Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 79
  1. #41

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Nieuwe Venlosche courant

    08-04-1942

    MBRETËRIA E RE SHQIPTARE

    Vizita e qeveritarit të parë shqiptar, ministrit të arësimit Berati, në qytetin e Ulqinit, port i Adriatikut, që njihet më tepër si Dulcigno, tërheq vëmendjen në ndryshimet që ka pësuar mbretëria e Shqipërisë, si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

    Përveç zonave në brendësi të Kosovës, Dibrës dhe Strugës, Shqipëria mori dhe qytetin e Ulqinit, që gjendet në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, që pas aneksimit të Malit të Zi në Jugosllavi, shërbënin për vendin me male të zeza, bashkê me Tivarin, si rrugëdalje në det.
    Ky zgjerim territorial është i arësyeshëm dhe nga ana etnike. Ulqini popullohet nga nje popullsi etnikisht e pastër shqiptare, që në pjesën më të madhe i përket besimit islam.
    Ky port i vogël natyral, siguron ankorim për anijet që lundrojnë në ujëra të cekëta. Ai është i mbrojtur nga ana e juglindjes, nga kalaja turke e qytetit. Ulqini modern daton vetëm prej periudhës së pas Luftës së Parë Botërore dhe u ngrit pranë ujërave moçalore dhe të kripura, pranë derdhjes së Bunës ose Bojanës. Këtu gjenden miniera të mëdha kripe, të cilat i përkasin tashmë Italisë. Kufiri i ri në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjendet në mes të Ulqinit dhe Tivarit, kështu që Mali i Zi ka tani përsëri dy rrugëdalje në det, njëra në Tivar, që lidhet përmes një linjë hekurudhore nga qafa e Sutomores me Virpazarin, pranë liqenit të Shkodrës dhe Budva që është lidhur rreth dhjetë vjet më parë nga një rrugë e shkurtër malore me Cetinjen, kryeqyteti i Malit të Zi. Ulqini lidhet me rrjetin rrugor shqiptar, përmes një rruge të pashtruar, që kalon nëpër Cetinje.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010309555%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0083

  2. #42
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Kjo eshte nje nga temat me te mira dhe me te vlefshme te FSH !!!


    Komplimentet e mia DyDrinasit per kerkimin dhe perkthimin e materialit !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #43
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    pranoji edhe komplimentet e mija DyDrinas! Njesoj si BlueBaron edhe une e vleresoj kerkimin tuaj !
    What goes around---comes around

  4. #44

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Limburger koerier

    11-04-1941

    Koloni zezakësh në Ballkan.

    Në qytetin e Ulqinit, port jugor i Jugosllavisë, që dikur ishte pjesë e Malit të Zi, ka qenë vendosur që në shekullin e 17-të një koloni zezakësh. Fillimisht ata ishin skllevër, të cilët ishin marrë nga Tunizia dhe Tripoli. Kur në Evropë u ndalua tregëtia me skllevër, athere ata e fituan këtê liri edhe në Ulqin. Kur në Europë u bë e modës, që të rinjtë zezakë të punojnë si portierë, shoferë dhe mbajtës bagazhesh ata u bënë shumë të kërkuar. Kështu që nga Ulqini ata u përhapën në të gjithë Europën.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010326810%3Ampeg21%3Ap004%3Aa0090

  5. #45

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    De Gooi- en Eemlander

    13-07-1936

    Jugosllavi

    Hekurudhë e re në përdorim.

    Dje u vu në përdorim një linjë e re hekurudhore mes Kosovës (me siguri bëhët fjalë për Prishtinën – shënimi im) dhe Pejës. Një turmë e madhe ndoqi ceremoninë e përurimit. Ministri i Transportit Spaho, foli për rëndësinë kombëtare dhe ekonomike të kësaj hekurudhe si dhe për veprimin energjik të qeverisë. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe Mbreti Petër i cili u prit me duartrokitje.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011172284%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0021

  6. #46

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Algemeen Handelsblad

    02-03-1914

    Shqipëri.

    Situata në Epir.

    Kryetari i qeverisë së përkohshme në Epir, Zografi, mbërriti në Gjirokastër dhe nga atje ai i dërgoi një telegram komisionit ndërkombëtar mbikëqyrës në Vlorë, në të cilën ai shpjegon se populli i Epirit, duke u bazuar në të drejtën e vetëqeverisjes, ka vendosur që të mos pranojë qeverisjen shqiptare, por një vetëqeverisje të zonës së Epirit të Veriut, që gjendet brenda kufinjve të Shqipërisë.
    Presidenti kërkon që të mos lejohet rënja e kësaj zone në dorë të xhandarmërisë shqiptare.
    Në një thirrje drejtuar popullit të Epirit, që të respektojnë urdhërat e qeverisë së përkohshme dhe të ngrejnë flamurin e autonomisë.
    Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë trupat greke në Gjirokastër. Nga Himara revolta po shtrihet me shpejtêsi drejt jugut. Komandanti i trupave greke në Janinë, Papulias ka urdhëruar arrestimin e e drejtuesit të kryengritjes, Spiromilo, por megjithatë ekzekutimi i këtij urdhëri ishte i pamundur. Spiromilo po mban si pengje 20 shqiptarë.

    Ditën e djeshme nisi tërheqja nga Korça. Xhandarmëria shqiptare, nën drejtimin e oficerëve hollandezë do të marrë në dorëzim qytetin nga komandanda ushtarake greke. Nuk pritet ndonjë rezistencë. Shumë familje greke janë shpërngulur për në Selanik.
    Kryeministri grek Venizelos po bën gjithçka që ka në dorë që të zbatojë me besnikëri marrëveshjen. Ai ka marrë masa të rrepta për të parandaluar veprimet e autonomistëve.
    Peshkopëve të Gjirokastrës, Himarës dhe Delvinës u ka dhënë urdhër që të lënë dioqezat e tyre dhe të nisën për Janinë. Ai e shkarkoi Spiromilon nga detyra e oficerit të ushtrisë greke edhe pse ai i përket një prej familjeve më të shquara nën sherbimin grek, sepse ai u vu në krye të kryengritësve dhe nga ana tjetër urdhëroi kryetarin e qeverisë autonome, Zografin, që ta arrestojë atë (Spiromilon – shënimi im).



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010655568%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0136

  7. #47

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    De Sumatra post

    20-08-1915

    Komandanti i Korçës

    Sipas një njoftimi të Havas nga Athina, koloneli Panajotopulos dhe njëherêsh komandanti i Korçës, në Epirin e Veriut, ka gjetur vdekjen nga një shqiptar, gjatë rrugës së tij të kthimit nga një udhëtim në provincë.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010366879%3Ampeg21%3Ap007%3Aa0056

  8. #48

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    L'éclaireur : journal politique, commercial et littéraire de Maestricht

    01-03-1828

    Ishujt Jonianë.

    Korfuz, 1 Shkurt.

    Gjatë dy javëve kanë shpërthyer trazira të mëdha në jug të Epirit dhe seraskieri Reshid Pasha po e mbron Greqinë Lindore.
    Veli beu e ka braktisur ekspeditën e tij kundër Kishës së Përgjithshme dhe ka rimarrë qytetin e Prevezës. Ai kishte frikë nga një komplot që mund të ndërmerrnin grekët ndaj kësaj fortese, që është zemra e Epirit. Furnizuesit me ushqime, duke pasur dokumentacionin e nënshkruar nga i biri i Reshid Pashës, kanë ardhur në Çamëri dhe kërkojnë që të mbledhin me forcë drithin, nëse pronarët do të kundërshtojnë zbatimin e urdhërit, mirëpo pjesa më e madhe e kësaj krahine pjellore zotërohet nga familjet e shquara shqiptare dhe çamët janë urdhëruar nga udhëheqësit e tyre që të kundërshtojnë marrjen me forcë të prodhimeve të tyre.
    Këta shquhen për trimëri në Epir, pas suliotëve. Beteja ka vënë përballë përfaqësuesit e qeverisë dhe banorët vendas, fise shqiptare të jugut të Epirit që janë të gjithë të armatosur. Shqiptarët po presin vetëm momentin dhe pretekstin e duhur për të përdorur armët.
    ...



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A000010960%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0002
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-01-2013 më 17:01

  9. #49

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Rotterdamsch nieuwsblad

    13-05-1914

    Shqiptarët e kryqëzuar.

    Revista italiane “Tribuna” konfirmon lajmin e tmerrshëm të kryqëzimit të shqiptarëve të burgosur, duke u bazuar në raportet e oficerëve holandezë që janë në shërbim të shqiptarëve.
    Revista shton se dyqind e pesëdhjetë viktimat janë gra, vajza dhe fëmijë. Ata ishin mbyllur nga grekët në kishën e Hormovës dhe më pas ishin kryqëzuar dhe djegur. Tmerri dhe ankthi rreth masakrës greke në Shqipëri ka bërë që shqiptarët e të gjitha feve të betohen se nuk do të pranojnë asnjë lëshim që qeveria dhe Komisioni Europian mund të kenë menduar t’ua bëjnë grekëve.



    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010295509%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0023

  10. #50

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Algemeen Handelsblad

    11-02-1913

    Një protestë.

    Selanik, 9 shkurt (Reuter) Personalitete greko-ortodokse me prejardhje nga Korça dhe me banim në Selanik, u kanë dërguar një notë proteste Ministrit të Jashtëm britanik Sir Edward Grey dhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, në pergjigje të thashethemeve përhapura nga shqiptarët në shtypin europian, se Korça do të jetë pjesë përbërëse e Shqipërisë.
    Ata shprehin vendosmërinë e tyre se do t’a kundërshtojnë me armë një zgjidhje të tillë, që e vendos fatin e vendit të tyre, në një shtet tjetër përveç Greqisë, të cilën e kanë konsideruar tradicionalisht si atdheun e tyre dhe për këtë arësye ata u kërkojnë ambasadorëve që të dergojnë një komision të përbërë nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, në Korçë, që të informohen nga afër për ndjenjat e popullatës.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010650938%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0012

  11. #51

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    De grondwet

    23-09-1919

    Shqiptarët kanë frikë nga pushtimi grek.

    Paris, 18 shtator. Refugjatë shqiptarë nga Korça raportojnë për akte terrori të ushtruara nga forcat pushtuese greke në atë zonë. Në menyrë të përsëritur është protestuar në Konferencën e Paqes kundër sulmit të trupave greke në Shqipëri, por pa ndonjë rezultat.
    Rreth 122.000 shqiptarë që kanë banuar në qarkun e Korçë, janë larguar në Itali, nga frika e përsëritjes së masakrave të viteve 1913, '14 dhe '15. Me aq sa është e njohur, në Konferencën e Paqes ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A011179113%3Ampeg21%3Ap004%3Aa0069

  12. #52

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Nieuwe Tilburgsche Courant

    08-05-1914

    Betejë e ashpër.

    Durrës, 8 maj (Reuters).Qeveria mori dje një mesazh telegrafik se në lindje të Korçës është zhvilluar një betejë e ashpër në mes të shqiptarëve dhe rebelëve. Këta të fundit përbëheshin kryesisht nga pjesëtarë të ushtrisë greke. Shqiptarët marshuan fitimtarë përpara. Ka patur 150 armiq të vrarë …


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010222901%3Ampeg21%3Ap003%3Aa0110

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqipëria, vendi më i keqkuptuar i Evropës dhe Bjeshkët e Nemuna

    Alpet shqiptare janë bërë pjesë e rubrikës së mirënjohur të BBC Travel, Slowcomotion.

    Aty ku lexuesi ftohet të dalë jashtë dhe të lidhet me botën në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

    Detaje nga Malësia, takime me banorë mikpritës, rrëfime personale e pak histori për një Shqipëri të keqkuptuar.

    Më poshtë shkrimi i plotë:


    Duke ecur nëpër luginat e gjelbra dhe livadhet e mbushura me lulet e egra nën rrezet e diellit flakëruese, me Alpet Shqiptare që ngrihen lart lart, u godita nga largësia e plotë e këtij peizazhi.

    Ndryshe nga vendpushimet më të famshme alpine të Evropës, nuk kishte hotele apo ashensorë skish në horizont.

    Në vend të kësaj, mjedisi ngjallte një ndjenjë befasuese izolimi dhe nuk mund të mos ndiheshe sikur kishe hyrë në një dhomë sekrete në pjesën e pasme të garderobës.

    Me shtrirje nga Veriu i Shqipërisë në Kosovën jugore dhe në verilindje të Malit të Zi, Alpet Shqiptare njihen më mirë me emrat e tyre vendas (Bjeshkët e Nemuna).

    Megjithatë, pyetja se si këto shpate gëlqerore të dhëmbëzuara e morën emrin e tyre të pazakontë, mbetet një mister.

    Sipas legjendës lokale, djalli shpëtoi nga ferri dhe krijoi karstet e thepisura akullnajore në një ditë të vetme të keqe.

    Disa thonë se emri i alpeve rrjedh nga një grua që mallkoi malet kur po ecte nëpër to me fëmijët e saj në një ditë të nxehtë dhe nuk mund të gjente ujë.

    Të tjerë pretendojnë se ushtarët sllavë u dhanë maleve emrin e tyre ndërsa përpiqeshin të marshonin nëpër to.

    Në një farë mënyre, historia e çuditshme e origjinës së majave është diçka si një metaforë për Shqipërinë në tërësi.

    E quajtur prej kohësh “enigma e Evropës” nga autorët e librave dhe guidat e udhëtimit, Shqipëria është ndoshta vendi më i keqkuptuar në Evropë.

    Gjuha e saj është një anomali semantike pa asnjë të afërm të njohur në familjen gjuhësore indo-evropiane.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, sundimtari autoritar Enver Hoxha e mbylli efektivisht kombin malor nga bota e jashtme për katër dekada.

    Ai ndaloi fenë, udhëtimet dhe kështu Edi Rama kryeministri aktual i vendit, u detyrua të thoshte se Shqipëria dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”.

    Gjatë Luftës së Ftohtë, Hoxha e bindi kombin se pjesa tjetër e botës donte të përmbyste shtetin e tyre komunist, kështu që ai e mbushi vendin me deri në 500 mijë bunkerë betoni që njerëzit të fshiheshin në rast sulmi.

    Çuditërisht, bastioni komunist nuk ishte kurrë pjesë e Bllokut Lindor dhe që nga tranzicioni i tij në demokraci në vitin 1991, nuk ka qenë kurrë anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian.

    Në vend të kësaj, ajo ekziston si një lloj paradoksi kontinental.

    Është një nga dy vendet e vetme me shumicë myslimane në Evropë (së bashku me Kosovën fqinje), më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit (afërsisht 10 milionë) sesa në të (2.8 milionë) dhe është një vend ku po-ja do të thotë jo dhe jo-ja do të thotë po.

    Për dekada, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe rrënojat romake dhe otomane.

    Por në vitet kur kombi ballkanik u hap me kujdes ndaj botës, ai ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës.

    Një nga projektet e tij më të guximshme në kujtimet e fundit është Majat e Ballkanit: një shteg rrethor ecjeje 192 km që lidh Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën përmes një sërë shtigjeve që shtrihen në Bjeshkët e Nemuna.

    Vizioni për këtë projekt ndërkufitar erdhi në vitin 2013, por rrënjët e tij datojnë shumë më para.

    Shumë shqiptarë dhe kosovarë i referohen marrëdhënies së tyre të ngushtë si “një komb, dy shtete”.

    Në fakt, 93% e kosovarëve janë etnikisht shqiptarë dhe flasin shqip.

    Kosova dhe Mali i Zi u inkorporuan në Jugosllavinë e sapoformuar në vitin 1918, por shpërbërja e vendit në vitin 1992 shkaktoi një seri konfliktesh të ashpra etnike, pasi Serbia dhe Mali i Zi janë kryesisht ortodoksë të krishterë.

    Si rezultat, qindra mijëra kosavanë u larguan nga shteti i tyre, me shumë kalimin e Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri.

    Në vitin 1999, sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një lufte mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

    Kosova përfundimisht fitoi pavarësinë në vitin 2008, por tensionet përgjatë këtyre kufijve vazhduan.

    Në një përpjekje për të rivendosur paqen, udhëheqësit e tre kombeve sugjeruan një shteg ecjeje që lidhte komunitetet myslimane, katolike dhe ortodokse (Serbia dhe Mali i Zi ishin një komb deri në vitin 2006), me guidat shqiptare dhe kosovare të ecjes në partneritet me bujtinat malazeze.

    Që nga hapja e saj, rruga ka nxitur ekonomitë rurale lokale dhe ka ndihmuar në krijimin e një lidhjeje më të madhe midis këtyre enklavave të largëta.

    Krijimi i shtegut nënkuptonte hartimin e rrugëve të njohura vetëm për barinjtë dhe inkurajimin e fermerëve për të hapur bujtina.

    Vula përfundimtare e miratimit erdhi kur planifikuesit e shtigjeve bindën autoritetet nga të tre vendet që të hiqnin dorë nga kontrollet e pasaportave në një kohë kur lëvizja e lirë përtej kufijve ishte e paimagjinueshme.

    Për të mësuar më shumë, vendosa të ecja në një pjesë pesë-ditore, 59 km të shtegut nga fshati shqiptar Valbonë në fshatin Theth.

    Aventura ime filloi në kryeqytetin e Shqipërisë në aeroportin e Tiranës, ku guidat e mia (Mendi nga Shqipëria dhe Agon nga Kosova) më përshëndetën me buzëqeshje dhe më njohën me një duzinë alpinistë të tjerë nga Britania, Gjermania dhe Zelanda e Re që formuan grupi ynë.

    Pas një udhëtimi katër orësh në veri, arritëm në liqenin e Komanit, një rezervuar i madh smerald-jeshile mbi lumin Drin.

    Për të hyrë në Bjeshkët e Nemuna, hipëm në një traget të vjetër për një kalim tre-orësh në Luginën e Valbonës, ndërsa shqiponjat ngriheshin lart lart.

    Ne shëtitëm përgjatë lumit të kristaltë të Valbonës përmes një pylli të lashtë ahu të mbushur me luleshtrydhe dhe manaferra të ëmbla, të egra që ndalova për t’i shijuar.

    Pas tre orësh, bujtinat tona u shfaqën: një koleksion kasollesh përballë Bjeshkëve të Nemuna, të cilat dilnin drejt qiellit me mprehtësinë e dhëmbit të një krokodili.

    Mustafa, një ish bari, i drejton kasollet me dy djemtë e tij dhe e pyeta pse hoqi dorë nga bariu për të drejtuar një bujtinë.

    “Në punën time të mëparshme, kisha shumë udhëtarë dhe shëtitës që rrinin me mua, por kurrë nuk kam marrë para. Një bari nuk kujdeset vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit”, tha ai.

    Më vonë, Mendi shpjegoi se Mustafa kishte aq shumë mysafirë që kishin qëndruar një natë, saqë ai e bindi të ndryshonte vendin e punës.

    Kështu, Mustafa përdori kursimet e tij, ndërtoi më shumë bujtina dhe që atëherë i është përkushtuar kujdesit për udhëtarët me kohë të plotë.

    Të nesërmen në mëngjes, një ngjitje e butë dy-orëshe na pa të arrijmë majën e malit Trekufiri (2,366 m).

    Këtu, kufijtë natyrorë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi u bashkuan në një pamje të thepisur panoramike.

    Një tabelë e rrahur nga moti na mirëpriti në Shqipëri dhe brenda pak minutash, ofruesi im i telefonisë celulare më priti në Mal të Zi.

    Sot, këto shenja janë treguesi i vetëm i kufijve ndërkombëtarë, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

    “Kur isha duke u rritur, bredhja nëpër male ndjehej si liri, por lufta do të thoshte që nuk mund të shkoja gjithmonë atje”, më tha Agoni, ndërsa kaluam një përrua të vrullshëm të ushqyer nga majat akullnajore të maleve.

    “Kur mbaroi lufta, doja të bëhesha një udhërrëfyes ecjeje dhe t’i ndihmoja fëmijët në qytetin tim (Gjakovë afër kufirit me Shqipërinë) të eksplorojnë atdheun e tyre të bukur” – gjë që tani është e mundur që nga prezantimi i kësaj shtegu.

    Në vitin 1998, kur Agon ishte 13 vjeç, babait të tij iu desh të mbronte familjen nga forcat jugosllave që vinin nga Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tensionet u ngritën midis shqiptarëve etnikë, serbëve etnikë dhe qeverisë jugosllave.

    “Ne ishim të frikësuar, askush nuk po vinte për të ndihmuar … ne duhej të mbroheshim”.

    Agoni papritmas u bë shumë emocional për të folur për atë që ndodhi më tej.

    Kjo histori është e pashmangshme përgjatë gjurmës, pak pasi në një shteg të vetmuar mes fshatrave të barinjve, ai tregoi një memorial kushtuar tre pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vrarë atje nga forcat serbe.

    Ne kaluam në Mal të Zi përmes shkëmbinjve të mbuluar me myshk në ujërat akullnajore të liqenit të Hridit, sipërfaqja e tij e qetë, e ngjashme me xhamin, që pasqyron bredhin me gjemba dhe pisha që e rrethojnë.

    Ndërsa dielli i pasdites dilte nëpër tendën me gjemba, ne zgjodhëm ngadalë rrugën drejt tatëpjes.

    Papritur, akomodimi ynë u shfaq në një hapësirë idilike që na lejoi të shihnim pamjet mbresëlënëse të malit Bogiçevica.

    Ballkani është i famshëm për mikpritjen e tij – dhe për servirjen e porcioneve bujare të ushqimit.

    Mikpritësit tanë në fshatin Babino Polje ishin Mihajlo dhe Jelena, një çift i martuar.

    Ndonëse Mihajlo ishte krenar për gjizën e tij të bërë në shtëpi dhe reçelin e kumbullës, Jelena përgatit të gjitha vaktet e tyre.

    Ata janë të dy të krishterë ortodoksë dhe Jelena shpjegoi se Babino Polje ishte relativisht paqësore deri në vitet 1990.

    “Politikanët tanë donin një konflikt dhe e bënë fenë problem”, tha ajo.

    “Po të ishte ndërtuar kjo rrugë 30 vjet më parë, ndoshta nuk do të kishte pasur luftë. Gjurma e Majave të Ballkanit u ofron shpresë komuniteteve tona”.

    Akomodimet përgjatë shtegut variojnë nga shtëpitë e lëmuara deri te kasollet e thjeshta, dhe në fshatin e vogël shqiptar të Doberdolit, afër kufirit me Malin e Zi dhe Kosovën, dushet e ftohta dhe tualetet e banimit janë normë.

    Margarita ndihmon në drejtimin e bujtinës në Doberdol.

    Duke pirë kafe, ajo shpjegoi se është mjaft e vjetër për të kujtuar se kur fshati ishte komunist.

    Ajo kujtoi gjithashtu varfërinë gjymtuese dhe paranojën e lidhur me regjimin e Hoxhës.

    “Jeta ishte e vështirë, por arratisja nuk ishte kurrë një opsion për mua. Nëse autoritetet e zbulonin, familja ime do të ishte në burg, ose më keq”.

    Në ditën tonë të fundit u nisëm për udhëtimin tonë më të pritur drejt kullave ikonike karstike të Karanfilit (2,461 m).

    Gjeologu francez Ami Boué e përshkroi këtë pjesë të Bjeshkëve të Nemuna si “vargmalin më të pashpjegueshëm, më të paarritshëm dhe më të egër në Ballkan”.

    Ne u ngjitëm duke përshkuar me shkathtësi një kreshtë të ngushtë përpara se të arrinim majat binjake, të cilat ofronin pamje spektakolare të majave gëlqerore dhe luginës së Grebajës.

    Në majë, ne mund të merrnim Bjeshkët e Nemuna me gjithë lavdinë e tyre. Vargu malor i ngjante një fortese të ndaluar.

    Ecim në Theth, një fshat shqiptar i rrethuar nga kullota të gjelbra dhe male imponuese, përrenjtë e ftohtë malorë të të cilëve rridhnin nën ura osmane me gunga.

    Në fillim të viteve 1900, udhëtarja angleze Edith Durham shkroi për fshatin.

    “Mendoj se asnjë vend ku jetojnë qeniet njerëzore nuk më ka dhënë një përshtypje të tillë të izolimit madhështor nga e gjithë bota”.

    Nëse Shqipëria është enigma e Evropës, ecja në këtë shteg më ndihmoi të kuptoja shumën e pjesëve të saj.

    Duket se ky ish-shtet totalitar, i cili dikur u përpoq kaq dëshpërimisht të mbante botën jashtë, po përdor udhëtimin e ngadaltë si një mënyrë për të ftuar njerëzit brenda dhe për t’u mësuar atyre diçka se si një vend mund të shërohet dhe të ndryshojë.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/turizem/s...nemuna-i371636

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    ‘Le Monde’ reportazh për Alpet Shqiptare: Parajsa për alpinistët që kërkojnë shtigje të paprekura


    Reportazhi i Le Monde

    Edhe nëse të kujtojnë më shumë Pirenejtë, masivi gëlqeror i Shqipërisë, pjesë e Alpeve Dinarike, janë një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët, të cilët kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta, shkruan Hubert Prolongeau për gazetën më të njohur franceze ”Le Monde”.

    Kjo është një nga sekuencat më mahnitëse në filmin e çmimit Nobel për Letërsinë e Annie Ernaux, ”The Super-8 Years”, ajo e një udhëtimi të organizuar në Shqipëri në vitet 1960, në një kohë kur një diktaturë e kudogjendur zhyti të gjithë vendin në izolim. Ambient i trishtuar dhe pamundësi për të lëvizur vetë!

    Shqipëria po fillon një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh në parajsën ballkanike.

    Pikat e tij të forta për këtë?

    Një kryeqytet që është ofruar për t’u ngjyrosur dhe shumëfishuar veprat e artit të rrugës, qytetet kulturore të Jugut, plazhet e Adriatikut dhe malet që ofrojnë mundësi të mrekullueshme për ecje.

    Ata quhen “Alpet Dinarike”.

    Alpe?

    Termi është i pasaktë, sepse nuk ka asnjë lidhje gjeografike me këtë masiv në thelb gëlqeror, i cili i detyrohet për emrin e tij malit Dinara.

    Pika më e lartë, maja e Jezerces, 2 694 metra, që ndodhet në Shqipëri, është një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar nga të apasionuarit pas ecjes, të tërhequr nga bukuria e peizazheve dhe modestia e kostove.

    Lugina e Valbonës, një park kombëtar prej 8 000 hektarësh, është më i vizituari nga këto rajone në zgjerim.

    Alpinistët vijnë nga të gjitha anët, evropianë, por edhe indianë dhe amerikanë.

    “Unë jam këtu sepse i dua malet dhe Alpet në shtëpi janë shumë të shtrenjta”, thotë një student francez.

    Nga Valbona, një fshat i vogël, arrijmë në fshatin alpin më të mirë të ruajtur në rajon, Thethin.

    Ngjitja në qafën e Valbonës (1 759 m) është e gjatë. Është fillimi i vjeshtës. E kuqja e ahut flakëron. Shtegu ngjitet midis pemëve të arrave, gështenjave dhe mollëve të egra.

    Boronicat, luleshtrydhet e egra dhe shegët rriten në anë të rrugës.

    Jeta e egër është më larg, por a mund të ankohemi?

    Në këto pyje ende mund të gjeni ujqër, arinj dhe rrëqebull. Lumi është shtëpia e troftës, një peshk i rrallë.

    Nga qafa shihen Bjeshkët e Nemuna.

    Emri vjen nga një legjendë e vjetër e shekullit XV.

    Një grua kishte ikur nga pushtimi turk me dy fëmijët e saj duke u ngjitur në mal. Por pasardhësit e saj vdesin përfundimisht nga etja dhe nëna mallkon malin, i cili do t’u japë emrin dy majave.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/opinion/le-mon...erkojn-i522203

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Gazeta e njohur franceze: Verërat nga Shqipëria, të përafërta me diamantin


    Një nga revistat më të njohura për verën në botë, Decanter, ka bërë një artikull dedikuar verërave shqiptare. Shkrimi nis me disa nota ironi, për faktin se si kjo kulturë daton shumë vite më parë, që para Krishtit, por ka njohur një rritje vetëm vitet e fundit.

    Shkrimi i plotë

    Për ta përshkruar më së miri Shqipërinë si një vend prodhues i verës sot, duhet zbatuar pak ironi. Historia e saj vreshtare daton të paktën në shekullin e 8-të para Krishtit, kur ilirët e lashtë banonin në gadishullin Ballkanik; megjithatë, tani, gati 3,000 vjet më vonë, Shqipëria është në një fazë fillestare të zhvillimit të verës moderne, një diamant pothuajse i panjohur për shumicën e botës së verës.

    Pse kaq vonë? Sfida kolosale kanë ndodhur gjatë gjithë atyre mijëvjeçarëve, veçanërisht gjatë gjysmës së fundit të shekullit të kaluar, kur Shqipëria ishte një vend komunist i drejtuar në mënyrë represive, fshatarët e të cilit duhej t'ia dorëzonin tokat e tyre fabrikave shtetërore që prodhonin vera.

    Pas rënies së komunizmit dhe zotërimit të ekonomisë së tregut të lirë në fillim të viteve 1990, mijëra vreshta u braktisën ose u shndërruan për përdorime të tjera bujqësore nga pronarë të rinj tokash me kujtime të hidhura të diktateve të regjimit të vjetër.

    Megjithatë, që atëherë, një numër gjithnjë e më i madh i kultivuesve, kanë përmirësuar potencialin për prodhimin e verës me cilësi serioze dhe po e çojnë atë në lartësi mbresëlënëse. Madje disa e kanë përmirësuar ekspertizën e tyre duke punuar në kantinat e verës jashtë vendit, si në Itali dhe Francë, ose me konsulentë të huaj të prodhimit të verës që vizitojnë Shqipërinë.


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/gazeta-e...a-me-diamantin

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    BBC NDALET NË GJIROKASTËR

    “Një xhevahir jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë botës”


    Gjirokastra ishte destinacioni i radhës i gazetares së gjigandit britanik BBC, Betani Hjuxhs, autore e ciklit të dokumentarëve “Mrekullitë e Shqipërisë” që promovojnë bukuritë pak të njohura të vendit tonë për turistët e huaj.

    “Një xhevahir jo vetëm i Shqipërisë, por i të gjithë botës osmane”, me këtë përshkrim e nis ajo prezantimin e qytetit të gurtë, që siç thekson Hjuxhs, lulëzimin e pati në shekullin e 19 si kryeqendër e Shqipërisëku feudalët e pasur të kohës ngritën në kodrat pranë lumit Drino, shtëpi luksoze me prej guri si këto.

    Rrugëtimi i saj në serinë e dytë vazhdon nga Gjirokastra në Tepelenë ku ndalet tek figura emblemë e qytetit, Ali Pasha të cilin e quan “sundimtar autokrat osman”. Viziton edhe kalanë e tij për të cilën ka qenë kureshtare edhe nga rrëfimet e poetit romantik britnaik Xhorxh Gordon Bajron.

    Interesante për të është edhe vizita në fshatërat e thella të zonës në një teqe bektashiane, ku takohet edhe me klerikët lokalë.

    “Është një besim islam, liberal ku gratë nuk kanë kufizim, janë të barabarta me burrat”.

    Në të njejtën seri, Betani Hjuxhs viziton edhe Tiranën, ku përqëndrohet tek vila e famshme 31, banesa e diktatorit komunist Enver Hoxha.

    Jo pa qëllim, shfaqen dy periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë, sa të largëta në kohë, aq edhe të ngjashme për nga mënyra e sundimit, detaje të cilat intrigojnë turistët e huaj për të njohur këtë vend që në shumë reportazhe të mediave të fundit konsiderohet si perla e fundit e pazbuluar e Europës.


    Gazeta Konica.al

    https://konica.al/2023/01/nje-xhevah...-botes-osmane/

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Blogerët e famshëm: 5 qytete që do ndiheni si në përrallë në Europë. Brenda një qytet shqiptar i tillë


    Hannah & Nick, dy blogerë të njohur të udhëtimeve kanë përzgjedhur 5 prej qyteteve europiane që i kanë vizituar vetë dhe ku përshkruajnë se janë ndier si në përrallë.

    Në këtë trip ata kanë përzgjedhur edhe qytetin e bukur të Gjirokastrës bashkë me 4 qytete të tjera fantastike si Ronda në Spanjë, Gubbio në Itali, Beunac et Cazenac, Francë dhe Evora, Portugali.

    Hannah dhe Nick janë një çift që udhëtojnë së bashku nëpër botë. Ata kanë krijuar dhe mjaft video udhëtimesh në kanalin e tyre në YouTube.


    https://tiranapost.al/lajme/blogeret...renda--i522522

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Raporti i ‘The Economist’: Shqipëria vendi i 8 në botë me përmirësimin më të madh të demokracisë

    Shqipëria është vendi i 8 në botë me përmirësimin më të madh të demokracisë përgjatë vitit 2022.

    Ka qenë raporti i ‘The Economist’ që e ka renditur Shqipërinë në dhjetëshen e parë në botë. Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Demokracisë.

    Sa i përket renditjes totale, Shqipëria ka përmirësuar 4 vende pasi raporti i “The Economist” për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n.

    Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/rapor...e-demokracise/

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 32 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarë janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 6,5 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 7 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vlen shumë të theksohet që shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve pra të gjithë banorëve me shtetësi greke të Greqisë.

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve. Kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    hungarezët: 11 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8,5 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 25 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Italia edhe Franca nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë edhe pastaj vjen Italia me 60 milionë banorë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2022
    Postime
    202

    Për: Shtypi i huaj për shqiptarët.

    Në kohën e luftës së UÇK-së shqiptarët e Kosovës ishin 3,4 milionë kurse serbët e Serbisë ishin vetëm 2,7 milionë

    Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.

    Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.

    Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.

    Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.

    Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.

    Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 2.700.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 2.300.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiptarë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 2,7 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 700 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Pra shqiptarët ishin 3,4 milionë kurse serbët ishin 2,7 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria serbe dhe paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •