Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 79 prej 79
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    The Chicago Tribune, Wilson: Nëse më jepet mundësia, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…

    Nga Aurenc Bebja

    “The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 23 shkurtit 1922, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e veçantë që Woodrow Wilson i ka dërguar asokohe Ambrose Kelly-t, botuesit të vetëm të një gazete amerikanë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :


    Wilson vlerëson Shqipërinë

    https://www.lexo.al/2023/02/the-chic...sh-shqiptaret/


    Ambrose Kelly nga Mechanicsville, N.Y., i cili gëzon dallimin si botuesi i vetëm i një gazete amerikane në Shqipëri dhe një nga gazetat e pakta të çdo lloji në atë vend, sapo ka marrë një telegram nga Woodrow Wilson, duke i uruar mbarësi në botimin e tij.

    Gazeta, e përjavshme, i kushtohet punës së Kryqit të Kuq të të Rinjve në Shqipëri dhe botohet në shtypshkronjën e qendrës së trajnimit manual për fëmijët shqiptarë nga organizata amerikane e fëmijëve. Ajo mban emrin “Yuniatieta – Tungjatjeta”, që në shqip do të thotë “How do you do – Si je”.

    “Interesimi im dhe simpatitë e mia kanë qenë thellësisht të angazhuar në fatet politike të Shqipërisë dhe asgjë nuk do të më ofronte kënaqësi më të madhe sesa t’u bëja atyre një shërbim shtesë nëse do të kisha fatin të kem këtë mundësi në të ardhmen.”

    Në kabllogramin e z.Wilson nuk mungojnë gjithashtu përshëndetjet për punonjësit e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri.


    Gazeta Lexo.al

    https://www.lexo.al/2023/02/the-chic...sh-shqiptaret/

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.


  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Berati në revistën prestigjioze amerikane, “Time” u sugjeron turistëve qytetin e një mbi një dritareve

    Revista prestigjioze amerikane “Time”, i ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit, duke e sugjeruar për turistët si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023.

    “Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikulli”, shkruan Rama teksa jep lajmin.

    Revista amerikane vlerëson veç ta tjerave dhe mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se është i vetmi vend në Evropë popullsia hebreje e të cilit u rrit gjatë luftës.

    “Ky vit shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të popullit të Beratit që mbron shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash e dhe e Zotit”, vijon artikulli i “Times”.

    Lexo lajmin origjinal: Revista “Time” artikull për Beratin, në Shqipëri – Historia dhe mikpritja (Linku në artikullin e Gazetës)

    Më poshtë, artikulli i plotë i revistës “Time”, përkthyer në shqip:

    Vendet më të mira në Botë

    Berat, Shqipëri

    Histori dhe Mikëpritje

    Shtëpi të vjetra prej guri rreshtohen në anë të brigjeve të Lumit Osum, duke mbështjellë vizitorët në të bukurën historike të qytetit. Ky vit shënon 80-vjetorin e ardhjes së forcave Gjermane në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, dhe të mbrojtjes nga banorët e qytetit të Hebrenjve që kërkonin strehim në vend – duke ilustruar parimin e kodit Shqiptar të Besës sipas së cilit shtëpia është mbi të gjitha e miqve dhe e Zotit.

    Për të kuptuar më mirë historinë 400-vjeçare të Hebrenjve në qytetin e Beratit, duke përfshirë se si Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë ku popullsia e Hebrenjve u rrit gjatë Luftës II Botërore, nevojitet të kryhet një vizitë në Muzeun Solomoni. Më shumë kontekst përftohet nga një muze etnografik në një shtëpi tradicionale në anën tjetër të rrugës, si dhe nga kishat Bizantine të Beratit të shek. XIII, xhamitë e shek. XVI, si dhe një kala mijëravjeçare që dominon qytetin e veçantë piktoresk.

    Berati vijon traditën e mikëpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Në anën tjetër Urës së Goricës, dhoma të përkryera moderne në Hotel Butik Amalia fshihen pas eksterierit të moçëm prej guri, dhe raki të përzgjedhura ftojnë mysafirët të shijojnë stilet shqiptare të pijes alkolike shumë popullore në Ballkan. Rakia rrjedh lirshëm në Lili Home-Made Food, i cili më shumë i ngjan një kopshti të pasëm në Lagjen Mangalem se sa një restoranti, ndërsa pronari, emrin e të cilin mban restoranti, argëton mysafirët me shpjegime teatrale të menus dhe e shoqja e tij, Mirella, gatuan në kuzhinën e familjes së tyre. Tridhjetë minuta larg në malet përtej qytetit, Restaurant Roshniku ofron gosti me keca pirës të pjekur dhe produkte lokale, duke përfshirë produkte nga kantina Alpeta, e cila është kantina dhe hoteli i familjes.


    Newsbomb.al

    https://newsbomb.al/berati-ne-revist...nje-dritareve/

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqiperia ka rrogat me te larta ne rajon

    Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Rumania, Serbia, Bullgaria edhe Maqedonia.

    Ne Shqiperi rroga bruto e mesuesve eshte 750 mije leke te vjetra ne muaj edhe ne vit eshte 9 milione leke pra 7.700 euro ne vit. Ne Rumani eshte 7.200 euro pra me pak se sa ne Shqiperi. Kurse akoma me pak eshte ne Serbi vetem 5.100 euro edhe ne Bullgari eshte vetem 6.130 euro. Keto i tregon ky artikull i nje gazete te Rumanise:

    https://www.romaniajournal.ro/societ...ies-in-europe/

    Ne Shqiperi rroga e mesuesve eshte rreth 750 mije leke edhe Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa Maqedonia dhe kjo eshte shkruajtur ne fund te ketij artikulli:

    https://www.portalishkollor.al/news/...e-nga-1-janari


    O feste te madhe

    O ka sot Shqiperia

    Se rrogat me te larta

    Ne rajon i ka Shqiperia

    Edhe ua kalon te gjitha

    vendeve te rajonit

    qe jane Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi edhe Maqedonia

    Se Shqiperia i ka rrogat me te larta se sa keto vendet e tjera

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    “The Guardian” ndalet në Dhërmi: Shqipëria, “buxheti ideal” për turistët

    Shqipëria mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend për pushime në plazh, por resortet gjysmë ore larg Tiranës ofrojnë plazhe të arta, det të qetë dhe hotele të përballueshme.

    Kështu e nis artikullin e saj prestigjiozja britanike, “The Guardian”, e cila e liston Shqipërinë mes vendeve me plazhe të mrekullueshme që mund të shijohen jo me shume shpenzime.

    “Shtrirja e gjatë e vijës bregdetare në formë gjysmëhëne ofron diell gjatë gjithë ditës dhe hapja e Shqipërisë pas vitesh kufizimesh ndihmon në mbajtjen e çmimeve konkurruese, veçanërisht pas konvertimit të paundëve në monedhën vendase. Një opsion i lirë për të arritur atje, është të fluturohet për në Korfuz dhe më pas të merret një traget për rreth 20 € në çdo drejtim.”, shkruan prestigjiozja britanike.

    “The Guardian” ndalet në Dhërmi ku çdo ditë mund të përjetohet një plazh i ndryshëm. Një çadër pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person.

    Shqipëria, një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, në një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë në dallimin e saj nga konkurrentët.

    “Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, është rritur në popullaritet për shkak të një reputacioni që shihet gjithnjë e më shumë si trend dhe ekzotik. Vitin e kaluar ai tërhoqi 7,5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së tij, nga një tjetër rekord prej 6,4 milionë në 2019”, shkruan “The Guardian”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/t...ristet-i380522

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Media franceze: Zbuloni Shqipërinë dhe historinë e saj gjatë sistemit komunist

    Me iniciativën e sipërmarrësit Dritan Gremi, u prezantua më 9 mars, në panairin e turizmit në Berlin, projekti me titullin: Turizmi rreth historisë së diktaturës në Shqipëri.

    Media franceze “Courants d’air”, e fokusuar kryesisht mbi artin, udhëtimet dhe kulturën, i ka kushtuar një artikull të veçantë projektit të prezantuar nga Gremi.


    REPORTAZHI

    Simbolet e komunizmit në Shqipëri, janë shndërruar sot në memorialë dhe muzeume që dëshmojnë një prej diktaturave më të egra në Evropën juglindore dhe në botë.

    Duke kujtuar se sot Shqipëria është një vend aspirant për në BE dhe që ofron të gjitha avantazhet për turistin, z. Gremi u ndal mbi të gjitha në mesazhin e fortë që synon të përçojë përmes kësaj nisme: “Aktualisht, ne po përjetojmë konfliktin në Ukrainë. Ka një botë në të cilën jetojmë dhe në të cilën kemi aspiruar të jetojmë për një kohë të gjatë. Është ajo demokratike, evropiane, një bote e lirë, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin dhe të shprehen, ku nuk ndalohet fjala, ku njerëzit nuk vriten, torturohen dhe dënohen, për atë që thonë apo çka mendojnë”.

    Dritani theksoi gjithashtu se sa e rëndësishme është njohja e së shkuarës, në mënyrë që brezat e rinj të kuptojnë dallimin mes dy botëve, totalitare dhe asaj demokratike.

    E sunduar me grusht të hekurt nga diktatori Enver Hoxha dhe sistemi komunist, për më shumë se 40 vjet Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë.

    Kufij të mbyllur, tarifa ushqimore, ndalim i tregtisë së lirë dhe mbi të gjitha luftë mes klasave politike.

    Regjimi i vjetër, në një sistem izolimi dhe lufte imagjinare, shpenzoi 2.2 miliardë dollarë nga buxheti i varfër i Shqipërisë për të ndërtuar 750,000 bunkerë dhe fortifikime në të gjithë vendin.

    Sigurisht, këto fortifikime nuk u përdorën kurrë, pasi armiku ishte thjesht në imagjinatën e Hoxhës.

    Falë strukturës së tij të sigurisë, shteti ka gjurmuar dhe përgjuar çdo qytetar, edhe në jetën e tij private, duke i kthyer në armiq ata që guxonin të mendonin ndryshe, në një regjim që barazohet vetëm me atë të Kim Jong Un në Korenë e Veriut.

    Ndërkohë, në disa qytete të vendit u ndërtuan burgje dhe kampe internimi për të internuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe familjarët e tyre, të cilët shfrytëzoheshin me punë të detyruar.

    Një pjesë e madhe e këtyre kampeve dhe vendeve të ndëshkimit ekzistojnë dhe mund të vizitohen sot nga turistët.

    Në ditët e sotme, në një kohë kur Shqipëria është kandidate për në BE dhe destinacion popullor për turistët nga e gjithë bota, është për t’u zbuluar historia e saj në kohën e diktaturës komuniste.

    Anët e errëta të diktaturës: Një kujtim për brezat e ardhshëm

    Gjatë kësaj periudhe, 146 artistë u dënuan dhe u vranë nga sistemi komunist, 5500 u ekzekutuan politikisht, përfshirë 300 gra dhe 35,000 të burgosur politikë, mes të cilëve 7,000 gra.



    Vende për t’u vizituar në kryeqytetin shqiptar

    Muzeu i Gjetheve

    Simboli i “makinerisë” që spiunoi për sistemin komunist bazuar në mekanizmin e përgjimit që sistemi kishte ngritur. Mikroçip, radio, audio player dhe qindra njerëz në dispozicion për të kryer përgjime me të cilat më pas u burgosën, u internuan dhe u vranë qindar njerëz.

    BUNK’ART 1 & BUNK’ART 2

    Qindra e mijëra dollarë të shpenzuara nga qeveria komuniste si fortifikim kundër armiqve imagjinarë të diktatorit Hoxha.

    Shtëpia e artistit

    Një kushtim për 146 artistë të dënuar dhe të pushkatuar gjatë 46 viteve të sundimit komunist, sepse u përpoqën të sillnin lirinë. E vendosur në zemër të Tiranës, dokumente, foto dhe dokumentarë rrëfejnë ngjarjet më tronditëse të atyre viteve.

    Ish-banesa e Enver Hoxhës

    Në “Bllok”, një nga lagjet më trendi të Tiranës së sotme, ndodhet rezidenca e ish-diktatorit Hoxha. Dikur një zonë ekskluzive për liderët komunistë, sot është një vend i gjallë për të rinjtë, me muzikë dhe bare modern. Një pjesë e qytetit që nuk fle kurrë.

    Kampi i Tepelenës

    Rreth 200 km larg kryeqytetit, kampi i Tepelenës është ende dëshmi e gjallë e mizorisë së sistemit komunist. Më shumë se 115 varre të njerëzve që humbën jetën janë gjetur aty, megjithëse numri thuhet se është mbi 600. Fëmijët brenda kampit nuk lejoheshin as të kishin ushqim apo kujdes mjekësor, sepse i përkisnin familjeve të internuara politikisht.

    Burgu i Spaçit

    I vendosur vetëm 64 km larg Tiranës, godina, tashmë e braktisur, pa vuajtjet dhe përvojat e më shumë se një mijë të burgosurve politikë, të cilët u detyruan mizorisht të punonin në minierën me të njëjtin emër. Mungesa e lirisë, dhuna brenda burgut, puna mizore në galeritë e minierave dhe mungesa e ushqimit kanë marrë jetën e shumë njerëzve brenda këtij burgu famëkeq.

    Rënia e komunizmit, një mesazh për sot

    Edhe në këto kohë të vështira, shqiptarët e deshën Perëndimin, muzikën e tyre, artet dhe librat. Ata i shpëtuan për pak vdekjes duke u përpjekur të kalonin kufirin ilegalisht, por nuk pushuan së ëndërruari për të qenë në Evropë.

    Ata përmbysën një nga sistemet më të ashpra totalitare në Evropën Juglindore me protesta të ashpra, por pa dhunë dhe gjakderdhje.

    Kur bota përballet me kërcënimin e diktaturave, të mësuarit për të kaluarën është ajo që na ndihmon ta parandalojmë që ajo të mos ndodhë përsëri.

    Në zemër të Evropës, Shqipëria është tashmë një kandidate për integrim në Bashkimin Evropian. Me një popullsi relativisht të re, që flet gjuhë të huaja, të etur për të kompensuar kohën e humbur gjatë diktaturës, me mikpritje dhe bujari, Shqipëria është sot një atraksion kryesor për turistët nga Evropa dhe gjetkë.

    Nëse sot në Shqipëri turistët zbulojnë plazhet e virgjëra, majat e mbuluara me borë për shëtitjet në Alpe, rafting në lumenjtë e bukur, gastronominë e shijshme dhe mikpritjen e shkëlqyer, vendi dëshiron që të mos harrojmë dhe të kaluarën e tij.

    “Duke prekur dhe jetuar pasojat e një sistemi diktatorial, jemi të bindur se sot demokracia është rruga që do ta çojë përpara këtë botë”, nënvizon Dritan Gremi.


    / Euronews Albania / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/media...emit-komunist/

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët

    Shqiptarët janë sa 3-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë afërsisht sa 3-fishi i grekëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 4,9 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 5 milionë
    moldavët: 2 milionë
    rumunët: 12,2 milionë
    hungarezët: 11 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).

    Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 4,5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazetarja e njohur italiane: Të rinjtë po krijojnë Shqipërinë e re

    Isha në Shqipëri për herë të parë dhe ishte një eksperiencë shumë intensive. Ajo që ishte vendi më i varfër në Evropë në vitet ’90, tani po rritet me ndërtesa futuriste (shumë prej tyre të ndërtuara nga arkitektë italianë) dhe projekte ambicioze ekonomike, ka shkruar në profin e saj të Instagramit gazetarja si dhe drejtuesja e disa emisioneve televizive, Cristina Parodi.

    ”Të gjithë flasin italisht dhe e duan vendin tonë po aq sa të tyrin. Televizioni në vitet ’90 përfaqësonte të vetmen dritare në botë, ndërsa ata ishin të shtypur nga regjimi komunist”, shkruan ajo.

    ”Bunkerët ende të dukshëm dhe të shndërruar në muze na tregojnë për frikën e viteve të dominuara nga dhuna, dëbimet, puna e detyruar, ekzekutimet. ‘Shtëpia e Gjetheve’ është një dëshmi rrëqethëse e nënshtrimit të një populli të spiunuar, të kontrolluar dhe të denoncuar për çdo opinion të ndryshëm nga regjimi”, thekson gazetarja.

    ”Shqiptarët që takuam janë njerëz të veçantë. Mikpritja dhe fjala e dhënë janë të shenjta. Dhe optimizmi në këtë periudhë historike ndihet atje, është i prekshëm: kanë një kryeministër që po transformon vendin, një kryebashkiak të ri në Tiranë dhe mall për vlerat evropiane”, shton ajo.

    ”Përshtypja është se të rinjtë do të krijojnë Shqipërinë e re. Kemi njohur disa që kanë vuajtur, por nuk kanë pushuar kurrë së luftuari”, thekson ajo.

    ”Le të brohorasim për ta”, mbyll postimin gazetarja Parodi.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/gazet...qiperine-e-re/

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    sirena_adria, ky shkrim italian eshte pa asnje vlere fare. Keto jane thjeshte mashtrimet e sponsorizuara nga pushteti tradhetar i PS dhe Edi Rames.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Artikulli Origjinal:

    https://www.lonelyplanet.com/news/vj...l-park-albania

    'Lonely Planet': Albania is proud of the first National Park of the Vjosa River



    ‘Lonely Planet’: Shqipëria krenohet me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa

    Shqipëria, ku numri i turistëve pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, do të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm, pasi një nga lumenjtë më të shquar të Evropës, u shpall zyrtarisht një Park Kombëtar, shkruan në një artikull “Lonely Planet”.

    Mbështetja nga ambientalistët më në fund, ka bindur autoritetet shqiptare që të mbrojnë lumin shkëmbor dhe të bukur të Vjosës.

    Një lumë vërtet i paeksploruar që lëviz me shpejtësi, dhe shumë i rrallë në Evropë.

    Vjosa, 168 milje (270 km) pritet të tërheqë vizitorë që kërkojnë aventura për ecje, kamping, rafting dhe shumë të tjera.

    Lumi buron në Greqinë veriperëndimore, përpara se të përshkojë Shqipërinë dhe të takohet me detin në Vlorë.

    Rreth 1 110 lloje kafshësh dhe bimësh jetojnë rreth Vjosës, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë të rrezikuara globalisht.

    Në kategorinë e fundit janë të rralla kafshët si; rrëqebulli i Ballkanit, prej të cilit thuhet se kanë mbetur vetëm 15, si dhe lundërza, peshku zingel ballkanik dhe shkaba egjiptiane.

    Shpallja e lumit Vjosa, një Park Kombëtar, është një fitore e madhe për turizmin shqiptar.

    Parku do të shërbejë si një pikë referimi për t’u ekspozuar kudo në botë, dhe si një destinacion i ri për turizmin ekologjik.

    Për të vizituar Vjosën, merrni autostradën SH4 nga qyteti jugor i Sarandës deri në mes të qyteteve Tepelenë dhe Memaliaj, përgjatë të cilës ofrohet një pamje e mrekullueshme.

    Më pas, ndaloni në Hotel “Kalem Kasneci” dhe shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare me pamje nga lumi.

    Dhoma e ngrënies këtu, ofron një nga pamjet më të bukura të Vjosës.

    Vendet më të mira në Shqipëri për të shijuar Parkun e ri Kombëtar të lumit Vjosa

    Ka disa vende të mrekullueshme ku mund të shijoni këtë park kombëtar dhe bukurinë e lumit të fundit të paeksploruar të Evropës.

    Një nga mënyrat më të mira për të përjetuar fuqinë e plotë të Vjosës është të bëni rafting në ujërat e saj.

    Vizitorët rekomandohen t’i bashkohen turneut të aventurave, duke u nisur nga qyteti i Përmetit.

    Turnetë mund të zgjasin nga dy orë deri në disa ditë, në varësi të aventurave.

    Ata që nuk kërkojnë emocione mund të shijojnë eksplorimin e Përmetit, një nga pjesët më të gjelbra dhe më të pastra të të gjithë vendit, i njohur si “Qyteti i Luleve”.

    Mund të vizitoni Banjat Termale të Bënjës ose të shijoni kuzhinën tradicionale dhe verën e shijshme që mund t’i gjeni vetëm në këtë zonë të vendit.

    Nëse dëshironi një pamje perfekte të Vjosës, atëherë duhet të vizitoni kthesën e lumit, 30 minuta me makinë nga Përmeti.

    I rrethuar nga peizazhe malore, ky vend do t’ju lërë pa fjalë, pavarësisht se në cilën kohë të vitit vendosni t’a vizitoni, pasi majat e mbuluara me borë që ngrihen pas lumit në dimër krijojnë një sfond kryesisht mahnitës.

    Një opsion i tretë është qyteti i vogël i Tepelenës, i cili ndodhet në breg të Vjosës dhe është një nga vendet më të mira ku mund të shijoni një pije ndërsa admironi pamjen.

    Gjithashtu, mund të shihni burimin me ujë të ftohtë, një pikë qendrore e qytetit.

    Tepelena ka një bollëk burimesh nga pothuajse çdo drejtim.


    /atsh/KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/lonel...e-lumit-vjosa/

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    FJALA E ABDYL FRASHËRIT NË MEDIET E EVROPËS

    “Çfarë do të bëjë Evropa për një komb të varfër si Shqipëria?!”


    Kur flasim për Abdyl Frashërin publicist sjellim në kujtesë se ai mori penën në dorë në ato vite, kur iu përkushtua tërësisht politikës dhe u shqua si personalitet politik më 1877, kur Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare.

    Veprimtaria politike e tij merr hov në muajt e parë të 1877-s me themelimin e Komitetit Shqiptar të Janinës. Në javën e dytë të dhjetorit, i sapozgjedhur deputet i Janinës në Parlamentin e dytë Osman, shkon në Stamboll, ku më 21 dhjetor 1877 zgjidhet Kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i njohur si Komiteti Shqiptar i Stambollit, përbërë nga personalitete, veprimtarë të mirënjohur të Rilindjes Kombëtare.

    Kemi parasysh se atëbotë në trevat shqiptare nuk kishte ende shtyp kombëtar në gjuhën shqipe, prandaj Abdyli iu drejtua gazetave të huaja në Austri, në Itali, në Greqi etj.

    Emri i Abdylit u bë i njohur shpejt, si përfaqësues i idealeve të larta kombëtare shqiptare, i lëvizjes çlirimtare që po merrte hov në trevat shqiptare, por edhe si publicist. Janë të shumëvlerësuar tre artikujt, shkruar në një kohë dhe dërguar në tri të përkohshme në shtete të ndryshme: “Letër nga Janina” (në revistën “Basiret” të Stambollit, botuar më 21 prill l878, f.3, “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” (në revistën “Le Messager de Vienne”, botuar më 26 prill l878,f.4) /Shënim: në këtë të përkohshme vjeneze, Abdyli ka botuar edhe disa artikuj të tjerë (më 3, 17 e 31 maj 1878); (më 7 qershor 1878 ) dhe (24 tetor 1878) dhe “Helenizmi dhe shqiptarët” (botuar më 23 maj l878 në të përdyjavshmen greke “Kleo”, që dilte në Trieste të Italisë).

    Artikujt u shkruan në gjuhët e atyre të të përkohshmeve: turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Për rëndësinë dhe interesin që paraqisnin, problemet e trajtuara flet edhe koha, shpejtësia e botimit të tyre. Ata kanë një bosht dhe një linjë: lirinë e të drejtat e kombit shqiptar, mbrojtjen e tërësisë territoriale.

    Në trajtesën titulluar Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit me pseudonimin Korrespondenti i Posaçëm nga Janina, pas një analize të thelluar të atij dokumenti, arrinte në përfundimin se “Traktati i Shën Stefanit (mars 1878) përbënte vetëm hapin e parë në zbatim të strategjisë së Rusisë cariste për asgjësimin e Shqipërisë. ( Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878 )

    Traktati famëkeq i cungonte tepër e përçudshëm tokat shqiptare. Malin e Zi e trefishonte me rrëmbimin e trojeve shqiptare: Ulqinin, Tivarin dhe thuajse gjithë liqenin e Shkodrës e buzëlumin e Bunës: Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në afërsi të Mitrovicës. Kështu shumica e trevave shqiptare u daroviteshin tre shteteve sllave të Ballkanit.

    Abdyl Frashëri, radhaz e në një zë me Pashko Vasën e veprimtarë të tjerë të shquar të Rilindjes kombëtare shqiptare, shfrytëzon gazeta e revista të huaja për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë që i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    Përmes revistës “Basiret” u drejtohej lexuesve të kryeqytetit të Perandorisë Osmane, tërthoras qeverisë së Stambollit, që t’u kushtonin rëndësi të drejtave të shqiptarëve e të Shqipërisë dhe “nuk duhet harruar shekulli i Skënderbeut, se shqiptarët do ta përsëritnin atë”. (Gazeta “Basiret”-/Gjykimi/,Stamboll, 21 prill 1878).

    “Letra nga Janina jehoi, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si një rrufe në qiell të kthjelltë. Abdyl Frashëri, në emër të humanizmit dhe të qytetërimit i bën të ditur “botës diplomatike” (Fuqitë e Mëdha) detyrën që ajo “botë” kishte për t’ua prerë vrullet idhtiarve të Rusisë në Ballkan. (Shih Kristo Frashëri – burim i cituar, f. 28 ).

    I mirëmenduar është bashkëpunimi me revistën “Le Messager de Vienne”, shumë e afërt me qarqet diplomatike të Evropës. Në një cikël prej gjashtë artikujsh, Abdyli arriti të parashtrojë problemet më kryesore të çështjes shqiptare në mbrojtje të të drejtave tona kombëtare. Në ta argumentohej se kombi shqiptar është një komb që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, duke u dalë në krah, me armë në dorë, pikërisht atyre vendeve qe kërkonin shpërbërjen e tij; është një komb, që, pavarësisht nga dallimet fetare, nxitur e ushqyer qëllimisht nga qarqet shovene, ka të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita, të njëjtën gjuhë.

    Njëherit ai e “fton në tryezën e bashkëbisedimit” lexuesin austriak të së përjavshmes “Messager de Vienne” (“Lajmëtari i Vjenës”) ku kritikon politikën e manovrat e Petersburgut, për, gjoja, “çlirimin e popullatave të Lindjes”. (Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878)

    Në artikullin, botuar në të përjavshmen kulturore “Kleo” që dile në qytetin Trieste, asokohe nën sundimin austro-hungarez, Abdyl Frashëri me pseudonimin “Një shqiptar që banon në Trieste” i drejtohet, më së shumti, lexuesit italian, por edhe atij grek, për të sqaruar të vërtetën. (Gazeta “Kleo”, Trieste, 23 maj 1878 )

    Këto artikuj bënë jehuan në qarqet intelektuale e politike të Stambollit, të Vjenës, të Triestes, madje edhe të Athinës. Studiuesit e jetës e të veprës së Abdyl Frashërit kanë vënë në dukje pozitën e vështirë të historianit-publicist grek Dhimitër Hasioti, i cili kishte marrë përsipër të ballafaqohej me artikullin, po në revistën “Kleo” të Triestes. Hasioti ngase nuk gjen argumente, trillon e shfryn me mllef e tërbim kundër artikullit “Helenizmi dhe shqiptarët”. E ashtuquajtura “përgjigje” e “polemikë” me shqiptarin e Triestes, u botua në tre numra të gazetës greke.

    Pavarësisht se cilës audience i drejtohet, Abdyl Frashëri bën kujdes për të hedhur e shtjelluar çështjet më të rëndësishme të kohës, që lidhen me domosdoshmërinë e kundërshtimit të vendimeve apriori të përfshira në Traktatin e Shën Stefanit. Ai nuhat kundërshtitë evropiane, shprehur drejtpërsëdrejti, qartë e preraz se absurditetet e Shën Stefanit paralajmërojnë re e stuhi, shpërbërje të marrëveshjeve të diplomacisë së lartë për zotërim në brigjet e Adriatikut.

    U ndala në tre artikujt më të parë, por “arkivi publicistik i tij është i pasur me tituj shkrimesh e gazetash, me larmi tematike e problemore për çështjen kombëtare. Studiuesit e shtypit të kohës, të atyre të përkohshmeve,që merreshin me çështjen shqiptare, kanë skeduar dhe nxjerrë në pah një varg shkrimesh, botuar, sidomos, në gazetat e revistat e Stambollit, të Parisit, të Athinës, etj. Profesor Kristo Frashëri vlerësonte: “Shkrimet origjinale që tani kemi në dorë janë pesëfishuar si tituj dhe dhjetëfishuar si vëllim në krahasim me ato që njiheshin disa vjet më parë” (Revista “Studime historike”, Tiranë, 1981, nr. l).

    2.

    Një vështrim profesional në veprën publicistike të Abdyl Frashërit na bind se që në shkrimin e parë shohim se autori njeh mirë objektin që shqyrton, njeh e zbaton metodën e përvetësimit dhe të pasqyrimit politik të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve të problemeve të realitetit historik e shoqëror.

    Artikujt, qofshin edhe ato që revista vjeneze i emërton si korrespondenca, kanë natyrën e ese-ve, por edhe pamflete. Përveç shkrimeve “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” dhe “Helenizimi dhe shqiptarët”, që, si konceptim e ndërtim, anojnë dukshëm nga lloji publicistik “Pamflet”, mjaft artikuj të tjerë kanë si tipar të natyrshëm polemikën.

    Në hartimin e shkrimeve të ndryshme shfaqet mëvetësia e autorit, me zhdërvjelltësi parashtron idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë “Abdyl Frashëri” theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. (Tiranë, l984, f. ll 8)

    Qëmtimi i fakteve, përzgjedhja e tyre për argumentim bindës në polemikën me kundërshtarët politikë dhe ideologjikë përbën një nga tiparet të publicistikës së këtij autori.

    Në parashtrim të problemeve operon nga fraza në frazë, herë duke pohuar a mohuar një të dhënë paraqitur si fakt a një qëndrim, herë duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që e vënë në pozitë të vështirë.

    Tipar i dukshëm i publicistikës së Abdyl Frashërit është historizmi, aftësia për t’i pasqyruar faktet e ngjarjet në dinamikë e proces, në një sfond e hark kohor të caktuar, në rrjedhën e tyre të natyrshme që në zanafillë e deri në zhvillim të plotë. Në të 6 shkrimet e “Le Messager de Vienne”, publikuar në prill-qershor të l878-s, problematika e shtjelluar vështrohet në suazën historike në argumentim të idesë themelore: formimi i kombit shqiptar dhe roli i tij i spikatur në jetën, zhvillimet ushtarako-politike e historiko-shoqërore në sinisi të Ballkanit. U kujton të interesuarve se “Shqipëria nuk është aq e vogël”. (Revista “Messager de Vienne, 3 maj 1878)

    Karakteri studimor përbën një tregues të rëndësishëm të kësaj publicistike, mishëruar në analizën e thellë të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve; në përgjithësimet objektive, të motivuara. Kësisoj, argumentet e shëndoshë përcjellin deduksione pa mëdyshje për formimin e kombit shqiptar, për etninë e tij në trojet e veta, për pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ndihmesën e saj në zgjidhjen e Krizës Lindore, për veçantitë dhe unjisinë e kulturës kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet fetare, etj. Bindëse, përveç atyre që nuk kanë veshë, atyre që, për interesa të caktuara, dëgjojnë vetëm një këmbonë apo vetëm një lloj tingëllime të saj, janë argumentet që pataqiten në debatin për trojet shqiptare. (Shih: Revista “Messager de Vienne, 17 maj 1878 )

    Në një “Korrespondencë”, pas polemikave të gjalla, shtruar me një gjuhë të kulturuar, autori, natyrshëm arrin në përfundimin se populli shqiptar historikisht e me vendosmëri ka ruajtur kombësinë e vet, ndaj askush nuk ka të drejtë të cënojë interesat, të drejtat dhe tërësinë territoriale të tij. (Revista “Messager de Vienne, 21 maj 1878)

    Abdyl Frashëri me dinjitet ngre zërin, deklaron se bashkatdhetarët e tij aspirojnë dhe do të luftojnë për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur”. (Revista “Messager de Vienne, 24 maj 1878)

    Në shkrimet e tij shfaqet mëvetësia e autorit çka i hap udhë dhe i jep dorë të parashtrojë idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë e akademikut Kristo Frashëri lexojmë: “theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. Duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që vënë në pozitë të vështirë edhe “botën diplomatike”. Abdyl Frashëri pyet: “ Çfarë do të bëjë Evropa humanitare për një komb të varfër dhe pa mbrojtje siç është Shqipëria?! A do të denjojë ajo të thotë fjalën për të mbrojtur të drejtat e saj?!”. (Nga libri “Abdyl Frashëri”, Tiranë, l984, f. 118)


    Konica.al

    https://konica.al/2023/04/cfare-do-t...-si-shqiperia/

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Enver Hoxha nuk vdiq ne Prill 1985. Te homazhet vune nje kukulle plastike te bere si Enveri per te genjyer njerezit dhe per ta bere te besueshme qe Enveri kishte vdekur. Enveri vazhdoi jeten ne fshehtesi ne vilat efshehta te familjes Hoxha edhe ka levizur edhe jashte Shqiperise. Edhe nje gazete e Britanise e tha qe Enveri nuk vdiq por qe iku vetem nga skena politike edhe vazhdoi jeten ne fshehtesi. Shikoni kete video per te kuptuar qe Enveri nuk vdiq vazhdoi jeten ne fshehtesi:

    https://www.youtube.com/watch?v=PdWgjNA-Vuc

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    https://www.dailymail.co.uk/femail/t...idden-gem.html

    Travelling couple discovers a 'secret Balinese paradise' in a little-known Europe village with luxurious resorts and stunning sunsets over the ocean


    “Daily Mail”: Dhërmiu perla e fshehur e Evropës

    Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë, të krahasueshme me Balin, me vendpushime luksoze, sipas një artikulli të botuar në “Daily Mail”.

    Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është quajtur perla e fshehur e Evropës.

    Ndërsa shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë të Greqisë dhe Italisë, të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar i cili është cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit.

    Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar si, Bali, i cili ofron plazhe të kristalta të pastër, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze.

    Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal, nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi, të cilin e quajtën të nënvlerësuar dhe ”Balin evropian”.

    Dhërmiu është pak më shumë se tre orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.

    Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër i çuditshëm, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.

    Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.

    “Ju mund te zbuloni Balin evropian në vendin më të paparashikuar”, shkruan Scott dhe Sal në një video në Instagram, e cila mori më shumë se 1.6 milion shikime.

    Çifti qëndroi në “La Brisa Boutique Hotel”, i cili ofron pamje spektakolare të perëndimit të diellit, dhe dhoma me 145 dollarë nata dhe një plazh privat.

    Ata shijuan gjithashtu pamjet panoramike të ujërave të gazuar të detit Jon në “Sanur Beach House”, e cila u frymëzua nga plazhet e njohura të Balit.

    “Kjo është kaq e bukur. Shqipëria është perla e fshehur e Evropës”, shkruan një shikues.

    “Një vend paksa i ndryshëm evropian, por duket i mahnitshëm”, shtoi një shikues tjetër.


    /atsh / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/daily...hur-e-evropes/

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    WEF me artikull për lumin Vjosa: Lumi i fundit i “egër” Evropës, park i mbrojtur kombëtar

    Qeveria shqiptare ka shpallur lumin Vjosa në pjesën jugore të vendit si “Park kombëtar”, duke shënuar një fitore për ambientalistët që luftojnë prej vitesh kundër planeve për hidrocentrale përgjatë rrugës ujore.

    Ambientalistët dhe shkencëtarët e kanë quajtur Vjosën lumin e fundit “të egër” në Evropë, pasi rrjedh pandërprerë për 270 km (170 milje) nga Greqia në të gjithë Shqipërinë e Jugut, deri në Detin Adriatik, pa asnjë digë apo termocentral.

    Ata thonë se lumi është shtëpia e rreth 1000 specieve, duke përfshirë ngjalën evropiane të rrezikuar në mënyrë kritike dhe speciet bimore endemike të rrezikuara. Shpallja e Vjosës dhe degëve të saj park kombëtar do të parandalojë projektet e ndërtimit, shkruhet në artikullin e World Economic Forum (Forumin Ekonomik Botëror), përcjell KosovaPress

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se do të ketë një buxhet fillestar prej 80 milionë dollarësh për të ndërtuar fabrika të reja për të ndaluar ujërat e zeza që të arrijnë në lumë.

    Shqipëria prodhon pothuajse të gjithë energjinë e saj elektrike nga hidrocentralet dhe kishte planifikuar të ndërtonte 30 hidrocentrale përgjatë lumit për të përmbushur kërkesën në rritje për energji.

    “Ky është një moment historik për Vjosën… Vjosa më në fund do të rrjedhë lirshëm përgjithmonë”, shkroi në faqen e saj në Facebook, EcoAlbania, OJQ-ja kryesore në betejën 10-vjeçare për të shpëtuar lumin.

    Ndryshe, para dy javësh, Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Lumi Vjosa, do të jetë një “Park Kombëtar” unik për Shqipërinë, por edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.


    KosovaPress.com - (VIDEO në linkun në vijim)

    https://kosovapress.com/wef-me-artik...jtur-kombetar/

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    ”The Times”: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm, ku duhet të shkoni këtë verë

    Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm turistik, shkruan Paul Bloomfield për gazetën e njohur britanike ”The Times”.

    Autori, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

    ”Në mes të një ekspedite çiklizmi rreth jugut të këtij vendi ballkanik, të izoluar prej kohësh, do të isha mësuar me rreziqet e rrugës. Shumica e shoferëve shqiptarë janë të respektueshëm për ata që ngasin biçikletat, madje mirëpritës, dhe gropat e dikurshme që gëlltitnin kamionët janë, në përgjithësi, të mbushura tani. Përkundrazi, pengesat tani janë më piktoreske: tufa rosash, fermerë të nderuar me gomerë që mbajnë arka me pjepra ose mollë, madje edhe një breshkë e pakujdesshme që dremit në asfaltin e ngrohtë”, shkruan Bloomfield.

    ”Turizmi në Shqipëri është një fraksion i, të themi, ai i Kroacisë, dhe pjesa më e madhe është e përqendruar në qytetet kryesore ose përgjatë bregdetit. Megjithatë, në jugun kryesisht bujqësor të Shqipërisë, çiklizmi është një gëzim – dhe kryesisht i pazbuluar. Turi im tetëditor me guidë në qytetet, peizazhet dhe vendet antike më magjepsëse të Shqipërisë së Jugut, duke qëndruar në bujtina karakteristike dhe hotele me katër yje, më lejoi të shihja këtë vend të jashtëzakonshëm nga malet dhe qytetet e tij në majë të kodrave”, shton Bloomfield.


    ”E nisëm në Tiranë. Në sheshin e gjerë ”Skënderbej”, statuja e heroit të saj kombëtar të shekullit XV është nën hijen e Muzeut Historik Kombëtar të bllokuar, ku punëtorët socialistë, gratë dhe luftëtarët krenarë shohin ashpër këmbësorët nga mozaiku triumfalist mbi hyrjen e muzeut; xhamia elegante e shekullit XVIII e Et’hem Beut përtej sheshit dukej e turpshme në krahasim muzeun dhe statujën.

    Një histori e gjatë pushtimi dhe grindjesh – ku përfshihen ilirët, grekët, romakët, bizantinët, venecianët, turqit, italianët, Gjermania naziste dhe regjimi represiv i diktatorit komunist Enver Hoxha, i ndjekur nga anarkia në vitin 1997 – mund të mos ketë lënë shumë bukuri urbane.

    Por, ajo ka krijuar një kulturë dhe gjuhë të ndërlikuar magjepsëse. Me jo më pak se 36 shkronja dhe një gramatikë të pakuptueshme për të gjithë, përveç folësve amtare, shqipja nuk është për fillestarët.

    Isha mirënjohës që udhërrëfyesi vendas, Erlisi lexoi menunë dhe mbushi tryezën tonë me perime të pjekura në skarë, byrek, qofte perimesh dhe sallata me domate, kastravec dhe djathe të ngjashme me feta – një djathë që u shfaq gjithashtu i pjekur me spinaq, në një pjatë balte dhe me speca të kuq dhe qepë në fërgese të shijshme.

    Rruga jonë e parë e lehtë ishte zbritja nga Qafë Thana në liqenin e Ohrit, e cila shkëlqente me trofta unike dhe të shijshme… Duke iu afruar kufirit të Maqedonisë së Veriut në skajin jugor të liqenit, një tjetër kulturë u bë e dukshme: bunkerët. Nga vitet 1960, kur Hoxha u ndesh fillimisht me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, ”kërpudhat” dhe tunelet e betonit u shumuan. Me vdekjen e tij në 1985, qindra mijëra kishin mbirë në të gjithë vendin.

    Në Korçë, bredhim në pazarin e restauruar ku, dy shekuj më parë, qindra dyqane shisnin mallra të ndryshme të Perandorisë Osmane. Dhe në një restorant, duke ngrënë djathë të pjekur, u gëzuam me këngë popullore melankolike që kujtonin thënien “Qyteti i Serenatave”.

    Si kudo ushqimet dhe pijet freskuese ishin me çmime të volitshme.

    Dita pasuese na çoi mes majave të mbuluara me ah dhe pisha, statujat e kaluara që përkujtonin partizanët e Luftës së Dytë Botërore që luftuan pushtimin gjerman. Atë natë hëngrëm troftë në një bujtinë, në fermë, përpara se të vendoseshim në kabina druri.

    Më pas, ne arritëm në një terren alpin më të lartë, ku muri i bardhë gëlqeror i maleve të Nemerckës ngrihej përpara nesh ndërsa pedalonim lart mbi lumin Vjosa, pastaj midis rrushit të zi të errët për të arritur në Bënjë. Këtu kaluam një urë madhështore osmane për t’u zhytur në ujërat termale sulfurore – që supozohet se janë të mira për veshkat, mëlçinë dhe stomakun – dhe sigurisht qetësuese për gjymtyrët.

    Duke vazhduar në jug, pemishtet u zëvendësuan me ullishte përpara ngjitjes sonë përfundimtare në qendrën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Gjirokastër.

    Ky qytet i lashtë ofron pamje spektakolare nga lugina e Drinos deri në malin e Lunxhërisë dhe mbi shtëpitë osmane të lagjes së vjetër, me çatitë e tyre të veçanta me pllaka guri.

    Pazari dhe rrugët me kalldrëm të qytetit më tërheqës të Shqipërisë janë dëshmi e një kulmi osman. Më pas, tregtarët e pasur ndërtuan pallate impozante si Shtëpia e Skendulëve, e cila ende përmban një dhomë martese të pikturuar bukur me lule shege.

    Qendra e vërtetë historike e Shqipërisë, megjithatë, shtrihet 25 milje në jug, Butrinti, ku një traget me zinxhirë kërcitës na çoi në zonën arkeologjike.

    Te ”Eneida”, Virgjili shkroi për të se “Unë pashë para meje Trojën në miniaturë”.

    Dhe kjo ishte përpara se grekët, romakët, bizantinët, venecianët dhe osmanët të shtonin banja, teatro, tempuj, mozaikë, ujësjellës, kulla dhe mure të fuqishme kështjellash.

    Megjithatë, për shumë njerëz, plazhet apelojnë më shumë se bazilikat, dhe bregdeti jonian i Shqipërisë, që shtrihet në veri nga Butrinti, tërheq masat që adhurojnë diellin.

    Duke ecur me biçikletë lart mbi breg gjatë dy ditëve në vijim, ne soditëm me mall blutë prusiane dhe ngjyrat e kaltërta të shndritshme që rrethonin plazhet e shumta, joshëse si çdo tjetër në Cefaloni apo Korfuz.

    Në Sarandën plot zhurmë, një vendpushim tipik mesdhetar, me diell, det dhe rërë, hëngrëm ushqime deti të shkëlqyera.

    Por, unë preferova ndalesën tonë të parafundit, Himarën – një grup shtëpish dhe hotelesh me ngjyrë rozë oleandri në një liman të qetë, në të cilin dielli shkrihej plot shkëlqim.

    Pika më e lartë erdhi në ditën tonë të fundit. Ngjitja prej 1 000 metrash në Qafën e Llogorasë paraqet një sfidë të vështirë për çiklistët dhe unë isha mirënjohës për shpërqendrimet e pamjeve gjithëpërfshirëse të bregdetit, ndërsa kaloja koshere bletësh blu dhe të verdha dhe vendasit që mblidhnin rigon të egër buzë rrugës.

    Ujqërit, drerët dhe shqiponjat e arta mund të dallohen në pyjet me pisha të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Isha i pavëmendshëm ndaj jetës së egër, në vend të kësaj më emociononte një tatëpjetë e gjatë dhe e shpejtë në Gjirin e Vlorës dhe pishinën e lezetshme të hotelit që na priste”, përfundon Bloomfield.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/t...ete-ve-i386381

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Travel Off Path: Shqipëria, nga perlat më të bukura të fshehura në kontinent

    Nga Sadiola Xhelili - Mars 2023


    Shqipëria është sërish pjesë e sugjerimeve turistike si një nga vendet e mahnitshme të botës, por pak të vizituara dhe të nënvlerësuara.

    Kësaj here nga “Travel Off Path”.

    Teksa destinacionet e njohura si Parisi, Londra, Italia dhe Greqia mund të jenë në krye të listave të shumë udhëtarëve, këto destinacione vijnë me çmime të larta dhe turma të padurueshme.

    Kurse Shqipëria, bashkë me gjashtë destinacione të tjera, duhen marrë parasysh për ata që po kërkojnë të eksplorojnë një vend të ri.

    Po ashtu konsiderohet si një nga perlat e fshehura në kontinent.

    “Shumë udhëtarë anashkalojnë Shqipërinë kur planifikojnë një udhëtim në Evropë dhe nuk e kanë idenë se po humbasin një nga perlat më të mëdha të fshehura në kontinent”, shkruan artikulli.

    Nga ana tjetër, përmendet se – paçka të mirave – vendi mbetet ende i nënvlerësuar.

    “Shqipëria po rritet në popullaritet, por ende mbetet tepër e nënvlerësuar. Ky komb ballkanik krenohet me një vijë bregdetare mahnitëse me plazhe që rivalizojnë ato të Greqisë, Italisë ose Kroacisë”, vijohet në artikull.

    Dhe se është gjithashtu “shtëpia e qyteteve të vogla piktoreske, një kryeqyteti të çuditshëm dhe të lezetshëm, Tirana, dhe disa nga çmimet më të lira në Evropë”.

    Sakaq, “Travel Off Path” rendit edhe disa vende të tjera, përveç Shqipërisë, që duhen marrë në konsideratë nga udhëtarët.

    ..........

    Marrë nga “Travel Off Path”, përshtatur për “Albanian Post”.


    Vijimi në linkun e mëposhtëm

    https://albanianpost.com/travel-off-...-ne-kontinent/

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    ka shumë kritikë të huaj dhe turistë që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë shfaqur një përshtypje të mirë për vendin. Shqipëria është një vend me një histori të pasur dhe një trashëgimi kulturore të mrekullueshme, si dhe me peizazhe natyrore të bukura dhe të ndryshme. Vendndodhja gjeografike e Shqipërisë në Ballkan e bën atë tërheqëse për turistët që kërkojnë një ndryshim nga qytetet e mëdha dhe një ambient më të qetë dhe më të ngrohtë. Shqipëria ka qytete historike të bukura, si Berati dhe Gjirokastra, si dhe qytete bregdetare dhe ishuj të bukur, si Saranda dhe Ksamil. Vendet natyrore të bukura si Alpet Shqiptare, Liqeni i Ohrit dhe Parku Kombëtar i Butrintit janë destinacione të kërkuara nga turistët që vizitojnë Shqipërinë. Për këtë arsye, Shqipëria është një nga destinacionet turistike në rritje në Ballkan dhe në Europë, dhe ka shumë potencial për të rritur turizmin në të ardhmen.

    Shqipëria është vlerësuar si një nga perlat më të bukura të fshehura në kontinent për shumë arsye të tjera, përveç peizazheve natyrore dhe trashëgimisë kulturore të mrekullueshme. Një prej këtyre arsyeve është shumëllojshmëria e kuzhinës shqiptare, që përfshin një varietet të gjerë të ushqimeve të shijshme dhe të freskëta. Shqipëria është një vend prodhues i mirë i produkteve të freskëta dhe organike, nga fruta e perime në bregdet dhe në male, deri tek peshku dhe mishrat e freskët të blegtorëve vendas. Kuzhina shqiptare gjithashtu përdor shumë lëngje dhe erëza të ndryshme, duke krijuar një shije unike për shumë prej ushqimeve të saj.

    Një arsye tjetër për pse Shqipëria është e vlerësuar si një nga perlat më të bukura të fshehura në kontinent është qëndrueshmëria e saj si një vend i qetë dhe i sigurt. Pavarësisht sfidave të ndryshme që ka përballuar në të kaluarën, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj. Ky progres ka bërë që Shqipëria të jetë një vend i sigurt për të jetuar dhe punuar, dhe një destinacion i favorshëm për turistët që kërkojnë një ambient të qetë dhe të ngrohtë për pushime.

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    https://tiranapost.al/tech/travel-of...r-2023-i522341

    Travel Off Path: Shqipëria qendra më e re dixhitale në Europë për 2023

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Edhe ky akademiku serb i gjuhesise ne Beograd ne Serbi ka shkruajtur qe Gjuha Shqipe eshte gjuha e Pellazgeve edhe e Ilireve dhe qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe ky eshte linku me fotografine e librit ne anglisht:

    https://www.facebook.com/photo/?fbid...69887270058771

    Lexoni kete shpjegim ne shqip:

    Autori Kroat Radoslav Katičić, në librin e tij, “Gjuhët e vjetra Ballkanike” (Ancient Languages of the Balkans) fokusohet tek gjuha Shqipe, e cila pa asnjë rezervë, apo dyshim, njihet ndryshe si “gjuha paragreke”.
    Ju lutem, lexojeni të gjithë materialin!
    Studiuesi Katičić në veprën e tij, citon edhe studiuesin Serb, profesorin e universitetit të Beogradit, Milan Budimir, i cili ishte studiues i gjuhëve klasike, dhe njohës i gjuhës Shqipe.
    Profesori Serb, Milan Budimir ka lënë një postulat në lidhje me vendin që zë Shqipja në familjen e gjuhëve Indo-Europiane.
    Profesori Serb ka shkruajtur, se Shqipja është shtresa më e vjetër e gjuhëve Indo-Europiane në Ballkan, si e tillë, ajo jo vetëm i përket gjuhëve paragreke, por Shqipja eshtë e mbijetuara e vetme e ketij trungu, Milan Budimir pranon që Shqipja është forma moderne e Pellazgishtes.
    Me këtë postulat, profesori Serb i bashkohet Studiuesve të tjerë të gjuhës Shqipe, si Hahn, Pedersen, Thomopulos e shumë të tjerëve, ku me postulatin e tij, ai hedh në koshin e plehrave të gjithë sharlatanizmin dhe pseudoshkencën që shteti i tij, ose ndryshe fqinjët tanë veri-lindorë kanë përdorur kundër nesh.
    Po akademikët tanë, pse qëndrojnë “kokëulur” nëpër simpoziume shkencore me studiues ndërkombëtarë?!
    Shqiptar, mos rri po duku!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •