinatyrshme dhe madje jeta e tij i detyroi këto banorë të një kombi të pazhvilluar dhe shumë paragjykues sa ti detyrojë që të besojnë dhe shpirtërisht se e gjitha kjo ishte një rrjedhojë e ligjit të hekurt të fatit.
    Ai gjendej në afërsi të fshatit Leutohor, një fshat në Thesali, shumë i njohur për banorët e tij të famshëm dhe trima, ndër të cilët veçoheshin tre vëllezërit Demir Dost . Këta njerëz kishin një shtat gjigant, kurajo dhe guxim të jashtëzakonshëm. Tirani kishin marrë masa që fshati të rrethohej gjatë natës, në menyrë që ata të mos mund të iknin nga fshati. Palikarët e tij gjendeshin anëkënd, Leutohori ishte i rrethuar dhe tre vëllezërit u kapën pas një rezistence të dëshpëruar.
    Në agim të ditës, u shfaq Aliu, i veshur me rroba të bukura, me një bukuri të jashtëzakonshme dhe i mbuluar nga një lekurë tigri me kthetra të arta. Me një paraqitje të tillë ai u shfaq para dy mijë ushtarëve të tij, në mes të një fushë të rrethuar nga shkëmbinjtë të thepisur. Pas urdhërit të tij aty u mblodhën të gjithë banorët dhe sipas zakonit të tij, ai u paraqiti atyre detyrimin ndaj tij dhe urdhëroi rrëmbimin e një vajzë e re, që ishte e fejuara e vëllaut më të madh. Pastaj ai urdhëroi që tre të burgosurit të dilnin para tij, me shpresën se natyra e tyre e egër do ti shtynte ata të ndërmerrnin ndonjë hap të gabuar.
    "Unë do të marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde" ju drejtua ai vëllaut më të madh, duke buzëqeshur dhe me një zë të butë dhe melodioz..
    "Ju mund të ma merrni jetën, sepse një ujk nuk mund të përballojë njëqind çakej, "- ju përgjigj vëllau më, duke treguar me dorë xhelatët rreth e qark Pashës.
    "Jo, biri im! Jo për këtë, por sepse një luan është më e fortë se tre ujq, " tha Aliu.
    "Po, kur tre ujq janë të zënë në kurth!"
    "Në asnjë menyrë ... edhe nëse ata janë të lirë, " - tha Pasha dhe vazhdoi qetësisht " Unë Aliu, luani i Tepelenës, urdhëroj që këto tre ujq trima të lirohen, për të parë nëse ata do të guxojnë të sulmojnë luanin".
    Të tre vëllezërve u hoqën prangat. Fillimisht ata shtangën nga habia, por menjëherë kthyen sytë drejt Pashës, me një zemërim të papërshkrueshme. Ali ju kthye përsëri drejt vëllaut më të madh dhe foli më pas me një ton që ti frikësonte këta njerëz të pacivilizuar: "Unë do ta marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde Demir Dost dhe a e di pse? Jo sepse përreth meje janë me mijëra luftëtarë nën urdhërat e mia, sepse unë ata i urdhëroj që të largohen".
    Dhe me një shenjë të Pashës, ata u tërhoqën prapa.
    "Jo pse unë jam Pashai e Thesalisë. Ja unë po e heq pallton dhe çallmën dhe po i lë këtu poshtë!"
    Ai i hoqi ato shpejt e shpejt.
    "Unë do ta marr arin tënd, gruan tënde dhe jetën tënde ... dhe a e dini pse – Uli sytë poshtë dhe do të kuptosh, se pse dreri do të shqyhet nga luani në dysh. Ktheji sytë lart në qiell dhe do të kuptosh, se pse shqiponja e kap korbin dhe e shqyen atë. Shih në thellësi të detit dhe do ta kuptosh, se pse peshkaqeni i ha peshqit e vegjël. Prandaj unë do të marr gruan tënde, arin tënd dhe jetën tënde! "
    "Ju jeni i fortë dhe i fuqishëm, sepse ju jeni Pasha, dhe trupat tuaja ne na detyrojnë që t’ju bindemi!" – foli gjithë hidhërim më i madhi i vëllezërve.
    "Unë jam i fortë, sepse unë jam Aliu, luani i Tepelenës. Unë jam i fortë, si shqiponja, sepse ajo është një shqiponjë, si luani, sepse ai është një luan, si peshkaqeni, sepse ai është një peshkaqen dhe ju jeni të dobët dhe do të jeni preja ime, sepse ligji i fatit e ka përcaktuar këtë përgjithmonë.

    Vazhdon

    Marrë nga:http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010943710%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0003

  17. #17

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazetea hollandeze De Tijd

    18-02-1930

    Martohet përsëri në moshën 108 vjeçare.

    BEOGRAD, 17 Shkurt (BB) Sipas një njoftimi të gazetës "Pravda", kasapi 108-vjeçar Ibrahim Gojani nga komuna e Gjakovës është martuar përsëri. Gruaja e tij aktuale është 30 vjet më e re. Gojani pavarësisht prej moshës së pleqërisë së thellë, gëzon ende një shëndet të plotë. Ai ka 10 fëmijë nga martesa e lidhur 82 vjet më parë.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010531215%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0092
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-01-2013 më 18:13

  18. #18

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    07-05-1923

    Nga Ballkani. Konflikte të reja?

    Siç shihet, janë të gjitha shenjat, se konflikteve ekzistuese në Ballkan do t’ju shtohet edhe një konflikt i ri. Sipas raporteve nga Shqipëria, atje është nxitur një aksion, i cili synon që të birin e princ Nikollës, nip i mbretit të vdekur Nikita të Malit të Zi, ta fronëzoje si mbret të Shqipërisë. Ky princ i ri malazez duket një njeri shumë ambicioz dhe planet e tij duket se prekin interesat e Jugosllavisë. Ai dëshiron, siç citon "Tribuna", që ta shkëpusë Malin e Zi nga Jugosllavia dhe t’ja bashkangjitë atë Shqipërisë.
    Dy drejtuesit kryesorë të bandës, Bajram Curri dhe Hasan beu (Prishtina – shënimi im), tashmë janë vënë në shërbim të tij dhe sipas “Tribuna”, nga burime italiane mësohet se ata kanë marrë shuma të mëdha për qëllime propagandistike. Nga Prizreni dhe Gjakova vijnë raporte që e mbështesin këtë lajm.
    Bajram Curri dhe ndjekësit e tij, duket se zotërojnë shuma të konsiderueshme dhe po e mbështesin pretendentin për fron, në menyrë energjike. Në qarqet zyrtare të Mbreterise serbo-kroato-sllovene mbizoteron ideja se kjo levizje ka një rëndësi relativisht të vogël, sepse Jugosllavia zotëron fuqi të mjaftueshme për të mposhtur çdo përpjekje të Malit te Zi, për t’u shkëputur.
    Ato më tej pohojnë se drejtuesit e levizjes, që mbeshtetin princin malazez, nuk mund të ushtrojnë një ndikim të madh, për arësye se ata nuk kanë sasi të mjaftueshme armatimesh.
    Veç kësaj llogaritet se qeveria e Tiranës ka aftësinë e duhur qä ta eleminojnë Bajram Currin dhe ndjekësit e tij dhe që të mos lejojnë që t’ju dalë gjendja nga kontrolli.
    Së fundmi, ngjan si e pamundshme që Mali i Zi dëshiron të shkëputet nga Jugosllavia. Nuk ka asnjë arësye që Beogradi të ketë dyshime rreth kësaj. Shqipëria nuk është e gatshme që të pranojê një princ malazez si mbret, për shkak të rritjes gjithnjë e më tepër të vetdijes kombeëtare. Fitoret e Qemal Pashës (Mustafa Qemal Ataturk – shênimi im) e kane rritur këtë ndjenjë edhe me shume. Mustafa Qemali i cili ka lindur ne Manastir, cilësohet në Shqipëri si një hero kombëtar dhe tê gjithê ata që vite mê parë patên pritur më shumë rezultate nga Princ Wied, tashmë llogaritin vetëm në ndihmën e komandantit ushtarak të Turqisë. Shumë legjenda tregohen për të, sikur trupat e tij elitë përbëhen nga 22 mijë shqiptarë dhe se pritet që kjo ushtri të shfaqet në në malet e Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët janë të gatshëm që të bëhen pjesë e kësaj trupe elitë. Për shqiptarin ështê gjëja më e bukur në botê, që tê jesh ushtar i trupave elitë.
    Kryetari i qeverisë aktuale Ahmed Zogu, nuk është popullor, sepse ai mban marrëdhënie shumë te mira me serbët, mirëpo në Shqipëri nuk urrehet asnjë i huaj tjetêr më shumë se sa serbët. Ahmed Zogu arriti që ta mbajë nën kontroll zonën neutrale ndêrmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën vepronin bandat serbe dhe shqiptare, mirëpo ky sukses nuk ndikoi aspak në forcimin e pozicionit të tij. Përkundrazi ky ndikim është dobësuar dhe drejtuesit e bandave shqiptare që veprojnë nê territorin serb (Kosovë – shënimi im), shihen si heronj të lirisë në luftën kundër Serbisë.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010969387%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0049

  19. #19

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazeta hollandeze

    Algemeen Handelsblad

    10-01-1928

    ALBANIË. TEGEN DE POLYGAMIE.
    TIRANA, 10 Jan. (Reuter), Er is een nieuwe Albaneesche strafwet in werking getreden, waarbij de polygamie is verboden.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010658259%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0086

    Shqipëria kundër poligamisë.

    Tiranë, 10 Janar (Reuter).

    Në Shqipëri ka hyrë në fuqi një kod i ri penal i cili ndalon poligaminë.

  20. #20

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Bataviaasch Nieuwsblad

    23-04-1931

    Pamje nga ceremonia e varrimit të majorit Topallaj, që siç dihet u vra gjatë një atentati kundër Mbretit Zog.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011073005%3Ampeg21%3Ap014%3Aa0236

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •